• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Nisma e një pike karburanti për punësimin e disa vajzave që do të kryejnë larje të “nxehta” makine, në një lokalitet pranë Venecias, ka ngjallur polemika të ashpra në Itali.

Duke iu referuar artikullit të një gazete lokale, pronari i stacionit të furnizimit mbrohet duke thënë se një përvojë e tillë, ndonëse e re në Itali, është e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana e tyre, kundërshtuesit theksojnë se ideja, përveçse nuk është aspak origjinale, dëmton shumë rëndë reputacionin e femrës, të cilën e trajton si një skllave seksi.

Një peticion i banorëve me firmat kundër këtij aktiviteti i është paraqitur bashkisë së zonës, por pronari ka ndërmend të vazhdojë të mbrohet, duke paraqitur dokumenta të rregullta për biznesin e tij të veçantë.

Sipas tij, kjo është një mundësi për t’i ofruar një mundësi të mirë punësimi të rejave të zonës, në një kohë kur në Itali papunësia është shndërruar në një problem serioz.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

Se mor vesh kujt i prish pune ky autolavash?

personalisht do e laja makinen me qef aty :p
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,195
Pikët
113
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

Veshja e gocave si do jet nese hapet ?
Me brek si shofim neper filma e qe lagen me uje ?
Apo veshje normale ?
Sbesoj se do ket femra qe do pranojne , si qiqer ne hell me duket e tera po nejse .
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

Si nuk kan turp;qe lajne vetem makinat!
po per shoferet kush mendon?.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

cfare ironie, ne itali u be gati nje vit qe nuk flitet per tjeter vetem per skandalet e kryeministrit, qe nuk la femer pa zene.ne televizionet italiane nuk sheh tjeter vetem programe te mbushur me prostituta ( me falni per fjalen por ne realitet jane te tilla)dhe jane programe qe njerezit i shohin me deshire , ne te kundert nuk do vazhdonin aq gjate, dhe tani cfare ndodh?? na indinjohen njerezit se dikush ka vendosur te hape nje lavazh alternativ!!!! pfffff popull dele...ne fund te fundit makinen je i lire ta lash ku te duash
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

haha

Kur lexova temen, pa pare komentin, kujtova se tani e tutje makinat do laheshin jo me uje te ftohte.....

:p

S`marr vesh nga biznesi
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

E pashe ne tv kete teme por all kam ne ditet e ftohte si ja bejne?
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Autolavazh i nxehtë, polemika në Itali

Po s'mund te behen keto gjera para kishes o njerez...:p..ca thoni kshu...
 
Top