• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Baltosja/njollosja e figurave kombëtare

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Çdo cënim ose njollosje e figurave kombëtare është një gjest antikombëtar. Aq më tepër kur vjen nga njerëz që s'kanë as profesionin e duhur (historian, studiues, hulumtues arkivash e kështu me radhë). (Për thënien e Mustafa Nanos se: "Ne themi se Skënderbeu ka qenë i joni, shqiptar, ai më shumë ka qenë i krishterë kur u be i famshëm sesa shqiptar. Ai nënën e ka pasur serbe.., etj".)
--------------------------------------------------------------------------------

Janë pjesë e sistemit "anal-istët", dhe ky i mbron gjithë këta atdhemohonjës, i pranon, i lejon, i mbështet, i financon (këta mercenarë modernë), se ndryshe në një vend "me eshtra të forta", do kishte fluturuar nga media pamore e ajo e shkruar menjëherë, dhe do hante një gjobë shumë të madhe. Se e kanë në kushtetutë vendet e tjera, që figura të mëdha që kanë krijuar ndërgjegjen e një kombi nuk mund të cënohen, pale të denigrohen apo të devijosh prejardhjen e tyre e më e rënda të pranosh si të mirëqenë atë që thonë fqinjët tanë të dashur (që na i kanë dashur e na i duan të mirën gjithmonë). Pra të biesh dakort me mendimin e devizën e armiqve të kombit tënd dhe për më tepër këtë ta pasqyrosh herë pas here nëpër media, më duket se është edhe një "hedhje shashke", për të mbuluar vjedhje të mëdha ose për të tërhequr vëmendjen tjetërkund, e të mos merremi me atë hall të madh", por me këto budallallëqet që thotë x "anal-ist". Pra diku fshihet lepuri sa herë hidhet "shashka e radhës" e përbaltjes se figurave të pakta shqiptare (gjithëkombëtare), siç janë përbaltja e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemalit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Nolit, Migjenit, etj... Pra, çdo gjëje të mirë shqiptare, synohet t'i ulet vlera, të zhvlerësohet, të përbaltet e më në fund t'i hiqet edhe kombësia, të "pagëzohet" me çdo lloj kombësie, por jo me atë amë, shqiptare. Por Skënderbeut nuk kanë çfarë i bëjnë se atje ku është vendosur nëpër sheshet qendrore në Europë e gjetkë, kudo shkruhet se ishte mbret i shqiptarëve. E kësaj nuk mund t'i vihen minat nga një Nano, Lubonjë apo ndonjë tjetër (mercenar i sistemit tonë). 😊
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
13,785
Pikët
113
Çdo cënim ose njollosje e figurave kombëtare është një gjest antikombëtar. Aq më tepër kur vjen nga njerëz që s'kanë as profesionin e duhur (historian, studiues, hulumtues arkivash e kështu me radhë). (Për thënien e Mustafa Nanos se: "Ne themi se Skënderbeu ka qenë i joni, shqiptar, ai më shumë ka qenë i krishterë kur u be i famshëm sesa shqiptar. Ai nënën e ka pasur serbe.., etj".)
--------------------------------------------------------------------------------

Janë pjesë e sistemit "anal-istët", dhe ky i mbron gjithë këta atdhemohonjës, i pranon, i lejon, i mbështet, i financon (këta mercenarë modernë), se ndryshe në një vend "me eshtra të forta", do kishte fluturuar nga media pamore e ajo e shkruar menjëherë, dhe do hante një gjobë shumë të madhe. Se e kanë në kushtetutë vendet e tjera, që figura të mëdha që kanë krijuar ndërgjegjen e një kombi nuk mund të cënohen, pale të denigrohen apo të devijosh prejardhjen e tyre e më e rënda të pranosh si të mirëqenë atë që thonë fqinjët tanë të dashur (që na i kanë dashur e na i duan të mirën gjithmonë). Pra të biesh dakort me mendimin e devizën e armiqve të kombit tënd dhe për më tepër këtë ta pasqyrosh herë pas here nëpër media, më duket se është edhe një "hedhje shashke", për të mbuluar vjedhje të mëdha ose për të tërhequr vëmendjen tjetërkund, e të mos merremi me atë hall të madh", por me këto budallallëqet që thotë x "anal-ist". Pra diku fshihet lepuri sa herë hidhet "shashka e radhës" e përbaltjes se figurave të pakta shqiptare (gjithëkombëtare), siç janë përbaltja e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemalit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Nolit, Migjenit, etj... Pra, çdo gjëje të mirë shqiptare, synohet t'i ulet vlera, të zhvlerësohet, të përbaltet e më në fund t'i hiqet edhe kombësia, të "pagëzohet" me çdo lloj kombësie, por jo me atë amë, shqiptare. Por Skënderbeut nuk kanë çfarë i bëjnë se atje ku është vendosur nëpër sheshet qendrore në Europë e gjetkë, kudo shkruhet se ishte mbret i shqiptarëve. E kësaj nuk mund t'i vihen minat nga një Nano, Lubonjë apo ndonjë tjetër (mercenar i sistemit tonë). 😊
Keta janë leva të Jugosllavisë së re, në këto veprime duket se çfarë mund të jetë kjo krijesë që po na e shesin si rilindje ekonomike
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Enver Hoxha ishte grek/ Ja si quhej ish-diktatori

(Nga: Cna.al)


Në një artikull të publikuar nga mediat greke thuhet se lideri komunist shqiptar ishte me origjinë greke dhe kishte emrin Aleksandër, shkruan Pamfleti
“Enver Hoxha lindi në fshatin Dushja që më vonë u quajt Kefalari që ndodhet pranë qytetit të Qiatos në Korint. Paraardhësit e Enverit erdhën në rrethin e Korintit pas rënies së qytetit të Konstantinopojës në duart e osmanlinjve, së bashku me familjen e njohur të Notarëve.
Fillimisht u sistemua në Trikala të Korintit dhe në vazhdim për siguri, shkuan në fshatin arvanitas, Dushnja, Kefalar i sotëm. Ngaqë i pari i familjes tregtonte drithëra, madje furnizonte të gjithë zonën me cilësinë e mavraganit, mori nofkën Mavroijiani, që me kalimin e kohës u kthye në mbiemrin zyrtar të familjes.
Informacionet që lexoni dhe që në vijim janë edhe më tronditëse, janë marrë nga të dhënat e gjeneralit Aifantis, në librin e tij të ri “Mashtrimet e mëdha”. Këto informacione gjenerali Aifantis i ka mbledhur nga dëshmitë e njerëzve të afërm të familjes së Enver Hoxhës“, thuhet në artikullin greqisht, raporton Lajme.al
“Pasardhësi i familjes Apostol Mavrojianis, bëri në fillim të shekulli të 20-të 4 djem dhe tre vajza. Jorgon, Aleksandrin, Leonidën dhe Makun. Jorgo më i madhi i djemve ishte ai i cili u arrestuar nga gjermanët si agjent sekret ku e torturuan shumë, por më pas e lanë të lirë.
Aleksandri përfundoi studimet e juridikut në Universitetin e Athinës dhe u ndoq nga pushteti i Joani Metaksa si i majtë. Por, e përqafoi shërbimet inteligjente dhe e dërgoi në Romë tek Papa, ku aty edhe i mori mësimet e para të gjuhës shqipe dhe të betejës komuniste dhe të menaxhimit administrativ dhe të funksionimit të shërbimeve sekrete.
Më pas e dërguan në Paris ku i plotësuan studimet në komunizëm dhe luftën e çetave (kryengritjen). E martuan me një muslimane e cila njihte shumë mirë gjuhën shqipe dhe e dërguan bashkë me bashkëshorten e tij në Kosovë për të organizuar PKSH (Partinë Komuniste të Shqipërisë).
Me paratë e anglezëve dhe ndihmën e shërbimeve sekrete të Anglisë u ngjit shumë shpejtë në majë të hierarkisë së Partisë Komuniste të Shqipërisë. Më pas shkoi në Tiranë dhe nxori në qarkullim gazetën “Vatra” dhe javoren “Java”. Rrëzoi nga froni mbretin Zog të cilin vetë anglezët e kishin vendosur por tani veç më kishin vendosur që ta bënin kurban. Kështu Enveri bëhet sundimtari absolut i Shqipërisë dhe duke qenë nën direktivat e huaja vendosi rendin e ateizmit.
Në vitin 1943, i veshur me uniformë ushtarake oficeri gjerman udhëtoi me tren gjerman dhe erdhi në Qiato për të parë të atin e tij, familjen dhe të afërmit. Më pas po i kamufluar me uniformën gjermane u kthye në Shqipëri përsëri me tren. Vëllai i vogël, Leonidha Mavrojani, edhe ky njeri i shërbimeve sekrete si një oficer i lartë Ushtrisë Greke, shërbeu për shumë vite si komisar “SHIG –Shërbimi Informativ i Greqisë”.
Vizitoi më shumë se 36 herë Tiranën për të rregulluar dhe ujdisur me vëllain e tij Aleksandër Mavrojanin – Enver Hoxha politikat dominuese në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme nën udhëzimet e shërbimeve inteligjente. I biri i vëllait të tretë Lenidha, Apostolos Mavrojianis u martua me vajzën e vogël të Miçotaqis, Katigën “Katërinën”, motra e Dora Bakojanit.
Është e mundur që Miçotaqi të ketë dhënë vajzën e tij në një familje që nuk e njihte mirë? Si u njohën të dy familjet? Kush është ai që njeh mes familjeve që komandojnë njerëzimin?”, thuhet në shënimet e gjeneralit ndërsa e mbyll me pyetjen: – Le të përgjigjet çdo kush vetë në këto pyetje!
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Akademiku shqiptar: Skenderbeu është serb!.. Ja “dëshmitë” e tij | Presheva Jonë



Albanologu “shqiptar” nga Ulqini, Kapllan Burovic në një intervistë për mediat ruse (Sputnjik) ka folur jo vetem per prejardhjen e shqiptarëve por edhe të heroti kombëtar te shiptareve -Skenderbeut.
Nje akademik qe as vete nuk dine se cka eshte shqiptar, serbe apo melez nuk ndalet me deklaratat e tija “shkencore” dhe “historike” qe duken më shume histerike qe sipas tij “shqiptaret nuk jane autokton, por te ardhur ne ballkan..”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Albanologu dhe ballkanologu, mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire.
Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai bie ne kundershtim edhe me akademiket dhe historianët “pure” serb sa i përket origjinës se shqiptarëve te cilet e pranojne realiteti se shqiptaret ne ne Shqiperi, Kosove dhe Ballkan jane autokton, mjafton ketu të përemendim deklaratat e akademikut te njohur serb prof.dr. Rade Mihaljcic i cili ne librin shkollor të historisë për klasat e gjashta i shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd shkruan: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja. Pra shqiptaret jane autokton, kurse serbet e ardhur” (“Albanci su starosedeoci a Srbi dosljaci na Balkan!”), transmeton “Presheva jonë”.
Albanologu dhe ballkanologu, mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire.. Por kjo çfarë thotë ai nuk duhet t’i habitë shumë shqiptarët, pasi ai së fundi vetën e tij më nuk e konsideron shqiptar, por serb.
Akademiku, Kaplan Burovic, i lindur në Ulqin, i cili për dekada të tëra jeton në Gjenevë të Zvicrës, ne Sputnjik ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës.
Anëtar nderi i Akademisë së Shkencave, akademiku Kaplan Burovic, albanolog me famë botërore, autor i 103 librave, si dhe poema e famshme “Tradhtia” dhe”Bojana”, për të cilën ai u arrestua më 4 mars, 1959 që për shkak të pikëpamjeve të tyre rreth 43 vjet ai kaloi në burgjet shqiptare.
I pyetur se cfare mendon Skënderbeun? Kaplan Burovic ne vazhdim pohon duke “zbuluar” se heroi yne kombëtar qenka serb ?!
“Nëntoka shqiptare flet greqisht, latinisht dhe serbisht, por jo shqip. Kjo është arsyeja pse ata shtremberojne historinë dhe kulturën e një tjetri. Dhe Skdeneebu qe shiptaret thirren si heroi yne kombëtar, ne fakt Skënderbeu nuk është shqiptar, por serb. Dhe poeti kombëtar Naim Frashëri nuk është shqiptar. I pari është një serb, tjetri është Vlleh. Ata do të donte për të miratuar dhe për të luftuar në Kosovë dhe Milosh Obiliqit, përfshirë Stefan Nemanja, duke pretenduar që të mos e dinë se ata janë nën komandën e Ljalja Shahin tyre marshuan nën flamurin turk, jo vetëm përmes Fushë Kosovës dhe Gazimestan, por edhe nëpër lumin Drina në Bosnjë. Sterio Spase ihste maqedonas, i cili i kontribuoi shumë në kulturën shqiptare, tha se shqiptarët pretendojnë të jenë në të gjithë vendet ku lundron feudalët e tyre. Serbo-malazezët hodhën themelet e shkrimit dhe gjuhës shqipe..” ka thënë Kaplan Burovic për Sputnjik trasmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Provokimi i mediave të Beogradit: Skënderbeu është nga Serbia, emrin e ka Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç

Në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme, mediat serbe vazhdojnë t'i hedhin benzinë zjarrit duke krijuar një debat në lidhje me origjinën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Telegrafi” dhe “Kurir” shkruajnë se “Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç është nga Serbia”. Sipas tyre, origjina e tij nuk është e diskutueshme. “Shqiptarët e kanë kuptuar se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Kështu, nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe, duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan”, theksohet në shkrim. “Historiani anglez, Edward Gibbon, në librin e tij “Historia e rënies së Perandorisë Romake”, shkruan se Kastriotiç e ka origjinën nga vëllezëria serbe Braniloviç në Zeta”, shkruajnë këto dy gazeta. “Babai i tij, Gjon Gjorgje Katriotiç është quajtur Princi i Epirit. Nëna e tij, Vojislava, është një princeshë me prejardhje serbe nga familja e Tribaldas”.

l.v
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Skënderbeu ishte serb”, Dritan Abazoviç u kërkon falje shqiptarëve: Veç një lapsus, doli nga konteksti



Shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është kthyer në faktor politik në Mal të Zi ka këkruar falje për deklaratën e tij se heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu ishte serb.
Në një intervistë së fundmi në gjuhën shqipe, Abazoviç ka kërkuar falje për deklaratën e bërë, duke u shprehur se e gjitha ka qënë një lapsus, dhe se ai ishte nxitur nga gazetari ta bënte një deklaratë të tilla.
Më tej ai shtoi se në pjesën e dytë të emisionit kishte folur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe për pavarësinë e Kosovës.
“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje publike lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës.
Kam folur për Hashim Thaçin. Kur ka thënë lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni.
E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar.
Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari
”, ka thënë ai.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Skënderbeu rindez një debat të vjetër shqiptaro-serb në Mal të Zi - Gazeta Si



Monumenti i Skënderbeut në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Komuna e Ulqinit njoftoi pak ditë më parë planin e saj për të ngritur në këtë qytet me shumicë shqiptare monumentin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Plani u mirëprit nga shqiptarët dhe serbët që jetojnë në Mal të Zi, por për arsye krejt të kundërta.
“Mirëpresim nismën e ngritjes së monumentit të Skënderbeut në Ulqin, sepse ai ishre një hero i madh serb”, deklaroi Fronti Demokratik Malazez, një grupim partishë politike të djathta në opozitë, që përfaqësojnë minoritetin serb në Malin e Zi.
Deklarata është kundërshtuar nga partitë politike shqiptare, që kanë reaguar duke e akuzuar Frontin Demokratik për përvetësim të pabazuar në dokumenta shkencore të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.
“Skënderbeu serb është një mit i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, jo vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët e duan atë dhe veç tij edhe Nënë Terezën dhe të tjera figura të njohura shqiptare”, thotë për gazetën Vijesti Nik Gjeloshaj, nga partia Alternativa Shqiptare.
Organizata dhe studiues serbë ndër vite kanë mbështetur dhe ushqyer teorinë e origjinës serbe të Skënderbeut. Në “provat” që paraqesin në publik, studiuesit serbë pretendojnë se emri i Skënderbeut nuk ishte Gjergj, por Gjuragj, një emër i përhapur sllav i asaj periudhe.
Komuna e Ulqinit njoftoi se monumenti do të financohet nga kontributet vullnetare të diasporës, ndërkohë që projekti fillestar është gati dhe është siguruar leja për vendndodhjen e tij nga Ministria e Kulturës.
Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ngjall debat në Mal të Zi. Në muajin prill një nismë e ngjashme për vendosjen e një monumenti të Heroit tonë Kombëtar në Tuz shkaktoi thuajse të njëjtat reagime.
Shqiptarët në Mal të Zi i kanë ndërmarrë këto nisma në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, që përkon me 550-vjetorin e lindjes së tij. Por, organizata proserbe dhe disa historianë vendorë e interpretojnë vendosjen e monumentit të tij si “markim i një territori shqiptar brenda Malit të Zi”.
Monumente të Skënderbeut, vecc Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë gjen edhe në Bruksel, Romë e deri në Miccigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(Gazeta “Si”)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Gjon Kastrioti bëri puç ndaj Sulltanit dhe Skenderbeu kishte gjak serb”

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Sllamniku, i cili merret edhe me hulumtime të historisë, teksa ka folur për InDoks, ka dhënë një ‘histori’ krejt tjetër për Gjergj Kastriotin – Skenderbeun.
Sllamniku, për dokumentarin e InDoks “Heronj dhe Tradhtarë”, ka thënë se historia që shkruhet për Skenderbeun, është histori e shkruar nga komunizmi i Enver Hoxhës dhe si i tillë, sipas tij, ka shumë të pavërteta në të.

“Shkrimet kanë të bëjnë më një të vërtetë historike, e cila mund na ka thënë si popullatë shqiptare por është tregu version i cili u përpilu me kohën e pas luftës së dytë botërore në Shqipëri nga pushteti enverist të cilin sot e dijmë dhe po e mësojmë përditë e më shumë në relacion me Skenderbeun dhe gjithçka rreth tij. Pra, bindja se është një version tjetër i historisë për Skenderbeun, nënkupton vetë fakti që ndërlidhet me pyetjet si ndodhi që ai të pushtonte një kala”, ka thënë Sllamniku.
Ai madje pos që e lidh Gjergj Kastriotin si hero me gjak serb, thotë se Skenderbeu ishte edhe pjesë e një komploti në oborrin e Sulltanit. Diçka si tek seria e famshëm “Shekulli i madhërishëm”.
“Gjoni babai i tij në një marrëveshje me Venedikun krijon një puq ushtarak kundër vetë Perandorisë duke dashur të mposhtë pjesën e Dibrës për ta çliruar nga ndikimi i administrimi të Perandorisë Osmane. Në në fakt i bjen , Sulltan Mehmet Fatihu e vret Gjonin që përcudi dokumente e fundit na tregojnë, se Sulltan Mehmet Fatihu dhe Gjon Kastrioti gratë e tyre kanë qenë vajza të agjës, Vojsava Drankovici dhe Mara Drankovici të familjes Drakovicit despotëve serb , kanë qene vajza te agjës dhe gruja e dytë e Sulltan Mehmet Fetihu Mara Drankovic për të Gjoni ka qene nëna e Skënderbeut Vosjava. Nga ky komplot dhe kryesia shqiptare për vrasjen e babit Skënderbeu vendos ta vret djalin e madh të Sulltanit i cili gjindet në oborrin e Mehmet Fazilut në Stamboll. Por, kjo kishte dy qëllime hak për vrasjen e babit por edhe në anën tjetër të lëshonte rrugë kushëririt të tij -djalit të madh Drankovivit Bajazitit , të vinte në pushtet pas Sulltan Mehmet fatihut që në fakt ky komplot zbulohet”.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Jo veç nëna që ishte serbe, po edhe motra e Skënderbeut u martua me serb”



Në reagimet e shumta që janë vënë re ditët e fundit në diskutimin mbi origjinën e nënës së Skënderbeut, janë përmendur referenca të shumta. Por nuk ka nevojë t’u referohesh të gjithëve. Mjafton të shkosh te disa burime të hershme, më të hershmet. Sepse të gjithë të tjerët janë bazuar te këto burime. Në këtë kuptim, është mundim i kotë e bjerradit t’u thuash të tjerëve se ç’ka thënë Fan Noli, Kristo Frashëri, Oliver Jens Schmitti, Hahni, Babingeri apo edhe të tjerë që kanë lënë shënime apo kanë shkruar monografi mbi heroin tonë kombëtar. Le të mbetemi pra te burimet më të para mbi këtë argument.
Cilët janë autorët që kanë folur për Vojsavën? Janë po ata që kanë folur për të birin e saj, Skënderbeun. Më i pari është Marin Barleti që – është thënë e stërthënë kjo gjë, tanimë – në veprën e tij të famshme mbi Skënderbeun shkruan se Vojsava ishte e bija e princit të tribalëve (Shih te Barleti në versionin shqip me titullin “Historia e Skënderbeut”, përkthyer nga Stefan I. Prifti, në faqen 2, por edhe te versioni origjinal në latinisht i librit “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis…”, në faqen III).
Tani, Barletit mund të mos ia vëmë veshin shumë për sa kohë ai bën përshkrime (stili i tij karakterizohet nga teprimi), por kur na thotë një fakt, nuk kemi pse ta vëmë në dyshim. Dhe fakti është ky: Vojsava ishte bijë e princit të tribalëve.
Të njëjtën gjë lë të kuptohet edhe Gjon Muzaka, dhe me këtë kemi ardhur te dëshmia e dytë, që daton në vitin 1510 (është shkruar pak a shumë në të njëjtën kohë kur Barleti ka shkruar historinë e tij të Skënderbeut). Ky pinjoll i Muzakajve ka lënë një histori të derës së vet, dhe aty, për sa i takon Vojsavës, shkruan: “E piú sappiate ch’ il signor Giovanni Castrioto, padre del signor Scanderbego, hebbe per moglie la signora Visava Tribalda, con la quale fece quattro figli mascoli e cinque figlie femine”, (“Historia della casa Musachia”, pjesë e librit të Charles Hopf-it me titull “Chroniques gréco-romanés…”, botuar në Berlin, nga shtëpia botuese “Librairie de Weidmann”, faqja 295).
Që në shqip do bënte: “Mësoni gjithashtu se zoti Gjon Kastrioti, baba i zotit Skënderbe, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën bëri katër djem e pesë vajza”, (faqja 446 e librit të Pëllumb Xhufit me titull “Nga paleologët te Muzakajt”).
Kuptohet, mbiemri “Tribalda” ka lidhje me sojin e “tribalëve”. Kush janë tribalët (por pa e ngatërruar me adjektivin “tribal” që lidhet me substantivin “tribú”)? Këtë mund ta mësojmë nga i biri i Gjon Muzakës, Konstandini që, në shënimet që ka lënë mbi të parët e vet (kjo është dëshmia nr. 3), shkruan: “… li Dalmatini ch’ hoggi sono li Schiavoni, et Illirij ch’ oggi dicono Bosnesi, Tribali ch’ hoggi se nominano Serviani”, (faqja 313 e librit të sapopërmendur të Charles Hopf-it)”. Në shqip bën: “… me emrin dalmatë thirren sot sllavët, me emrin ilirë thirren boshnjakët, me emrin tribalë thirren serbët”.
Dhe me këtë më vjen t’iu them të gjithë detraktorëve të mi: Ju kam gozhduar! Por e vërteta është që nuk ka pasur nevojë të kërkonim prova me lupë te shënimet e kursyera të Konstandin Muzakës. Ka plot autorë të tjerë para e pas tij që kanë bërë të njëjtën gjë, d.m.th. termin tribalë e kanë përdorur për të thirrur serbët e bullgarët, por më së shumti serbët. E kështu, nuk ka asnjë artific që tribalët mund t’i bëjë shqiptarë.
“Tribalët kanë qenë një tribu ilire”, është nënvizuar këto ditë. Por kjo nuk do me thënë asgjë. Siç u pa me pohimin e sapopërmendur të Konstandin Muzakës, emrin e vendit mund ta marrë pa problem kushdo që banon aty në kohë të mëvonshme. Më tej, kjo puna e origjinës “etnike” të tribusë së tribalëve të lashtësisë (Triballi) nuk është edhe aq e qartë. Ka ndonjë autor që i quan ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan trakas.
E në fund, ja ta zëmë se tribalët kanë qenë ilirë. Ta zëmë se kjo gjë është e provueshme. Ose më mirë akoma, e provuar tanimë. Çfarë kemi zgjidhur me këtë? Asgjë. Në këtë rrethanë do na duhej të provonim që shqiptarët rrjedhin prej ilirëve apo, me fjalë të tjera, që ka një vijueshmëri të pandërprerë iliro-shqiptare. Mirëpo edhe historiani më budalla e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100%. Çfarë shkenca (po them: shkenca) ka thënë deri më sot është shumë e thjeshtë: Shqiptarët kanë më shumë arsye se popujt e tjerë që banojnë në viset ku në lashtësi kanë jetuar ilirët, që të pretendojnë se rrjedhin prej këtyre të fundit, por gjithsesi kjo mbetet në një masë të madhe për t’u provuar. Kështu që ID-në ilire do bënim mirë ta përdornim për aq sa është e vlefshme. Kur bëjmë diskutime shkencore, kuptohet.
Vijmë tani te dëshmia e katërt, që është më interesante se tri të parat. Në një libër me titullin “Comentario delle cose de turchi, et del signor George Scanderbeg, principe di Epiro, con la sua vita et le vittorie per lui conseguite, et le inestimabili forze, et vertú di quello, degne di memoria”, me autor Paulo Giovio-n e Andrea Gambini-n, botim i gjysmës së parë të shekullit XVI, saktësisht i vitit 1541 (MDXLI), kapitulli i fundit është mbi Skënderbeun. Dhe aty, në faqen e parë të këtij kapitulli, thuhet: “Scanderbeg, prencipe di Epiro, fu figliuolo del s. Ivan Castrioth, che signoreggiava quella parte di Albania, la qual si chiama Emathia e Tumenistia: e la matre di esso Scanderbeg, chiamata Voisava, fu figliuola del s. di Pollogo, che é una parte della Macedonia et Bugaria”.
Në shqip: Skënderbeu, princi i Epirit, qe biri i zotit Gjon Kastrioti (Ivan e quan autori në origjinal, dhe Kristo Frashëri nuk e përmend këtë dokument teksa polemizon me Oliver Jens Schmittin mbi emrin e të atit të Skënderbeut e teksa mbron tezën se në burimet italiane e latine ai nuk thirrej Ivan; ndoshta nuk e ka pasur në dorë këtë dokument; dhe më mirë kështu; ndryshe, do ta kish kapur trishtimi), që sundonte atë pjesë të Shqipërisë që quhej Mat e Tumenishtë; nëna e Skënderbeut, me emrin Vojsava, ishte bijë e zotit të Pollogut që – këtu do doja vëmendjen tuaj! – është një pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë.
E vini re? Autori, që mund të ketë qenë edhe shqiptari Dhimitër Frangu (Demetrio Franco) nuk lë vend për asnjë spekulim në favor të tezës së Pollogut shqiptar. “Pollogu është pjesë e Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thuhet qartazi. Me këtë i largohemi tezës se Vojsava ka qenë serbe, por mbetet e sigurt se Vojsava ka qenë sllave. Shqiptare, jo se jo. Ata që i mbahen tezës se Pollogu “është banuar fillimisht nga arbërorët”, duhet të na thonë se ku e kanë gjetur provën se Pollogu është banuar nga arbërorët e të na sqarojnë se ç’duan të thonë me ndajfoljen “fillimisht”.
Tani, nuk ka pse përjashtohet që në Pollog të ketë pasur arbërorë atëbotë, madje mendja ta thotë se ka pasur familje arbërore që ç’ke me të, por familja e Vojsavës nuk ka qenë një prej tyre. Ndryshe, autorët e hershëm nuk do na thoshin se ajo është e tribalëve. Do na thoshin se është e arbërorëve.
Këto dokumente, sipas meje, janë më të rëndësishmet mbi këtë çështje. Së pari, sepse janë më të hershmet. Së dyti sepse janë tonat, arbërore. Dhe unë shpresoj që sa më sipër të shërbejë si një ftesë për një debat të shtruar, mbi bazë dokumentesh, larg etiketimeve, larg pozave, ngrefosjeve, dënglave, ndjeshmërive, të qarave të stisura patriotike me lot e qurre. Jo për ndonjë gjë, por patriotizmi në këtë rast nuk vlen asnjë çikë.
Siç kam patur rast të them, e siç dihet mirë nga njohësit e historisë, martesat ndëretnike në kohën e Vojsavës kanë qenë të shpeshta, më të shpeshta sesa janë sot çaprashitjet akademike me armiq e tradhtarë. Sa për ilustrim, libri i Gjon Muzakës është përveç të tjerash edhe një lloj zyre e gjendjes civile e aristokracisë shqiptare të shekujve XIV, XV e XVI, dhe një lexuesi të tij, sado i pakujdesshëm të jetë, nuk mund t’i shpëtojë fakti që familjet princore shqiptare (Muzakajt, Komnenët, Dukagjinët, Topiajt, Kastriotët, Gropajt, Balshajt, etj.) i parapëlqenin shumë krushqitë me njëra-tjetrin, por në të njëjtën kohë s’e kishin për gjë të martonin pjellën e tyre me malazezë, serbë, bullgarë, raguzanë, venecianë, napoletanë, hungarezë, deri edhe francezë etj. Martesa e Gjon Kastriotit me Vojsavën ishte një nga të shumtat e këtij lloji.
Madje – në këtë pikë, mbahuni burra! – edhe i biri i Skënderbeut, me emrin Gjon, mori për grua Jerina Paleologen (Erina Paliologa në origjinal), që ish bijë e Llazarit, despotit të Serbisë (shih faqen 432 te përkthimi i Xhufit apo faqen 28 te libri i Charles Hopf-it). Doni më?
Edhe e motra e Skënderbeut, Maria (siç e quan Gjon Muzaka) apo Mara (siç e quan Marin Barleti), u martua me Stefan Cernojeviqin (shih faqen 447 te libri i Xhufit “Nga paleologët te Muzakajt”, dhe faqen 295 te libri i Charles hopf-it “Chroniques greco-romanés”). Siç shihet, Kastriotët i kanë pasur shumë për zemër martesat me serbë e sllavë. Por nuk ka nevojë të ligështohet asnjë patriot. Kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka qenë, është, dhe do të mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve. Kjo e fundit nuk mund të vihet në diskutim. Dhe asnjëri me mend në kokë nuk e ka vënë. Është jeta e vepra e tij (përveç origjinës në linjë atërore) që na thonë se ai ka qenë shqiptar.

(Nga: telegrafi.com)
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,061
Pikët
113
Nuk ka ndon je gje te re ne kete "front" qe te lindte nevoja te hapesh nje teme. Burovicin dhe ate artikullin grek ne i dime prej kohesh. Keta new entry ne listen e bastardeve jane pa ndonje peshe.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Hulumtimi” i historianit serb, Skënderbeu ishte me prejardhje serbe

Skënderbeu ishte serb historia moderne zbulon të vërtetën në lidhje me origjinën Gjergj Kastriotit! Kështu nis shkrimi në të përditshmen serbe, Kurir, i cili i referohet një hulumtimi të një historiani serb, i cili gjoja e ka vërtetuar prejardhjen e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të cilit thuhet se ai është një serb!
Historiani serb Predrag Petroviq, ka publikuar hulumtimin e tij disa vjeçar për heronjtë e shekullit 15, në të cilin thuhet se Gjergj Kastriot Skënderbeu është me prejardhje serbe dhe jo shqiptare siç thuhet në librat e Historisë!
Në këtë hulumtim personaliteti i Skënderbeut, përshkruhet si shumë i rëndësishme për historinë e rezistencës kundër pushtuesve otomanë në Ballkan.
Në këtë hulumtim cilësohet si e gabuar perceptimi se ishte shqiptar dhe krijues i kombit shqiptar. Karakteri i tij prej luftëtari kundër osmanëve është interpretuar gabimisht, si një luftëtarë për ruajtjen e vetëm të kombit shqiptar dhe personaliteti i tij është paraqitur si simbol kombëtar i shqiptar duke kontribuar në krijimin e kombit shqiptar dhe se si ai kishte ringjallur dhe bashkuar kryengritjen shqiptare kundër turqve.

(economiaonline)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
FLASIN SPIUNËT SERB, ZJARR PROPAGANDISTIK MBI SKËNDERBEUN E MBI HISTORINË ILIRO-SHQIPTARE

SPIUNËT SERB, ZJARR PROPAGANDISTIK MBI SKËNDERBEUN E MBI HISTORINË ILIRO-SHQIPTARE

(Shkruan: Afrim Caka)

Shqipëria e Dradania të pushtuara nga tradhtia…
Kur Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë më 1468, raportohet që Sulltani dhe demonët turqë kishin ulëritur:
“Më në fund Azia dhe Europa janë të miat. Mjerë Europa e Shqipëria! E humbi shpatën dhe mburojën e saj!”.
Pra ishte rezistenca e madhe shqiptare që ka fituar simpatinë e tërë Europës e jo të Serbisë.
Shumë vetë dallojmë një element të përbashkët për të gjitha këto dështime, në atë fenomen të quajtur “kriza e modeli iliro-shqiptare”.

Spiunët kanë folur shumë rreth Skënderbeut, se ishte serb… Natyrisht, përpjekjet e dështuara të Nanos janë specifike e muajve të fundit. Tek Nanot marrëzitë nuk besohen: ç’humbje e madhe për karakterin e tij! Është çnjerëzore të bekosh një krajl serb dhe mallkosh familjen e Skënderbeut. Mustafa Nano, nisi të shfrynte këtë duf kundër shqiptarëve. Ai fliste me zë të lartë dhe plot mllef. Përseri i biri shkines, tha:
“Nuk është provuar që shqiptarët janë ilirë!”.
Gjahtarë i përkryer… Pararoja merrë urdhërin, dhe kishte lëvizur nën gjëmimin e lodrave serbe. Mjerë ushtari Muç Nano kishte dalë për ta ringjallur gënjeshtrën ose thjesht për të kundruar në TV. Shumë Nano e hoxhallarë u kujtuan për rrëfimet e të parëve të tyre, për bajloza, kuçedra e shlliga me shumë fytyra shumëkokëshe serbo-turke. Të gjitha ato nuk ishin fort larg kësaj ushtrie – shtriga spiunësh që aty qesh e vjell vrerë e helmë. Populli s’duhet t’u besoj zhurmave që nxjerrin ato gojë të flliqura të Muç Nanove e hoxhallarëve. E aq më pak heshtimit të tyre.
Ne shqiptarët duhet ta bëjmë këtë luftë për ta mbrojtur nderin dhe kombin. E vetmja zgjidhur që na ka mbetur. Shqiptarët tashmë rrinë pezull mbi një demon ngurrimi, pavendosmërie e babëzie vetjake… por rrathët e këtij demoni serb Muç Nano pret poshtë këmbëve tona, pret të na gllabërojë të gjithëve.
Më këtë, fanatizmi anti/shqiptar i Nanos, kërkonte të mbitheksonte tradhtin e tij antishqiptar. Me këtë armiqët donin të thoshin të gjithëve se shqiptarët, veç ju, shqiptarët, kurrë nuk keni pasur lidhje me Ilirët. Të vetmit që ngrihen kundër Skënderbeut janë dy grupe tradhtarësh: nga njëra anë serbët, që rifillojnë ti hapin testamentët e lëna përgjysmë nga arkivat e tyre, nga tjetra ish spiun, hoxhallarë e zagar që kanë shërbyer me misione në Shqipëri. Të dyja palët ulërijnë me “dokumente” se Gjergji nuk ishte shqiptar dhe ne nuk kemi lidhje me lashtësi.
O Zot!
Tatpjëta drejt të ligës nuk mund të vijojë pandërprerë tek raca shqiptare. Gënjeshtra e gënjeshtrave të Nanos, nëpërmjet të cilit ka ardhur çdo e ligë në Shqipëri është njolla e mirfilltë e kalbur në natyrën shqiptare. Ky gjymtim i rëndë ia ka prishur e vazhdon t’ia prishë kombit shqiptar drejtpeshimin, e bashkë më këtë edhe historinë e lashtësisë. Nëpërmjet kësaj metode, e cila në vitet e fundit e në vazhdim është duke u bërë gjithnjë e më e theksuar, elementi armiqë ka zhvilluar veprimtari mjaft tedencioze e shpifëse ndaj Skënderbeut dhe ndaj historisë shqiptare. Spiuni Nano tregoi të gjithë pafundësinë e urrejtjes agresive të tij, e po aq në kundërshtim me çmitizuesit tjerë. Ҫmitizuesit mezi e fshihnin ngazëllimin. Por ngazëllimi nuk mund të ngjante veçse me Muç Nanon. Gjergji, gjenerali i famshëm, sipas tij, ishte serb… Për spiunët ishte i huaj, për hoxhallarët ishte kaurr dhe, kryesorja për ta ishte “sllavë”. Ҫmitizuesit shqiptarë e kishin të pamundur të kuptonin se njeriu i madh ishte shqiptar.
Ҫ’bëhet kështu, o shqiptarë?!
Në këtë kohë e sipër ulërimat e Mustafa Nanos shkisnin gur më gur, nëpër maletë e serbisë e Greqisë për të mbrritur atje ku e kishte gjenezen babai dhe nëna e tij.
Shqipëria e Dardania ishinë bërë një model ndotjeje morale e shpirtërore si rrallëkund, e si të mos mjaftonte shëmtimi shpirtëtror, trupi i tyre shpesh ishte quajtur i huaj serb. Ky renegat serb nuk e meriton të jetoj më në faqen e këtij shteti. E dëgjaut, zotërinj, se renegati Nano nuk e dashka Skënderbeun dhe shqiptarët. Po të heshtim, bëhemi edhe ne si Muç Nano. Vrasja e historisë shqiptare, duke hedhur memecërinë e tij të zezë mbi Skënderbeun dhe shqiptarët. E gjithë kjo ishte bërë nga lugët e fundit të çorbës Nano-serbe, së cilës nuk i duhej zjarri ndezur për një Shpipëri të dobët e të tradhtuar…
Ndarjen e këtij shkrimi po e bëj sipas tre kendvështrimeve të ndryshme, në bazë të të cilave e gjykoj zakonisht objektin e tij të pandershëm Mustafas i cili rrenën, mashtirmin e ka ngritur në art, që diskuton me kaq guxim për historinë dhe gënjeshtrën, si rrjedhim në cilësi të trefishtë. Në Shqipëri hapin shumë rubërika në Televionet e tyre, ku protagonistë të kohës dhe njerëz që nuk marrin erë nga historia rrëfejnë versionin e tyre të paqena. Pa u mjaftuar me kaq, i biri shkinës Muç Nano hapë arkivin e tij sekret serb.
Mustafa Nano i papërvojë me histornë ndihet mirë në këtë mes ku spiunët dhe tradhtarët gëlojnë lirshëm në Shqipëri e Dardani, për aq kohë sa iu bindën kësaj thirrjeje antikombëtare. Mirpo arsyeja filloi sakaq që të lëvrinte dhe kërkonë që të zgjeronte njohuritë e tij për tradhti përtej gardheve të shtrembërimit.
Në këtë kontekst s’ka se si të mos na kujtohet thënia publike dhe proverbiale të nacionalizmit dhe shovenizmit serb Dobrica Qosiqit se serbët rrenën e kanë ngritur në art, ndërsa ne mund t’i shtonim edhe krimin. Jo që jamë modestë, ashtu e ndiej.
Shqipëria, Dradania e Ilirida janë të pushtuara nga tradhtia…
Nëse Mustafat adhurojnë zotat sllav dhe bëjnë luftëra, shpresojnë që ato t’u pëlqejnë serbëve, turqëve e grekëve. Pothuajse Mustafa Nano gjitnjë, luftrat tradhtare janë bërë nga gjak humburit dhe ushtria e tij për përfitime të huaja, si p. sh., territore dhe udhë për tradhti. Nano ishte shpesh shembull për të keq, por jo rrallë qëllimi kryesor për ta damtuar Shqipërinë.
Qëndrimi i Mustafa Nanos shpjegohet lehtë, po të merret parasysh pozita e tij tepӫr delikate dhe tinzare në situatën e brendëshme të Shqipërisë, tradhëtia e cila zhvillohej haptazi kundër qeverisë nën efektin e kritikave të ashpra e të parashtruara nga Mustafa Nanos ndaj familjes së Skënderbeut dhe për origjinën e shqiptarëve. Mustafaja dhe tradhtia e tij e ndien çdo ditë e më tepër toka po u rrëshqiste nën këmbë e fuqia tij po i ikte nga duart. Pa dyshim, ambasadatë serbe, greke e turke në Tiranë, i kishin premtuar spiunit Nano përkrahjen e tyre për të destabilizuar Shqipërinë dhe historinë e shqiptarëve. Serbia e Greqia nuk mund të vepronin haptazi në këtë drejtim pa një palaço si shkrimtari Mustafa Nano.

(dipllomacia.dk)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
‘Skënderbeu nuk ishte grek, kjo është e pamundur’

Me ndihmën e historianit Arben Llalla po bëjmë një udhëtim nëpër arkivat greke dhe librat që flasin për Skënderbeun.

Duke qenë një shtet që kujdeset në mënyrë të posaçme për arkivat, librat historikë dhe përvetësimin e historisë dhe origjinën e shqiptarëve, aq sa e kanë ngritur në megallomani, Megalidhea e famshme është përpjekur gjatë gjithë historisë që vepra të rëndësishme historike të mos dalin në dritë. Dhe kjo ka qenë gjithnjë politikë e Greqisë.

Sipas historianit Llalla, që Skënderbeu ishte shqiptar si nga nëna dhe babai, këtë nuk e luan as topi dhe këtë e vërtetojnë gjithë të dhënat historike. Por madhështia e këtij heroi të madh kombëtar patjetër që do gjejë dhe historianë haluçinantë që kërkojnë të përvetësojnë heronjtë e një populli tjetër. Dhe kjo ka ndodhur shpesh në Greqi e Serbi.

Vepra dhe lavdia e këtij heroi ishte aq e madhe sa heronjtë e revolucionit grek, arvanitasit e famshëm, mbanin me krenari shenjën e bricjapit, që dikur e mbante Skënderbeu.
Në pretendimet e historiografisë greke bëhet përpjekja për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke. Pretendimet e tyre ata më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti, që, sipas tyre, kanë kuptimësinë e tyre në gjuhën greke. Por ajo që dihet është fakti se në kohët e Mesjetës, emrat dhe mbiemrat e njerzve ishin fetarë. Ky nuk është një argument shkencor. Sepse nëse ky do ishte argument, atëherë historia greke nuk do të kishte asnjë kuptim, sepse dhe emrat e perëndive të Olimpit gjejnë kuptim në gjuhën shqipe.
Historiografia greke është aq e çuditshme sa një nga personalitetet italiane, një punonjës i administratës në vitet 1930, De Martico, do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftë që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi të punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Themistokliut”.
Tezat foshnjarake të studiuesve grekë bien poshtë dhe janë të mbështetura jo mbi shkencë, por mbi politikë. Skëndërbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Për sa i përket besimeve fetare, ai hyri në histori me ndërrimin e disa feve, ai lindi ortodoks, u bë mysliman dhe përqafoi me dëshirë fenë katolike. Kjo do të thotë se feja për të nuk ishte ndonjë nocion i lidhur ngushtë, por një filozofi që lidhej me të mirën e shtetit të tij.

Sipas Llallës, ndër autorët grekë që njihen se kanë shkruar për Skënderbeun janë:
Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo që pa dyshim përqafojnë tezën greke të origjinës së tij.
Por së fundi, bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, do t’u shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që nuk janë të njohura deri më sot, për faktin se ata trajtojnë në mënyrë historike figurën e Skënderbeut. Këta libra janë botuar në shek. XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.
Këta libra janë studimet më serioze mbi historinë e Skënderbeut dhe në ta thuhet se Skënderbeu ishte shqiptar.

1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti, i botuar në Athinë më 1857.

Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantitz Kostandini i Madhz dhe mbyllet me rënien e princit të fundit, Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshëm që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër, siç shihet, shkruhet për Princin e Shqiptarëve.

2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi.

Libri prej 15 faqesh ka titullin: (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tij. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar”.

3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë).

Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar, mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.

4.- Studiuesit grekë, duke parë madhështinë e Skënderbeut, i kushtuan edhe skenar drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull:
(Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë), e cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte, ku luajnë 18 personazhe.

(gazeta: "Mapo")
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Skënderbeu është Grek”

Partia ultra-nacionaliste në Greqi, Agimi i Artë, ka bërë një tjetër deklaratë provokuese ndaj shqiptarëve. Kjo partitë del me pretendimin se heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, është grek dhe se ka luftuar për ortodoksizmin kundër Perandorisë Osmane.
Shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, lufta e të cilit ishte luftë e ortodoksisë kundër turqve. Në mënyrë të padrejtë shqiptarët përdorin flamurin e Perandorisë bizantine si flamur kombëtar. Epiri ishte grek, paraardhësit tanë janë nga Epiri”, shkruajnë ekstremistët grekë në faqen e tyre xryshaygh.com.

(Burimi: Gazeta Shekulli)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Si fliste Skënderbeu?

Përkitazi më thënien e analistit kontravers Rron Gjinovci, sipas të cilit “Skenderbeu nuk fliste shqip“.
Një budalla e hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Si fliste Skënderbeu dhe si flisnin princërit shqiptarë në Kuvendin e Lezhës me 1444?
Në kohën kur i detyruam të flisnin shqip edhe grekët e vjetër e pellazgët “parahënorë” të neolitit, nuk e zgjidhim dot se ç’gjuhë fliste një princ shqiptar para 5 shekujsh!
Sapo na mbushet mendja se tashmë i kemi sqaruar të gjitha, del ndonjë derdimen i papërditësuar me të gjitha faktet dhe risitë e studimeve historike dhe pasi ka lexuar ndonjë shënim relativizues mbi prejardhjen etnike e gjuhësore të Skënderbeut, merr guximin e të marrit që të tallet me ata që supozojnë e që pohojnë se Skënderbeu ka folur shqip, si me shoqen e tij Donikën e me bashkëfamiljarët tjerë, ashtu dhe me princër e bashkëluftëtarë të vendit e të kohës. Dhe kur themi “me ata” këtu nënkuptohen të gjitha mendjet e shquara rilindase, që nga Naimi, De Rada e Gavril Dara, e deri te shumica e historianeve të sotëm shqiptarë e të huaj.
Guri që hodhi narcisoidi Rron Gjinovci në një bisedë publike në TV7 nuk prodhoi asnjë diskutim dhe asnjë qasje serioze lidhur me çështjen e gjuhës apo gjuhëve që kanë përdorur princërit feudalë shqiptarë të shek. XIV-XV.
Është afërmendsh që korrespondencën dhe komunikimin diplomatik ata e bënin në ndonjërën nga gjuhët e shkruara elitare, liturgjike e diplomatike të kohës, latinisht, greqisht, sllavisht e osmanisht.
Gjuha shqipe në këtë kohë nuk ishte as elitare dhe as diplomatike, por thjesht një gjuhë popullore, ashtu siç ishte italishtja në raport me latinishten përpara Dantes.
Mirëpo Formula e Pagëzimit e sekretarit të Skënderbeut, Pal Engjëllit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve vendës të zonave të largëta që ritin e pagëzimit ta bënin në gjuhën shqipe në vatrat e tyre pa pasur nevojë të dalin nga fshati, tregon për një rrethim etno-gjuhësor shqiptar të sundimtarëve arbër.
Pasthirrma luftarake “Embetha” (e mbi ta!) e Lek Dukagjinit me 1467 dëshmon gjithashtu gjuhën e komunikimit të ushtarëve të kësaj kohe. Ekzistenca e një komuniteti arbëresh që u shpërngul në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas pushtimit turk të vendit, si dhe ruajtja e emrit dhe legjendave për Skënderbeun me një krenari e kokëfortësi të pashembullt kundrejt superioritetit kulturor rrethues italian, flet më së miri për faktin se si komunikohej në viset shqiptare në shek. XV.
Përzgjedhja nga princërit shqiptarë si vend emigrimi pas pushtimit turk, jo e ndonjë vendi sllav, hungarez apo gjerman, por pikërisht e atyre vendeve që kanë pasur komunikim të vazhdueshëm dhe historik me shqiptarët, që nga Roma antike, gjithashtu heq çdo dyshim lidhur me tiparet etno-gjuhësore të kësaj kohe në viset shqiptare. Nuk është fare e rëndësishme se në cilën gjuhë është zhvilluar Kuvendi i Lezhës, dhe nëse Crnojeviqët kanë ditur të flasin edhe shqip, përpos sllavishtes, duke qenë jo vetëm në krushqira, po edhe të rrethuar me plot fise shqiptare në Mal të zi. Është afër mendsh që Skënderbeu të ketë folur me dërgatat osmane osmanisht, me dërgatat veneciane latinisht e italisht e me ndonjë dërgatë tjetër ballkanike në greqisht apo sllavisht.
Por është gjithashtu afër mendsh që me ushtarët e tij, të rekrutuar nga fshatarësia vendore pa qasje në arsimin e në kulturën elitare greko-latine, ai të ketë folur shqip.
Ashtu siç, psh. Isa Boletini, disa shekuj më vonë, si komandant i gardës së sulltanit, në Dollma-Bahqe e në Top-Kapi të ketë folur turqisht, ndërsa në Boletin e në Vlorë shqip.
Ashtu siç dokumentat e Lidhjes së Prizrenit i kemi në turqisht, ndonëse është afër mendsh që Abdyl Frashëri me Ymer Prizrenin rrugëve të qytetit të Lidhjes të kenë komunikuar në gjuhën shqipe, me gjithë mospërputhjet dialektore.
Pra e vërteta nuk duket aq e thjeshtë, sa për të lëshuar britma, sharje e diskualifikime. Mirëpo, nëse në gjithë këtë çorodi, del ndonjë kakaviç e vë në dyshim vlerat bazike të nacionalizmit shqiptar të inauguruara nga ortodoksët dhe bektashinjtë shqiptarë të Jugut (Veçilharxhi, Vretoja e Frashërllinjtë), apo nga arbëreshët e Kalabrisë, siç bëri ca ditë më parë një analist tjetër i po këtij televizioni, atëherë po, vërtetë që kemi probleme serioze me injorancën tonë kronike që mund të na çojë nga gabimi në gabim. Siç është p.sh. kuturisja qesharake e ndonjë Vjose apo Albini, që do t’ua mësojë nacionalizmin vëllezërve tanë në Tiranë!

*Studiues dhe gazetar
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë: Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe

Akademia e Shkencave në Maqedoni pretendon se Nënë Tereza nuk është shqiptare.
Presidenti i kësaj akademie, Taki Fiti, dikur ministër i Financave, thotë se i ka ardhur në majë të hundës nga propaganda politike e Tiranës zyrtare, e cila pretendon se Agnes Bojaxhi është një shqiptare etnike.
Në një fjalim në Akademinë e Maqedonisë, Taki Fiti thotë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup dhe nuk është shqiptare, duke shtuar se babai i saj, Nikolla Bojaxhi është një vllah maqedonas dhe nëna e saj, e lindur në Shkup, ka prejardhje të përzier, maqedonase dhe shqiptare.
Sipas tij, interesant është fakti se të afërmit e mbetur të Nënë Terezës, përfshi edhe stërnipin e saj që ka një dyqan bizhuterish në Shkup, nuk flasin shqip.
Agjencia maqedonase MINA shkruan se kjo nuk do e ndalë Tiranën në pretendimet ndaj Nënë Terezës.
“Sikur të mos mjaftonte se Nënë Tereza vjen nga një etni mikse, ajo vetë nuk e pa veten sikur i përkiste dikujt specifikisht, por të gjithëve”, shkruan agjencia.
Vetë Taki Fiti thotë se këto pretendime të Shqipërisë i merr si personale pasi ai është vetë një vllah etnik maqedonas.

(tema)
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,061
Pikët
113
Nje person qe meriton te shtohet te kjo liste eshte edhe miku i Manos, "i djathti" Hasan Bello qe ka shkruar nje liber me nja 40 volume per te ngritur ne piedestalin e heroit figuren emblematike te tradhetarit, Esat Pashe Toptanit.
Poshte keni nje fotografi te ketij Cane il Bello. Per tu mbajtur nen vezhgim se cfare xhevahiresh te tjera do na nxjerri ne te ardhmen:
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare” Provokon historiani i njohur: Ishte projekt i Vatikanit dhe CIA



Historiani i njohur Olsi Jazexhi ka lëshuar së fundmi një deklaratë të fortë.
Sipas tij shenjtorja Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare.

Edhe pse vetë ajo ka deklaruar se është më origjinë nga vendi ynë, Jazexhi provokon duke thënë se shenjtorja ishte projekt i Vatikanit dhe CIA-s.
Jazexhi shton se Nënë Tereza është përdorur për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata myslimanë.
“Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare, por vllahe sipas Aurel Plasarit. Ka shumë libra në perëndim që tregojnë se ka qenë një projekt i Vatikanit dhe CIA-s për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata myslimanë.
Nuk mund të bëhem si Endri Fuga dhe të them se njeriu më i mirë që kemi është Edi Rama. Edi Rama është sundimtari i Shqipërisë, një njeri i dhunshëm që na takson dhe na mbyll me dhunë në emër të virusit. Pas nja 20 vitesh në rri në pushtet, atë mund ta shpallin shenjtor. Detyra e një historiani është që të tregojë se si ka qenë e vërteta”, ka thënë historiani.

(fastnewsalbania.com)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Vrau veten apo e vranë?

Vetëvrasja e Qemal Stafës për herë të parë është përmendur vetëm pas rrëzimit të regjimit komunist. Ishte çmenduri që dikush të dilte kundër versionit zyrtar. Këtë version e jep Drita Kosturi. Ndonëse jo shumë besues si version, Kosturi i referohet një personi të cilit i ka dhënë vetëm inicialet dhe që sipas Kosturit ka qenë një fshatar që ka kaluar rastësisht aty dhe ka takuar Qemal Stafën dhe ka parë skenën. Gjithnjë sipas Kosturit, ai ia ka rrëfyer këtë të fshehtë të madhe pas vitit 1990. Kosturi rrëfen atë që i ka thënë anonimi:
“Dëshmitari i vetëm i atij çasti tragjik, fatkeqësisht ka mbetur për gjithë këto vite anonim. Madje vetëm vonë prezenca e tij është pranuar zyrtarisht. Ishte një fshatar tiranas, Y.B., që po ndiqte rrugën më të shkurtër për të mbërritur në qytet. Fshatari dhe djali me revole në dorë janë takuar përballë fare pranë, buzës së lumit. Ndjekësit ishin pas dhe ndihej qartë prania e tyre. Qemali ishte i plagosur. Nuk mund të ecte më. Kishte në dorë revolverin Smithson me dy fishekë. Fshatari ndaloi dhe i bindur që ishte një person i rezistencës i propozoi të ndërronin rrobat bashkë. Djali nuk pranoi. Pa dhënë më shumë shpjegime, zbrazi plumbin e fundit mbi trupin e tij. Madje, pa i lënë tjetrit asnjë amanet”. Revista “Klan”, 17 maj 1998.
E fejuara e tij, Drita Kosturi, e komenton kështu këtë version.
Lexo edhe : Përjashtoi Berishën, Basha: M’u dyfishua dhimbja nga gjuha e përdorur ndaj meje
“Qemali vrau veten. Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyslyket e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten. Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë, sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar”. Opinion Klan

Por dëshmitarja tjetër që ishte bashkë me Kosturin aty, Gjystina, Flora Dishnica nuk e beson këtë version.
“Gjë të sigurt nuk mund të thuash se duhet të kesh fakte”.

(fjala)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
“Qemal Stafa është mit”/ Deklarata e drejtorit të Arkivave nxeh Braçen, zv/kryeministri: Të shkarkohet! Fashizmi është krim (POSTIMI)

Braçe thekson se Qemal Stafa është një hero i popullit, e kundërta e asaj që tha Bido.

Featured image of article: “Qemal Stafa është mit”/ Deklarata e drejtorit të Arkivave nxeh Braçen, zv/kryeministri: Të shkarkohet! Fashizmi është krim (POSTIMI)


(Ardit Bido dhe Erion Brace
8 Maj, 2021)

TIRANË- Deklarata e drejtorit të Arkivave, Ardit Bido, se në Shqipëri është krijuar një mit absurd për Qemal Stafën, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit Erion Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe kërkon shkarkimin e Bidos. Braçe thekson se Qemal Stafa është një hero i popullit, e kundërta e asaj që tha Bido.

POSTIMI I PLOTË:

QEMAL STAFA NUK ESHTE NJE MIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE IDEALIST!

QEMAL STAFA ESHTE NJE LUFTETAR!

QEMAL STAFA ESHTE NJE HERO I POPULLIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE DESHMOR I ATDHEUT!

Ne kohen e tij dy zgjedhje kishe: OSE FASHIST E NE ERRESIREN E URREJTJES, DHUNES E BARBARISE MBI TE NDRYSHMIN SI INDIVID DHE SI SHOQERI,

OSE I MAJTE, KOMUNIST PERBALLE FASHIZMIT NE NJE BETEJE HUMANE PER LIRI, CLIRIM E PAVARESI!

Kjo eshte e verteta per Qemal Stafen e plot te rinj idealiste, mendjehapur e mendjendritur,
ANTIFASHISTE qe i dolen zot vendit, popullit te tyre!

IDEALISTET, HERONJTE, DESHMORET MBETEN PERJETE!

Drejtoret vene e vijne dhe shpesh si kujton kush; tani jane ne piken kur duhet te vene pa kthim! Ne kete vend kultura e delegjitimimit te cdo vlere kombetare, cdo heroi e deshmori, duhet te marre nje pergjigje me ne fund!

FASHIZMI NUK ESHTE OPINION, POR KRIM!


Por çfarë tha drejtori i Arkivave?

Bido tha se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero. Kreu i Arkivave tha se Qemal Stafa nuk pati përleshje me askënd, por u vra nga xhandarmëria.

“Miti i Qemal Stafës është një ndër mitet më absurde që kemi ne. Nuk kemi të bëjmë me një akt heroik siç mund të themi për Vasil Laçit që i doli para Mbretit të Italisë dhe donte ta vriste. Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë as me ndonjë përleshje, por është vrarë nga xhandarmëria. Nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor. Nuk kemi të bëjmë as me një akt që kemi të bëjmë me një akt heroik dhe patriotik”, tha drejtori i Arkivave.

(f.g/dosja.al)
 
Top