• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Baltosja/njollosja e figurave kombëtare

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Origjina etnike, biografia dhe ndryshimi i emrit e mbiemrit të Migjenit

Bota dhe kritika letrare shqiptare e kohës kur jetoi dhe shkroi me dëshirën e tij në gjuhën shqipe, shkrimtari Millosh Nikolla, megjithëse kishte shkruar pak si sasi, e mirëpriti, e nderoi, e ndihmoi dhe e pranoi këtë “talent të rrallë” me cilësi të spikatur, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe fill mbas vdekjes, shkruan Agron Luka në Koha Jonë, të cilin po e transmetojmë të plotë
Duhet ta pranojmë sot, se ndër fillesat më të vlerësuara për botimet e Migjenit, e kishin bërë revista Illyria, e cila i botoi pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij, pastaj disa organe të tjera dhe Bota e Re. Më në fund vlerësimin më final, e kreu antologjia “Shkrimtarët Shqiptarë, 1941, e cila e përfshiu dhe e radhiti novelistin dhe poetin mbas vdekjes, ndër shkrimtarët e nacionalitetit shqiptar. Me atë rast ishin pasur parasysh:

1) Vetë dëshira e shkrimtarit, për të shkruar shqip dhe për t’u vetëprezantuar si shqiptar.

2) Nuk pati asnjë pengim, fakti se shkrimtari nuk kishte arritur t’i botonte me gjalljen e tij, të gjitha krijimet në poezi e në prozë në libra të veçantë ose në një të përbashkët.

3) Nuk pati asnjë pengim, as çështja se origjina e tij etnike e largët, kishte mbetur e diskueshme, ku luhatej: midis etnive sllavojugore të natyrualizuara si shqiptare, apo e kundërta si alban/shqiptare e pastër dhe e maskuar ashtu si serbe- malazeze a maqedone në një zonë bilinguiste. (?!)

Gjithsesi, sido të ketë qenë origjina e largët etnike (mjaft të kujtojmë shembullin e Lermontovit, me origjinë skoceze i natyralizuar si rus), në çdo rast ky nderim dhe ky vlerësim ishte dhe mbetet një kontribut realist, kryesisht i dy bashkëqytetarëve të tij, megjithse nuk ishin identikisht me të në një linjë ideologjike.
(“Shkrimtarët Shqiptarë, Pjesa II, Prej Lidhjes së Prizrendit deri sot, Për shkollat e mesme, Botim i Ministrisë Arsimit, Tiranë 1941, f 471-475, Punue nën kujdesin e E. Koliqit dhe K. Gurakuqit)
Me këtë rast nga kjo antologji e v. 1941, me aq sa kishte mundësi botoi mbi jetëshkrimin dhe Veprat letrare, aq sa njiheshin atë kohë. (Këtu u bot. Vjersha, “Të lindet njeriu…”, nxjerrë nga “Illyria”, nr. 21, Shtatuer 1935 dhe proza “Zeneli”, nxjerrë nga “Përpjekja Shqiptare”, nr. 18-24, Dhjetuer 1938)
Kjo njohje e nacionalitetit shqiptar dhe ky vlerësim i talentit, janë akte të rëndësishme që realisht e kishin merituar me kohë të nxirreshin në dritë të qartë, mbas gjith asaj nebuloze keqinterpretimi dhe shtrembërimi.
Në kohën e diktaturës së regjimit të Hoxha – Shehut, ndër kameleonizmat e shumta me “boshtin ideologjik dhe miqt e jashtëm”, që siç e dijmë tashmë ndërronin “si hana e Bajramit”, pati edhe një periudhë, kur donin ta nxirrnin me përdhunë Migjenin, si: “…krijuesi i tre kryveprave që përbëjnë themelin e letërsisë sonë të realizmit socialist” dhe sikur zbulimi, njohja dhe argumentimi i identitetit 100% shqiptar, si nga gjyshërit e gjyshet e hershme mesjetare, si nga baba Gjoko, nga nana Sofia, edhe nga gjyshja Staka, u argumentuan “me siguri absolute shqiptare”, si rezultat i “zbulimeve” të prof. Skënder Luarasit. (Migjeni, Vepra, bot. 1957, f 46; f 7, etj.)
Duke i mëshuar kësaj çështje të diskutuar, qysh nga koha e prof. A. Pipës dhe diku edhe e prof. Shuteriqit, këtë “shqiptarësi të kulluar qysh nga origjina e largët”, pa i hyrë fare gjetjes e analizës së dokumenteve, e kanë mbrojtur me shumë theksim madje edhe me indinjim, edhe interpreti I. Kadare, e sidomos M. Zeqo etj! Mirëpo, tjetër gjë është simpatia personale etj, dhe tjetër gjë është ta imponosh me dhunë e me të ashtuquajtura argumente subjektiviste, një hipotezë, aq më tepër një brez që nuk e kishte njohur fare, as Migjenin personalisht e as prindërit e tij!
Kishin mjaftuar vetëm 6 copë shënime e komentime lakonike të Gj. Lukës, te vjersha “Kangë në Vete”, ku “kojshitë”, interpretohen edhe si farë e fisi i Migjenit nga gjyshja Staka Milaniç, me origjinë sllavojugore serbo-malazezë, që një lumë akuzash e përgojimesh të hidheshin mbi Gjovalin Lukën, a thua se çfarë krimi na paskësh bërë…! (shih, “Migjeni, Vepra”, bot. 1954, f 57-58)
Dhe jo vetëm kaq, por interpret/tefseristët e rinj të shek XXI, shkuan edhe deri te komplet deformimi i kuptimit të kësaj vjershe, ku fqinjët e veriut na qenkeshin shqiptarët e Malit të Zi!
Mbas kësaj “dërrase shpëtimi”, u kap edhe z. Petro. S. Luarasi, me një seri botimesh e ribotimesh ku kishte mbetur takuar, kundra “gojës së moçme të mykur dhe shpifjeve të Agron Lukës”, sepse ky “Agroni, birboja, leshkoja etj”, nuk e kishte pranuar “një ndjesë që Gjovalini na i kish kërkuar Skënderit”, ndjesë që z. Petro e riprodhonte si montaturë, simbas Kujtimeve amanete gojarishte! Petro Principialisti, mbasi i mbushi thasët e disa Forumeve si Petroli etj, plot e përplot, u hodh në sulm duke shpërndarë edhe Fletushka Mbarëkombëtare, simbas një Fetvaje të gaz. Albania… Petroja, dilte tashti jo vetëm si, vërtetuesi 100% i shqiptarësisë së Nikoliçëve, Milaniçëve, Kokoshkiçëve, por edhe si miratuesi i Zbulesave me “grupazhe e helm në gjellën migjeniane “…
Si më të fundmin, Luarasët, brohoritën studiuesin Kristaq Jorgo, që e ribotuan edhe te Petroli… (shih,www.forumishqiptar.com, K. Jorgo, “Mbi identitetin etnik të Migjenit”. 2010. Shih skanimin.)
Sikur nuk shkon o studiues “i pagabueshëm”, që dhandri të imponojë mbi familien e nuses dhe as mbesa gjenetike, e nipi jo gjenetik të vendosin… apo jo?! Pa le pastaj, kur futet në mes edhe dhandri i dhandërit! Paskeni pritur “studimin e shkëlqyer” të Kristaq Jorgos, më 2010-2011 për t”i vënë “Vulën e Fundit”?!
Por, qofsha i gabuar, por ai nuk thotë të njejtën tezë-hipotezën tuajën! Ne (le që nuk na pyet kush) gjithsesi edhe po të na pyesnin, nuk do kishim asnjë lloj kundërshtimi, që të konsiderohej e aprovuar dhe e zgjidhur çështja: prindërit Gjoko dhe Sofija dhe vetë Migjeni, e kishin pranuar me vetë dëshirën e tyre të bëheshin si shqipetarë, ose mbase ishin shqiptarë qysh nga mesjeta. Por, ju duhet ta kishit vërtetuar këtë, sepse e morët përsipër!
Ndërsa, të supozosh si z, K. Jorgo se, kjo përzgjedhje, bëhej se shqiptarët na ishin më afër perëndimit evropian dhe se këtë aspiratë “mbarë shqiptare” dhe mjaft të përhapur edhe në etnitë e përafërta sllavojugore, sidomos atë malazeze etj, kësaj i thonë t’ia mbushësh me top!
Kristaqi “modern”, mund t’i thoshte nja dy fjalë edhe për tendencat mercenare të atyre aq nuk begenisnin as të quheshin shqipetarë dhe që bënë ç’mundën për t’u natyralizuar si osmanlli e turq, dyke ndërruar emra e mbiemra, fe e ideologji… Pa folur ende edhe për grekomanët, filoitalianët etj, dhe pa folur në finale për kameleonizmin e Hoxha – Shehut, deri edhe në pozitat ultra donkishoteske të Enver Hoxhës, si: Hazreti i fundit nga Hartumi, klasiku i marksizëm –leninizmit… Dhe sikur të kishte mbaruar me kaq ky kameleonizmi shqiponjatar…

II.
Kritika letrare tradicionale, pastaj edhe ajo e pretenduar si përparimtare, si fillim e kryen në përgjithsi mirë dhe mjaftueshëm, analizën e poezive dhe prozave të Migjenit. Si arritje më të spikatura mund të përmendim studimet e kritikëve, si Qemal Draçini, Arshi Pipa, etj.
Ishte prof. Pipa, me sa duket i pari që sinjalizoi numërin e 25 prozave të shkurta – novela gjithsejt, duke përfshirë këtu edhe 7 copë nga ato të panjohurat fare, të pa botuara, të cilat me sa duket i ka njohur të lexuara. Aso kohe S. Luarasi ishte në kampet e përqërimit në Francë…
Po ashtu prof. Pipa, pohon se, disa nga këto novela të pa botuara gjenden ndër duer të ndryshme, çka do të thoshte se vetë Migjeni i kishte bërë të njohura në ndonjë rreth të ngushtë. E jo vetëm kaq, por mundet edhe vetë motrat, ndoshta Ollga më shumë t’i ketë bërë të njohura. Përsa i takon vitit, muajit e datë lindjes së Migjenit, prof. A. Pipa, qysh më 1944, kishte shkruar se ishte: 30 shtatuer 1911. (A. Pipa, “Historia e dhimbshme e “shpirtit të ri”, rev. e përmuajshme “Kritika”, nr. 3 e nr. 4, maj e qershor 1944; Bot. Edhe në A. Pipa, “Për Migjenin”, 2006, f 4-32)
Edhe në shtypin e mbas çlirimit të v. 1944, në tekstet e antologjitë shkollore Migjeni vazhdoi të botohej dhe të komentohej, por një biografi e tij, më e hollësishme se sa ajo e 1941 te Antologjia e cit., nuk po dukej gjëkundi, megjithse tek – tuk ishin hapur dhe kishte çështje të diskutueshme…
Mbas themelimit të LSHSH, më 1945, thuhej se pak kohë më pas, familia e Migjenit, kishte premtuar botimin e një biografie, mirëpo për arësyet e tyre, ishte shtyrë…
Në Konferencën III të LSHSH më 1949, thuhet se SL., as nuk e hapi gojën të diskutonte mbi Migjenin dhe as të deklaronte se kish depozituar materialet e Migjenit… S. Luarasi aso ishte në një lloj lufte “varrmihëse” me Shuteriqin, gjuante kundra A. Pipës etj, duke u përpjekur të tërhiqte direkt vëmendjen e M. Shehut dhe E. Hoxhës…
Enveri dhe Mehmeti, më vonë ia miratuan S.L., sajesat me merita e ngarkesa barrash, me copa letrash manoscrite, pastaj ia ulën, pastaj e ringritën… pastaj medemek e goditën “e përjashtuan nga Lidhja se mbrojti Kadarenë”… për ta mbyllur me finalen kur ia hoqën fare edhe lejen të merrej me “m(b)igjenollogji”, madje nuk ia botuan as “kontributet me Boletinologji”, që do t’ia dedikonte M. Shehut… dhe jo vetëm që nuk i vajtën fare as në varrim në emrin e Partisë, por nuk i dërguan as ndonjë anëtar byroje të dorës së tretë… por e detyruan të varrosej brenda ditës pa perenduar dielli… (Ah, ç’tragjedi edhe më e rëndë se ato migjenianet dhe se “Vdekja e nëpunësit” e Çehovit…)
Në kohën që ende vazhdonte ish Miqësia me Jugosllavinë, nisur nga disa premisa të families Nikoliqi, duke parë edhe ndonjë predispozitë reverance pan sllaviste (kur erdhi Ehrenburgu), qe lejuar edhe ndonjë thënie si përzierje simbioze kulturore iliro – sllavojugore, pastaj një farë përvehtësimi kulture sllavojugore, diku qe ndonjë pohim për përdorimin e gjuhës serbo-malazeze në shtëpinë e Nikoliqëve, pati edhe ndonjë pohim nga Pipa si, “gjysëm harrese të gjuhës shqipe”. (Referati “Përkujtimi i Migjenit”, me 21 Tetuer 1945, në Shtëpinë e Kulturës)
Edhe një muaj më përpara se sa ky Përkujtim, prof. Arshi Pipa kishte botuar vjershën “Parathania e Parathanieve” dhe një artikull të shkurtë, “Kujtimi i Migjenit”. Aty ngrinte nevojën për një përmbledhje e botim të plotë të prozave të Migjenit. Edhe këtu, lexojmë qartë, ditë lindja e Migjenit, shënohet 30 shtatuer 1911. (Rev., “Bota e Re”, nr, 3, Shtatuer 1945, f 45 dhe f 51-52)
Se çfarë kishte patur divergjenca, kritizerizma e hungurima, Skënder Luarasi me Dhimitër S. Shuteriqin e me Arshi Pipën, Shefqet Musarajin etj, pastaj edhe me Bedri Spahiun qysh nga gushti 1949, siç edhe në tetor të vitit 1949 etj, dhe pse nuk e kishin caktuar me detyra, nuk është vendi e tema, por do kemi rastin ta cekim në të tjera shkrime.
T’a shënojmë paradhënie këtu se, detyrimin për një biografi dhe një plotësim të ish çështjeve të diskutueshme, nuk e plotësoi as ribotimi Migjeni, VEPRA, nga Angjelina Ceka (Luarasi), 2002 dhe as përkujtimi i 100 vjetorit të lindjes së Migjenit.
Më në veçanti, nuk solli ndonjë gjë të re as Seminari i organizuar nga Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër, me datën 10 tetor 2011, në të cilin pati edhe protesta nga një kushëri i Migjenit me banim në Ulqin, i cili nuk ishte dakort me z. Lina, emëri zbunues përkëdhelës i z. Angjelina Ceka Luarasi…
Në këtë Simpozium, e “ftuara e nderit” mbesa e Migjenit, z. Angjelina Ceka (Luarasi), edhe pse erdhi më shumë se një orë me vonesë (bashkë me bashkëshortin N. Ceka, në cilësinë e sekretarit të S. Berishës), pati paftyrësinë dhe arrogancën ta hapte e ta fillonte Simpoziumin me Fjalimin Përshëndetës, direkt e me sulme ndaj të ndjerit prindit tim Gjovalin Luka, ish Sekretarit të Shoqërisë së Miqësisë dhe “skupeve gazetareske” të Agron Lukës…
Angjelina, si “migjenologia” me tagrin e pronares me privatizim të Migjenit, mund të merrej me prof. N. Jorgaqin (Gazeta Shqiptare, 9 tetor 2011, f 18 – 20), që kishte botuar “Kujtimet e shokut intim Andrea Stefi: Migjeni e humbi virgjërinë me një prostitutë në Athinë”… Por zonja u mor me ne, megjithse simbas rregullores së përcaktuar nuk lejohej…
Si ndodhi që “poeti proletar i virgjër”, i varfër edhe i sëmurë me TBC, shkoi në një bordel në Greqi dhe shfrytëzoi kundrejt parave për praktikë e eksperimente seksi, nja nga ato… një proletare të varfër greke?! Ishte kjo e para herë apo e disata herë, siç shkruante Stefi i dashur …
[Më vonë jo në Kujtimet e kujtimeve…, por një shkrim-studim të Andrea Stefit të hallakatur në Dosjen Migjeni në MHSH, e mblodhëm dhe e botuam ne. Shih, Agron Luka, “Si e shfrytëzuan dhe e çesuruan Andrea Stefin…”, rev. Gegnia, 3 – 2017, f 42-58); Po konstatoj se, ky shkrim-studim i plotë i z. Andrea Stefi, alias Corvus ose Trinitas, na qenka depozituar nga S. Luarasi edhe në Arkvin e Institutit Gjuhësi – Histori, 1954, aktualisht në fondin e Akademisë Shkencave. Dhe pse nuk ia botoi…apo se i shembej tërë ndërtesa…]
Po ashtu, z. Lina, mundej të debatonte me “kushëririn e largët”, Kosto Kitanov, që e kundërshtonte edhe direkt nga salla: “Lina ka shkru gabim, Migjeni asht malazius”…
Po ashtu mund të kishte debatuar me prof. Ardian Marashin, aso kohe drejtor i Albanologjisë, i cili konkludonte se, Migjeni simbas dokumenteve, të hulumtuara në Malin e Zi, nuk rezultonte me origjinë të largët shqiptar – por sllavojugor dhe vetëm në shek XX ishte vetëquajtur si shqiptar.
Prof. Marashi sillte dokumente se në një pasaportë të dt. 13 qershor 1933, emri shkruhej Milosh Nikoliq, i ati quhej herë Gjoka e herë Gjorgje… (shih fotoskanimet nga ne)
Ne që ishim me Ftesë, respektuam qytetarinë dhe rregulloren e Simpoziumit, ku nuk lejohesh asnjë diskutim, as debate e replika polemika, jashtë të ngarkuarve me Kumtesa. Ne nuk iu përgjigjëm provokimeve të z. Lina…
III.
Përmes një “Letre manoscrite”, me dt, 12-I-1936, që thuhet se ia kishte dërguar nga Shkodra vetë Migjeni, Skënder Luarasi kishte filluar ta besonte se, “një profeci fatlume” ia kish ngarkuar atij “barrën e vetëdishirueme me u kujdesë për botimin e vjershave Vargjet e Lira”.
Dhe se sa ishte “kujdesur” Skënderi, duke parapaguar edhe ndonjë “kapar te Gutembergu” …
Rreth nëntë vjet më vonë, mbas asaj “arratisjes së bujshme” nga fundi i 1936-tës, si luftëtar vullnetar në Spanjë dhe mbas disa endjeve odiseane të mundimshme nëpër kampet e Francës, ish “profecia” do të pasohej edhe nga “rastësia fatlumtur” kur S. Luarasi do të bëhej dhëndëri i Nikollajve. Me këtë rast Skënderit do t’i binte edhe “barra e dytë” për ta paisur Migjenin me një biografi të denjë dhe të ndrequr nga çorba e gabimeve mbi vit-lindjen e datë-lindjen që (simbas prof. Luarasit) na e kishin gatuar, sidomos disa revista të para çlirimit! …
Por, më përpara se të fillojmë të diskutojmë këtë, le të theksojmë:
Së pari, një lloj biografie, sado e përciptë mund të ishte prezantuar nga vetë e përkohëshmja
“Illyria”, apo nga “Bota e Re”, ku Migjeni kishte patur bashkëpunimet më të spikatura.
Së dyti, një biografi e hollësishme apo sintezë, ka qenë një detyrim i vetë shkrimtarit Millosh
Nikolla, qysh në provën e botimit, “Vargjet e Lira”, 1936. Natyrisht këtu nuk përjashtohet as dëshira personale për të mos u prezantuar me biografi, por direkt me veprën.
Së treti, ky detyrim, nqs dikush si super kritizer u ankua, i kishte takuar sëpari familiarëve të shkrimtarit, dmth motrave të tij dhe më veçanërisht Ollgës, e cila ndiente veten më të aftë intelektualisht, në ribotimin “Vargjet e Lira”, 1944. Por, as ky botim nuk pati biografi.
Për më tepër Ollga mundej ta plotësonte biografinë edhe mbas çlirimit, meqenëse njihej edhe me disa intelektualë, si me botuesin Mal’Osmani, me prof. Kostaq Cipo, me prof. Jakov Milaj, me prof. Arshi Pipën, njihej edhe me Bojkën e Enverit… etj.
Ja përse ankohej dhe çfarë “rregullimesh” datash dhe “rregullime” gjenerike bënte Skënder Luarasi, në”Migjeni, VEPRA”, më 1956 – 1957, qysh në HYRJE dhe në JETA:
“Këtë mot u mbushën tetëmbdhjetë vjet që kur pushoi së rahuri zëmra e Migjenit. Megjithse janë shkruar shumë artikuj e disa monografira rreth jetës e punës së Migjenit në rasa të ndryshme e në mënyrë episodike, gjermë tani nuk është pregatitur asnjë botim i plotë i veprës së tij, as është shtypur ndonjë biografi, sado e shkurtër qoftë, e poetit të adhuruar të rinisë e të masave punonjëse të Shqipërisë.
Dhe megjithse Migjeni ka rrojtur e punuar në kohën tonë dhe shumë prej nesh e kanë njohur personalisht e kanë folur me atë, në sa është shkruar për të janë thënë edhe gjëra që nuk i përgjigjen të vërtetës. Për të dëftyer se të ç’natyre janë këta gabime, të cilët na bie për barrë t’i ndreqim, po japim nja dy shëmbulla karakteristike, në radhën e parë atë të datëlindjes së Migjenit, për të cilën kemi hasur katër vjete të ndryshëm: disa revista para çlirimit kanë dhënë motin 1909, të bazuara si duket në pasaportën e tij që ka këtë datë lindje, sipas regjistrimit të përgjithshëm në Shqipëri më 25 Maj 1930. E bazuar nuk e di në ç’dokument, “Literatura Jonë”, tetor 1948, jep motin 1910; pasaporta e Migjenit e lëshuar prej Konsullatës Shqipëtare në Manastir më 17 qershor 1932 mban motin 1912. Sipas librit të shtëpisë, në të cilin janë shënuar ngjarjet kryesore të të gjith familiarëvet (lindje, vdekje, martesë), ne gjejmë datë e vërtetë të lindjes së Migjenit: 30 Shtator 1911, me stilin e vjetër. Në bazë të këtij dokumenti themelor, Migjeni ka kërkuar që t’i korigjohej gabimi në regjistrin e përgjithshëm. …
Millosh Gjergj Nikolla – ky është emëri i tij i vërtetë, se Migjeni, i përbërë nga bashkimi i rrokjeve fillestare të tre emrave të tij, është pseudonimi ose emri i tij i pendës – lindi më 13 Tetor 1911, në Shkodër, në mëhallën e Fretënve, në atë shtëpinë përballë kishës së tyre, e cila u prish më 1940. Që të zgjerohej rruga dhe sheshi përpara kishës së Françiskanëve. Gjer më sot është dhënë 30 shtatori si datëlindje e poetit; po kjo është sipas stilit të vjetër kalendarik, dhe e ndryshuam me qenë se edhe datë-vdekja e tij jepet sipas stilit të ri.
I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik, se familia e tij e kish origjinën nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqipëtare të Rekës… Nikolla… u njoh u njoh dhe u martua me Stakë Milanin, një vajzë nga Kuçi i Malit të Zi, e cila kishte edhe ajo, si gjithë banorët e asaj krahine, shqipen si gjuhë amëtare… Nikolla Dibrani humbi jetën në Mal të Zi aty nga moti 1876…” (Migjeni, Vepra, bot. 1957, f 5; f 7)
Me arsyetimin më të plotë del çështja: përse kishte mbetur Migjeni me pak biografi dhe me vit-lindje e datë-lindje të ndryshme të disa revistave, apo me atë prezantimin e vitit 1909, të antologjisë së vitit 1941? Kush na kishte dashur ta kompromentonte Migjenin dhe kush nga Grupet Komuniste na kishte dashur t’ia ulte vlerat nga “realist socialist” – në të “realizmit kritik”…
Më rëndë akoma: kush nga rrethet komuniste ishte shprehur “të mos ia falte Migjenit disa lëshime qoftë edhe formale për poezine “Trajtat e Mbinjeriut”, aq sa t’ia mohonin edhe aktivitetin e tij revolucionar në krahun bolshevik dhe të Partisë… siç i parapriu Andrea Stefi me referatin më 1954, i nxitur nga Skënder Luarasi?!
Luarasi e nderoi Andrea Stefin me ribotimin e atyre pjesëve që i interesonin me disa faqe të mira në Parathënien e 1956-1957, në të tjerat e çensuroi! (Migjeni, VEPRA”, bot. 1957, f 47- 50)
Po kush tjetër e dha fillimisht urdhërin që Gjovalinit, t’i hiqeshin e t’i ndaloheshin 6 pjesë letrare të Migjenit, aty edhe botimi dhe komentimi i vjershës “Trajtat e Mbinjeriut”, përveç Mehmet Shehut e Enver Hoxhës?!
Nga këto “Zbulime” edhe plot të tjera, i sillte, i kishte paraprirë dhe i nxiste prof. Luarasi përmes të shtimeve të Andrea Stefit dhe të disa “njohësve” të hollë e intimë të Migjenit…
Përveç një përshtatie – përzgjedhje me krasitie në funksione kameleoniste, që i bëri ish Biografisë së 1956-1957 të babait të saj, Angjelina Ceka (Luarasi) nuk solli asgjë të re, as për ditëlindjen, 13 tetor 1911, simbas “stilit të ri” në ribot. e 2002, megjithse fondet e sponsorizimet e Artas së PS-së nuk i kishin munguar…
Angjelina e 2002 e kishte trajtuar si të tejkaluar dhe “të harruar e të mundur” Gjovalinin komplet, por ndërkaq e kishtë përzënë e qëruar nga Parathënia 1956 – 1957, edhe vetë ish personazhin qëndror të S, L., shokun Andrea Stefi, ish Corvusi e Trinitas-i legjendar të Skënder Luarasit. Ishte ky ai Andrea, “Trockisti Andrea Stefi”, sipas definicionit të prof. Pipës!!!
E ja, bash në këtë moment qetësie e trumfi të privatizimit të Migjenit… u dëgjua edhe Kënga me Vuajtjet e Verterit të Ri, Petro: me ankesat ndaj motrës nga babai se, ajo kish “tejkaluar kompetencat dhe të drejtat trashiguese”, sepse sekretet e “helmit në gjellë”, të Fishtërve, Koliqërve, Pipërve, Shuteriqit, Sekretarit Gjovalin etj, me “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” ia kish lënë monopol Petros. Ndërkaq ky vetë ia besoi dhe i ndau përgjysëm me gazetarin D. Kaloçi te Seriali i GSH dhe e mori më qafë… Më pas Petrua, i ngarkoi një barrë gjynahesh edhe vetë Dashnor Kaloçit … ç’të bësh kur s’dalin hesapet… Iu desh Petros t’i hipte edhe një erë Vespës për te RD-ja, dorë për dore me dhëndrin, ish ministrin e brendëshëm të PS-së…
Shigjetën e “ankesave”, më 1956-1957…, Skënder Luarasi ia drejtonte Gjovalin Lukës për botimin “Migjeni, VEPRA”, 1954… Një rrugë e dy punë: edhe lahej me disa ish polemizues të vjetër edhe ia rraste Gjovalinit të tëra, kishte edhe bashkëluftëtarin e Spanjës, M.SH., me vehte…
Botimin e vitit 1954, S. Luarasi e quante si “botimi i tretë”, ku nuk merrej mirë vesh në e njihte botimin e v. 1936 apo jo, si të parin. Kështu duke llogaritur që njihte si të parin, botimin e vitit 1944, i dyti i takonte prof. Dh. S. Shuteriqit në tetor 1948, që botoi 15 proza të shkurta (Literatura Jonë, tetor 1948). Dhe, botimi i tretë i takonte Gjovalin Lukës.
Qysh në proçesin e botimit, përmbledhja e 1954, u urdhërua nga Zyra e Arsim – Kulturës dhe nga Agjit. – Propi. në KQ të PPSH, që t’i shkurtonte dhe të mos i botonte fare 6 tituj nga vjershat dhe novelat e Migjenit. I ndodhur përpara kësaj të papriture dhe duke e parandjerë fortunën, Gjovalini nuk e botoi fare një biografi të cilën realisht edhe kishte patur me mëdyshje…
V.
Deri më sot, mbiemri gjenerik i families së Millosh Gjoko Nikolla, në origjinalin e tij të origjinës, nga Reka e Maqellarës në Maqedoni, ka qenë në formën Nikoliç dhe me shkrimin cirilik. Sado që u përpoq dhënduri S. Luarasi të sajonte një lloj “përmirësim –shqiptarizimi” ku mbiemri gjenerik na kish qenë Dibra, nuk solli dot asnjë lloj çertifikatë të gjendjes civile apo të kishës. Kështu kjo “Dibra-Dibrani”, mbetej vetëm si një mbiemërtesë profesioni, kur shkodranët e shek XIX dhe ata deri vonë të shek XX, quanin të gjithë muratorët nga Dibra, nga Maqellara e Golloborda. Nuk ka asnjë rast që Nikoliçët origjinarë apo ata pasardhës ta kenë përdorur mbiemrin gjenerik Dibra a Dibrani qoftë edhe në një dokument të vetëm! (Shih nga ne, “Migjeni, Dokumente të pa shfrytëzuara, ku fshihen disa të vërteta”, bot. “Gazeta Shqiptare”, Suplementi MILOSAO, 11 tetor 2009, XIV-XV)
Edhe përsa i përket families së Stajka Milaniç, kurrsesi S. Luarasi nuk ka sjellë asnjë lloj vërtetimi e dokumenti as nga gjendja civile e as nga ajo kishtare dhe as nga tradita e njohësve të afërt komshinj, që të definonte me siguri absolute që origjina e saj ishte shqiptare e që gjuhë amtare na kishte patur shqipen!
Në kundërshtim, përkundrazi sa thonë me imponim Luarasët, ka dëshmi më të plota që kjo gjyshe Stajka Milaniç, gjuhë të parë kishte nashken, ndërsa shqipen e fliste aq sa kishte mësuar në Shkodër.
Sado u përpoq me imponim z. P. S. Luarasi, duke mobilizuar edhe Forume Interneti edhe miq gazetarë e bashkëkrahinas kolonjarë, të sillte shtesa improvizime retrospektive, se medemek S. Luarasi na qenkesh orvatur të shkonte për hulumtime shkencore mbi prejardhjen gjenealogjike shqiptare e mbi mbiemrin gjenerik Dibrani edhe në Republikat e Maqedonisë e Malit të Zi, po nuk e lanë… Të gjitha ishin bllofe, alla Petro, si ato “bragashat” që i bëri “bregashe” tiranonçe apo si atë korigjimin me “shish – mash” të Skënderit, që ia numëroi Gjovalinit si gabim të fjalëformimit “mish-mash”…
Babai i Miloshit quhej dhe shkruhej Gjoko ose Xhorxhe/Gjorgje dhe nuk ka asnjë lloj dokumenti ku të shkruhej Gjergj! Edhe në një dokument ku ka tentuar të kacaviret migjenisti dr. M. Zeqo, ky emër figuron Gjiko Nokoliq dhe jo si Gjergj! (shih Dok. e skanuar)
VI.
Tashti të merremi paksa me datimet…
Pikësëpari po i referohem një dokumenti të skanuar, nga një faksimile fotografike, nxjerrë nga Dosja Migjeni, në M, H, Shkodër, Çertifikatë – Lindje, të cilin e ka botuar M. Zeqo. (Migjeni, Vepra, bot. 1988, f 318)
Këtë “Dokument” bashkë me “Librin e Shtëpisë” si “Dokumenta bazë e themelorë”, realisht i ka përmendur edhe “Dekani i Migjenologjisë”, S.L., i pari… Dhe kaq i kanë mjaftuar për ta mbyllur të përfunduar!
Në këtë dokument të lëshuar me dt. 26. I. 1937, “simbas kërkesës së tij, për nevoja shkollore”, bëhej fjalë se, “personi Millosh Nikolla, i biri i Gjokos dhe Sofijes, ditën e regjistrimit 25 Maj 1930, ishte regjistrue me d.l. (ditëlindje, AL) vitin 1909, por me kërkesën e vetë personit, me Vendimin Nr.1, dt. 2. I. 1931, të Gjyqit Paqit Shkodër, këtë datëlindje e ka korigjue në d.l. (ditëlindjen, AL) 1911. (shih, Çertifikatën në fjalë që e sjellim të skanuar)
Studiuesi dhe eseisti Albert Vataj, me 30 shtator 2015, mbi bazën e kësaj Çertifikatë – Lindje, në gaz. Koha Jonë, ngriti mendimin e arsyetuar se, përderisa korigjimi ishte bërë nga vetë Migjeni personalisht si i datës 30 shtator 1911, në një kohë kur kalendari i vjetër/stili i vjetër nuk përdorej më, kjo datë duhej fiksuar. (shih, www.kohajone.com›Magazine)
Ndërkaq ne kemi siguruar nga Dosja Migjeni e M. H. Shkodër, disa Dokumente autentike të cilat edhe përpara regjistrimit të përgjithshëm të vitit 1930, e përmbajnë datën, muajin dhe vitin 30 shtator 1911. Bëhet fjalë për disa Dëftesa shkollore të Migjenit, një e vitit 1923-1924 dhe tre në Bitola/Manastir, të cilat i sjellim të fotoskanuara. Tre të shkollës teologjike, në Bitola përmbajnë datimin 30 shtator 1911, kurse një e shkollës fillore ka një korigjim me dorë përsipër. (?!) Në to shkruhet qartë emri Milosh Nikoliç, prindi Gjoko ose Gjorgje, mamaja Sofija Kokosheviç etj.
Ndërkaq edhe mbas këtyre “korigjimeve” finale, çuditërisht na ridel përsëri mbi ujë vitlindja e vitit 1909?! E kishin “korigjuar” nëpunësit e gjendjes civile, por nuk e kishin shënuar në regjistrin e lindjes, as në feden e kishës apo si?! Kujt duhej t’ia rrasnim tashti fajin, simbas metodës së dekanit?!
Më 1954, Dioniz Bubani, kishte shpallur “Zbulesën”: “Korrektimet e Vargjet e Lira po i bënte Qemal Stafa”… “shokët komunistë të Tiranës e kishin detyruar poetin proletar të shkonte për shërim në Itali, madje na kishin mejtuar edhe për shpenzimet edhe ia kishin nxjerrë Pasaportën”… (Dioniz Bubani, “Migjeni, Poeti i Rinisë”, 1954, shih vjersha, “Vargjet e Lira” f 40-42; vjersha “Poeti ynë je Migjen!’, f 50-51)
Të gjitha këto nuk i pëlqyen shokut Enver, i cili më 1936, kishte qenë edhe ai një bashkëpunëtor sekret i revistës Illyria, siç ne e kemi botuar tashmë… Por, nuk i kishin pëlqyer as shokut Skënder…
Ja që doli se studiuesja Admirina Peçi i rizbuloi nga ish Arkiva e KQ të PPSh në AQSH, se na kish patur në Dosjen Migjeni, nr. 1 (170), dorëshkrime autentike të Migjenit të ruajtura me amanet nga dëshmori Jordan Misja nga Haki Llazani, që i kishte dorëzuar me 16 gusht 1956. Skënder Luarasi e paska ditur e pakta qysh me 11 nëntor 1961 dhe e paska fshehur këtë fakt, në ribotimin e vitit 1961! (A. Peçi, “Shqiptaria.com, 18 tetor 2015;www.shqiptaria.com; shih, www.nacionalalbania.al;shih edhe fotoskanimet me komentet tona me këtë rast publikimi.)
Po I. Kadareja dhe M. Zeqo, që kanë patur akses për të hyrë në atë Arkiv të KQ PPSH dhe në Arkivin e Shtetit, pse heshtën?! Pse heshti “pronaria” e pasinqerta Angjelina…?!
Por, ka edhe më: Prof. Dh. S. Shuteriqi, dinte me kohë edhe për disa dorëshkrime të Nuri Llazanit… (Dh, S. Sh, “Marin Beçikemi dhe Shkrime të tjera”, bot. 1987, f 304 – 305, “Në 75 vjetorin e lindjes së Migjenit”)
Pse heshti e gjithë tufa ish enveriste e kritikëve e konvertuar në disidentë…
Ja pra, z. Angjelina: që nuk i paska djegur nga frika, plaka e Shurbanit, siç deklarohve me nervozizëm në 10 tetor 2011 në Simpoziumin “Migjeni i shekujve”! Ti deklarove po ashtu siç e kish përfunduar hulumtimin dekani Luarasi i M(b)igjenologjisë qysh më 1956-1957, kur i kishin erdhur dorëshkrimet me korigjimet, redaktimet e anëshkrimet origjinale postume, nga Torino nga Jakov Milaj… (Radhori/Defteri…)
Po pse kishte heshtur i ndershmi S,L., mbas vitit 1961, për gjetjen e këtyre Dorëshkrimeve Autentike, kur i kishte parë me sytë e tij dhe vërtetuar me firmën e tij?!… Kishte ndonjë ndryshim kaligrafia e Migjenit me atë të Italisë…
Kështu Petro, deshe ta rregulloje babanë, nuk ia nxore sytë, por them se ia hoqe vetullat… edhe motra deshi të të mbronte ty me atë sajdisjen, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”… Besoj se do t’ua kthej përgjigjen të plotë…
Si përfundim dëshirojmë të themi se edhe, luhatjet midis etnive, përdorimet, korigjimet e rikthimet, lojrat me datimet etj, duhet të jenë bërë për nevoja imediate e të brendëshme, të cilat studiues më të specializuar e më të thelluar le t’i saktësojnë.
Do shihemi e do dëgjohemi prapë…

(gazetaeprizrenit.net)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Migjeni dhe Arshi Pipa



(Shkruan: Fahri Xharra)

Arshi Pipa (1920 – 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali).



Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel e të tjerë), ku shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”, që është vepra poetike më e mirë e poetit.
Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara amerikne (Kolumbia, Kaliforni, Minesota e kështu me radhë).
Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:
1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.
Në poezi janë vëllimet shqip: “Lundërtarë”, “Libri i Burgut”, “Rusha” dhe “Meridiana”. Me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar.
Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: “Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare”, “Fan Noli si një nga figurat kombëtare dhe ndërkombëtare shqiptare”, “Humanistët italo-shqiptarë”, “Bisedë përmbi Kadarenë”, “Fenomeni Kadare” e të tjerë.
Arshi Pipa i kishte disa pargjykime të gabuara të shkruara për Migjenin, të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari: “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime, derisa arrin në përfundimin që Migjeni, megjithëse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë kombëtare.
“Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsín shqipe ka qenë nji mësues katundi”.
Sa gabim nga Arshi Pipa!
Ky përfundim i Arshi Pipës është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip.
“Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.
Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si orthodoks i Shkodrës Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje, shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe.
Largimin nga tradita Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja e të tjera; sintaksa e tij nuk është tamam shqip.
Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së tij serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.
Për shpjegim të drejtë: I gjyshi i Migjenit, Nikolla Dibrani quhej me këtë mbiemër gjenerik, se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare të Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shpërngulur nga mezi i shekullit të XIX.
Kemi plot familje të shpërngulura në këtë qytet të Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e të tjera.
Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës orthodokse në Shkodër. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme në Mal të Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithë banorët e asaj krahine shqipen për gjuhë amtare.
Nikolla Dibrani, kur humbi jetën në Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjokën (Gjergjin) dhe Kriston, fare të vegjël (zemrashqiptare.net).
Kurse Fritz Radovani e thotë: Kjo mungesë për të vërtetën e Migjenit vjen nga mosnjohja dhe studimi i At Gjergj Fishtës, i cili e ka thanë mbi 73 vjetë përpara cili asht Milloshi i Gjergjit…
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,061
Pikët
113
Arshi Pipa ne perputhje me interesin dhe kerkesen e padronit te tij nxorri teorine se Shqiptaret nuk kane nje origjine te perbashket. Geget jane pasardhes te Ilireve ndersa Tosket jane pasardhes te Trakeve. Qellimi ishte percarja e Shqiptareve dhe krijimi i nje dualiteti te ngjashem me ate ne Jugosllavi ndermjet Serbeve dhe Kroateve.
Tradhetar!
 
Last edited:

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
MBI IDENTITETIN ETNIK TË MILLOSH GJERGJ NIKOLLËS – MIGJENIT (1911-1938)

PËRMES NJË LEXIMI TË RI TË POEZISË KANGË NË VETE


Author(s): Kristaq Jorgo
Subject(s): History
Published by: Përpjekja

Summary/Abstract: Në esenë e vet “Poshtërimi në Ballkan”, Ismail Kadare ndër të tjera shkruan: “Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak. […] Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendësuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare, që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë. Migjeni, për nga prejardhja, për nga studimet, e për nga gjuha, mund të ishte një shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t’i jepte atij hapësirë e mundësi, në dukje, më të madhe se Shqipëria e sertë, e varfër dhe kryeneçe. Por ai, jashtë çdo përfitimi, madje kundër tij, e bëri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrënjësore, e sinqertë, e plotë. I dashuruar “tragjikisht”, siç shkruan, pas botës së shqiptarëve, (ka gjasë që viset e Perëndimit, për të cilat ai kishte gjithashtu një “dashuri...
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Behar Gjoka: Migjeni është sllav? E çfarë pastaj… sikur të ishte?

Mbi ‘origjinën jo shqiptare’ të Migjenit është folur prej kohësh. “Është me origjinë malazeze”, është thënë. S’është e vërtetë? Studjuesi i letërsisë shqipe, Behar Gjoka, nënvizon dy gjëra lidhur me këtë argument në një shkrim të tijin në Gazetën Shqiptare. Nuk dihet me saktësi që ai nuk është shqiptar, thotë Gjoka. Duke lënë mënjanë ca “njerëz që janë në rrethin e gjakut të poetit, të cilët pretendojnë e provojnë origjinën e tyre sllave”, Gjoka është i mendimit se kjo tezë ngrihet mbi dy fakte që nuk janë shumë domethënëse: 1. Migjeni ka bërë shkollën fillore në Tivar (kush na siguron, pyet studjuesi, se Migjeni nuk bën pjesë në pjesën shqiptare të Tivarit?), dhe 2. Migjeni ka dhënë mësim në Vrakë, ku banojnë edhe banorë serbo-malazezë.
Por në fund të fundit – dhe kjo është gjëja e dytë e nënvizuar në shkrimin e tij, me anën e së cilës hiqet fare nga fokusi diskutimi mbi origjinën – sidoqë të rrahim ujë në havá, atdheu i shkrimtarit është letërsia, dhe gjuha në të cilën ai shkruan. Shkurt, lë të kuptohet Gjoka, Millosh Gjergj Nikolla është një shkrimtar shqiptar.

E.G.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Avni Rustemi, hero apo vrasës me pagesë?/ Plas debati në “Open”, Gjekmarkaj: Edhe Skënderbeu…



Në 22 shtator të 2020, presidenti Ilir Meta vlerësoi Avni Rustemin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Pas kësaj shumë teori kanë dalë në dalë në ditë, ku shumë persona mendojnë se ajo dekoratë nuk duhej dhënë, pasi Rustemi ishte vrasës me pagesë, ndërsa të tjerë mendojnë se ai ishte hero i popullit. Një debat i tillë u nxit në studion e emisionin “Open”, ku analisti Agron Gjekmarkaj dhe ish-deputetja Melisa Doda ndanin mendime të kundërta.
Doda tha se sipas saj dekorimi i Avni Rustemit ishte i gabuar, pasi sipas saj ai ishte një vrasës me pagesë. Ndërsa Gjekmarkaj e cilësoi atë si hero të popullit, duke risjellë shembullin e Skënderbeut ku tha: “Edhe Skënderbeu merrte para nga Napoli për të luftuar ndaj turqve, por ai nuk ishte vrasës me pagës por hero”.

Melisa Doda: Avni Rustemi për mua nuk duhet të nderohet.

Agron Gjekmarkaj: Ajo që e ka përmbyllur më mirë se kushdo është ajo e Gjergj Fishtës. Kur ai u nis për Paris, ishte Zogu, Gurakuqi. Ai është hero dhe një model për mbrojtjen e vendit.

Melisa Doda: Nuk kundërshtoj absolutisht Esat Pashë Toptani është një person i dënuar nga historia. Avni Rustemi në aktivitetin e tij u soll si një person vrasës me pagesë.

Agron Gjekmarkaj: Ai ka qenë mësues, nuk dëshironte të bëhej vrasës, u bë për arsye kombëtare. Esat Pashë Toptani ishte me Antantën, do të bëhej Shqipëria e vogël.

Agron Gjekmarkaj: Skënderbeu vrau se pagoi Napoli ndaj Turqve, vrasës me pagesë është? Ju thoni është vrasës me pagesë dhe unë them që është hero.

Melisa Doda: Për mua një vrasës me pagesë nuk nderohet dhe për mua Avni Rustemi ishte i tillë.

Top Channel
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Ish-këshilltarja e PD-së: Avni Rustemi ishte vrasës me pagesë, t’i hiqet busti nga Tirana. Atentati ndaj Esat Pashës, akt terrorist

(Libohova Online)

Dekorimi i Avni Rustemit nga presidenti i Republikës me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur reagime. Një pjesë e madhe e komunitetit tiranas, ka dalë kundër vlerësimit, duke qenë se për ta akti i Avni Rustemit, është akt terrorist.
Bogdani e cilëson Avni Rustemin killer me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.
Mirela Bogdani, ish-këshilltare e PD në Bashkinë e Tiranës dhe përfaqësuese e shoqata “Tirona Intellectum”
“Në dekorim ka terma komunist, ‘asgjësimi’ ishte akt terrorist”
Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi, për të cilin, ai që komuniteti e sheh si killer me pagesë, është patriot.
Xhufi thotë: “Unë e miratoj dekorimin e dedikimin që i bëri presidenti. Avni Rustemi idealist, ndërsa Esati njeri i kulisave”. Xhufi gjykon se për të kuptuar Avni Rustemin, duhet ditur se kush ishte Esat Pasha për çka përmend faktin që varri i Esat Pashës është në varrezat e serbëve dhe nderohet nga ministrat serbë.
Prej vitesh, qasja ndaj Esat Pashë Toptanit, ka qenë e ndryshme. Aktet e tij, që qenë cilësuar si tradhti, janë rrekur të shpjegohen, ndonëse për të, mendimet nuk janë unifikuar kurre.
“Esat Toptani nuk është tradhtar siç̧ e tregon historiografia komuniste dhe Avni Rustemi nuk është hero, madje vrasja e Esatit pre tij, është një njollë”, thotë Mirela Bogdani
Për Pëllumb Xhufin, situata në të cilën, Rustemi ndërmori aktin ekstrem, ishte tejet komplekse.
“Kur u krye atentanti, Esati po i bente gjëmën vendit në Paris. Esati kishte cunguar vendin dhe kishte unifikuar me serbët” doganat e përfaqësitë diplomatike”, thotë historiani.
Ato që janë qëndrimet e historianëve, nga kryetarja “Tirona Intelectum”, shihen si këndvështrime komuniste.
Për Xhufin, Esat Pasha ndërsa gjendej në Paris po organizonte një kryengritje në Shqipëri që do te rrëzonte qeverinë e Lushnjës, që t’i hapte udhë, planin të tij me serbët.
Por si mund te lexohet sot, politikisht, një akt i tille në një luftë që përtej kufijve të shtetit shqiptar, ishte edhe përplasje politike?
Për Bogdani, motivacioni është skandaloz, ndërsa për Xhufin, eliminimi është një formë ekstreme e luftës politike.
Xhufi i ndan kohët me njëra-tjetrën, kur është fjala për mesazhin qe jep sot dekorimi i Avni Rustemit për një vrasje në ditët tona.
“Avniu djalë i mësuar, ndërsa Esati njihte vetëm paranë”, thotë historiani.
Ndonëse vrasja e pashait ishte e 100 viteve më parë, sic thote Xhufi, paralelizmat nuk mungojne.
Për Bogdani, dekorimi i Avni Rustemit për vrasjen e Esat Pashës, jep mesazhin e pushkës për kundërshtarin.
Megjithëse historia e këtyre dekadave i ka trajtuar këto të dhëna për dy figurat historike, dasitë e dy qëndrimeve janë kryekëput të ndryshme, deri në kërkesën për heqjen e përmendores për Avni Rustemin.
Bogdani thotë se shoqata e saj, kërkon të hiqet busti i Avni Rustemit, ndërsa Xhufi, shprehet se tiranasit duhet të gjejnë referencë tjetër, jo Esatin, pasi mes Toptanasve, ka pasur shumë patriotë madje Esati, është eksepsion.
Kur pyetet për termin “asgjësimin e armikut të brendshëm” si motivacion dekorate, Xhufi, thotë se në luftë gjërat janë më të thjeshta.
Megjithekete, dekorimi per nje vrasje per Xhufin nuk promovon vrasjen e kundërshtarit sot.
“Dekorimi i Avni Rustemin nuk promovon vrasjen. “Shqipëria sot ka integritet, veç kur e shesin…”, thotë Xhufi.
As për Avni Rustemin as per Esat Pashën, nuk duket të ketë një mendim të unifikuar se afërmi. Liria na jep të drejtën të mendojmë ndryshe edhe kur dasitë janë mbi heronj e tradhtarë.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Austriakët më 1914: Dyshojmë se Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali, Janinën



(Armand Plaka)

Qemal Beu dhe trupat shqiptare iu drejtuan Janinës në Luftën Ballkanike; por në vend që të hidhen përkrah garnizonit të rraskapitur turk, u tërhoq mënjanë, duke pritur; gjuhët e liga pretendojnë se ai pati marrë rryshfet në monedha ari nga grekët dhe sot e kësaj dite faji për atë që Janina sot është e Greqisë, i vishet atij. Sidoqoftë, ndikimi i Qemal Beut në jug të vendit ishte aq i madh saqë ai ishte në gjendje të krijonte një “qeveri të përkohshme” për të gjithë Shqipërinë në Vlorë; Esadi, si ministër i Brendshëm, gjithashtu ishte pjesë e kësaj qeverie për disa kohë. Por ngaqë të dy nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit, Esadi sërish u largua dhe që nga ajo ditë të dy janë tashmë kundërshtarë të hapur.
Qemal beu gjithmonë kishte një kokë të vetën e, megjithatë, nuk posedonte autoritet të mjaftueshëm për t’i bërë gjërat që donte. Kur Qemal beu e gjeti veten gjithnjë e më të vetmuar, ai bëri gabimin të merrej me politikë, duke marrë me vete gjithë rrezikun; ai negocioi me Turqinë në lidhje me mbështetjen e Shqipërisë, kështu ai u përfshi në çështjen “Beqir Grebeneja” dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, s’kishte ndër mend të bënte shaka. Në Durrës, në hotel “Adriatik”, shpesh mund të rastisësh të takohesh me një njeri gjigant nga shtati, që mban ca kaçurrela të zeza në kokën mbi qafën e një “demi”, e i cili është kërcënuar njëzet e gjashtë herë me “litarin e mëndafshtë”: Dervish Hima beu. Si redaktor i gazetës “Skipetari”, Hima beu e sfidoi shpesh regjimin xhonturk, pa iu dridhur qerpiku; guximi i tij i madh në këtë luftë gazetareske, e cila i vuri dhe jetën në rrezik të vazhdueshëm, i siguroi atij një pozitë të shkëlqyer në vendin e tij të ri.
Prenk Bibdoda, kreu i mirditorëve, është krejtësisht ndryshe nga tipat e përshkruar më parë; ai ka shtëpinë e tij mikpritëse në Shkodër, pasi u kthye në atdheun e tij nga shumë vite “burg i artë” pas rënies së Abdyl Hamitit nga Stambolli e tani është mbi gjashtëdhjetë vjeç. Si kryetar i fisit të mirditorëve, luftoi kundër malazezëve në rininë e tij të hershme; arsimimi i tij vlerësohet si i gjerë; një bibliotekë e pasur, veçanërisht në italishte, zbukuron studion e tij; ai u përpoq t’i kultivonte mirditorët, të njohur si cuba; Donte të pajtonte 250 familje që ishin në gjakmarrje, por plani dështoi e, madje, vetë Prenka u kërcënua me vdekje.
Një histori e errët ka qarkulluar ndërkaq në gjirin e familjes së tij: martesa e parë e Prenkës ishte pa fëmijë; e ngaqë e ëma e tij nuk po e duronte dot më turpin (pasi në Shqipëri është turp për një grua të mos ketë fëmijë) dhe ngaqë martesa nuk mund të përfundonte dot në divorc (mirditorët janë katolikë), mbrojtësja e nderit të familjes, atëherë rrëmbeu pushkën dhe qëlloi mbi nusen e saj. Vetëm kohët e fundit Prenk Bibdoda u martua për herë të dytë, me një grua bjonde e të bukur, e cila ndiqet në çdo hap nga një truprojë. Një luftëtar i vjetër endet çdo ditë në rrugët e Vlorës; trupi i tij është i përkulur përpara, kostumi kombëtar zbulon patriotin e vërtetë dhe gjithçka që ai ndesh i përkulet, duke e përshëndetur me frikë (respekt): Isa Boletini. Në rini ai shkëlqeu në qitje dhe u mbiquajt “qitësi i zogjve” pasi mund të shtinte i sigurt mbi një zog edhe gjatë fluturimit.
Aventurieri u bë tmerri i qarkut të Mitrovicës, deri sa Abdyl Hamiti e thirri atë më pas në Stamboll. Ai i refuzoi titujt dhe ofiqet që iu ofruan, por mori një pension përkundër premtimit për t’i qëndruar besnik sulltanit; por ai e theu premtimin e tij kur Shefqet Turgut dhe Mahmud Shefqet Pasha kryen ekspeditat e tyre mizore kundër Shqipërisë, e u bë kësisoj kreu i lëvizjes revolucionare. Pas shtypjes së kryengritjes shqiptare, ai iku në Mal të Zi dhe prej andej organizoi një kryengritje të re, e cila zgjati deri në shpërthimin e Luftës Ballkanike. Isa Boletini është një kalorës shqiptar i prerjes së vjetër, një karakter i tillë i ashpër fshatar, një gjigant i qeshur.
Kujt mund t’i shkojë ndër mend se ai është ekzekutuesi i 150 vetëve? Sot ky lis është pa rrënjë; kalaja shkëmbore e Boletinëve afër Mitrovicës është shkatërruar dhe pronat e Isës janë konfiskuar nga serbët. Hasan bej Prishtina është parlamentar, sikurse Ismail Qemali, por më diplomatik dhe më i zhdërvjellët se ai; ai aktualisht është në Durrës dhe është tip modern shqiptar; flet frëngjisht, mban çizme lëkure të lustruara dhe është kujdesur mirë për duart. Ashtu si Esadi, megjithatë, ai ende mban feste dhe përçmon kostumin tradicional vendas. Fillimisht kundërshtar i autonomisë së Shqipërisë, ai u bashkua në radhët e autonomistëve pas shpërthimit të Luftës Ballkanike.

(gazeta tema)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Isa Boletini dhe Ismail Qemali tradhtarë të Shqipërisë?

Ata qe nuk e njohin mire te shkuarën, janë te dënuar qe te përsërisin herë pas here gabimet e se shkuarës por me kosto shumë të lartë. E vërteta historike është mision për një historian te vërtet. Betimi i historianit duhet te jete e vërteta dhe vetëm e vërteta, pasi ai është hetuesi, prokurori dhe gjyqtari ne punën e tij. Duke qene se kam studiuar për histori dhe juridik këtë pune di ta bej mire, dy here. Ka nga ata qe me sugjerojnë qe unë nuk duhet te them te vërtetën gjithmonë pasi ne si komb na duhen mite, heronj dhe tradhtar qe ne fakt i ndau si te tille politikisht epoka komuniste por jo historia, se ajo nuk merret me etiketime dhe epitetime si hero apo tradhtar. Fshehja e te vërtetës ne këtë rast, është akt shume i rend kundër etikes profesionale dhe interesit kombëtar pasi një komb qe nuk njeh historinë e tij, do përsëris gabimet e se shkuarës. Kushdo qe mendon se duke mashtruar ka ndihmuar kombin e tij është shume gabim, sepse ai e ka çuar shtetin dhe kombin e tij ne rruge pa krye. Ne shqiptaret kemi shume histori dhe nuk kemi nevojë për mite, mashtrime dhe rrena por për te vërtetën qe na është fshehur, për te na sunduar dhe zhdukur.

Ne punën time si historiane, jam munduar te jem shume besnike dhe e sinqertë me faktin dhe ta transmetoj atë, si është dhe ne asnjë nga studimet e mija historike, nuk ka një etiketim për një figure historike si hero apo tradhtar dhe nuk do te këtë kurrë se kam një standard njerëzor dhe profesional te lart. Unë vlerësohem ne pune për sjelljen e fakteve dhe argumenteve mbi to ne mënyre te paanshme dhe pa u përfshire vet emocionalisht dhe tek librat e mi jam shume e ftohte, ndërsa ne jetën time private ne komentet, vlerësimet, mendimet eshte e drejta ime ti shpreh ato edhe ngrohte sepse tjeter eshte shkrimi i historise ne baze te fakteve dhe tjeter mendimi im per to. Te drejtën e shprehjes dhe mendimit ma ka dhëne ligji dhe Zoti dhe për këtë nuk i jap askujt llogari për aq kohe sa ruaj etiken dhe edukatën.

Tek dy librat e mi “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918” dhe tek libri “Si e krijoj Austria-Hungaria shtetin shqiptar 1912-1913”, sillen skenat dhe prapaskenat e pavarësisë, krijimit te shtetit, copëtimit te territorit sipas arkivave dhe autoreve te huaj dhe vendas. Ne te dy studimet unë si autore sjell fakte dhe nuk mbaj vet asnjë qëndrim dhe kush i ka lexuar ato libra e di këtë. Madje jam kritikuar qe unë nuk mbaj qëndrimin tim dhe nuk jap mendimin tim qe ne fakt duhet ndonjëherë por e kam bere për te ruajtur ftohtësinë dhe objektivitetin dhe për aq kohe sa do shkruaj libra historik nuk do ta bej kurrë këtë. Shoh qe është përmendur emri im ne disa komete portalesh dhe njerëzish xheloz apo te pa informuar, por asnjë prej tyre nuk ka lexuar shkrimet e mija apo librat e mi, dhe kjo është një nivel kaq i ulet, sa me nuk ka. Njeriu kundërshtohet për punën e shkruar ne baze te fakteve. Ne histori nuk merret njeri me autorin personalisht por me faktin, sillen faktet qe vërtetojnë apo hedhin poshtë një fakt.

Vijmë me konkretisht ne teme. Ne prag te pavarësisë dhe copëtimit te vendit ka pasur disa faktor te jashtme dhe te brendshëm qe ndikuan për copëtimin e Shqipërisë. Përgjegjësia kryesore është e Fuqive te Mëdha qe coptuan vendin tone për te ruajtën paqen midis tyre por qe se ruajtën dot edhe duke bere kurban trojet shqiptare. Një fuqi ishte ajo qe donte një Shqipëri me troje etnike për interesat e saj kundër pansllavizmit dhe kjo ishte Austria dhe luftoi nga 1878- deri 1918, sepse kjo gjë i duhej asaj vet. Ajo lidhte ekzistencën e vet perandorisë Austriake me ekzistencën e Shqipërisë dhe si e tille pa diskutim qe do bënte gjithçka për te arrit këtë, pasi kjo ishte qenie apo mos qenien me për ata vet si shtet, pastaj për shqiptaret. Dihet se ca ka bere Austria qe nga albanologjia, marrëveshjet me jashtë me fuqitë e tjera, kërcënimet me lufte, ultimatume , mobilizim ushtarak me kriju Shqipërinë si shtet. Vetëm mobilizimi ushtarak i saj me 1 milion ushtar ne 1912- 1913 i kushtoi me dhjetra miliard dollar. Ne këto kushte një pjese e klasës politike shqiptare u mbështet tek Austria, dikush tek Italia, dikush tek Anglia dhe me radhe.

Perandoria Osmane ishte dobësuar shume dhe kishte konflikte me vendet Ballanike, te cilat donin te bëheshin Perandori ne tokat e shqiptareve dhe u lidhen ne Ligen Ballkanike për ti dhëne fund Perandorisë dhe me te edhe Shqipërisë. Serbia sipas te dhënave te arkivit Austriak, Serb, etj dhe te dhënave te sjell nga autor te ndryshëm Swire, Durham, Cana, etj, hyri ne marrëveshje me me disa drejtues shqiptare qe ta çlironin vendin bashke dhe me pas ata do u jepnin shqiptareve disa te drejta. Furnizimin me armë për kryengritjen do ta bënte Serbia sepse kryengritësit nuk kishin ku te mbështeteshin dhe kryengritja do fillonte kur Serbia te jepte urdhrin. Vet Dhimiter Apis i Dorës se Zeze( ai qe u be shkak për fillimin e luftës se pare Botërore) u takua me Buletinin dhe shqiptaret u zotuan qe te ruanin serbet e Kosovës dhe ashtu u be. Durham shkruan se Buletini i ruajti serbet( qe donte ti dëbonte turku nga Kosova ) por Serbet nuk e mbajtën fjalën. Pashic kërkoi bashkëpunim për çlirimin e Kosovës por nuk u premtoi shqiptareve autonomi, pavarësi jo qe jo, sepse ishin sipas tij, te papjekur për te bere shtet. Ai donte vetem aneksimin e Kosoves. Ne këto kushte filloi kryengritja dhe ne korrik 1912, kryengritësit kërkuan shpërndarjen e parlamentit osman, rrëzimin e qeverise dhe zgjedhje te reja( pak a shume ca kërkon politika jon edhe sot). Kryengritësit ishin kundër Xhon Turqve dhe kërkonin përfaqësim politik, pra deri ne korrik nuk kishte as kërkese për autonomi as për pavarësi. Ne gusht ne Shkup, shqiptaret e kishin ne dore perandorin qe te shpallnin autonominë ose pavarësinë dhe nuk e bene, se pati mosmarrëveshje midis tyre pasi Buletini me grupin e tij donte te shkonte ne Selanik dhe te nxirrte Abdyl Hamitin nga burgu dhe ta vendoste ne pushtet atë ne Stamboll. Te njëjtën gjë bene një pjese e shqiptareve edhe nga ana e Malit te Zi, se bashku me trupat malazeze luftuan kundër osmanëve. Nëse ne Shkup do ishte shpallur pavarësia, historia e shqiptareve mund edhe te kishte ndryshuar. Ndërhyri ne loje Austria ne këtë kohe dhe i kërkoi Portës autonomi për shqiptaret ne 17 gusht 1912 dhe bashkimin e 4 vilajeteve dhe ajo e pranoi këtë gjë ne parim, por ndërkohe Liga Ballkanike filloi sulmin ndaj osmaneve dhe raporti i forcave ishte 320 mije me 750 mije ushtar për Ligen Ballkanike qe mbështetej me armatim nga Rusia. Pra për trojet shqiptare luftonin 1 milion ushtar dhe shqiptaret ishin ca me një fuqi Ballkanike ca me një tjetër, ca neutral. Nuk pati asnjë ushtri shqiptare se edhe te kishte nuk luftohej dot me 1 milion ushtar, kështu Shqipëria u vu para zhdukjes. Serbet dhe Fuqitë Ballkanike e zaptuan territorin dhe filluan masakrat mbi shqiptaret, ku u vranë me mijëra.
Analiza historike
A duhet te bëheshin disa krerë me fqinjët apo te rrinin ende me osmanet? Disa mund te thonë po sepse xhon turqit nuk u jepnin te drejta shqiptareve, disa mund te thonë jo se fqinjët na donin te na zaptonin territorin dhe te na zhduknin, asimilonin dhe dëbonin. A mund te kishim një ushtri shqiptare qe te çlironte vet trojet? E pamundur ne ato kushte pa ndihmën e një fuqie të madhe. Nëse beri mire kjo apo ajo figure politike qe beri këtë gjë apo atë gjë, kërkon një analize te thelle historike bazuar ne faktet dhe pasojat qe erdhën me pas. Edhe Toptani, Bib Doda, Zogu, Hoxha dhe madje e këta sot, kane pasur marrëveshje te hapura apo te fshehta me serbet. Gjithmonë ua kane sabotuar marrëveshjet vendet e mëdha qe kane interesa ne Ballkan. Gjithmon serbet nuk e kane mbajtur fjalen dhe gjithmon kane kerkuar vetem territor nga ne.

Vijmë ne Jug te vendit qe nuk beri kryengritje ndaj Osmaneve. Diheshin pretendimet Greke për Epirin dhe aty Greqia mendonte se e kishte kontrollin me ane te agjenturave te veta, investime me fe dhe shkolla. Marrëdhëniet e Qemalit me Greqinë kane qene te shkëlqyera dhe ne kushtet kur ne Greqi, shumica e popullsie ne atë kohe ishte Arvanite ishte normale, por kur erdhën kretanet ne pushtet, ata u tregun agresiv ndaj elementit shqiptar si ne Greqi edhe ne Shqiperi. Greqia pretendon se ne 1908, ka një marrëveshje me Qemalin qe Epiri i kalon Greqisë deri ne Karaburun te shkruar me dorën e tij, për ta pasur për prove. A ka shkuar ndonjë historian shqiptar ta shohi dokumentit arkivor e ta vërtetoj? Jo asnjë. Ja edhe nëse e ka shkruar, a kishte vlere ajo dhe a ka ndikuar? Disa thonë jo e disa thonë po. Serish duhet analizuar dhe vërtetuar kjo gjë. Ndërkohe Konsulli Austriak e akuzoi se ai i kërkoi atij qe ti jepej Janina dhe Çameria, Greqisë, po edhe disa shqiptare e akuzonin ate gjithashtu. Greqia do ndihmonte për krijimin e shteti shqiptar me municion por vetëm ne veri pasi ne jug ajo kërkonte te gjithë Epirin. Kështu ne 1911 ne memorandumin e Greces, Qemali u konsultua me ta dhe Greqia ishte dakord sepse ishte larg saj. Por ne 1912, Qemali tregoi zgjuarsi politike se bashkëpunoi me Austrinë dhe Berchtoldi e thirri dhe i dha një anije qe te shkonte e ngrinte flamurin, me qellim ta kishte një qeveri ne terren dhe Vlora nuk u pushtua sepse nuk e la Austria, Italia dhe Gjermania.
Analiza historike
A duhet Jugu te bënte kryengritje ne këtë kohe. Nëse po pse edhe nëse jo pse? Vijmë tek Qemali a kishte marrëdhënie te mira me greket? A e ka dëmtuar çështjen shqiptare kjo gjë? Dikush mund te thotë po, dikush jo, por kjo duhet analizuar dhe vërtetuar me fakte. A ka merita Qemali? Po. Ishte diplomat dhe politikan kalibri qe ne një moment historik diti te lozi dhe arriti me aq sa mundësi kishte, te ngrinte flamurin dhe pretendimet etnike te shqiptareve. Fuqitë e mëdha e akuzuan me pas për grusht shteti për rikthimin e Shqipërisë me Turqinë dhe e detyruan te dorëhiqej dhe largohej nga vendi. Kjo serish duhet analizuar nëse ishte apo jo ashtu siç ato e akuzuan.
Një historian sjell faktet historike ai nuk krijon fakte por thjesht i gjene dhe i përcjell ato, i krahason analizon dhe asnjëherë nuk mban qëndrim personal subjektiv. Pastaj ne baze te fakteve shihen shume gjera te tjera. Kush është qëllimi me i lart i një kombi? Te ruaj jetën, gjuhen, kulturën, traditat, ekonominë dhe territorin e tij mbi te gjitha. Cenimi i jetës dhe ekzistencës se një kombi dhe i territorit janë te panegociueshme dhe te paamistueshme dhe politika gjithmonë duhet te bej kujdes qe te mos i prek keto limite kurrë. Ai qe ka lexuar librat e mi, e di shume mire qe aty nuk ka asnjë rresht nga mua por puna ime është sjellja e fakteve historike.
Këto ngjarje historike rrëfehen tek dy librat e mi dhe ne fund te çdo faqe ka citim nga autoret dhe arkivat qe i kam mar dhe nuk ka asnjë gjë nga ana ime. Kjo është puna ime profesionale. Një individ i zgjuar lexon, heton dhe nxjerr mësime nga historia, ndërsa një njeri pa mentë e fsheh atë sepse mendon se duke fshehur gabimin i shërben vendit te vet, ndërkohe qe e do e perserise serish po atë gabim, por pasojat herën e dyte janë me te mëdha.

Vërejtje
Liria ime e te shprehurit, menduarit janë te panegociueshme, pasi ato vijnë mbi qenien time. Mënyra se si unë jetoj jetën time është ne përputhje me etiken, edukatën dhe unë kurrë nuk i shkel ato qofte ne marrëdhëniet personale por edhe ato me publikun. Jam një njeri qe shoh vetëm pune time dhe nuk i bie ne qafe askujt. Një kor me lloj lloj njerëzish shpirtvegjël dhe me njohuri te kufizuara ne këtë fushë dhe qe shpesh as kane lexuar ndonjë libër ne jetën e tyre, duke marre shkrime nga portale qe i botojnë ato për klikime dhe bëjnë statuse dhe komente ndaj meje dhe kjo thjesht për shkak te xhelozisë se suksesit ne pune time, sukses qe unë e kam me mund, djerse dhe gjak qe i dedikohet një pune gati çnjerëzorë. Këtë kategori nuk e kam fare ne konsiderim, pasi shkrimi është për publikun e edukuar dhe qytetar qe ka kulture te lexuari dhe kulture personale , pasi kjo kategori nuk do kuptoj asnjë rresht nga këto qe unë kam shkruar, se e ka te limituar te kuptuarin. Ne lidhje me librin e fundit qe është dokumenti me i vjetër i gjuhës shqipe, kam pare gjithashtu disa pakenaqsi per botimin e tij. Pse nuk duan disa qe ky dokument te ishte edhe ne shqip dhe ne anglisht? Ca pune ju prish ketyre njerezeve qe shqiptaret ta kene ate ne shqip, se nuk e kuptoj dot kete gje? Kujt i qenkan prishur interesat kaq shumë? Thjesht është kontributi im modest, me njohurit e mija dhe te ardhurat e mija personale për vendin tim dhe kjo nuk ka pse te shqetësoj asnjë. Ne këmbim te saj nuk dua asgjë, se unë e bej për vendin tim, se e kam per detyre. E di qe te merresh me historinë e Shqipërisë është shume e rrezikshme sepse preken interesa shume te mëdha por qëllimi im është mbrojtja e vendit tim me anën e shkencës.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
A po e humbin shqiptarët imunitetin kombëtar?

Nga Ndue Ukaj

Një shtet a komb, e përbëjnë tërësia territoriale dhe bota e tij shpirtërore. Ndryshe, çdo komb a shtet ka integritetin e tij territorial dhe atë shpirtëror, dy kategori të cilat s’bëjnë pa njëra tjetrën. Andaj, ashtu siç nuk guxohet dhe nuk duhet lejohet të cenohet integriteti i asnjë shteti, po ashtu nuk guxohet të preket imuniteti shpirtëror i asnjë kombi a shteti. Sepse ky imunitet, është forca që i vë në lëvizje gjitha damarët e kombit. Sulmet, përbuzja dhe përbaltja e figurave të shënuara kombëtare, është tendencë e rrezikshme që e vë në rrezik imunitetin e kombit tonë. Andaj, përballë kësaj gjendje të rrezikshme, duhet reflektuar drejtë dhe qartë, pa hamendje dhe ashtu siç parapërcakton nevoja për ta mbrojt kombin dhe figurat e shenjta të tij, nga sulmet e ndryshme.
Kur preket imuniteti shpirtëror i një shteti, atëherë rreziku me e cenua tërësinë e tij, integritetin e tij, është shumë i lehtë. Kjo për faktin se vetëm ky imuniteti shpirtëror, i bën kombet dhe shtetet të jenë të bashkuar dhe unik përballë sfidave. Madje, është ky imunitet dhe kjo nevojë psikologjike e kombeve, ajo domosdoja që i motivon qytetarët e saj ta mbrojnë tërësinë territoriale të tij.
Çdo komb, që dëshiron të gjallojë dhe të qëndroj stoik përballë të papriturave, e ruan të paprekshme kujtesën historike, historinë dhe heronjtë, e mbi të gjitha, ka masa preventive, që ta ruaj imunitetin shpirtëror kombëtar.
Si kurrë më parë, në kohën kur shqiptarët jetojnë si asnjëherë më parë të lirë, imuniteti kombëtar po ndjehet i kërcënuar. Ai, çdo ditë e më shumë po lëndohet, tani nga brenda, pikësëpari nëpërmjet tendencave të orkestruara dhe tejet të rrezikshme, që synojnë të cenojnë integritetin e figurave kombëtare, të proveniencës së caktuar.
A është lufta e ndytë politike kundër pjesës më vitale dhe më të madhe të figurave të ndritshme kombëtare, përpjekje për me shkatërrua imunitetin kombëtar? Përgjigja pa hamendje është po. A duhet lejuar shqiptarët një gjë të tillë? Pa hamendje, jo.
E kjo shtron pyetjen tjetër, a munden shqiptarët ta ruajnë të shëndetshëm imunitetin kombëtar, nëse ata lejojnë që të anatemohen figurat e ndritshme historike, mbi të cilat rrojë kombi ynë, si Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Ismail Kadare, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, e shume e shumë figura tjera. Përgjigja pa asnjë mëdyshje, prapë është jo e madhe. Kjo për faktin se në këto figura është thandruar historia dhe kujtesa jonë kombëtare. Andaj përpjekja me e tjetërsua atë, është e dështume.
Ka një kohë të gjatë që shfaqen hapur apetitet çoroditëse të disa grupeve religjioze në trojet shqiptare, që kërkojnë të tjetërsohet historia, pse dikujt ju paska tekur turqit t’i shohin vëllezër, ndërsa shqiptarët ateist, katolik, protestan dhe ortodoks, si të huaj. Ky soj diskursi, kohëve të fundit, i dalur në sipërfaqe lakuriq, realisht është rreziku më i madh për imunitetin tonë kombëtar, i cili ka bashkëjetuar dhe ekzistuar, vetëm duke qenë i tillë çfarë e njeh historia. Në emër të një doktrine të verbër ideologjike, që fryn nga erërat e këqija, tek ne, ka filluar të sulmohet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, anatemohet korifeu i kulturës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Bogdanin, gjuhet shigjeta helmesh kundër Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit, vjellët vnerë urrejtje kundër Faik Konicës, Mit’hat Frashërit, Fan Nolit, urrehet pamëshirshëm dhe përbuzet Nënë Tereza, ekskomunikohet dhe përjashtohet Ismail Kadare, stigmatizohet Ibrahim Rugova, e kush jo tjetër. Përballë këtyre hordhive, shteti duhet të veproj, ashtu siç vepron në çdo shoqëri, ngase përbaltja e figurave të ndritshme kombëtare, është kërcënim serioz i integritetit të tij.
Edhe në këto ditë vape e pushimesh, bisedat e bezdisshme për politikën dhe për fatin e kombit, janë të paevitueshme. Kudo dhe nga çdo kush. Kjo domethënë se ne ende nuk kemi tejkaluar fazën e embrionale të aftësisë për ta ruajtur të paprekur dhe të shenjtë identitetin kombëtar.
Shqiptarët, historikisht ka ndodhur që të bashkohen në kohë të vështira, ndërsa tani në liri, janë të përçarë, si është më së keqi. E ndarjet janë shumë të thella. Për më tepër, ato janë historike, politike, fetare dhe çfarë jo tjetra.
E gjithë kjo dëshmon për një gjendje të stërngarkuar, në të cilën duhet vepruar dhe reaguar me shumë maturi, me qëllimin më të mirë, të ruhet substanca kombëtare dhe imuniteti kombëtar i paprekur.
Shpjegimet e lehta për këtë që po ndodh janë të pamundshme. Ato të përimta, të orientojnë nëpër histori, ku kërkohen zakonisht shkaktarët e kësaj gjendje. Kjo arsye, çdo njeri racional e shtytë të bëjë analiza të thella dhe krahasimtare, në mënyrë që të arrij në konkludime të caktuara. Në të kaluarën shqiptare, ka pasur debate të shumta për plagët shqiptare. Madje, në kohën kur u bë Shqipëria, por lypsej bëheshin shqiptarët, u organizuan shqiptarët brenda rrymave dhe lëvizjeve të ndryshme shoqërore, me një qëllim, të hiqej ndryshku, prapambeturia dhe injoranca, plagë këto që kishin lënë pushtuesit dhe të organizohej kaosi i brendshëm kombëtar. Ishin këto vitet e arta, kur u bisedua shumë për nevojën që shqiptarët të kenë një identitet unik, pa nevoja për mbishtresa të ardhura dhunshme. E gjithë kjo çojë te nevoja e çlirimit nga e keqja, e për të cilën temë pata shkruar para disa kohe.
Sot, krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën hapur. Madje shohim se nën petkun e një fetarizmi që pretendon të bëhet model politikë e ideologjik, reduktohen tiparet dhe shenjëzimet që identifikuan dhe identifikojnë shqiptarët si komb me identitet të caktuar dhe qartësisht të njohur europian.
A ka nevoje shqiptarët të çlirohen nga e keqja?
Edhe naivet më të mëdhenj dhe patriotët e dalldisur, e kuptojnë se kombi shqiptar është në rrezik. Ai, nuk është unik, as në raport me historinë, as në raport me të tashmen dhe çka është më e rrezikshmja, as në raport me të ardhmen. Kjo është një dëshmi se përballë tij ka sfida të shumëfishta, por një nga ato më të rrezikshmet mbetet humbja e imunitetit kombëtar. Kjo ka bë që në ambientet tona, duke filluar nga familja e deri tek institucionet më të larta shoqërore, të shohim gjithfarë përzierjesh kulturash, përpos atyre shqiptare.
Një mik i imi, i zhgënjyer tej mase me zhvillimet shoqërore, më thotë tej mase i tronditur, si t’ia bëjmë të jemi pas robërive të gjata, vetëm shqiptar?
I trishtuar numëron ankthet e të qenit shqiptar, në një shoqëri ku filozofia e “duam babën” synon të merr timonin e drejtimit të shoqërisë, nën trysnin e fshehur të identifikimit të shqiptarëve të islamizuar me otomanët e dikurshëm, pra turqit e sotëm.
Në rrethana të tilla, kur krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën gjithnjë e më shumë, shqiptarët kanë filluar preferencat personale fetare, t’i kthejnë në modele kombëtare. Kjo është një tendencë e rrezikshme, që ngacmon imunitetin kombëtar, atë imunitet të domosdoshëm për të cilin nëpër gjitha kohët u bë shumë dhe u investua pamasë.

(tema)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Hajdutëria si simbol kombëtar

(Nga Mero Baze, TemA)

Mero Baze
Ekzistojnë dy debate paralelisht në Shqipëri që difuzojnë te njëri-tjetri. Debati i parë është historik dhe i dyti politik. Që të dy bashkohen te patriotizmi dhe krenaria kombëtare.

Debati i parë ka nisur me Skënderbeun. Një studiues i njohur austriak ka shkruar një vepër shkencore mbi Skënderbeun e panjohur nga ne dhe gjithë shoqëria shqiptare, nëse e relativizojmë këtë fjalë, është ngritur kundër tij. Argumenti është se ne Skënderbeun e kemi figurë kombëtare dhe s’mund të na e prekë askush, edhe sikur të ketë qenë i shkurtër, edhe sikur të mos ketë qenë trim, edhe sikur të ketë qenë hileqar, edhe sikur ...sikur...

Debati ka një sens. Unë për veten time kam njohur Skënderbeun e lindur në shekullin e 19 nga rilindësit tanë dhe ai natyrisht është i gjatë, i bukur, i fortë, trim, properëndimor, simpatizues i NATO-s së sotme etj. Kështu që kam qëndruar jashtë këtij debati për shkak të mosnjohjes sime personale për Skënderbeun e shekullit të 15.

Zhvillimi i dytë është i anasjelltë me këtë të Skënderbeut. Drejtësia ka rënë në gjurmët e një hajduti. Quhet Lulzim Basha, i lindur në shekullin e 20, i bërë ministër në shekullin e 21, dhe i kapur duke vjedhur në vitin 2006-2007. Sapo prokuroria shqiptare e shekullit të 21 fillon hetimin ndaj tij, ngrihet ky dhe kryeministri i tij dhe e shpallin Lulzim Bashën hero kombëtar dhe me këtë arsyetim, njësoj si në rastin e Skënderbeut, ndalohet përbaltja e tij. Kështu, argumenti i vetëm me të cilin po mbrohet tashmë dhe i pandehuri Basha, dhe tutori i tij kryeministër, Sali Berisha, është patriotizmi dhe kërkesa e vetme që ata kanë për drejtësinë është që ta arkivojë çështjen.

Në rastin e Skënderbeut debati ka plot ngjyra dhe palët janë të përfshira në një spirale shkencore dhe kulturologjike. Duke qenë të sinqertë që Skënderbeu i shekullit 19, i lindur nga Naim Frashëri e më pas nga Noli në shekullin e 20, nuk ka lidhje me Skënderbeun fizik të shekullit të 15, ne duhet të jemi më të hapur për t’i lënë vend dhe shkencës të thotë gjërat e saj, pa i prishur punë një Skënderbeu të mirë, të pastër, patriot, madje dhe shqiptar të shekullit të 19 që na shërbeu dhe na ndihmoi realisht më shumë sesa Skënderbeu i shekullit të 15. Na ndihmoi, pasi me modelin që na krijuan rilindësit dhe autosugjestionin tonë kombëtar, arritëm të formojmë një patriotizëm romantik dhe të ndjehemi komb. Tani nuk na prish asnjë punë debati shkencor për Skënderbeun e shekullit të 15. I vetmi argument që na dhemb është se, kur ai del figurë e papëlqyeshme, zërat që thonë se po përbalten vlerat kombëtare, janë më popullorë.

Por, nëse rikthehemi te debati i dytë, historia e parë bëhet qesharake. Bëhet qesharake, pasi në rastin e dytë kemi përballë një nëpunës ordiner dhe të paaftë të shtetit shqiptar që është kapur në vjedhje, dhe në shkelje të ligjeve tona. Në momentin që drejtësia fillon ta hetojë, ai vetëshpallet hero kombëtar i caktuar nga Zoti të bëjë rrugën që lidh shqiptarët dhe shpallës së pavarësisë së Kosovës. Sikur ta mendojmë për një moment delirant idiot, siç dhe është në të vërtetë, duket se debati mbyllet. Por, pas tij flet dhe kryeministri i Shqipërisë dhe ia ushqen këtë delir, e quan dhe ai hero kombëtar, natyrisht duke e përcjellë me duart e tij në burg. Pra, tashmë, precedenti që po krijojmë e varros historinë e Skënderbeut, pasi me duart tona, madje me angazhim shtetëror po shpallim hero kombëtar një të akuzuar nga drejtësia për hajdut. Ky precedent është dëshpërues dhe na nxjerr shumë herë më regresivë se të parët tanë, që së paku kanë shpallur hero kombëtar një njeri që kishte jetuar 400 vjet më parë, dhe që askush nuk e mbante mend gjallë veç historiografisë botërore që e përshkruante si luftëtar në tokat arbërore.

Kurse ne, Lulzim Bashën e kemi të gjallë, para syve tanë. Me gjithë veset dhe papërgjegjshmërinë e tij. Sali Berisha po përdor ndaj tij një mekanizëm që nuk e ka përdorur ndaj vetes. Ai ka qenë i akuzuar i madh në vitin 1997, por nuk ka thënë kurrë mbyllni dosjen dhe arkivojeni, por ka thënë hapeni dhe më gjykoni. Ai është i akuzuar i madh për dosjen e Gërdecit, pasi me VKM e tij, nën lobimin e djalit të tij, i ka hapur rrugën një biznesi të papërgjegjshëm. Por publikisht është treguar i kujdesshëm dhe ka thënë se vetë ai është i interesuar që çështja të hetohet dhe të gjykohet deri në fund. Ka bërë njëqind marifete nën rrogoz që ajo të sabotohet, por qëndrimet publike i ka korrekte. Në rastin e Lulzim Bashës ai po bën përjashtim dhe po kërkon njësoj si avokati i Bashës që dosja të arkivohet. Kjo do të thotë se Basha është hajdut i kapur dhe nuk duhet lejuar procesi.

Dhe për të qenë të sigurt se nuk po dënohet një njeri normal, po na e shpallin dhe hero kombëtar. Ky është një paradoks i madh dhe shumë i rrezikshëm për historinë tonë kombëtare. Është e vërtetë se shumë kombe përreth nesh, por dhe vende evropiane na akuzojnë si popull kaçak dhe hajdut. Është e vërtetë se imazhi ynë pas vitit ‘90 e ka forcuar këtë tezë. Është e vërtetë se qeverisja jonë e ka kthyer korrupsionin në problem kombëtar. Por, në vend që qeveria dhe kryeministri i saj ta shpallin korrupsionin dhe hajdutët si armiq kombëtarë të shqiptarëve, po e shpallin hajdutërinë vepër kombëtare dhe kryehajdutin hero kombëtar. Unë nuk di të ketë një vepër më antishqiptare se kjo.

(shkodër.net)
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Fatos Lubonja kontrovers, ndaj figurave kombëtare dhe skuadrës shqiptare



Shqiptarët do marrin dënimin e merituar, flamuri i ngritur në Beograd, s’ishte flamuri shqiptar.

Kështu e titulloj artikullin më të ri Fatos Lubonja të botuar në Panorama dhe disa gazeta tjera në Shqipëri dhe Kosovë!

Shkrimet e tij varg e vijë janë antishqiptare antidemokratike dhe pa cens argumenti. Shitet një njeri evropian dhe i maskuar i shitur si shqiptar, por veprimet e përplasin drejt një ekstremisti sllavo-greko-otoman. Kur do që ndodh diç madhore në interesin kombëtar, ky me çdo kusht merret me një mori shpifjesh në interesin grek, turk, rus maqedonas dhe malazez gjithmonë në anën e të huajve, por antishqiptarëve, antikosovarëve, siç ndodhi edhe këto ditë me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi!


Asllan Dibrani
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,424
Pikët
113
Le të falenderojmë Askushin për hapjen e kësaj teme kaq po kaq të bukur! ``fumato``
 
Top