• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bar Rafael ‘të ndahet’ nga DiCaprio

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
557
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Një grup nacionalist izraelit ka urdhëruar Bar Refaelin të shkelmojë të dashurin e saj Leonardo DiCaprio, ashtu që ajo të mund të martohet me një burrë çifut.


Supermodelja, e cila është në lidhje me yllin e filmit “Titanic” që nga viti 2005, është detyruar t’i mohojë thashethemet se ajo është fejuar me DiCaprio më herët gjatë këtij muaji, pasi u pa duke mbajtur unazë në gishtin e martesës.

Gjyshi dhe gjyshja juaj nuk kanë ëndërruar që një ditë pasardhësit e tyre do t’i largojnë gjeneratat e ardhshme të familjes nga njerëzit çifut. Asimilimi gjithmonë ka qenë armiku i popullit tonë”, ka thënë Baruch Marzel në emër të organizatës Lehava.

Organizata çifute nuk ka asgjë kundër ‘Mr DiCaprio’ për të cilin ata nuk dyshojnë se është një aktor i talentuar, por e kanë porositur modelen, Mendo me arsye, shiko para dhe prapa, dhe jo vetëm në të tashmen. Mos u marto me Leonardo DiCaprio, mos i dëmto gjeneratat e ardhshme.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top