• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Barazia femër - mashkull

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Deri në lindjen e Islamit, respektivisht deri në shekullin e VII gruaja askund në botë s’kishte kurrëfarë të drejtash. Pyetja, se është gruaja qenie njerëzore ose nuk është ishte temë diskutimi që i nxiti ligjëdhënësit dhe mendimtarët.
Ndërsa, në anën tjetër, feja Islame i erdhi në ndihmë gruas së shkelur. Të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh gjininë e racën, në momentin e lindjes janë të njëjtë:
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur ( nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikqyrës mbi ju”.
Në Islam gruaja zë vend të jashtëzakonshëm. Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vërtetë dhe kur e shpalli atë, së pari i besoi një grua.
“All-llahu me Hatixhen nuk më dha grua më të vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk më besonte, ajo më besoi. Kur njerëzit iknin prej meje, ajo më ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua më fali fëmijë, jo me gratë tjera por me të.”
Gruaja, në të njëjtën kohë është edhe shehidja e parë e Islamit. Nëna e Amarit, Sumejja, qe martirja e parë e Islamit, u bë sakrificë e maltretimeve më të mëdha. Vetë kurejshët ate, të shoqin e saj Jasirin dhe të birin, Amarin, i veshën me rroba të hekurta dhe në rërë përvëluese i lëshuan të përcëllohen në diell. Kur i pa i Dërguari i All-llahut u tha: “Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj në ardhmëri është Xhenneti.” Dhe në fund, Sumejja plakë lëshoi shpirtin nën shtizat e Ebu Xhehlit. Ishte kjo shehidja (dëshmorja) e parë e Islamit.
Sa shembuj të mirë tregon dhe Pejgamberi a.s. kur flet për dashurinë, mëshirën dhe respektin ndaj gruas. Ai thotë:
“Mua më është falë të më pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur në botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti më i lumtur i imi është kur lidhem në namaz.”
Derisa bota krishtere shekuj me radhë e llogariste gruan si një ndytësirë dhe nuk e lejonte të hyjë nëpër tempuj, një grua ia tregoi rrugën e drejtë ‘Umerit r.a., rrëfimin e të cilit e treguam pak më lartë. Halifi i dytë ‘Umeri r.a. një ditë, në Medine, në minberin e të Dërguarit të Zotit hipi dhe mbajti hutbe para të pranishmëve. Në hutbe ‘Umeri r.a. të pranishmëve u tha dicka ne kundershtim me urdherat e Islamit .Një zonjë shtatëgjatë u veçua nga xhemati dhe iu drejtua ‘Umerit r.a.:
“O ‘Umer, nuk ke të drejtë kur thua ashtu”. Kështu i tha dhe si argumente ia tregoi ajetet e Kur’anit Famëlartë (en-Nisa 20, 21). Halifi u çudit duke shqiptuar “All-llah,
All-llah, një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyll gojën”

Zakonet e gabuara dhe bestytnitë eliminohen.

All-llahu rreptësisht ndalon vrasjen e fëmijëve të gjinisë femërore:
“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj duke iu frikësuar varfërisë, se ne ua sigurojmë furnizimin e tyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”
Ai gjithashtu kritikon rreptë babanë i cili ndjen turp nga robërimi i saj (vajzës) në luftë, ose nga ajo se femra do t’i bëhet dikujt grua:
“Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij nxihet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të asaj së keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”.
Kur përshkruhet frika e Ditës së Gjykimit, në Kur’an thuhet:
“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytur...”
Në realitet edhe vajzën edhe djalin njeriut ia falë Zoti. Robi i All-llahut këtu nuk ka kurrëfarë roli. Veprat e Krijuesit nuk mund të jenë të turpshme e të këqia:
“Vetëm i All-llahut është pushteti në qiej e në tokë. Ai krijon çka të dojë; ai i falë femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çifte, meshkuj e femra, por atë që do, e lë pa fëmijë (steril); ai është i Dijshimi e i Fuqishmi.”
Pejgamberi a.s. thotë:
“Ai që ushqen dy vasha deri sa të arrijnë në moshën e pubertetit, në Ditën e Gjykimit do të jemi së bashku kështu (dhe i bashkoi gishtin tregues dhe të mesëm).”
Idhujtarët e Mekkës mendonin se melekët janë bijat e Zotit. Deri sa ata mendonin se vajzat janë krijesa të thjeshta, bijnë në kundërthënie të palogjikshme duke i krahasuar engjëjt me Zotin. Përgjigje u dha Zoti në Kur’an:
“E Ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë? Apo ne i krijuam melekët femra, e ata ishin dëshmitarë (kur thonë se melekët janë femra)?! Vini re se si ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit)”. A thua vajzat ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?”
Idhujtarët me një shikim të sëmurë meshkujt i konsiderojnë të vetët ndërsa femrat të Zotit. Një krahasim i këtillë në Kur’an quhet “ndarje e padrejtë”

Barazia shpirtërore

Sipas Islamit besimi në Zotin (imani), fitimi i shpërblimit dhe i dënimit, (konform respektimit) të urdhërave dhe ndalesave të Zotit xh.sh. lidhur me botën dhe ahiretin (bota e amshimit), hyrja në Xhennet ose Xhehennem, në të gjitha këto midis gruas dhe burrit nuk ka asnjë dallim. All-llahu i është drejtuar edhe Ademit a.s. edhe Havës në të njëjtën mënyrë. Ashtu si hëngrën bashkarisht fruta nga pema e ndaluar, ashtu edhe u penduan bashkarisht.
Gruaja dhe burri, i varfëri dhe i pasuri, i ziu ose i bardhi, pa kurrfarë përjashtimi në qiej e në tokë, Ditën e Gjykimit do të dalin para All-llahut xh.sh. veç e veç, si një rob dhe nuk do të ketë asnjë dallim.
Zoti premton se kush beson dhe bën vepra të mira qoftë mashkull ose femër, do të kalojnë jetë shumë të mirë. E, duke hyrë në Xhennet, do të jetojnë në lumturi të amshueshme.
Gruaja e kurorëzuar, po s’pati filluar të besojë, burri i saj edhe po të jetë i mirë, edhe po të jetë pejgamber i Zotit, s’do të ketë kurrëfarë dobie. Shembull për këtë janë Nuhu dhe Luti a.s. të cilët ishin dy besimtarë të mirë të Zotit e në të njëjtën kohë ishin edhe pejgamberë, ndërsa gratë e tyre i tradhëtuan ata. Nëse gruaja beson e burri nuk beson, atëherë vepra e keqe e burrit nuk do ta dëmtojë gruan; ai do të shkojë në Xhehennem ndërsa ajo në Xhennet. Shembulli është gruaja e faraonit në kohën e Musait a.s., e cila si përgjigje të sjelljes zemrake të faraonit kur u tha egjiptasve: “Unë jam zoti më i madh” ajo i besoi Musait a.s. dhe luti Zotin: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto nga faraoni dhe brutaliteti i tij nga populli mizor!”
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,582
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

Deri në lindjen e Islamit, respektivisht deri në shekullin e VII gruaja askund në botë s’kishte kurrëfarë të drejtash. Pyetja, se është gruaja qenie njerëzore ose nuk është ishte temë diskutimi që i nxiti ligjëdhënësit dhe mendimtarët.
- Me gjithe qejf pranojme qe jemi Aliens, ne k'te rast- -enderron-:O
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

:O Are you or were you (freaking) smoking crack, when you wrote this? Yeah right, after islam women's right came into play! :p :p :p
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,582
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

Te ben te mendosh c'fare idesh dhe deshirash , ndante mashkulli me mashkullin , meqe femra nuk konsiderohej si Qenie Njerezore ... Ah k'to Arabet e qelbur :d
 

Rimi.

arapçiu
Anëtar
Mar 8, 2011
Postime
5,140
Pikët
63
Vendndodhja
perball komshiut
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

Te ben te mendosh c'fare idesh dhe deshirash , ndante mashkulli me mashkullin , meqe femra nuk konsiderohej si Qenie Njerezore ... Ah k'to Arabet e qelbur :d
rrofsh moj cupe..!


po sa e omel qeka kjo kitja mi...:)
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

he mo te lumshin gishtat !!

kot me t pyt..ca ke shkrujt??
Po ja mo: Me siguri kane qene duke tymosur krak, ai/ajo qe ka shkruar kete artikull, me qe thone qe barazia e gruas me burrin ka lindur me ardhjen e islamit - ja kte po thoshnja! Kapishi se c'benet ne kte dynja? ``fumato``
 

Rimi.

arapçiu
Anëtar
Mar 8, 2011
Postime
5,140
Pikët
63
Vendndodhja
perball komshiut
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

Po ja mo: Me siguri kane qene duke tymosur krak, ai/ajo qe ka shkruar kete artikull, me qe thone qe barazia e gruas me burrin ka lindur me ardhjen e islamit - ja kte po thoshnja! Kapishi se c'benet ne kte dynja? ``fumato``
t paskam ra m qaf kot vallahi...do m falesh e...?? pp

po ce vret menjen dhe ti..a nuk e sheh qe titulli me artikullin skan lidhje fare.. kjo me siguri eshte besimtare nga ato te tipit qe ngaterron kekun me byrekun..

kite sillu mire lale se ke per t shku n ferr ...pp
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

Barazia duhet,duhen nda detyrat,njeri duhet te mbushi goten e rakis e tjetri duhet ta pi.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Barazia femër - mashkull

ose njona t gatuj e t laj pjatat e tjetri t haj....e po kujt i thua..ketyre si mushet koka..pp
Ashtu osht,po te gatuj duhet me e ndihmu se shko ushqimi dom.Edhe pjatat kur ti laj e gje te zbrazura.
Ne vetem mendojm per emancipim.
 
Top