• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Barbun “i ngrirë” me presh pikant

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përbërësit për 4 persona:

* 6 peshq barbun me peshë 120 g secili
* 500 g gjalpë
* 170 g domate
* 150 g presh
* 1 karotë
* 1 rrënjë selino
* 1 spec të freskët
* Majdanoz, vaj ulliri, kripë

Përgatitja:

1. Shkrijeni gjalpin në një tenxhere me zjarr të ulët ose në banjëmari ,nuk duhet të skuqet) dhe me një lugë eliminoni shkumën e bardhë të krijuar në sipërfaqe. Lëreni derisa të avullojë uji dhe të kullojnë në fund mbetjet. Pas 20 minutash vendoseni në një tenxhere, kullojeni që të mos kalojnë edhe mbetjet.

2. Priteni selinon dhe karotën në fije të holla.

3. Priteni preshin në feta rrethore dhe hidheni në një tenxhere. Shtoni 4 lugë vaj ulliri, spec, një garuzhde me ujë dhe kripë. Sapo të avullojë uji, shtoni domatet (të cilave më parë u keni hequr farat dhe i keni prerë në kubikë të vegjël). Hidhni përsëri një garuzhde me ujë, mbulojeni përbërjen me kapak dhe lëreni edhe për 10-15 minuta të tjera, në fund shtoni 1 lugë majdanoz të grirë.

4. Qërojeni barbunin, hiqini luspat dhe priteni në fileto. Hidheni në gjalpin ku e keni nxehur më parë 80 gradë dhe gatuajeni për 5-6 minuta. Në fund kalojeni në letrën e kuzhinës dhe shtojini kripë. Servireni mbi zarzavatet e prera në fije dhe zbukurojeni me gjethet e radhiqes së prerë hollë. Konsumojeni së bashku me preshin e skuqur me domate.

5. Gatimi shoqërohet me verë të bardhë dhe aromatike
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Barbun “i ngrirë” me presh pikant

eeeem njam njam te lumshin duart se paske gatuar me lepi gishtat...
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Barbun “i ngrirë” me presh pikant

haha bindi vertet te hash peshk barbun si ke bere ti njam njammm :p
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Barbun “i ngrirë” me presh pikant

haha bindi vertet te hash peshk barbun si ke bere ti njam njammm :p
Per kete nuk dyshoj fare...,duhet ta provoje patjeter kete specialitetin tend...
 
Top