• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Barnat, Bode i kërcënuar

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në një seancë të tensionuar në komisionin e ekonomisë mbi rritjen e çmimeve në treg. Fillimisht debati nisi për barnat, çmimi i të cilave u rrit këtë muaj sepse qeveria i përfshiu në skemën e tvsh-së.
“Çmimi për barnat është dhe do të mbetet një barrë për konsumatorin”, është shprehur deputetja socialiste, Mimi Kodheli.
Ministri i Financave, pranoi se pensionistët dhe pacientët shqiptarë paguajnë çmime të larta për barnat, por kjo, sipas tij, nuk është pasojë e taksave, por e tregut të shthurur.
“Na kanë zënë për fyti, kompanitë të cilat kontrollojnë tregun. Çmimi nga dogana tek konsumatori final rritet me 54 për qind, si asnjë produkt tjetër. Vetëm me anë të tvsh-së mund ta disiplinonim”, është shprehur ministri Ridvan Bode.
“Kjo është një skemë kriminale. Nëse janë të vërteta këto që thoni ju duhet të hapen urgjentisht hetimet dhe do të keni gjithë kohës mbështetjen tonë. Që të liberalizohet tregu duhet të iki ministri (i Shëndetësisë) sepse ka marrë 12 miliardë vetëm një kompani”, theksoi deputeti Erion Braçe.
Pas barnave debate vijoi me çmimet e produkteve bazë. Për këtë në sallë opozita kishte thirrur ministrin e Ekonomisë.
“Qeveria shqiptare që pas rënies së komunizmit dhe shembjes së ekonomisë së centralizuar, kur shteti kontrollonte çdo gjë, ka liberalizuar çmimet në tregjet e mallrave dhe shërbimeve. Pra qeveria nuk vendos apo përcakton çmimet në treg. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar është 3.3%, pra inflacioni është brenda targetit të Bankës së Shqipërisë 2-4%. Dhe kjo rritje çmimesh që pretendohet nga ju është me efekt minimal”, është shprehur Naço.
Opozita i kujtoi zotit Naço se ai drejton një Ministri për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe se rritja e çmimeve janë pasojë e monopoleve të ndërtuara nga vetë qeveria.
“Ke në varësi drejtorinë për mbrojtjen e konsumatorëve. Ke tregje të kontrolluara. Me këto vendime keni krijuar monopol”, deklaroi Braçe.
Zoti Naço dha sqarime edhe për proçesin e privatizimeve, të cilat i quajti si transparente duke i kërkuar opozitës të mos trembë investitorët me kërcënime për anulimin e tyre.

Nga Top Channel
 
Top