• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bashkëjetesë apo martesë?

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Përse për t’u dashuruar duhet që të flesh patjetër në të njëjtin shtrat dhe të këmbesh furçën e dhëmbëve me tjetrin?

Me gjithë respektin për ethet që të përshkojnë trupin vitet e para të njohjes, ekspertët e raporteve në çift, janë të mendimit se dashurimi mund të zgjasë maksimumi tre vjet. Madje, disa pohojnë se ai nuk mund të zgjasë as një vit tamam, duke vijuar më pas i transformuar me elementë të tjerë siç solidariteti, miqësia dhe mbështetja reciproke.
Por në praktikë, jo çdo gjë shkon vaj, ashtu siç rezulton në fakt nga studimi i lidhjeve sentimentale afatgjata. Dhe lista e vështirësive që ndeshen, është shumë e gjatë.

Çiftet e gjejnë veten duke luftuar para tensioneve të shumëllojshme si punët shtëpiake, problemet ekonomike apo familja e tjetrit. E kjo vlen të thuhet edhe për kohën kur ata bashkëjetojnë. Gjatë saj, ata janë të detyruar të shkarkojnë tensionet e ditës tek njëri-tjetri apo të ndajnë eksperiencat e këqija të ditës. Ndërsa nëse takohen më rrallë, lidhja bëhet më e fortë pasi këto gjëra shmangen.

Por problemi themelor që lind në çift, duket se është ai i seksit. Më pak se 40% e femrave evropiane shprehet e kënaqur plotësisht në këtë aspekt. Madje, sipas një studimi të kryer në 41 vende të Evropës, përfshirë edhe Shqipëria, të paktën një femër në 20 të tilla, gati e zë gjumi gjatë akteve seksuale. Pra, nën çarçafë duket se nuk është përherë i njëjti pasion. Dhe njëra nga këshillat që jepet për të mos arritur në ftohjen seksuale është që të mos jeni çdo natë në shtratin e tij.

Familjariteti vret jetën në çift

“E ndaj jetën time me një mashkull që e dua shumë, edhe pse nuk jetoj me të. Kalojmë fundjavat bashkë dhe gjatë javës … secili në punën e tij!”. Kjo është motoja që kanë zgjedhur shumë femra sot për të shmangur të qenit “si motër e vëlla” me partnerin e tyre. Të mos banosh në të njëjtën adresë, kjo është zgjidhja që japin studiuesit e dashurisë kohët e fundit, për të shmangur atë që quhet “kriza në çift”.

Edhe pse bashkëjetesa u vlerësua dy dekadat e fundit si një zgjidhje optimale që nuk e shkatërronte dashurinë si martesa pas pak vitesh, duket se edhe ajo rezultoi shumë e mërzitshme dhe se njerëzit janë të prirur për të jetuar larg njëri-tjetrit.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

:confused:

Bashkejetesa nuk e di.......por

Martesa eshte ''guri mbi varr'' .....:p
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,195
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Jo jo martes , qe te kem vulen e burrit ne pashaport :D
Cjan kto bashkjetesa mi aman :p
bashkjetesa o sikur jeto me komshiun haha
Martese dhe pike .
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Ne martese dikure behet cdo gje e zakonshme,e vet kuptueshme.Kurse ne bashk jetese frika per te mos e humb partnerin eshte me e madhe,per rrjedhim perkujdesi eshte me i madh.
 

[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,083
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Te jesh i martuar apo bashkjetese vetem nje dokument ndryshon ...
E rendesishmja eshte dashuria ndaj njeri-tjetrit. Te martohesh eshte ne deshiren
e çiftit . :D
 

Linda

❤❤❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
14,806
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Bashkjetese``Bej_dy_pompa``

Martese,eshte t'ja japesh vetes BAMMMMMMMMM``brutal````brutal``
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Nuk besoj se ka ndryshim te madh midis bashkejeteses edhe marteses.
Mban shtepine,lan,gatuan,hekuros etj.Cili eshte ndryshimin me martesen nese nuk ke femije?
Asnjeher nuk u futa ne dileme te tille se qe e vogel me pelqente te kisha shtepine edhe familjen time te ngrohte .
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
2,979
Pikët
113
Vendndodhja
BLITZKRIEG
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Une preferoje MARTESE.
Nqs kam dashuri eshte me mire ta ndaje me siguri, me nje te perbashket shtepi, fis, emer e mbiemer.
Nqs bashkjeton me nje person tjeter: ske as te drejta dhe as detyra ndaj tije sipas ligjit dhe per te tjeret Ti nuk je ASKUSH as me ligj e as me familjen ske pune. Ndersa ne Martese gjerat jane LIGJ i perbashket.

Zoti i ka harmonizuar gjerat, por na kane dale ne mode Anomalite....

Nqs martesa quhet guri i varrit atehere le te jete e tille ashtu sikurse ekziston nje Lindje, nje Jete, nje vdekje dhe 1 DASHURI, por te pakten te Ekzistoje dicka qe te jete Unike.
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,962
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Une jam per te dyja. Per bashkejetesen ne fillim, ne menyre qe njohja te behet me natyralisht, pa u ndjere te mbytur nga jeta ne çift. Martesa eshte pika kulminante, momenti qe behesh i ndergjegjshem se do te kalosh jeten me ate person. Une mendoj qe kjo eshte nje rrugezgjidhje per te evituar problemet dhe zgjedhjet e nxituara.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Ne pergjithesi te martohesh je i detyruar te bashkejetosh,ndersa kur bashkejeton nuk je i detyruar te martohesh.
Perveç qefit o kenaqesis njerezit çiftezohen per tu riprodhuar,e meqe femija mbase duhet njohur ligjerisht o legalisht i vetmi institucion eshte martesa.

"Ne qofte se keni frike nga bashkejetesa martohuni,e ne qofte se frika nuk ju ka ikur ateher martohuni prap... .Keshtu nuk do keni frike te gaboni perseri".
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Cili eshte ndryshimi ne qoftese cifti esthe serioz, dhe te dy duan njeri-tjetrin me cdo qeliz ne trupin e tyre.

Sote Marteses paksa i ka humbur kuptimi, ne krahasim me te kaluaren, kur ciftet nuk mund te bashkjetoni derisa te martoheshin. Per te mos permendur Perfitimet, dhe avantazhet qe njera ane perfiton me nje Kontrat te tille ketu ku jetoj une;)) ne thelb Martesa eshte vetem nje Nenkshrim pra nje pohim me Shkres qe tregon se te dy e duan njeri tjetrin dhe do te jene besnike deri ne fund. Nje "kontrat" qe mund te prishet aq lehte sa u nenshkrua. Pra energjia qe u kerkua per te hedhur firmen ne Certifikaten e Marteses.

Une mendoj se nje cifte duhet te bashkjetoj per nje kohe perpara se te martohen. Kjo eshte prova e pare qe duhet te kalojn.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
69,527
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Perveç qefit o kenaqesis njerezit çiftezohen per tu riprodhuar,e meqe femija mbase duhet njohur ligjerisht o legalisht i vetmi institucion eshte martesa.
Nuk është tamam ashtu, një fëmijë i lindur njihet ligjërisht me mëmësi dhe atësi edhe kur prindërit nuk janë të martuar.

Sa për temën, unë jam pro martesës dhe krijimit të familjes.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Re: Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Nuk është tamam ashtu, një fëmijë i lindur njihet ligjërisht me mëmësi dhe atësi edhe kur prindërit nuk janë të martuar.

Sa për temën, unë jam pro martesës dhe krijimit të familjes.
Edhe martesa nuk eshte institucion....
Shprehja mbase kerkonte te tregonte qe femija o femijet preferojne,o pretendojne, prinderit e martuar.Femija me ligj natyror kerkon nje institucion normal,gjithmon ne qofte se deshirohet dhe eshte e mundur.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Bashkëjetesë = kur jetojn se bashku , pa lidhë kurorë..
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Ca thu Busa :O Un e dija ndryshe :p

Sero , cilen prej ketyre dy opsioneve e kishe bo ti ? :p
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Re: Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Bashkëjetesë = kur jetojn se bashku , pa lidhë kurorë..
Ndersa Beqar,si puna jote,nje qe qendron i lire nga lidhjet martesore e bashkeshortore.

Puffe,ne personat e ndershem e te regullt jemi per kurore.Per nje edhe me shum,na pelqejn kurorat.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Bashkëjetesë apo martesë?

Ca thu Busa :O Un e dija ndryshe :p

Sero , cilen prej ketyre dy opsioneve e kishe bo ti ? :p
haha , e kom shkru shum shkurt...

une jam i martuar , kam lidh kurorë para 20 vjete :)

... e , per qka po bahet fjal ketu !!???
 
Top