• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Baza e gjuhës standarde shqipe nuk duhet të preket!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Nga Qemal Murati

1. Nuk ka nje gjuhe tjeter me te strukturuar ne Evrope per pune te formimit te standardit sesa gjuha shqipe, me norme me te arrire, me te thjeshte, me te perpunuar dhe lehtesisht te pervetesueshme, dhe njekohesisht nuk ka nje gjuhe tjeter me standard me te kercenuar e me te denigruar, me etiketat me te uleta sesa standardi i gjuhes shqipe nga nje kaste pseudofilologesh, c`eshte e verteta e vogel dhe e paperfillshme, donkishoteske, por demsjellese. Te tillet, pseudofilologet e pafre, me "flamurin e gegnishtes" ne dore per te drejtuar punet e gjuhes standarde, mendja e tyre se po bejne dicka te dobishme, ne fakt nuk bejne gje tjeter vecse kllasin politiken percarese, bajraktarizmin e krahinorizmin aty ku nuk duhet ta qasin, therrasin mesjeten e hershme dialektore.

Ne kete vrundull antistandard kane hyre jo specialiste te fushes, por njerez te etur per protagonizem, pa asnje kokerr kontributi ne filologji, te cilet nuk e kane hallin te gjuha, por tek carja kombetare: gegnishte letrare / toskerishte letrare (carja Veri-Jug), metimi per nje kosovarishte standarde (carja kombetare Shqiperi - Kosove), e qe do te pasohej kjo pastaj dhe me carje te tjera krahinoriste: shqipja standarde e shqiptareve te Maqedonise, e shqiptareve te Malit te Zi, te Lugines se Presheves, e keshtu pa fund.

Kakofonia shurdhuese per revidimin e standardit te shqipes vertet po behet e paduruesheme dhe mund te krijoje hamendesime tek disa per nje kongres te ri te drejtshkrimit, pritjen si te nje mesiu te premtuar. Zerat e tille te cjerre e kane marre pergjigjen e merituar te vete pervetesimi i shqipes standarde nga masat e gjera shqipfolese, si dhe nga studiuesit e shumte te filologjise shqiptare, por megjithate nuk eshte e tepert t`u jepet dhe ndonje shpjegim.

2. Ne nje pyetje qe i behej per revizionizmin gjuhesor: A eshte i kthyeshem procesi i standardizimit te shqipes ?, albanologu dhe ballkanologu i njohur Armin Hetzer do te shprehet: "Po, eshte i kthyeshem, ne qofte se budallenj pa ndergjegje ose fanatike si Arshi Pipa kane fuqine perkatese. Une jam kundershtar i flakte i revizionizmit gjuhesor.

2. Ne nje pyetje qe i behej per revizionizmin gjuhesor: A eshte i kthyeshem procesi i standardizimit te shqipes ?, albanologu dhe ballkanologu i njohur Armin Hetzer do te shprehet: "Po, eshte i kthyeshem, ne qofte se budallenj pa ndergjegje ose fanatike si Arshi Pipa kane fuqine perkatese. Une jam kundershtar i flakte i revizionizmit gjuhesor.

Ne situaten e sotme ka prioritete te tjera ne boten shqiptare, s`duhen humbur mjete, forca dhe talente per nje pune te deshtuar. Prandaj them: mos prekni standardin e gjuhes letrare, sepse as vende me te pasura nuk kane dy variante te gjuhes se shkruar. Shikoni, anglishtja eshte - more or less - e njejta ne Angli, ne SHBA, ne Australi dhe ne vende te tjera". Krijimin e disa shqipeve standarde Hetzer e konsideron se do te ishte fitorja e fundit e Milloshevicit.

Po keshtu dhe Vilfrid Fidler, me kontribute te cmuara ne fushen e albanologjise, shprehet se "baza e gjuhes letrare shqipe nuk duhet te preket, sepse do te vihej ne gjendje si te gjuhet sllave, ku secili grup pretendon te jete gjuhe me vete, dhe kjo popullit shqiptar, i cili ka nje prejardhje, nje kulture, nuk i konvenon".

Standardfobet e diletantet qe kujtojne se kane fatet e gjuhes shqipe ne dore

3. Nga ajo lagje e anarkisteve antistandard nuk do te permendim te gjithe ata qe hedhin gur e drure kunder shqipes standarde, per shkak se nuk kane ndonje peshe te rendesishme dhe gjykimet e tyre jane krejt te pavlera. Ketu nderkaq do te ndalemi te dy "oponente", Rexhep Ismajli dhe Hans Joackim Lanksch, te cilet po ashtu jo rralle kane marre ne thua kunder shqipes standarde.

Rexhep Ismajli, njeri nga pjesemarresit dhe firmetaret ne Kongresin e Drejtshkrimit te Shqipes (Tirane, 1972), per riplanifikimet gjuhesore shprehej me te drejte keshtu: Riplanifikimi (gjuhesor) pas cdo ndryshimi ererash politike do te tregonte tere naivitetin tone si komb. Nderkaq, po ky gjuhetar kohet e fundit na del me disa teza te tjera, sa te cuditshme, aq dhe kontradiktore: "Standardi i sotem i shqipes nuk mund t`u imponohet shqiptareve qe jetojne ne Kosove, Maqedoni apo treva te tjera shqiptare", dhe se "Duhet te kemi nje shqipe qe te gjitheve t`u bjere si kemisha e trupit, te mos jete as e ngushte, as e gjere"!

Keto teza retrograde te R. Ismajlit jane krejt te pabaza dhe kontradiktore. E para, Kongresi i Drejtshkrimit te Shqipes (1972) nuk eshte i imponuar, por eshte arritja me e madhe me konsensus plebishitar, ligjeruar se pari ne Konsulten Gjuhesore te Prishtines (1968), sepse edhe shqiptaret nje gjuhe te perbashket standarde e nje drejtshkrim duhet ta kishin. E dyta, per shqipen e sotme standarde nuk mund te kerkohen "kemisha dialektore" qe t`u vijne pershtati te gjitheve, sepse kemisha te tilla nuk mund te enden, vecse me kete logjike do te mund te krijonim 99 standarde, pra secili me dialektin e vet. Po ky gjuhetar ka artikuluar me pare dhe idene e tij per standardin policentrik te shqipes, krijimin e dy ose me shume formave standarde, ngjashem si ne serbokroatishten, e kjo do te prodhonte me pas formimin e dy gjuheve letrare, per pasoje dhe te dy kombeve te ndryshme.

Gjuha letrare nuk eshte nje kazan ku mund te futen e te shkrihen te gjitha dialektet e te folmet. Ne fakt, funksioni themelor i gjuhes letrare eshte qe t`i reduktoje dallimet gjuhesore ne rrafshin gjeografik e shoqeror te nje bashkesie te caktuar, si dhe ne kohe, dhe kesisoj te lehtesoje komunikimin ndermjet grupeve te ndryshme te se njejtes gjuhe (R. Bugarski, Uvod u op�tu lingvistiku, Beograd, 1989, f. 246), dhe jo te krijoje kemishe qe t`u bjere te gjitheve njesoj, sepse nje kemishe e tille as qe mund te krijohet, qofte dhe nga "gjuhetar-gjenite" si R. Ismajli ose nga dofare "keshillash nderakademike".

Dihet qe gjuhet letrare formohen mbi bazen e nje dialekti ose grupi te dialekteve te nje gjuhe, te perzgjedhura per shkaqe gjeopolitike, ekonomike ose kulturore, dhe nga ky parim nuk ben perjashtim as shqipja jone standarde. Prandaj nuk mund te flitet per imponime te njerit dialekt mbi tjetrin, se nje dialekt duhet te zgjidhet, ai qe eshte me i njesishem se tjetri. Si tip gjuhesor qe nuk zhvillohet spontanisht, por ne menyre te planifikuar dhe qe mbetet gjithmone e shkruar ne libra dhe dokumente, gjuha letrare ndryshon me ngadale sesa dialektet, per kete arsye ajo largohet prej tyre (Bugarski, 246).

Per qellime te tjera kushedicfare, Hans Joackim Lanksch, nje dashamir i madh i gjuhes shqipe, por standardofob e diletant ne gjuhesi, ne fjalen e tij te mbajtur ne Tubimin e 3-te Kulturor-Shkencor Shqiptaro-Gjerman "Kongesi i Manastirit: sfide mes tradites dhe risise ne kulturen e shkrimit shqip", ne Universitetin e Mynihut (2008), me titull Disa mendime per gegnishten sot, ku rreket te flase koder pas bregu rreth rishikimit te shqipes standarde dhe raportit te saj me gegerishten, do te theksoje shprehimisht: "Qe ne fillim duhet me ju rrefye dy gjana: prej meje nuk mund te pritni nji kumtese shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkences, por i praktikes - nji qytetar i thjeshte qe punon me gjuhen shqipe".

Ajo qe eshte shume pozitive te ky autor eshte vetedijesimi i tij, qe ky eshte diletant ne gjuhesi dhe njeri jo i shkences; e ajo qe eshte negative, qe ky megjithate hiqet si i ditur dhe nuk denjon te jape prej shume vjetesh madje dhe receta per standardin e shqipes, perkatesisht rikthimin ne gegerishte.


Ne artikullin e lartpermendur, te botuar cuditerisht dhe ne shume medie shqiptare (Shekulli 5.12.2008, Koha Ditore, Koha-Shkup, Epoka e Re), ka disa, me sakte: 6 kerkesa ndaj atyre qe merren me debatin ne fjale, te cilat ne fakt flasin katerciperisht per diletantizmin e tij.

Te permbledhura ne pak rreshta, thelbi i ketyre kerkesave eshte ky:

"Diskutimi per gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhane fund monopolizimit te ketij kuvendimi nga ana e disa gjuhetareve qe e mbrojne standardishten e Kongresit te Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue cdo diskutim per ket� c�shtje, ku perjashtohen sidomos shkrimtaret, ata pra qe e perdorin dhe e krijojne gjuhen"... Perdorimi i standardit duhet liberalizue...Standardi nuk duhet fosilizue...

Me fjale te tjera, kerkesat e tilla te famshme do te thone kete:

- Qe te mos kemi nje forme te perbashket gjuhesore, por nje shumesi formash, ku p.sh. folja liberalizoj ne pjesore te perdorej kujt si t`i tekej: liberalizue, liberalizu, liberalizau (ne gegerishtet) dhe liberalizuar (ne toskerishten), pra te kemi disa shqipe standarde.

Ne cilen gjuhe te botes standardi eshte liberal, i lire, pra qe mund te perdoret me forma te ndryshme;

Dhe se fundi, kush ia ka uzurpuar Lankschit dhe te tjereve si ky te te drejten te flase e te shkruaje kunder standardit te shqipes, kultivimin e gegnishtes letrare, kur ata per cdo dite e kane vershuar shtypin e verdhe me sofizma te tilla te percarta, bajate, dhe mezi mund t`i kene bere disa vetje me mendjen e tyre. Por tjeter gje eshte ajo qe gjuhetaret e mirefillte dhe e tere shoqeria shqiptare nuk mund te jete ne nje mendje me percartjet e tyre.

Mjaft me me ndasi gjuhesore sipas dialekteve, sepse keto jane shume te rrezikshme per fatin e kombit

Ata qe flasin dialektet si kundervenie ndaj standardit nuk e kane aspak te qarte ate qe thote gjuhetari i njohur kanadez Daniel Heller-Roazen, se "Lartesimi i dialekteve dhe idiomave lokale nuk eshte gje tjeter vecse nje anakronizem i cmendur dhe steril ".

Sa per politizimin e sotem qe i behet standardit te shqipes, qe kjo gjuhe na qenka krijim i politikes, standardmohuesit nuk e dine apo nuk duan te dine qe nje gjuhe kombetare ndertohet gjithmone me nje qellim politik. Max Weinreich, nje gjuhetar i madh i shekullit XX, theksonte se "nje gjuhe nuk eshte gje tjeter vecse nje 'dialekt me nje ushtri dhe me nje flote'. Pra, ai dialekt behet gjuhe e shtetit (Daniel Heller-Roazen).

Zelltareve qe nuk u mungon zelli per rikonfigurimin e shqipes standarde, me flamurin e gegerishtes ne dore, nuk e kane hallin as te shqipja standarde, as te dialektet, por te psikologjia per protagonizem dhe te ndasite krahinore.

Epo, zoterinjte diletante pseudofilologe, me dije te pasakta linguistike, me mediokritet, cfare e prezantojne ne fushaten e tyre histerike antistandard, opinionit nuk mund t`i percjellin vecse dije te gabuar gjysmegjuhesore. E kjo si e tille eshte me e rrezikshme se vete padija. Prandaj per 10 vjet fushate ata nuk kane arritur t`i bejne per vete as 10 veta te sojit te tyre.

E quajme te drejte mendimin qe shprehte gjuhetari Shezai Rrokaj per kundervenien qe i behet standardit: Kunderveniet qe i behen krijimit te letrarishtes ose te gjuhes standarde vijne me shume nga nje tifozllek krahinorist, i mbrojtur nganjehere edhe nga nje akademizem militant politik. Keto nuk jane zera qe mbeshteten ne nje te vertete, por jane me shume ato qe ne i quajme paragjuhetare apo pseudoshkencetare.

Per antistandardistet e sotem te shqipes, qe shquhen jo me kontribute ne gjuhesi, por me ckontribute, te rikujtojme ketu fjalet qe thoshte gjuhetari me i madh shqiptar Prof. Eqrem Cabej per Kongresin e Drejtshkrimit (Nentor 1972) dhe per ndasite gjuhesore: Ky eshte kongresi qe shkon krahas me ate te Manastirit (1908), kur u zgjodh perfundimisht edhe ceshtja aktuale e alfabetit. Mjaft me me ndasi gjuhesore sipas dialekteve, sepse keto jane shume te rrezikshme per fatin e kombit (Dr. Eqrem Cabej, Elemente te gjuhesise e te literatures shqipe, Prishtine, 1996, v).

Shqipja standarde ka nevoje te mirembahet, te pasurohet, te mesohet dhe te perdoret korrekt, ashtu sic mesohen dhe gjuhet e tjera standarde ne bote.
 
Top