• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bekim Fehmiu

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Bekim Fehmiu ishte një aktor i njohur Shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 qershor 1936 dhe u shua më 15 qershor 2010 në Beograd.
Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.
Shqiptarët kanë humbur një nga ikonat e kinematografisë, Bekim Fehmiu, i cili të martën është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta.

Njoftohet se aktori i njohur shqiptar i filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu është gjetur pasdite të martën i vdekur në banesën vet, në lagjen Zvezdara të Beogradit.

74-vjeçari Bekim Fehmiu ka qenë yll i madh i kinematografisë jugosllave e botërore.

Ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin.

Fakultetin e arteve dramatike e ka kryer në Beograd ku edhe e ka kaluar jetën me bashkëshorten Branka Petiq, po ashtu aktore, me të cilën ka djemtë Uliksin dhe Hedonin.

Bekimi u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966, kur në festivalin e Kanës mori Palmën e Artë.

Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë.

Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i njohur për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Rolet e tij në filmat "Edukata speciale", "Odiseja", apo "Aventurieri", përmenden si kryevepra të kinematografisë botërore.

Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.

Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Shkrimtari dhe producenti dhe italian, Françesko Skardamalja ka thënë se "Bekim Fehmiu është i vemti aktor ndërkombëtar nga vendet lindore, komuniste i cili ka filmuar në perëndim gati plot njëzetë vjet, duke shpërthyer perden e hekurt gjithnjë deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rënies së Murit të Berlinit".

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj që kanë dalë prej këtyre anëve.

Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore.

Në vitin 2002 në Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, "Shkëlqimi dhe trishtimi", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë e deri në regjistrimin në fakultetin e arteve dramatike në Beograd.

Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip. Këto ditë e ka përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit në fjalë në serbisht, dhe kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot.

Trupi i Fehmiut kremohet

Bashkëshortja e Fehmiut, Branka Petriq një aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth orës 14 deri 15, deri sa ajo ishte në qytet dhe se sipas saj ai për një kohë ka qenë i vetë izoluar, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit të tij (djegia e trupit) do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. “Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit”, tha ajo.

Bekimi la pas vetes edhe dy djemtë, Uliksin aktor, që jeton ën Nju Jork, dhe djalin tjetër Edonin, i cili jeton në Beograd.

Kush ishte

I lindur në Sarajevë, më 1936, Bekim Fehmiu ka xhiruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët i ka luajtur kryesisht rolet kryesore. Në shenjë proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, më 1987 ai u largua demonstrativisht nga shfaqja "Madam Kolontajn" në Beograd dhe u tërhoq publikisht nga veprimtaria artistike. Para disa vjetësh u paraqit para publikut të Shqipërisë, me deklamimin e një poezie në një spektakël kushtuar shqiptarëve të njohur në botë.

Artisti i njohur Bekim Fehmiu pranë varrit të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Mosiu

Video paraqet inserte nga filmi "Dezertori" (The Deserter), ku aktori Bekim Fehmiu luan rolin kryesor, krahas aktorëve botërorë: Richard Krena, Chuck Konnors, Ricardo Montalban dhe John Huston.

Në filmin e njohur "Odisea", Bekim Fehmiu luan rolin e Uliksit, ndërsa Irena Papas rolin e Penelopes.

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Shuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Code:
Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip
Ky sben pjese ne shqiptaret qe duhen mbajtur si shembuj per mendimin tim sepse per shqiptarizmin ska bere asgje qe mund ti lihet brezave me krenari ky çdo gje e ka lidhur me serbine fillo nga familja karriera etj
Fakti qe ky vdiq ne serbi e jo ne kosove ne vendin ku lindi tregon se sa shqiptar ka qene
Mos haro qe ne ate kohe çdo lloj kosovari qe shitej i hapeshin ruget nga serbet sepse kjo ka qen politika e tyre perjetesisht ndaj shqiptareve te kosoves perça e sundo
 
kriko

Anëtar
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
143
Pikët
18
Vendndodhja
ketu afer
Përgjigje e: Shuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Mendoj se sa ka ber nena terez per shqiptaret aq edhe bekim femiu
as me shum e as me pak vet fakti tregon se ku jan vorusur njeri ni indi
tjetri ne serbi . Me fal busavata po kjo ishte vetem nje mendim i imi......
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Shuarja tragjike e Bekim Fehmiut

E si mund të gjykohet një personazh/ikonë si Nënë Tereza, bëri apo nuk bëri. E do një botë e tërë dhe ne që e kemi mundohemi ta mohojm. E kam shprehur dhe diku, nëse dikush luan me figurat kombëtare nuk e ka vendin në forumin tonë ose dikush flet me ideologji fetare dhe i kategorizon Nënë Terezën apo Skënderbeun si tradhëtar dhe anti-kombëtar, krenaria e popullit tonë jan këto emra, që njihen kudo për atë që kan bërë. Nuk ka Shqipëtar që e mohon Skënderbeun po siduket kohët e fundit dogmat fetare po e sbehëjn figurën e njeriut më të madh Shqiptar.

Bekim Fehmiu, ishte shumë apo pak Kosovar, ai kurrë nuk e mohoj orgjinën. Bojkotoj karrierën e tij për Kosovën, mbajti qëndrim ndaj udhëheqësve. Dhe dëshira e tij ishte që hiri i tij të hidhej në një lum në Kosovë.

P.s Kur të arrini dhe ju të tjerët një stad të till dhe të bëni sa çereku i tyre, atëher hidhni balt mbi figurat kombëtare.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Shuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Nuk po flas fare.
Madness ka absolutisht te drejte.
Kaq.
 
r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Shuarja tragjike e Bekim Fehmiut

Madness ke ber gabim mbase pa dashje ne krahasime qe skane asnji lidhje me njera tjetren
nene tereza nuk krahasohet me asnji figure shqiptare sidomos me skenderbeun sepse nene tereza njifet prej shqiptareve si ai fshatari qe shkon ne nji fshtat tjeter edhe thot e njef filanin ? ai eshte gjyshi im me krenari keshtu dhe nene tereza
eshte bere e shenjte nga bota dhe me sakte nga vatikani kjo eshte totalisht çeshtje fetare dhe i perket njerezve me mental te ulet sepse te quash te shenjte nji njeri qe ha e dhitet sikurse ti dhe une eshte nji nga absurditetet e jetes mbi toke
kujt i thua figure ti plako kur ajo figura gjith jeten ja kushtoi leprozave indian e gabel e shqipen kurr se ka folur ?
mos shifni endra nene tereza eshte shqiptare vetem pse na intereson neve te jete qe mos te na humbi fara si komb e te kemi me çfare te shfaqemi para botes
skenderbeu eshte figure kombi sepse ka luftuar per kombin jo per vatikanin
pastaj ça i ke keto bekim fehmiu figur kombi lol
me figure eshte kadri roshi me shoke qe perjetuan ferrin komunist me friken e burgut e pushkatimit ter jeten e prape filmat i bene ne gjuhen shqipe jo serbe ose franceze
ketu flasim per shqiptari jo per aktora se aktor behet kushdo qe vazhdon shkollen per ate pune ose i kryen maredhenie anale nji regjisori francez
hapini syt se nuk jane gjerat ashtu si i mendoni ne shumicen e rasteve

prit se harova edhe xhim belushi eshte figur kombi sepse e njef bota si aktor filmash edhe thot ndonjiher ne shqipe te bastarduar qe eshte shqiptar
na duhet xhimi ne se ndryshe skemi shance te na njohe dikush ne bote keshtu i bie ?
figur kombi eshte emer shum i madh dhe perveçse batos,gjergj kastriotit,teutes,adem jasharit ,marko boçarit,ali pashes, e shum te tjere ne kete kategori nuk mund te vihet dikush tjeter
sepse edhe ataturku ishte shqiptar po me duket se e vetmja lidhje qe kishte me shqiperine ishte origjina e prinderve te tij asgje me shume
edhe ai eshte figur e madhe boterore po se marim dot ne sepse e kan aneksuar turqit prej kohesh

ps:ve re gjithashtu qe kur dikush shpreh mendimin e vet kjo automatikisht perkthehet ne gjykim ose pse gjykon
gabim i madh te komunikosh keshtu sepse nese njerzit nuk shprehin mendimin e lire sdo kete kurr mundesi per te ecur me tej
gjykimet jane pjesa e erret e mendimit totalitat qe i perket te shkuares ne ketu shfaqim mendime ne reth shoqeror
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,137
Pikët
113
BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

RRËFIMET NË VETË TË PARË
Java e filmit shqiptar. I ftuar..... Mbahej për herë të parë "Java e filmit shqiptar" në Beograd në Shtëpinë e Rinisë. Mezi arrita të shoh fundin e projektimit të njërit prej filmave. Takoj Abdurrahman Shalën, regjisorin e ri Besim Sahatçiu... Më njohën me dy regjisorë të rinj nga Shqipëria, Piro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti. - A do të kishit ardhur tek ne si i ftuar? - më pyet Dhimitri, ai shtatshkurtri me tipare të zeza, i cili studimet e kameras dhe të regjisë i kishte kryer në Leningrad dhe në Moskë. - Me shumë dëshirë, nëse më ftoni! Atelie 212. Jam i ulur në bufe me kolegët. Hyn Borisllav Mihajlloviç- Mihizi, një nga intelektualët më të mëdhenj të vendit. "Dëgjova se do të shkosh në Shqipëri. Atje jeton një shkrimtar i madh. Quhet Ismail Kadare. Ka shkruar një roman të mrekullueshëm, 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur'. Shiko nëse mund të ma sjellësh". Erdhi ftesa që të jem i ftuar i "Kinostudios" shqiptare. Ditë e zymtë. Udhëtova me atë karakatinën e JAT-it. Nga avioni mund të shihet plani urbanistik i Tiranës të projektuar në mënyrë të tillë që të mund të ndjekë rendin e fjalëve "Duçe" (kështu është quajtur Musolini). Aerodromi? Tipik për një vend të vogël dhe të varfër. Për herë të parë në Tiranë. Procedura me kufitarët e ashpër dhe me doganierët, të cilët ngjasin me aerodromin, shkoi pa vështirësi, sepse më prisnin Dhimitër Anagnosti dhe Pirro Milkani si dhe drejtori i "Kinostudios". - A flisni shqip? A njihni njeri në Shqipëri që do të dëshironit të takonit? Më ndihmuan të sistemoj valixhen time të udhëtimit në bagazhin e automjetit tip "Lada". Gjatë udhëtimit për në Tiranë, drejtori më pyet përsëri. - A keni ndonjë dëshirë që do të mund t'ua plotësonim sa jeni në Shqipëri? - Kam dy. E para, t'i përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga ana e nënës sime, bashkëshortes së Bajram Currit, Dervishe Hanëmit. E dyta, të shoh dashurinë time të parë. U stepën. - Ju keni një dashuri të parë në Shqipëri? Si quhet? Prej nga është? - Nga Shkodra. Quhet Bukuroshe Tahiri. Ka një vëlla, i cili quhet Riza dhe një motër me emrin Safete. - Mirë! Do të shohim! Më sistemuan në hotel "Dajti" në qendër të qytetit. Më pëlqeu heshtja, pa atë zhurmën e qarkullimit të automjeteve, vetëm ndonjë biçikletë. Tirana duket e bukur. Bulevarde të gjëra, me shumë lule, me pemë anash... Monumenti i Gjergj Kastriotit dominon tërë qendrën. Mikpritësit kishin organizuar shfaqjen e filmit "Odiseja". Salla e kinemasë e mbushur plot e përplot me të ftuar të përzgjedhur. Duartrokitje dhe pritje njëlloj sikur presin një njeriun e tyre. Me krenari, me gëzim, me ngrohtësi. Filluan vizitat zyrtare. Në Lidhjen e Shkrimtarëve, krahas me të tjerët, njihem me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin... Ismail Kadareja, intelektual tipik, me syze me skelet metalik, duke dalë më thotë: - Do të doja t'ju dhuroj romanin tim "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", por kam vetëm versionin në gjuhën frënge. - Do të më bëhej shumë qejfi - Më dhuroi bestsellerin e tij me dedikim. Vizitova Akademinë e Arteve. "Kinostudion". Biseda të thjeshta. Pyetjet, profesionale. Ndjehet kërshëria e tyre, dëshira për të ditur sa më shumë. Pyetjet i bëjnë të përzgjedhurit. Jashtë në rrugë më drejtohet një djalosh me trup atleti, me sy të zinj dhe të mëdhenj, me flokë të zinj të dendur: "A mund të më jepni një autograf ? Unë jam student i vitit të tretë të Akademisë së teatrit. Quhem Timo Flloko. Kam një motër në Jugosllavi. Njerëzit e mi janë nga Peja..." Ata që më shoqëronin ma bënin me shenjë që të nxitoja. - Ju do të jeni Omar Sharifi shqiptar! - i them djaloshit kur u ndamë.
DURRËSI
Durrësi. Teatri. Në fuaje, busti i Aleksandër Moisiut. Marr pjesë për herë të parë në një koncert me këngë e valle shqiptare. Zëra madhështorë, të shkolluar. Bukuria e atyre valleve të ngadalta për nga ritmi, por dinjitoze dhe, menjëherë më pas shumë të gjalla. Valltarët e veshur me kostume popullore shumëngjyrëshe. Jam i emocionuar, thuajse më zihet fryma dhe jam shumë krenar që po më jepet rasti të shoh këtë bukuri. Më shpunë të njihem me anëtarët e Ansamblit. I përgëzoj dhe i falënderoj që më bënë të përjetoj këtë ndjesi të paharrueshme. Nuk e kisha ditur se në Durrës kishte një amfiteatër, madje edhe i madh sa ai i Koloseut romak. Është zbuluar vetëm një e treta. Shoqëruesit më takuan me arkeologun amator. Dridhet nga emocioni, duke më treguar një varëse të hollë prej ari, ku ishte varur në figurë në formën e gjethes së duhanit. Dridhet sa herë që e prek. Çfarë thesari! Thesar i vërtetë kulturor, shpirtëror. Me sugjerimin e atyre që më shoqëronin, më dhuroi si pa qejf, një kopje të Afërditës të shekullit IV-V p.e.s.
KRUJA
Vendlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Cili është ky gjeni, i cili arriti që për një çerek shekulli të ndalë fuqinë e pandalshme të Perandorisë Osmane dhe të mos e lejojë depërtimin e saj drejt Perëndimit. Kalaja e Skënderbeut, e cila dominon në tërë kodrën e qytetit, është e rikonstruktuar nga disa pjesë të saj të shekullit XIV. - Përse përkrenarja e Skënderbeut ka një kokë dhie? - e pyes ciceronin e muzeut. - Gjatë një beteje Skënderbeu lidhi pishtarë pishe në brirët e dhive, të cilat pastaj i lëshoi para ushtrisë së tij. Turqit u frikësuan "nga kjo ushtri e madhe që po vinte drejt tyre" dhe u tërhoqën. Në shenjë përkujtimi për këtë betejë ai e zbukuroi përkrenaren e tij me kokën e dhisë me brirë. Sapo hymë në kështjellë, e pyes: "Përse keni ndërtuar një muze prej alumini e qelqi në një ambient të rrethuar me gurë qindravjeçarë? Keni futur Amerikën në kështjellë.
NË SHKODËR
Shkodër. Qytetin nga i cili kam disa kujtime të gjalla, nuk e njoha fare. Hoteli? Një ndërtesë njëkatëshe, një shtëpi e bukur me çardak, oborr dhe bahçe. Më kujtoi shtëpinë e Shaip Pashës në Prizren. Më shpunë tek një zonjë e vjetër, e veja e Bajram Currit, e cila më priste. Shtëpia e saj mbushur me kushërinj dhe miq të ftuar. Dervishe Hanëmi, e dashur dhe e ngrohtë, qëndronte ulur në minder. Në mur, sipër kokës së saj, fotografia e të shoqit. Iu afrova dhe i putha dorën. - Hedija, gruaja e Ibrahim Fehmiut, së bashku me fëmijët e saj ju dërgojmë përshëndetjet e tyre të përzemërta dhe mu lutën t'ju përqafoj. Fytyra e saj ndriste si shenjtëreshë. Përqafimi i saj, i butë dhe erëmirë, tamam si prej plake. Më uli afër vetes, duke më mbajtur dorën ndërmjet duarve të saj. Cili je ti? - më tha. Ai më i vogli, Bekimi, i thashë. Më pyeti për Dijen dhe të gjithë të tjerët emër për emër. E rrëmbyen kujtimet për të shoqin, për babain tim, e në mënyrë të veçantë për Dijen dhe ato kohë të stuhishme. Fytyrat e të pranishmëve si të përskuqura. Kur u ndamë, bëmë një fotografi për kujtim. Ditë e re. Dolëm për të bërë një shëtitje nëpër Shkodër. Shkodra është e pastër si të gjitha qytetet shqiptare. Duke shëtitur na afroheshin njerëz. Turma që na shoqëronte po bëhej gjithnjë e më e madhe... - Çfarë është bërë me dashurinë time të parë, Bukuroshen? - Për fat të keq nuk arritëm ta gjenim. Nuk ka në Shkodër ndonjë familje me mbiemrin Tahiri. Duke ecur, vura re dy rrathë të përkryer: njëri me perimetër më të madh dhe tjetri më i vogël brenda tij.
GJURMË
- Këtu ka pas qenë një shatërvan prej mermeri. Nga ana e djathtë ka qenë xhamia - thashë dhe hodha shikimin drejt xhamisë gjysmë të rrënuar dhe pa minare. Duke shikuar shtëpitë dhe dritaret nga të dyja anët e rrugës, u ndala para një dere ngjyrë jeshile. E hapa. E njëjta shtresë prej betoni në oborr, tri shkallë prej druri dhe dritarja prej nga hyn një dritë e verdhë e zbehtë. - Kjo ka qenë shtëpia ku kemi banuar. Përballë gjendet shtëpia e familjes Tahiri. Drejt nesh vjen një vajzë e vogël rreth pesë-gjashtë vjeçe. E vetmja që më tërhoqi vëmendjen. Sytë e saj si qershi. Kur qeshet në faqe i duken qukat. - Si quhesh? Vajza e vogël më sheh me buzëqeshje pa thënë asnjë fjalë. Në atë kohë një grua e vjetër, me benevrekë e kap për dore. - A jeni ju Hanko Leqja? - Unë jam, - më thotë - kush je ti? - Unë jam djali më i vogël i Dijes, Bekimi. A keni të më jepni pak "pistil", - i them. Hanko Leqja u shkri. Më përqafon duke mos e mbajtur të qarët. - Kush është kjo vogëlushja? - Vajza e Bukuroshes - më thotë. O Zot sa ngjashmëri. - A janë këtu Rizai dhe Safetja? - E pyes. - Jo. Të gjithë janë në punë... Në atë kohë një grua rreth të gjashtëdhjetave veshur me fustan të zi, me heton dhe më pyet. - A mos je djali më i vogël i Dijes, Bekimi? - Po, unë jam. - Ja, kjo është shtëpia ku keni jetuar atë kohë - më thotë duke më treguar derën e shtëpisë, të cilën tashmë e kisha hapur. - Nëna jote ka qenë e dashura e të gjithë mëhallës. E adhuronim. Hajde tek unë të pimë një kafe. Zonja e veshur me të zeza, më kapi për krahu dhe pa pyetur askënd, më drejtoi për te shtëpia e saj. Doli se ishte e motra e Mustafës, Bakija. Atë nuk e mbaja mend, por mbaja mend mirë të vëllain e saj, Mustafën, pamja e të cilit më ishte ngulitur në kujtesë. Një djalosh i ri veshur kostum të zi me kravatë të bardhë, teksa qëndron mbështetur pas murit dhe qëllon me revole, duke e vrarë në vend xhandarin kuisling nga Prizreni, Beqir Malokun. Në muzeun e qytetit, drejtori më lutet ta identifikoj babanë tim në një fotografi të Kongresit të Mësuesve në Elbasan në vitin 1920. E pata të lehtë ta identifikoja. Drejtori u gëzua shumë. - A e dini ju se yt atë ka qenë i dënuar dy herë me vdekje nga serbët dhe malazeztë? - Jo. "Nuk e di. Di vetëm se Mbreti Zog, në vitin 1925 ka pas shpallur se jepte 1000 dukate si shpërblim për atë që do të zinte nënën time të gjallë, sepse llogariste se ajo do ta tradhtonte babanë. Kur ka qenë kjo?" - Nuk e dimë me siguri. Por populli i Gjakovës u ngrit në këmbë… Ata e shpëtuan. Hera e parë që e dëgjoj një lajm të tillë. Përse nuk ma kanë treguar njerëzit e mi? Takimi me ansamblin e teatrit të Shkodrës ishte i përzemërt. Thithin çdo fjalë timen, megjithëse pyetjet që më bënë ishin të kontrolluara. Ndërmjet të pranishmëve, në lozhë, më zunë sytë një fytyrë të njohur. Ishte i vëllai i Bukuroshes, Rizai. Përqafim. Kishte sy të njëjtë me atë, sy të qeshur dhe të përzemërt. Para se të nisesha, Hanka Leqja dhe Rizai erdhën të takoheshin me mua. Në bahçen me lule të "hotelit" më folën për Safeten, e cila ishte e martuar dhe jetonte në një qytet tjetër. Mbi Bukuroshen, e cila punonte në një fabrikë. Pas luftës ua kishin konfiskuar të gjithë pasurinë. Më sollën dhurata, peshqirë për Dijen dhe motrat, çorape për vëllezërit. Zemërartë si gjithmonë.Bukuroshen nuk e pashë! Nuk i pyeta ata që më shoqëruan se përse e kishin fshehur dashurinë time të parë. U bëra nervoz me ta, sidomos me atë më kryesorin, me syze, i cili një e dy e më lavdëronte arritjet e mëdha të vendit. - E gjithë Shqipëria është e elektrifikuar. Rryma elektrike arrin deri në... Nuk kemi të papunë. Nuk ka më gjakmarrje. Tërë vendi është bunkerizuar. Shikoni atje... dhe më tregonte malet...
PARADA E 1 MAJIT
Shokët më thonë se duhet të jem i pranishëm në tribunën ku do të jetë edhe Enver Hoxha. Më pyesin nëse pranoj, duke patur parasysh se mund të kem probleme në vendin ku jetoj. 1 Maji i vitit 1972. Në tribunën para hotel "Dajtit", ja ku jam edhe unë në rreshtin e parë, i rrethuar nga qindra kinezë të veshur me rroba doku dhe të kopsitura deri në grykë. Nga ana ime e majtë, rreth njëzet metra, Enver Hoxha përshëndet me dorë ata që parakalojnë. Parakaloi edhe ushtria me uniforma ngjyrë kaki dhe e "armatosur" me automatikë. Qëndrimi i tyre ushtarak, rreshtat, nuk më pëlqyen. Përkundrazi. Fytyrën e Enver Hoxhës nuk arrita ta shoh. Dita e fundit. Teksa shëtisim nëpër bulevard, shokët më flasin për konfliktin dhe ndarjen me Hrushovin dhe BRSS-në, për shkak të të cilit për pak sa nuk kishin vdekur nga uria. Kishin qenë të detyruar ta blinin me ar grurin në Kanada. - A e patë shokun Enver. Ja tek është. Vetëm dy shoqërues. E vështrova. Një zotëri i vjetër, veshur me kostum ngjyrë bezhë. Pa kravatë, borselino në kokë, duart pas kurrizit, shëtit ngadalë nëpër bulevardin e zbrazët. - Përse nuk ka ndonjë sigurim të veçantë? - Jooo! Nuk është nevoja. Nuk ka asnjë rrezik. Populli e do. Shoku Enver banon këtu. Më treguan një vilë të rrethuar me gjelbërim e lule. Hymë edhe në dy banesa private. Në banesën e parë, të mobiluar thjesht, Dhimitër Anagnosti më njeh me të shoqen, një artiste bukuroshe. Miku i familjes sonë, Ramadan Sokoli, të cilin nuk e njihja, një intelektual i jashtëzakonshëm dhe i cili nuk ishte fort i dashur për regjimin, më dhuroi shiritat e magnetofonit me regjistrime të monologëve të Aleksandër Moisiut. Çfarë dhurate!
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

Shum e bukur Land.Tregim qe te terheq.
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,137
Pikët
113
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

E' stato cremato e le sue ceneri gettate nella Bistriza, che affluendo nel Drin dal Kosovo entra in Albania per finire nell'Adriatico...
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,137
Pikët
113
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

Shum e bukur Land.Tregim qe te terheq.
askush kurre ne bote nuk mund te aktroje nje Odise si ai. e ka provuar kirk douglas etc por kot.

per mua mbetet nje gjigand shqiptar dhe boteror i pazevendesueshem.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

askush kurre ne bote nuk mund te aktroje nje Odise si ai. e ka provuar kirk douglas etc por kot.

per mua mbetet nje gjigand shqiptar dhe boteror i pazevendesueshem.
E vertet,interpretim i paharitshem,aktor vetet i madh.
(Jane keto interpretime qe "prishin" karieren,sepse identifikohesh vetem me personazhin,gjithe jeten je vetem Odisea.)
 
YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,076
Pikët
113
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

Kur ka dale ky film dhe prodhim i kujt shteti eshte?
 
Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,239

E lexova me kenaqesi te madhe kete shkrim. Me pershkrimet qe i ben, te duket se je edhe ti aty.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

BEKIM FEHMIU eshte nje gjigand i kinematografise shqiptare qe kur luante Odiseun damaret ne fyt ju frynin!
Nuk i shikoni ju grimcat!MADHESHTOR.
Tashti do krimba do i bejne biografine.
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: BEKIM(ODISEA) FEHMIU...disa kujtime nga Shqiperia.

pershkrimi i bekimit mbi udhetimin ne shqiperi eshte shum i sakte..

e mbaj mend kur ishte ne tribune te parades se 1 majit..
beri buje ahere vizita e tij..
me vjen keq qe nuk e paska takuar miken e feminise..
kuptohet ka pasur ndonji problem politik ne kte ceshtje dhe ajo ose familja ose partia nuk kan dashur ta mundesojn takimin..

ka nje pasaktesi aty.. po qe nuk ja ul objektivitetin pershkrimit te tij..
pash thot enverin duke shetitur ne bulevard..
nuk eshte e vertete..
enveri kurre nuk ka shetitur ne bulevard..
ai ka ecur rrugve brenda bllokut dhe eshte e vertet se ndoshta vetem 1 ose dy bodigard i kan shkuar prapa..por nga jasht bllokut kerkush nuk mund ta shihte enverin duke shetitur apo shkuar ne pune..
nejse kjo ska fort rendesi..
por nje gje duhet then se.. bekimi patjeter qe te vizitoj shqiperin ka marre me pare miratimin nga enveri..
pa lejen e tij askush nuk mund te ftonte dike nga jasht qoft i huaj apo bashkatdhetar..

ikja e bekimit ishte nje tragjedi qe mund te ishte parandaluar..
kosova mban pergjegjsi per vetvrasjen e tij..
eshte dashur te mbahej ngrohtesi ndaj tij mbas clirimit qe nato i beri kosoves..
e kte duhej ta benin dhe shteti kosovar por dhe ai shqiptar..
mundet ai e ka ndi veten te braktisur.. ose ka ndjer vleresimet cinike te lahpereve te kosoves.. si psh .. se.. e ka gruan serbe.. ose pse jeton ne beograd etj..
prandaj eshte dashur ti behet vazhdimisht vleresim e ti tregohet mirnjohje.. permanente.. e dukshme.. qe do ta bente bekimin te cliruar nga paranojat.. etj..

ai eshte i madh ..

..

e sa per ato muhabetet jo po zogu ka dash me vra ibrahim efendin apo se zogu ka dash me ble e perdor gruan e ibrahim efendise..dmth nanen e bekimit.. ato jan pallavra qe i kan sajuar hafijet e asaj kohe me ja ba mendjen pordh bekimit..
zogu.. dhe grues se bajram currit dhe grues se hasan prishtines u ka dhan pension.. te atdhetarit.. qe aso kohe ish goxha shum e vlefshme per jetes..
ishte koha ather kur u sajuan ca genjeshtra me tregue se sa i keq ish zogu..
ather.. u saju dhe genjeshtra se.. zogi e la me dek uje shote galicen..
dhe kte genjeshter dhe sot e perdorin enveristet..
e verteta eshte se zogi i dha shotes tana te mirat qe ajo me jetue si zonj atje ne mamurras ku ju dha tok qe.. dmth mjete bujqesore fare para e shpi e katandi qe shota me jetue me fmi..
kuptohet jo me fmi te vet se spat.. po me ata fmi qe halli e pruni ate ne shqipni..

--
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,160
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Bekim Fehmiu

"Shqiptari në rolin e Shqiptarit"

Aktori i madh Shqiptar Bekim Fehmiu në rolin e Odiseut!

1594136940153.jpeg
 
Top