• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Beogradi në panik, shërbimet sekrete zbulojnë vrasësin e Ivanoviqit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Radojqiq, nipi i Zvonko Vesilinoviqit – i cili njihet si ortak në disa biznese me vëllain e presidentit Vuqiq, është pika kryesore e kësaj ngjarje.

Beogradi zyrtarë është futur në panik pasi autoritetet përgjegjëse tanimë kanë zbuluar personat e implikuar direkt në vrasjen e politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.
Shërbimi Inteligjent i Kosovës (AKI) dhe disa Agjenci të njohura Ndërkombëtare posedojnë fakte që vrasës me pagesë, njerëz të afërt me Aleksandër Vuçiqin, qëndrojnë prapa kësaj vrasje e cila ndodhi në janar të këtij viti.

Kësisoj, njëri prej personave kyç të përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit po del të jetë Milan Radojqiq, i cili tashmë ka ikur nga Kosova.
Radojqiq, nipi i Zvonko Vesilinoviqit – i cili njihet si ortak në disa biznese me vëllain e presidentit Vuqiq, është pika kryesore e kësaj ngjarje.

Vetura e djegur në natën kritike është konstatuar që ishte me origjinë nga Serbia dhe ka zinxhirë pronarë nga Beogradi. Poashtu, vrasësit me pagesë dyshohet se me veturë të njëjtë ishin edhe në Ukrainë.
E përmendur si e implikuar në vrasjen e Ivanoviqit, sipas burimeve, del të jetë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Milena.
Vlen të theksohet se Njësitë Speciale të policisë së Kosovës, me 23 nëntor arrestuan katër persona në veri të Mitrovicës në kudarë të hetimeve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ndodhi më 16 janar të këtij viti, shkruajnë mediat vendore.
Goran Rakiq kishte deklaruar se dy nga të arrestuarit janë nga komanda veriore e policisë.
___________________________________________________
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1004678/beogradi-ne-panik-sherbimet-sekrete-zbulojne-vrasesin-e-ivanoviqit/
 
Top