• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Berry: Na ka munguar dashuria

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Halle Berry është hapur rreth ndarjes së saj nga modeli Gabriel Aubry, dhe ka zbuluar se dyshes i kishte munguar ‘lidhja e dashurisë’ tashmë një kohë të gjatë.
Në muajin prill, zëdhënësi i Berry konfirmoi se ajo i kishte dhënë fund lidhjes afro katërvjeçare me Aubrey, dhe se dyshja kishin qenë të ndarë për një kohë.

Por, fituesja çmimit Oskar është pajtuar me faktin se ata “nuk mund të mbijetonin në distancë” si çift, duke shtuar se ata funksionojnë më mirë si miq të fokusuar në rritjen e vajzës së tyre dyvjeçare, Nahla.

“Ne duhej të sillnim atë person të mrekullueshëm në jetë. Dhe kjo është arsyeja se pse u bashkuam. Dhe për këtë arsye, ne ishim gjithmonë së bashku, të tre. Ne jemi familje, edhe pse nuk jemi këtu tashmë”, ka thënë Berry për Vogue.

“Ne jemi 100% të përkushtuar të jemi prindërit më të mirë që mund të jemi. Dhe derisa nuk kishte një afërsi dashurie për ne, ai ishte absolutisht personi i duhur për të pasur këtë fëmijë, pasi ajo (foshnja) do të ketë një baba të mrekullueshëm”, ka shtuar aktorja
 
Top