• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bertina Mehmeti jeta ime ndryshoi totalisht

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ish-banore e “Big Brother Albania 3”, shprehet të jetë tejet e ngazëllyer me ndryshimin që pësoi jeta e saj pas eliminimit nga shou televiziv duke u shprehur për jetën dhe për lidhjen e saj me Erionin të cilin e vlerëson lartë si person.


Ndihem shumë e emocionuar, një jetë krejt e re. Për mua ka filluar gjithçka nga e para e vetmja gjë është se unë mbaj të njëjtin emër. Vetëm kjo më ka mbetur, identiteti im, se jeta ime e vërtetë ka ndryshuar. Ofertat, vlerësimet, gjithçka e bëjnë të veten por të jesh person i njohur është një gjë ndryshe”.

“Hyra në Big Brother me të vetmin qëllim që të tregoja se kush jam. Krijimi i lidhjes? Një gjë të tillë nuk e kam përjashtuar kurrë. Kam tentuar të mos krijoj një lidhje por ja që ndodhi. Ishte eksperiencë e mirë. U lidha me Erionin për shkak të afeksionit, sinqeritetit dhe gjithçka tjetër. Unë gjithnjë e mbaj këtë mendim dhe nuk mendoj se kam qenë agresive. Mendoj se lidhja jonë do të zgjasë por kurrë mos thuaj kurrë”.

“Kam marrë ofertë pune nga Ministria e Mbrojtjes si inxhiniere për projektime ushtarake që është dhe profesioni im, por nuk do refuzoja as spektaklet dhe atë si pedagoge te kuvendi popullor. Mendoj se do të zgjedh të parën dhe do të marr pjesë në spektakle”.

Bertina përmbylli intervistën për Shekulli, duke thënë se ajo që ndodhi në lidhje me Adën dhe Erionin gjatë spektaklit ishte një lapsus i saj dhe në pyetjen se çfarë mendimi ka për Oltën, Bertina shprehet të mos ketë kurrfarë komenti, kur e dimë se marrëdhëniet e saj me Oltën janë jo të mira për shkak të Erionit.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Bertina Mehmeti jeta ime ndryshoi totalisht

Ehhh me verte eshte nje goce me vlera...e embel me gjithcka qe e karakterizon...
 
Top