• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Besëlashtët janë ata shqiptarë që besojnë në perënditë e hyjnitë e lashta iliro-arbërore. Feja ilire mbështetej në perënditë e lashta si Bindi, Redoni, Bolla etj, dhe në kultin e hyjnisë më të rëndësishme, Dielli. Kulti i Diellit ende mbijeton edhe në ditët e sotme në formën e spiraleve, kryqit të thyer dhe simboleve të Diellit si një rreth me rreze të shumta. Dielli adhurohej në shkëmbinj të rrafshët lart në bjeshkë, ku për nder të tij bëhej një fli në formën e diellit. Simbolika e këtij kulti është ende e gjallë në viset veriore të trojeve shqiptare, ku mbijeton edhe në gjuhë në formën e shprehjes si "Pasha Diellin/dritën".
https://sq.wikipedia.org/wiki/Besëlashtët

Dielli, hyu kryesor i fesë besëlashtë:

Në gojëdhënat popullore flitet për vatrën, për zjarrin, madje, edhe kur duan të mallkojnë, njerëzit shprehen: “T’u shoftë zjarri!”, “T’u shoftë vatra!”, “Për këtë zjarr!”, “Për këtë zjarr e m’u shofë vatra/”, “T’u shoft kandili/”, “T’u shoftë drita/” etj., Autorët e lashtësisë njoftojnë se, për të ruajtur zjarrin në çdo shtëpi, lihej një njeri. Shumë sinjifikativ është fakti se gjatë pushtimit osman, midis taksave të shumta kishte edhe një taksë për tymin, apo për oxhakun. Nga ky fakt mbeti e dhe shprehja, “shtëpi oxhaku”, e cila do të thoshte “derë e lartë”.

“Zjarri shikohej edhe si personifikim i familjes...,” konkludon studiuesi R. Memushaj në monografinë “Historia e Kurveleshit”3 Sentencat, “Ju shua kandili!”, “ Ju shua zjarri!”, “Zjarr i shuar”, “ Vatër zjarri (e ngrohtë, mikpritëse)”, “E shoi atë zjarr lumëmadhi” etj. e konfirmojnë këtë ide.

Kulti i zjarrit është i lidhur me kultin e Diellit, i cili mendohet edhe si burim i jetës, i të mirave materiale etj. Elementet e natyrës kanë qenë një burim adhurimi, por mbi të gjithë: dielli, toka dhe hëna kanë qenë adhuruar si hyjni në gjithë hapësirën pellazgjike dhe ilire (ilire, epirotase dhe dardane). Populli ruan në kujtesën e tij disa shprehje, të cilat i përdor si urim, mallkim, betim etj., siç janë: “Për këtë dhe!\ “Për këtë qiell", "Për këtë Diell", "Për atë Diell", "Për këtë Hënë", "Për këtë vatër", "Për këtë zjarr", "Të thertë rrezja e Diellit", "Për atë Diell, që vete lodhur e këputur" "Për atë symadh, që i sheh të gjitha". "Qofsh i bardhë, si rrezja e Diellit" etj. Këto sentenca e kanë origjinën përtej kufirit të besimit monoteist, në kohët e besimit pagan dhe janë dëshmi e autoktonisë së elementit bartës, pra të vazhdimësisë iliro-shqiptare.

Një tregues specifik i kësaj vazhdimësie është edhe riti i varrimit, i cili që nga lashtësia pellazgjike është i pandryshueshëm. Vendosja e kufomës me fytyrë nga dielli dhe me kokë nga Perëndimi, si edhe krijimi i një rrethi, që simbolizon Diellin në varrezat tumulare, janë një tjetër dëshmi e vazhdimësisë dhe tregues i kultit të Diellit. “Sipas besimit pagan, konfirmon baroni F. Nopça, shqiptarët nderonin Diellin, duke iu falur majave të malit”. Edhe sot, në majën e Tomorrit, shpellën e Sari Salltikut në Krujë, kurorën e malit në Gribë, Selgjikja në Malin e Gjerë mbi Lazarat, në Gjakovë e gjetkë respektohen, si vende pelegrinazhi, majat e maleve. Kulti i diellit, sipas autorëve antikë: Herodotit, Strabonit, Ciceronit dhe Plutarkut, por edhe Durham, Nopça, Stipçeviç, Sbeshlaqiq, Shuteriqi, Shkupi e Tirta, dëshmojnë se Dielli ka qenë objekt i tatuazheve ndër iliro-shqiptarët.

Në historinë romake, vihet re qëndrimi i perandorit me origjinë iliriane, Kostandinit të Madh, i cili i urdhëronte ushtarët e tij të recitonin të dielën, “ditën e dritës dhe të Diellit”, një lutje Diellit, që do t’u sillte fltoren”. Ky kult pagan ka ekzistuar edhe në shekullin V të e. s. Këtë e mësojmë nga vizita e papa Leo i Madh (440-461) në trojet ilire. Kur papa vizitoi Kostandinopojën, në hyrje të kishës së Shën Pjetrit, ai vuri re disa njerëz që predikonin kultin e Diellit. Papa, me këtë rast, ua bëri një kritikë të ashpër këtyre predikuesve.
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Me qindra shqiptarë në të gjitha trojet kanë përqafuar fenë/besimin tonë të lashtë.
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Aleksandër Stipqeviç, "Ilirët"

Kemi mbërri me i njohtë emnat e nja tridhetë hyjnive ilire, disa prej të cilave madje mu në bazë të mbishkrimeve, kanë mujtë me u identifikue me hyjnitë romake.

Me sa duket, te Ilirët nuk ishte vetëm një panteon unik, por çdo perëndi adhurohej prej nji fisi të posaçëm ose prej nji treve të caktueme.Në Istër për shembull, e okupueme pothue krejtësisht prej Istërve, gjejmë altarë, dedikue Eiaut, Melesocusit, Boriaut, emnat e të cilëve nuk gjinden në viset tjera ilire.
E njajta gja mund të thuhet për hyjnitë liburne ( Anzotika, Lutosika, Latra, Sentona, Ika, Iria), japode (Bindus) etj.

Së pari po përmendim zotin Bindus, identifikue në mbishkrime me Neptunin romak.Altarët e shumtë kushtue këtij hyu ilir ( me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), janë gjetë në territorin e japodëve të vjetër afër burimit të prroskës Privilica, në afërsi të Bihaqit në Bosnjë.Padyshim, në këtë lokalitet të vetmuem gjindej nji faltore, ose me fjalë tjera, nji vend i shejtë kushtue Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujnat, sidomos burimet, dhe si e tillë qe identifikue me zotin Neptun.Aty ku janë zbulue altarët janë gjetë sasi të mëdha brina dhish, flijue Bindusit.

Nji hyjni tjetër pajtore e burimeve, ishte Vidasusi, gjithëmonë i shoqnuem në monumente nga shoqja e tij Thana.Katër altarë kushtue këtij qifti janë gjetë në Topusko, në Kroaci, afër nji burim uji mineral. Në të njajtin lokalitet janë gjetë mbaturinat e nji faltorje kushtue Silvanos si dhe shumë altarë tjerë me emnin e kësaj hyjnie romake.Në bazë të këtij fakti, studiuesit kanë konkludue me të drejtë se Vidasusi në besimin ilir ishte i ngjashëm me atributet e tija me hyjninë pajtore të burimeve pyjevet, fushavet, me Silvanon dhe si rrjedhim në emnin Thana asht mshefë hyjnija ilire e gjuetisë, të cilën shkencëtarët e kanë identifikue me hyjninë romake Diana.Vidasusi e Thana (por ndoshta në vise tjera këto hyjni kishin emna tjerë), kishin nji randësi të dorës së parë në panteon në pjesën ma të madhe të popullatës ilire, sidomos ndër ato që mirreshin me blegtori, për shembull Dalmatët.

Në monumentet ilire të epokës romake, këto hyjni gjinden jo vetëm të vetmueme, por në shoqni me nymfe dhe hyjni tjera, në të cilat duhet padyshim të shohim hyjni tjera autoktone, emnat e të cilave nuk i njohim deri tash.Tue folë mbi ikonografinë e këtyne dy hyjnive, asht shumë interesant veqorija që në dy monumente të gjetuna në Bosnjë, Diana nuk ka, sikur në ikonografinë greko-romake, harkun dhe kokurrën, por në nji dorë mban palmën, kurse në tjetrën hardhinë.Kjo dëshmon se Thana nuk ishte e njëjtë në të gjitha karakteristikat me Dianën e panteonit greko-romak.Në të njatin përfundim vijmë tue shqyrtue ikonografinë e Vidasusit,që nuk ishte krejtësisht i njajtë me Silvanon, por qe identifikue me këtë vetëm pse për disa atribute të veta ishte ma i ngjashmi me të.Mund të supozohet e për këtë ekzistojnë disa indikacione se bash Vidasusi ka qenë zoti suprem i Ilirëve.

Vidasusit u qenë kushtue disa vende të shejta ndër të cilat asht shpella te Moçiqi, në afërsi të Dubrovnikut të vjetër, shëndrrue mandej në nji shejtore të perëndisë Mitra.Nimfa Ika përmendet në nji altar të gjetun në afërsi të Fianones (Plominit, Flanona antike) në Istër, në trollin e Liburnëve.Ky altar asht zbulue mu afër burimit, i cili edhe sot mban emnin Ika !

Ndër perënditë që meriton nji kujdes të posaqëm asht Medauri, për të cilin kemi shënime prej Lambësisë së largët në Numidinë e Afrikës Veriore.Në nji faltore të këtij castrumi romak, nji ilir bujar i ka dedikue tempullit të Mark Aurelit dy mbishkrime për zotin Medaur.Në njanin prej tyne, i shkruem në vargje, Medauri asht kualifikue si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan në Bokën e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku asht strehue Teuta mbas disfatës që pësoi prej romakëve.Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitun me shtizë në dorë dhe në kalë.Disa shkencëtarë e identifikojnë me zotin ilir të mjekësisë, për arsye se besohej se faltorja ku janë gjetë dy mbshkrimet i ishte dedikue vetëm Eskulapit.Sipas përshkrimit që njani mbishkrim jep për figurën e Medaurit, do të duhej të ishte nji zot lufte, mbrojtës i Risniumit, qyteti i lindjes së dedikuesit.

Po përmendim në fund disa hyjni ilire emnat e të cilëve gjinden në monumentet e epokës romake: Armatus (zoti i luftës, emni origjinal nuk i dihet), Tadenus i identifikuem me Apollonin, Anzotika dhe Iria të identifikueme me Venerën, Partinus zoti suprem i Parthinëve, i identifikuem me Jupiterin.

Mbasi religjioni ilir i periudhës pararomake asht nji sektor ma pak i njohtun dhe pak i hulumtuem deri tash, simbolet e shumta diellore (kryqi gremç dhe rrathët koncentrikë), varëset e ndryshme në forma kuajsh të vegjël shpezësh të ujit si dhe antropomorfe, dokumentojnë nji mendim religjioz mjaft primitiv.Mbeturinat e këtij religjioni primitiv gjinden me shumicë edhe në epokën historike. P.sh. Maksimi i Tiritvërteton se Peonët e adhurojshin diellin, të paraqitun në formë rrethi.
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,411
Pikët
113
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

qyqja none akome kerkojn AR shqiptaret?
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

qyqja none akome kerkojn AR shqiptaret?
Kërkojmë largimin e feve arabe dhe rikthimin e fesë shqiptaro-ilire. Të 4 fetë zyrtare në Shqipëri sot kanë ardhur nga Gadishulli Arabik dhe nuk kanë gjë tonën, janë të huaja, si kancer që ka hyrë në trupin tonë dhe kërkon ta mbështjellë të tërin.
 
Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
7,495
Pikët
113
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Mos hyn thelle me dallimin e sendeve te huaja se prekesh nen seder!
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Mbasi religjioni ilir i periudhës pararomake asht nji sektor ma pak i njohtun dhe pak i hulumtuem deri tash, simbolet e shumta diellore (kryqi gremç dhe rrathët koncentrikë), varëset e ndryshme në forma kuajsh të vegjël shpezësh të ujit si dhe antropomorfe, dokumentojnë nji mendim religjioz mjaft primitiv.Mbeturinat e këtij religjioni primitiv gjinden me shumicë edhe në epokën historike.

Aha?!

Tash e kuptuam:

Religjion mjaft primitiv dikur....

...dhe i perzgjedhur nga njerez gjithashtu p... sot.

*
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Hyji jonë Diell gjendet kudo:
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Aha?!

Tash e kuptuam:

Religjion mjaft primitiv dikur....

...dhe i perzgjedhur nga njerez gjithashtu p... sot.

*
PRIMITIV mb.
1. Që ka të bëjë me kohët e lashta të zhvillimit të
shoqërisë njerëzore, i kohëve shumë të lashta; që
pasqyron zhvillimin ekonomiko-shoqëror e
kulturor të kohëve të para të njerëzimit; parak.
Njeriu primitiv. Shoqëria primitive. Bashkësia
(komuna) primitive rendi i parë
ekonomiko-shoqëror.
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

*

Dhe vazhdojme pasiqe "harruam" dicka me te rendesishme:

2. Që ka a që pasqyron një zhvillim të ulët mendor, shoqëror e kulturor, i pazhvilluar; i prapambetur; i egër; parak. Jetë (zakone) primitive.

3. I punuar trashë e pa mjeshtëri; që është shumë i thjeshtë; i vjetruar. Armë (vegël) primitive. Teknikë primitive.

Dhe këtë e ke për fenë tonë ilire? Apo për fenë tënde arabe (ku futen krishtërimi dhe islami)?
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

*

Kam kujtime shume te bukura nga femijeria, cerdhja, klasa e pare....

dhe kam deshire te kthehem per nje cast, ama jo te ngelem aty pergjithmone.

Kjo eshte DHogjika e kthimit ne fene te te pareve.

Masandej, ajo cfare eshte primitive (sic u shpjegua me lart) eshte se:

Nuk ka fe, ama asnje fe te vetme e cila mund te jet e mire nese e zgjedh vetem e vetem per inati te dikujt tjeter.

Ky eshte primitivizem allasoji dhe Zero DHogjika.

*
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

D.m.th. feja jote arabe qenka ajo e "duhura" dhe "e zhvilluara"?
 
TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,036
Pikët
63
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

*

Une thash tjetersend,

kurse ti u lajmerove vullnetarisht per t'i dhene vulen asaj qe thuhet nen piken 2, te fjalorit...duke e vertetuar trefish se je i atille.

*
 
Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Dihet që je fondamentalist islamik. Nuk ka vlerë fjala jote. Normale që mbron fenë tënde arabe.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
9,600
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Habitem dhe me vjen shume keq kur verej kohet e fundit ne shume rrjete sociale apo forume shqiptare etj, qe po gjallerohet me shpejtesi supersonike nje ndjenje raciste ndaj "te tjereve" nga ana e shqiptareve, per arsye feje, ngjyre lekure, race dhe kombesie, etj arsye nga me banalet. Nuk ka qene ne natyren dhe traditen tone aspak nje qendrim i tille, biles ka qene e kunderta :te huajt, i ndryshmi, tjetri, jabanxhiu, i ardhuri, i dobti, e cilido tjeter.. afroheshin dhe ndihmoheshin, ishin shume te mirpritur dhe jo me kot shqiptareve me SH te madhe u doli fama e mire per mikprites e bujare saqe dhe te huajt shkruanin shpesh dhe na e kishin zili kte virtyt trasheguar brez pas brezi! Sot fatkeqsisht verej qe po zvogelohet gjithnje e me shume ajo SH-ja e shqiptarit te mire dhe bujar,dhe po zmadhohet R-ja e racizmit..... Jam shume i trishtuar kur shoh dhe degjoj e lexoj gjera te tilla te kota.
 
CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,640
Pikët
48
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Babë , mos folë ma se e prish!!!!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

O Vini, ne kohen e ilireve deri ne pese dinin te numeronin. Se aq gishta kishte dora.

Sipas kesaj llogjikes tende, te gjithe numrat, qe nga arabet kane ardhur bashke me matematiken duhen asgjesuar dhe ti numerojme thaset e grosheve perseri me gishta si dikur.

Shume konservator qenke per koken tende. Ti kerkon te ikim para ne, apo te kthehemi mbrapsht?!
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
9,600
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Besa e lashtë-rikthim në fenë tonë të vjetër

Dua te tregoj dicka shume personale qe shume shume rralle e tregoj sepse eshte dicka vertet private por edhe pak e "cuditshme". Rastesisht ne fund vitet 90 kur shkoja me leje ne SHqiperi, ne plazh afer cadres time ishte edhe nje cader e vjeter lecke ne te cilen rrinin gjith diten 3 femije te vegjel jevgjish (me i vogli ishte rreth 2-3 vjec dhe rrinte pa te mbathura fare) dhe me e madhja ishte nje vajze rreth 10 vjece qe kujdesej per ta dhe shtepine -barraken me teneqe dhe eternit- e kishin prane plazhit. Vija re qe hanin pak dhe keq, buke me domote,apo me shalqi gjith diten dhe cdo dite, pra dy prodhimet e sezonit qe kushtonin me pak! E ema e tyre nje grua mjaft e shtruar dhe puntore punonte si pastruese gjith diten ne nje hotel aty prane (sezonale) dhe i jati punonte me dite si shkarkues ne porto, pra nje dite po dhe nje dite jo ose si te qellonte. Varferia e tyre ishte ne kulm. Une sa here qe kalonte ai qe shiste akullore u bleja nga nje akullore apo banane dhe sidomos atij te dytit hamburger sepse ishte gjithnje i uritur (skishte faj-po rritej) dhe e beja me shume deshire dhe pa vetdije, ne fund te fundit kushonin nga 200 -500 leke te vjetra, pra hicgje per mua qe vija nga jashte! Ata i flisnin prinderve te tyre kur ktheheshin ne shpi per mua dhe keshtu njoha edhe prinderit e tyre! U njohem dhe krijuam nje lidhje miqesore saqe cdo vere qe shkoja i takoja edhe pse tashme nuk e beja plazhin me aty, dhe i lija ndonje lek per te blere dicka per femijet. Betohem qe ata kurre nuk me kerkonin asgje, kurre nuk me lypnin asgje, dhe fluturonin nga gezimi dhe krenoheshin kur une i takoja dhe shoqerohesha me ta, biles i ati i tyre me quante vella dhe lagja qeshte me ne dhe me pyesnin : cte lidh ty me ta, ose anasjelltas pyesnin ate se ce lidhte me mua dhe diku diku cuditeshin dhe buzeqeshnin kur i tregonim qe- hic asgje, Ishim njohur kot dhe rastesisht nga cadrat afer e afer. Kjo gje u kthye ne tradite dhe takoheshim cdo vere me deshire dhe jo rastesisht dhe hera e fundit ishte vera e vitit 2014 pasi mora vesh qe me pas kishin ikur ne Belgjike si azilant. Ideja qe dua te percjell me kte histori eshte qe edhe pse ishin te varfer dhe "jevgjiter" ishin shume te dashur dhe allegro me mua, shume te thjeshte dhe hallexhinj, dhe nuk dinin as te shtireshin apo te ishin hileqare! Pse une duhet te jem racist dhe superior, indiferent dhe perbuzes ndaj tyre? Isha nje njeri si ata por qe jeta u kishte marre drejtime te ndryshme me apo pa deshire, qe ndoshta fati me kishte buzeqeshur ca me shume se atyre, por kurrsesi sepse isha me i bardhe apo me i zi se ata!
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,493
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan

jevgjish - a ka mundesi me spjegu hollsisht qka janë , une e di por pr disa lexus te tjere qe bohen se nuk e dine ..
 
Top