• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Besart Halimi e realizoi “Ëndrrën”

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Djaloshi që u bë i njohur në spektaklin e talenteve të rinj “Ethet e së premtes mbrëma” që organizohej vite më parë në Tiranë, sot është ndër këngëtarët e rinj më të kërkuar në tregun kosovar.


Besart Halimi ka grumbulluar rreth vetes shumë simpatizues që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën e tij. Këngët e tij të njëpasnjëshme e kanë shndërruar në një këngëtar mjaft të pëlqyer dhe të dëgjuar nga publiku kosovar, veçanërisht nga moshatarët e tij.

Pas dy vjetësh pune intensive, kur Besarti realizoi këngën e parë të tij “Ëndrrat”, ai mbrëmë përuroi edhe albumin e parë me po të njëjtin titull “Ëndrrat”.

“Është një sukses shumë i madh kjo për mua. Kam punuar më shumë përkushtim dhe mund dhe me vjen mirë që në fund ua realizua me sukses. Kjo ka qenë ëndrra ime që ta kem një album timin si këngëtar”, thotë Besarti duke shtuar se ky është vetëm fillimi për të.

Unë do të punoj vazhdimisht për të sjellë këngë dhe albume të reja. Albumi i ka tetë këngë, ku tri janë të dëgjuara edhe më herët, ndërsa pesë janë të reja”. Bashkë me albumin, Besarti promovoi edhe njërën nga këngët e reja “Ti nuk më ndjen”, së cilës ia ka realizuar edhe videoklipin.

“Kjo këngë është punuar nga Arbër Gjikolli “Big Bang”, i cili e ka punuar edhe tekstin e këngës, kurse incizuar është në studion e Florent Boshnjakut. Videoklipi është realizuar në Prishtinë nga produksioni “Imagine Creative”.

Është një këngë ritmike shumë verore më të cilën fitova edhe çmimin “Best Male” në festivalin muzikorë “Çelësi muzikorë 2010”, u shpreh Besarti duke thënë se teksti flet se si një djalosh shpreh dashurinë ndaj një vajze, por vajza është ajo që kërkon largimin nga ai duke mos shfaqur kurrfarë ndenje ndaj tij.

Shpreson të marrë pjesë në “Këngën Magjike 2010”

Këngëtari Halimi thotë se shpreson të jetë pjesë e edicionit të ri në festivalin “Kënga Magjike 2010”. “Jam duke menduar për të marrë pjesë në këtë festival dhe besoj shumë se do të jem pjesë e këtij festivali. “Kënga Magjike” është njëri nga festivalet më të mira shqiptare dhe është kënaqësi për mua që të jam pjesë e këtij evenimenti”, pohoi Besarti i cili bëri më dije se edhe këngët e ardhshme do të janë solo dhe nuk pret ndonjë duet.

Unë kam pasur një bashkëpunim me grupin “Contrast” dhe mendoj se edhe për një kohë nuk do të bëj ndonjë duet, ngase një herë po ndihem mirë edhe si solo këngëtar. Megjithatë, po të më vjen rasti me ndonjëm këngëtarë që vërtet e meriton dhe përshtatemi, nuk do ta përjashtoja si mundësi bashkëpunimi”, theksoi ai.

Besart Halimi u bë i njohur më këngët e tij “Ëndrrat” si dhe këngën e fundit “Natës nuk i dihet”./zeri/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top