• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bibla dhe Shkenca

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Marre nga ALBAVIZION.COM


Në shekullin e fundit bota ka përjetuar përqindjen më të madhe të rritjes së njohurisë me një shkallë eksponenciale. Kjo solli zhvillimin e shkencës në përmasa të paimagjinueshme më parë. Shumë romane apo novela që flisnin për arritje të shkencës në vitet 2200 apo më pas duken tani qesharake përpara fakteve të zhvillimit shkencor. Rritja e njohurisë në fushën e astronomisë, fizikës, elektronikës, përpunimit të sinjaleve, kimisë, etj, krijoi kushte për lulëzimin e filozofive humaniste dhe evolucioniste.


Më në fund njeriu mund të mburrej me të tëra arritjet e tij dhe ta shikonte veten si maja e shkallës së evolucionit duke besuar se asgjë apo asnjë krijesë tjetër nuk qëndron më lart se ai. Besimi në Zot filloi të shikohej dhe predikohej si një pengesë ndaj ecjes përpara dhe pjesë e njerëzve të paditur apo shkolluar.


Teori të vjetra si ajo e evolucionit filluan të paketoheshin me terma shkencore dhe të paraqiteshin si fakte shkencore dhe të pakundërshtueshme. Në mes të një çorbulle të tillë, të një shoqërie që askush nuk ja mat dot shpejtësinë e lëvizjes dhe ndryshimit, njerëzit me të drejtë pyesin: “A nuk ka provuar shkenca se Bibla është një përrallë”? A kundërshton Bibla faktet e pamohueshme shkencore?

Pyetje të tilla zakonisht vijnë nga njerëz që ose nuk kanë studiuar Biblën apo shkencën, ose kanë vendosur të mohojnë faktet dhe të besojnë çfarë u vjen atyre për shtat. Ky artikull nuk ka për qëllim debatimin midis evolucionit dhe krijimit, për këtë temë lexoni artikullin “Krijimi apo evolucioni”, por në vend të saj, në këtë artikull duam të paraqesim përpara lexuesve vargje nga Bibla që përmbajnë fakte shkencore, qindra ose mijëra vite përpara se ato të zbuloheshin nga shkenca.

Le të shohim disa prej tyre:

Jobi 26:7 (shkruar rreth 3700 vjet më parë)
Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.
Këtu Bibla thotë qartë që Toka nuk qëndron mbi asnjë objekt tjetër, në kundërshtim me besimin e kohës kur libri I Jobit u shkrua. Në atë kohë njerëzit besonin se Toka mbahej nga një breshkë, ose diçka tjetër.


Levitiku 17:11 (shkruar rreth 3500 vjet më parë)
Sepse jeta e mishit është në gjak.

Padyshim qe ne e dimë këtë tani, por kur u shkrua ky varg njerëzit nuk e dinin këtë. Në fakt deri në shekullin e 19-të nuk u zbulua kjo gjë. Kur operacionet e para filluan në fushën e mjeksisë, shumë pacientë vdisnin nga humbja e madhe e gjakut. Me vonë u zbulua që njeriu nuk jetonte dot pa gjak, ndërkohë që Bibla e kishte thënë këtë mbi 3000 vjet më parë.




Jobi 38:35 (shkruar rreth 3700 vjet më parë)
Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

Kuptohet që rrufetë nuk “thonë” ndonjë gjë, por në këtë varg shfaqet një nga zbulimet më të mëdha të gjitha kohërave, zbulimi i natyrës së dyfishtë të dritës. Tani ne e dimë se drita nuk është vetëm lëndë (materie) por edhe valë. Është pikërisht vetia e dytë e dritës (si valë) që nuk u zbulua deri pak kohë më parë. Kjo veti e dritës, mundëson (përveç të tjerave) komunikimin satelitor, dhe lidhjet telefonike në kohë reale në të gjithë botën. Dmth, meqënëse drita lëviz me shpejtësi 300,000 km/sek, do të thotë që duke shfytëzuar natyrën valë të dritës, ne mund të transmetojmë një sinjal në të gjithë botën brenda sekondit, gjë e cila mundëson një shkallë të lartë komunikimi në të gjithë globin. Ku e dinte Jobi këtë 3700 vjet më parë?




Isaia 40:22 (shkruar rreth 2700 vjet më parë)
Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës…

Këtu thuhet se Zoti qëndron ulur mbi rruzullin e Tokës. Po kush besonte 2700 vjet më parë se Toka është rrethore? Të gjithë besonin që Toka është e sheshtë, megjithatë ata që besonin Biblën mund ta dinin këtë fakt shkencor, mbi 2000 vjet para se shkenca të pranonte atë që Bibla gjithmonë kishte thënë, pavarësisht se çfarë besonin njerëzit apo shkencëtarët.

Psalmi 8:8 (shkruar rreth 3000 vjet më parë)
zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.

Matthew Maury (1806-1873) që konsiderohet si “ati i oqeanografisë” zbuloi rrymat detare dhe oqeanike pasi lexoi këtë varg nga Bibla. Shtigjet e detit, i referohet rrymave të caktuara në dete dhe oqeane. Këto rryma sot shfrytëzohen nga njerëzit për qëllime lundrimi, studimi të lëvizjes së peshqeve, temperaturat e deteve dhe oqeanëve, etj.





Amos 9:6 (shkruar rreth 2600 vjet para Krishtit)
Ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut; emri i tij është Zoti.

Këtu flitet për proçesin e avullimit dhe kondensimit të ujërave, për ciklin e qarkullimit të ujit në natyrë, avullimin e ujërave të deteve, oqeanëve etj, dhe kthimin në Tokë në formën e shiut. Patjetër që ne e dimë këtë tani, por kur u shkruajt ky varg s’e kishte idenë njeri.





Zanafilla 1:1 (shkruar rreth 3500 vjet më parë)
Në fillim Perëndia krijoi qiejtë dhe Tokën.

Nuk duket shumë thënie shkencore apo jo? Ky është vargu i parë në Bibël! Me këtë varg fillon Fjala e Perëndisë për njerëzit. Në këtë varg përfshihen parimet bazë të krijimit që shkenca kupton sot. Le t’i shohim ato një nga një:

Koha: Në fillim
Burimi i energjisë: Perëndia krijoi
Hapësira: qiejtë
Lënda: Tokën

Këto janë katër elementet bazë të çdo krijimi. Në qoftë se doni të bëni diçka, çfarëdo gjëje qoftë, zgjidhni vetë një shembull, provojeni një herë ta bëni pa ndonjë nga këto elemente. Nuk po them të jetë gjë e komplikuar, le të themi, për hatër të ilustrimit, se doni të bëni një byrek (edhe meqe mua më pëlqen byreku).

Së pari kjo gjë do të ndodhë në kohë, dmth, në një kohë të caktuar, a e bëni dot byrekun jashtë këtij parametri? Padyshim që jo, çdo krijim, kërkon kohën.

Së dyti, provoni të bëni këtë pa energji. Hajde, hajde, provoje. Nëse beson se i gjithë universi u krijua nga rastësia, atëherë padyshim mund të bëhet një byrek nga rastësia. Ju mund të thoni se universit iu deshën miliarda vjet që të bëhej! Ok, le ta lëmë byrekun disa vjet në tavolinë, e të shohim nëse do bëhet vetë. Prit, se s’kemi mbaruar akoma!

Së treti, provoni ta bëni byrekun në vakum! Provoje! Nuk thashë në ajër, sepse ajri është hapësira që Zoti krijoi, por në vakum, le të shohim sa e lehtë është kjo për t'u bërë!

Së katërti, provoni ta bëni byrekun pa asnjë lëndë, dmth, pa miell, vezë, niseshte, djathë, mish, spinaq, dhe çdo gjë tjetër që mund t’i hidhet një byreku. E bëni dot? Po nëse ju japim 1,000,000 vjet duke pretenduar që jetoni aq gjatë, a do ndryshojë gjë kjo? Evolucionistët i shtojnë ato zerot pas një numri sikur të bëhet fjalë për pleshta, apo sikur kjo do ndryshojë ndonjë gjë? Çfarë ndryshimi do të kishte nëse ne ju japim 10 apo 20 apo 1,000,000 vjet të tjera të bëni byrekun tuaj pa asnjë nga 4 elementët kryesorë të krijimit? Asnjë ndryshim, nuk e bëni dot për 1 vit apo për 1,000,000,000,000 vjet! Shtoni sa zero të doni nga mbrapa, ajo s’do ndryshojë asgjë.



Vargu i parë në Bibël, shpjegon qartë se ai që krijoi universin, i di mirë ato që kërkohen për krijimin e tij, dhe Ai i jep të tëra elementët që në vargun e parë. Ky nuk është besim i verbër, këto janë fakte. Jo me kot Bibla thote tek 1Timoteut 6:20 "Ruhu nga kundërshtimet e asaj që në mënyrë të rreme quhet shkencë". Shkenca e vërtetë nuk bie në kundërshtim me Biblën, dhe nuk ka si të bjerë në kundërshtim, pasi krijuesi i universit, i ligjeve shkencore dhe natyrore është Ai që na dha Biblën si Fjalën e tij për njerëzimin.
 
Top