• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bibla

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Marre nga studentishqipetar.com

Besueshmeria e bibles. Nje teme e percjelle ne menyre graduale.

Kush e shkroi Biblën? Si krahasohet ajo me libra të tjerë "të shenjtë"?
Kurani erdhi nga Muhamedi. Libri i Mormonit erdhi nga Jozef Smithi. Por Bibla është unike midis librave të shenjtë në botë. Ajo nuk u shkrua nga një person. Përkundrazi, Dhiata e Vjetër dhe ajo e Re u shkruan nga 40 autorë të ndryshëm, në Azi, Afrikë dhe Europë, në një kohështrirje prej 1600 vjetësh.
Shkruesit e Biblës--edhe pse kaq të shpërndarë në kohë--përçojnë të gjithë të njëjtin mesazh bazë: Perëndia që krijoi qiejtë dhe tokën ka siguruar një mënyrë që njerëzit ta njohin Atë personalisht.
Përveç autorësisë unike, Bibla përmban një sasi të madhe profecish që janë përmbushur deri në detaje. Për shembull, profetë të ndryshëm të Dhiatës së Vjetër kanë thënë mbi 300 profeci specifike në lidhje me ardhjen e Mesias, dmth, ku do të lindej, ku do të rritej, etj. Këto profeci u përmbushën në mënyrë të përsosur nga Jezu Krishti qindra vjet më vonë. Këto dhe shumë profeci të tjera të përmbushura tregojnë pse autorët me të drejtë shkruan, "Kështu thotë Zoti..."--ata po flisnin për Atë që e di "fundin që nga fillimi."1 Më shumë për profecitë e Biblës.
Gjithashtu arkeologjia në mënyrë të vazhdueshme konfirmon emrat e njerëzve, ngjarjet historike dhe detajet gjeografike saktësisht siç jepen në Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Megjithëse arkeologjia nuk mund të provojë të vërtetën shpirtërore të Biblës, zbulimet tregojnë besueshmërinë e Biblës si dokument historik. Më shumë për arkeologjinë e Biblës.
Gjithashtu, krahasuar me shkrime të tjera të vjetra, Bibla është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer me kalimin e kohës. Në kontrast me vetëm shtatë dorëshkrime ekzistuese të shkrimeve të Platonit, ka mbi 5,000 dorëshkrime të Dhiatës së Re. Dhe kur tekstet e këtyre volumeve krahasohen me njëri-tjetrin, del se përputhen 99.5%. Më shumë për dorëshkrimet.


vazhdon....
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Bibla

marre nga studentishqipetar.com

Besueshmeria e bibles nje teme e percjelle ne menyre graduale.




A është Bibla e vërtetë nga ana historike? A janë ungjijtë të saktë në lidhje me Jezusin?
Si mund ta dimë nëse biografitë e ungjijve mbi jetën e Jezusit janë të sakta? Kur historianët përpiqen të përcaktojnë nëse një biografi është e besueshme, ata shtrojnë pyetjen, "A tregojnë edhe burimet e tjera të shumta të njëjtat hollësi për këtë person?"
Ja si bëhet kjo. Imagjinoni sikur po mblidhni biografi të Xhon F. Kenedit. Gjeni shumë prej tyre që përshkruajnë jetën e tij familjare, karrierën e tij si president, trajtimin e konfliktit me Kubën, dhe secila prej tyre raporton fakte të ngjashme. Por po sikur të gjeni një biografi që thotë se Xhon Kenedi shërbeu për dhjetë vjet si prift në Afrikën e Jugut? Asnjë prej burimeve të tjera nuk përmendte asgjë, as për karrierën e tij si prift, as për jetën e tij në Afrikën e Jugut. Është e qartë se besueshmëria e kësaj biografie lë shumë për të dëshiruar.
Në lidhje me Jezusin e Nazaretit, a gjejmë biografi të shumta që raportojnë fakte të ngjashme për jetën e tij? Po. Janë katër librat e Dhiatës së Re (që quhen ungjij) që japin hollësi të shumta të jetës së Jezusit. Kush i shkroi ungjijtë? Dy nga librat u shkruan nga njerëz që e njohën Jezusin personalisht dhe e ndoqën Atë për më shumë se tre vjet (Mateu dhe Gjoni); dy librat e tjerë u shkruan nga bashkëpunëtorë të ngushtë të apostujve të Jezusit.
Secili nga të katër autorët dha një përshkrim të hollësishëm të jetës së Jezusit. Siç mund të pritet kur disa shkrimtarë shkruajnë për jetën e një personi real, ka përputhje faktesh, por edhe veçanti dhe variacione në përshkrime. Dhe secila biografi prezantohet pa zmadhime apo zbukurime, por në një stil gazetaresk si "kështu ngjau." Ungjijtë japin emërtime gjeografike dhe detaje kulturore specifike që janë konfirmuar nga historianët dhe arkeologët. Edhe mesazhi që përmbahet në ungjijtë tregon vërtetësi.
Deklaratat e Jezusit i përshtaten kulturës dhe audiencës së cilës po i drejtohej, por prapë ato janë ndryshe nga ajo që mësohej në atë kohë në Judaizëm. Duke lexuar ungjijtë shohim se mësimet e Tij nuk përfshijnë shumë nga çështjet për të cilat kisha e hershme do të kishte dashur që Jezusi të kishte folur. Kjo mbështet supozimin që biografët ishin të saktë, dhe nuk iu kishin shtuar gjë fjalëve të Jezusit nga një këndvështrim i mëvonshëm


vazhdon.......
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles , nje teme e percjelle ne menyre graduale.




Po. Kornel Taciti (Cornelius Tacitus) (A.D. 55-120), një historian romak i shekullit të parë, "konsiderohet një nga historianët më të saktë të botës së lashtë."2 Një fragment nga Taciti na thotë se Neroni "iu bëri torturat më të egra një klase...të quajtur të krishterë ...Christus [Krishti], nga i cili e marrin emrin, vuajti dënimin ekstrem gjatë sundimit të Tiberit në duart e njërit prej guvernatorëve tanë, Ponc Pilatit...."3 (Në kontrast, Kurani, i shkruar gjashtë shekuj më vonë thotë se Jezusi nuk u kryqëzua, megjithëse ky është një fakt që konfirmohet nga një numër historianësh laikë.4)


Flav Jozefi (Flavius Josefus), një historian hebre (A.D. 38-100+), shkroi për Jezusin në veprën e tij Antikitete hebreje. Nga Jozefi, "mësojmë se Jezusi ishte një njeri i mençur që bëri bëma të çuditshme, mësoi shumë njerëz, fitoi ndjekës midis Judenjve dhe Grekëve, u besua të ishte Mesia, u akuzua nga udhëheqësit Judenj, u dënua me kryqëzim nga Pilati dhe u tha se u ringjall."5


Suetoni, Plini i Riu, dhe Talusi shkruan për adhurimin e të krishterëve dhe përndjekjen e tyre në përputhje me ato që tregon Dhiata e Re.


Madje edhe Talmudi jude, megjithëse nuk është një burim dashamirës ndaj Jezusit, pajtohet me ngjarjet kryesore të jetës së Tij. Nga Talmudi, "ne mësojmë se Jezusi u ngjiz jashtë martese, mblodhi dishepuj, bëri deklarata blasfemuese për veten, dhe bëri mrekulli, por këto mrekulli i atribuohen magjisë dhe jo Perëndisë."6

Ky informacion është i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh që shumica e historianëve të lashtë fokusoheshin në udhëheqësit politikë dhe ushtarakë. Megjithatë, hebrenj, grekë dhe romakë të lashtë (që vetë nuk ishin ndjekës të zjarrtë të Jezusit) mbështesin si të vërteta ngjarjet kryesore që paraqiten në katër ungjijtë.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles , nje teme e percjelle ne menyre graduale.




A është ndryshuar apo korruptuar me kalimin e kohës Dhiata e Re?


Disa njerëz kanë idenë se Dhiata e Re është përkthyer "aq shumë herë" saqë është korruptuar në fazat e përkthimit. Në qoftë se përkthimet do të bëheshin nga përkthimet e tjera, ata mund të kishin një farë të drejte. Por përkthimet nuk janë bërë nga përkthimet, por nga teksti origjinal në greqisht që gjendet në dorëshkrimet e lashta.
Ne e dimë se Dhiata e Re që kemi sot është besnike ndaj origjinalit sepse:

1. Kemi një numër të madh kopjesh të dorëshkrimeve--mbi 5,000.
2. Fjalët në këto kopje përputhen me njëra tjetrën--99.5% përputhje.
3. Kopjet janë gjetur shumë afër datës së shkrimit të origjinalit--shih lidhjen në fund të këtij artikulli.


Kur dikush krahason tekstin nga një kopje dorëshkrimi në tjetrën, përputhshmëria është e habitshme. Ndonjëherë mund të ndryshojë gërmëzimi ose rendi i fjalëve në fjali, por kjo ka pak rëndësi.

Në lidhje me rendin e fjalëve, Bruce M. Metzger, profesor emeritus në Princeton Theological Seminary, shpjegon: "Në anglisht ka shumë ndryshim nëse thua, 'Dog bites man' dhe 'Man bites dog'--rendi i fjalëve në fjali ka shumë rëndësi në anglisht. Por në greqisht (ashtu si dhe në shqip, shën. përk.) jo. Një fjalë funksionon si kryefjalë e fjalisë pavarësisht se ku qëndron në fjali."7

Po në lidhje me mospërputhjet? Variacionet midis dorëshkrimeve janë "aq të rralla saqë studiuesit Norman Geisler dhe William Nix arrijnë në përfundimin, 'Dhiata e Re, pra, jo vetëm që ka mbijetuar në më shumë dorëshkrime se çdo libër tjetër i antikitetit, por ka mbijetuar në një formë më të pastër se çdo libër tjetër i madh--një formë që është 99.5 përqind e pastër.'"8

Dr. Ravi Zacharias, akademik i Cambridge University, komenton: "Në të vërtetë, Dhiata e Re është më i vërtetuari nga shkrimet e lashta për nga numri i dokumenteve, hapësira kohore midis ngjarjeve dhe dokumenteve, dhe shumëllojshmëria e dokumenteve që kemi për ta mbështetur apo për ta kundërshtuar. Nuk ka asgjë në provat e dorëshkrimeve të lashta që të krahasohet me një shumicë dhe pastërti të tillë tekstesh."9

Dhiata e Re është dokumenti më i besueshëm i lashtë i njerëzimit. Pastërtia e saj tekstuale është më e sigurt se ajo e shkrimeve të Platonit apo e Iliada së Homerit.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com

Besueshmeria e bibles nje teme e percjelle ne menyre graduale.


A ka kontradikta në Bibël?


Disa pretendojnë se Bibla përmban kontradikta të shumta. Ja një shembull. Pilati urdhëroi që të vendosej një tabelë mbi kokën e Jezusit në kryq. Tre nga ungjijtë regjistrojnë çfarë thuhej në atë tabelë:
Te Mateu: "Ky është Jezusi, mbreti i judenjve."
Te Marku: "Mbreti i judenjve."
Te Gjoni: "Jezusi i Nazaretit, mbreti i judenjve."

Zgjedhja e fjalëve është e ndryshme, megjithatë mesazhet nuk kontradiktojnë njëri-tjetrin. Po pse nuk kanë të njëjtat fjalë? Në greqishten e vjetër, gjuhë në të cilën u shkruan ungjijtë, nuk përdoreshin thonjëzat. Kështu nuk mund ta dimë nëse autorët kanë përdorur ligjëratë të drejtë apo thjesht kanë perifrazuar. Kjo shpjegon ndryshimet e vogla në pasazhe.

Ja një shembull tjetër i diçkaje që mund të duket si kontradiktë.

A ndenji Jezusi dy net në varr apo tri net në varr përpara se të ringjallej? Jezusi tha, përpara kryqëzimit të Tij, "Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i Njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës" (Mateu 12:40).

Marku regjistron një deklaratë tjetër të Jezusit, "Ja, ne po ngjitemi në Jerusalem, dhe Biri i Njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve; dhe ata do ta dënojnë me vdekje dhe do ta dorëzojnë në duar të paganëve, të cilët do ta tallin, do ta fshikullojnë, do ta pështyjnë dhe do ta vrasin, por ai ditën e tretë do të ringjallet." (Marku 10:33,34)


Jezusi vdiq të premten dhe ringjallja u mor vesh të dielën. Si mund të bëhen tri ditë dhe net në varr? Në të folurën hebreje çdo pjesë e ditës apo e natës llogaritet si një ditë dhe natë e plotë. Kështu, e premte, e shtunë dhe e diel do të ishin tri ditë dhe tri net në kulturën hebreje. Edhe ne përdorim diçka të ngjashme. Nëse dikush thotë, "Kam bërë pazar gjithë ditën," ne e kuptojmë se ai nuk po thotë se ka bërë pazar 24 orë.

Kjo është tipike për kontradiktat në dukje në Dhiatën e Re. Shumë shpjegohen nga teksti vetë ose nga kuptimi i sfondit historik të asaj kohe.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com

Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.






A e mbështet arkeologjia Dhiatën e Re?

Arkeologjia nuk mund të provojë që Bibla është fjala e shkruar e Perëndisë për ne. Megjithatë, arkeologjia mund të vërtetojë (dhe e vërteton) saktësinë historike të Biblës. Arkeologët kanë zbuluar herë pas here emrat e qeveritarëve, mbretërve, qyteteve dhe festave që përmenden në Bibël--disaherë kur historianët mendonin se ato nuk ekzistonin. Për shembull, ungjilli i Gjonit tregon për shërimin e një të paralizuari nga Jezusi pranë Pellgut të Betesdës. Teksti përshkruan madje pesë portikë (korridore) që të çojnë te pellgu. Studiuesit mendonin se ky pellg nuk ekzistonte, derisa arkeologët e gjetën dymbëdhjetë metra nën tokë, me të pesë portikët.10

Bibla ka një sasi të jashtëzakonshme detajesh historike, prandaj jo çdo gjë që përmendet aty është zbuluar nga arkeologjia. Megjithatë, asnjë zbulim arkeologjik nuk ka kundërshtuar ato që Bibla regjistron.11

Në kontrast me të, gazetari Lee Strobel komenton në lidhje me Librin e Mormonit: Arkeologjia në mënyrë të përsëritur nuk ka arritur të vërtetojë pretendimet e tij për ngjarjet që përshkruhen aty se kanë ndodhur shumë kohë më parë në dy Amerikat. I kam shkruar Institutit Smithsonian për të pyetur nëse kishte ndonjë provë që mbështeste pretendimet e Mormonizmit, vetëm për të dëgjuar në fjalë të qarta se arkeologët e tij 'nuk shikojnë asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis arkeologjisë së Botës së Re dhe përmbajtjes së librit.'" Arkeologët s'i kanë gjetur kurrë qytetet, personat, emrat ose vendet që përshkruhen në Librin e Mormonit.12

Në krahasim me këtë, shumë nga vendet e lashta të përmendur nga Luka, në Librin e Veprave të Apostujve në Dhiatën e Re, janë identifikuar nga arkeologjia. "Gjithsej, Luka përmend tridhjetë e dy vende, pesëdhjetë e katër qytete dhe nëntë ishuj pa asnjë gabim."13

Arkeologjia gjithashtu ka hedhur poshtë shumë teori të pabazuara në lidhje me Biblën. Për shembull, Hipoteza Dokumentare JEPD që ende mësohet në disa universitete sot, sugjeron se Moisiu nuk mund ta kishte shkruar Pentatukun (pesë librat e parë të Biblës), sepse shkrimi nuk ekzistonte në atë kohë. Pastaj arkeologët zbuluan Obeliskun e Zi. "Ishte me shkrim kuneiform dhe përmbante ligjet e Hamurabit në detaje. A ishte pas Moisiut? Jo! Ishte para Moisiut; dhe jo vetëm kaq, por ishte edhe pre-Abrahamik (2,000 B.C.). Ai ishte të paktën tre shekuj para shkrimeve të Moisiut.... 'Hipoteza Dokumentare' mësohet ende, por baza e saj është hedhur poshtë dhe është treguar se është e rreme."14

Një zbulim tjetër madhor arkeologjik konfirmoi një alfabet të hershëm në gjetjen e Pllakave të Eblas në 1974. Këto 14,000 pllaka argjile mendohet të jenë që nga 2300 para Krishtit, që do të thotë qindra vjet përpara Abrahamit.15 Pllakat përshkruajnë kulturën dhe jetën në mënyrë të ngjashme me atë që regjistrohet në kapitujt 12-50 të librit të Zanafillës në Bibël.
Arkeologjia vazhdimisht dhe në mënyrë të fuqishme konfirmon saktësinë historike të Biblës.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.




Kush e shkroi Dhiatën e Re? Pse të mos e pranojmë apokrifën, ungjijtë gnostikë apo ungjilli e Thomait?


Ka arsye të forta për t'i besuar listës së sotme të librave të Dhiatës së Re. Shkruesit e ungjijve, Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, u përmendën edhe më përpara si burime të besueshme, dy prej të cilëve kishin qenë ndjekës të ngushtë të Jezusit.

Edhe autorët e tjerë të Dhiatës së Re konsiderohen të besueshëm: Jakobi dhe Juda (gjysmë vëllezër të Jezus, të cilët në fillim nuk i besuan), Pjetri (një nga 12 apostujt), dhe Pali (të cilin Jezusi e bëri apostull pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij). Kisha i njihte këta burra dhe e dinte lidhjen e tyre me Jezusin. Për më tepër, ajo që ata shkruan ishte në përputhje me ato që njerëzit kishin dëgjuar dhe parë vetë në lidhje me Jezusin dhe ua kishin përcjellë fëmijëve.
Kur dolën librat e tjerë qindra vjet më vonë (p.sh. ungjilli i Pjetrit, megjithëse Pjetri kishte kohë që kishte vdekur), nuk ishte e vështirë që kisha t'i dallonte si të rreme, si falsifikime.


Një shembull tjetër është ungjilli i Thomait (të cilit Muhamedi i referohet në Kuran). Ungjilli i Thomait u shkrua rreth 140 pas Krishtit, shumë kohë pasi Thomai kishte vdekur. Megjithëse kishte disa ngjashmëri me ungjillin autentik të Mateut, përmbante mesazhe krejt të ndryshme. Përshkrimet e Jezusit nuk përputheshin me asnjë të vërtetë që kisha e hershme dinte për Të.


Ndërkohë që libra si ungjilli i Thomait u shkruan dhe qarkulluan në kishën e hershme, nuk ishte e vështirë që njerëzit të dallonin falsifikimet. Shkrime të tilla të rreme dhe ungjijtë gnostikë binin në kundërshtim me mësimet e njohura të Jezusit dhe të Dhiatës së Vjetër, dhe shpesh përmbanin gabime të shumta historike dhe gjeografike.18


Më në fund u bë e nevojshme të kishte një listë zyrtare të librave të Dhiatës së Re për arsyet e mëposhtme: 1) me martirizimin e të krishterëve librat po shkatërroheshin (prandaj, cilët duheshin mbrojtur?); 2) një listë e tillë ishte e rëndësishme në përkthimin e librave në gjuhën siriake dhe në latinishten e vjetër; 3) librat dhe mësimet e rreme po e sfidonin gjithnjë kishën dhe udhëheqja e kishës duhej të ishte e qartë. Në vitin 367 pas Krishtit, Athanasi bëri në mënyrë formale listën e 27 librave të Dhiatës së Re (të njëjtën listë që kemi sot). Shumë shpejt pas tij, Jeromi dhe Augustini qarkulluan të njëjtën listë.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.


Historia e Dhiatës së Re. Pse u deshën 30 apo 40 vjet që të shkruheshin ungjijtë e Dhiatës së Re?


Arsyeja kryesore pse ungjijtë nuk u shkruan menjëherë pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit ishte se nuk kishte nevojë për shkrime të tilla. Fillimisht ungjilli u përhap me anë të fjalës së folur në Jerusalem. Nuk ishte nevoja të hartohej ndonjë histori e shkruar e jetës së Jezusit, sepse ata që ishin në zonën e Jerusalemit ishin dëshmitarë të Jezusit dhe shumë të informuar për shërbesën e Tij.19


Megjithatë, kur ungjilli u përhap përtej Jerusalemit, dhe dëshmitarët okularë nuk ishin aq të disponueshëm lindi nevoja për historinë e shkruar për t'u mësuar të tjerëve për jetën dhe shërbesën e Jezusit. Shumë studiues i datojnë ungjijtë 17-32 vjet pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit.
Luka na jep pak më shumë informacion për këtë duke thënë në fillim të ungjillit të tij pse po e shkruan atë: "Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, m'u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t'i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar."20


Edhe Gjoni e jep arsyen e shkrimit të ungjillit të tij: ""Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij."21
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.





A ka rëndësi nëse Jezusi vërtet bëri dhe tha ato që shkruhen në ungjijtë?



Po. Por që besimi të ketë vërtet vlerë, duhet të bazohet në fakte, në realitet. Ja pse. Nëse do të duhej të merrje avionin për në Londër, ndoshta do të kishe besim se ai është mbushur me karburant dhe në rregull nga ana mekanike, se piloti është i trajnuar dhe se s'ka terroristë në bord. Megjithatë nuk është besimi ai që të çon në Londër.

Besimi të shërben për të hipur në avion, por ato që të çojnë në Londër janë parametrat e rregullt të avionit, piloti, etj. Ti mund të kujtosh përvojat e tua pozitive në fluturimet e kaluara, por ato nuk mjaftojnë ta çojnë atë avion në Londër. Ajo që ka rëndësi është objekti i besimit--a është ai i besueshëm?

Besimi në Perëndinë kërkon disa arsye objektive, përndryshe do të jetë një besim i dobët, shpresues, që mund të ndryshojë sa herë që ndryshojnë rrethanat. Nëse jeta shkon mirë për një person në Francë, atëherë ai mund të arrijë në përfundimin se Perëndia është atje dhe Ai është shumë i mirë. Po një person që është në Indi, jeta e të cilit nuk është aq e rehatshme?

Është Perëndia vërtet atje? Është Perëndia i disponueshëm dhe i dobishëm edhe për atë person? Si mund ta dimë? E shihni, pra, nuk është besimi çështja, por çfarë e mbështet besimin.

Prandaj pyetja është e rëndësishme. Është Dhiata e Re një paraqitje e saktë, e besueshme e Jezusit?

Po. Ne mund t'i besojmë Dhiatës së Re sepse ka shumë mbështetje faktike për të. Ky artikull preku pikat e mëposhtme:

historianët pajtohen,
arkeologjia pajtohet,
të katër ungjijtë janë në përputhje,
profecitë e përmbushura tregojnë ndërhyrje hyjnore,
ka vazhdimësi me autorët e Dhiatës së Vjetër,
ruajtja e kopjeve të dokumenteve është e habitshme,
në përkthime ka saktësi maksimale,
dhe ajo paraqet një pamje të njëjtë të Perëndisë në mbi 1600 vjet.

E gjithë kjo krijon një themel të fortë për të besuar atë që lexojmë në Dhiatën e Re: që Jezusi është Perëndia, Biri, i cili erdhi të na japë jetë.

Zoti ju bekofte.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Bibla

Te pergezoj per punen e paqme, Ehde pse personalisht jam shume larg keti koncepti te mbinatyrshem ju admiroj juve Protestanteve per durimin e perkushtimin e pafund qe dhuroni ne punen tuaj te palodhur per te shperndare kudo neper bote frymen e perendise "Jezus", ``respect``
[ame="http://http://www.youtube.com/watch?v=YrLk4vdY28Q"]http://http://www.youtube.com/watch?v=YrLk4vdY28Q
Ps: Zoti qofte me ty,
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.




Më shumë për profecitë e Biblës.


Shtatëqind vjet para se të lindej Jezusi, në librin e Isaias (në Dhiatën e Vjetër) u shkruan profeci për ardhjen e Mesias. Jezusi përmbushi jo vetëm këto profeci, por përmbushi mbi 300 profeci të tjera specifike për Mesian që gjenden në gjithë Dhiatën e Vjetër. Më poshtë jepen vetëm disa nga ato që gjenden në librin e Isaias të krahasuara me Dhiatën e Re...

Profecitë e Dhiatës së Vjetër Plotësimi në Dhiatën e Re

Lindur nga një virgjëreshë

Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel (që do të thotë, Perëndia me ne, Shën i red.). (Isaia 7:14) Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Fryma e Shenjtë...
Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus. (Mateu 1:18,24,25)


Shërbesë me mrekulli

Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. (Isaia 35:5,6) Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni: Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.'" (Mateu 11:4,5)



Vdiq për mëkatet e njerëzimit


"Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve." (Isaia 53:5,6)

...sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve, (Isaia 53:12b) "Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën e vet për delet." (Gjoni 10:11)

Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë". (Luka 18:31-33)

Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin. Dhe ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën sipër një mantel të purpurt, dhe thoshin: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve"; dhe i binin me shuplaka. (Gjoni 19:1-3)

Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota", ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes... (Gjoni 19:17-18)
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Bibla

marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.


Komentet e Jezusit mbi profecitë e Dhiatës së Vjetër për veten e Tij:

-- "Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua." (Gjoni 5:39)
-- "Në qoftë se ju do t'i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua." (Gjoni 5:46)
-- Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë." (Luka 18:31-33)
Pasi u ringjall së vdekuri...
-- Atëherë ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët! Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?". Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.. (Luka 24:25-27)
-- Pastaj u tha atyre: "Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet". Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet, dhe u tha atyre: "Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. (Luka 24:44-48)
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
marre nga studentishqipetar.com


Besueshmeria e bibles nje teme e sjelle ne menyre graduale.



Më shumë për arkeologjinë e Biblës.
Zbulime të mëdha arkeologjike

ZBULIME ARKEOLOGJIKE RËNDËSIA
Pllakat Mari Mbi 20,000 pllaka kuneiforme, që datojnë nga koha e Abrahamit, shpjegojnë shumë nga traditat e patriarkëve tek Zanafilla.


Pllakat Ebla Mbi 20,000 pllaka, shumë prej të cilave përmbajnë ligje të ngjashme me kodin e Ligjit të Përtërirë. Identifikohen pesë qytetet e fushës tek Zanafilla 14 (Sodom, Gomorra, Admah, Ceboim, dhe Coar) që mendoheshin se ishin të trilluar.


Pllakat Nuzi Ato përshkruajnë zakone të shekujve të 14-të dhe të 15-të paralele me ato që tregohen tek përshkrimet për patriarkët, si psh që shërbëtoret iu lindnin fëmijë grave shterpa.


Shtylla e zezë Provoi që ligjet e shkruara ekzistonin tre shekuj para Ligjeve të Moisiut.


Muret e tempullit të Karnakut, Egjipt Një referencë për Abrahamin që i përket shek. të 10-të para Krishtit.


Ligjet e Eshnunna-s (rr. 1950 Para Kr.)


Kodi Lipit-Ishtar (rr. 1860 Para Kr.)


Ligjet e Hammurabit (rr. 1700 Para Kr.) Tregojnë që kodet ligjore të Pentateukut nuk ishin tepër të sofistikuara për atë periudhë.


Pllakat e Ras Shamra-s Japin informacion mbi poezinë hebreje.


Letrat e Lakishit Përshkruajnë pushtimin e Judës nga Nebukadnecari dhe japin informacion për kohën e Jeremias.


Vula e Gedaliahut Për Gedaliahun flitet tek 2 Mbretërve 25:22.


Cilindri i Kirit Vërteton përshkrimin biblik të dekretit të Kirit për të lejuar hebrenjtë të rindërtonin tempullin në Jerusalem (shih 2 Kronikave 36:23; Ezra 1:2-4).


Guri Moabit Jep informacion për Omrin, mbretin e gjashtë të Izraelit.


Obelisku i zi i Shalmaneserit III Ilustron si Jehut, mbretit të Izraelit, iu desh t'i nënshtrohej mbretit të Asirisë.


Prizmi i Taylor-it Përmban një tekst asirian që përshkruan sulmin e Senakeribit mbi Jerusalemin në kohën e Ezekias, mbretit të Judës.




AKUZA NGA KRITIKËT NË TË KALUARËN PERGJIGJIET NGA ARKEOLOGJIA

Moisiu nuk mund ta ketë shkruar Pentateukun sepse në kohën e tij shkrimi nuk ekzistonte. Shkrimi ekzistonte shumë shekuj para Moisiut.

Uri, qyteti nga i cili doli Abrahami nuk ekziston. Uri u zbulua. Njëra nga kolonat kishte mbishkrimin "Abram."

Qyteti i ndërtuar mbi shkëmb, i quajtur "Petra" nuk ekziston. Petra u zbulua.

Historia e rënies së Jerikosë është legjendë. Qyteti nuk ka ekzistuar. Qyteti u gjet dhe u gërmua. U pa se muret kishin rënë në të njëjtën mënyrë siç përshkruhet në Bibël.

"Hitejtë" nuk kanë ekzistuar. Janë gjetur qindra referenca për qytetërimin mahnitës Hite. Madje mund të marrësh edhe një doktoratë për studime Hiteje në universitetin e Çikagos.

Belshazari nuk ka qenë mbret i vërtetë i Babilonisë; ai nuk gjendet në dokumente. Pllakat e Babilonisë përshkruajnë sundimin e këtij koregjenti dhe biri të Nabonidit.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Bibla

Në shekullin e fundit bota ka përjetuar përqindjen më të madhe të rritjes së njohurisë me një shkallë eksponenciale. Kjo solli zhvillimin e shkencës në përmasa të paimagjinueshme më parë. Shumë romane apo novela që flisnin për arritje të shkencës në vitet 2200 apo më pas duken tani qesharake përpara fakteve të zhvillimit shkencor. Rritja e njohurisë në fushën e astronomisë, fizikës, elektronikës, përpunimit të sinjaleve, kimisë, etj, krijoi kushte për lulëzimin e filozofive humaniste dhe evolucioniste. Më në fund njeriu mund të mburrej me të tëra arritjet e tij dhe ta shikonte veten si maja e shkallës së evolucionit duke besuar se asgjë apo asnjë krijesë tjetër nuk qëndron më lart se ai. Besimi në Zot filloi të shikohej dhe predikohej si një pengesë ndaj ecjes përpara dhe pjesë e njerëzve të paditur apo shkolluar. Teori të vjetra si ajo e evolucionit filluan të paketoheshin me terma shkencore dhe të paraqiteshin si fakte shkencore dhe të pakundërshtueshme. Në mes të një çorbulle të tillë, të një shoqërie që askush nuk ja mat dot shpejtësinë e lëvizjes dhe ndryshimit, njerëzit me të drejtë pyesin: “A nuk ka provuar shkenca se Bibla është një përrallë”? A kundërshton Bibla faktet e pamohueshme shkencore?

Pyetje të tilla zakonisht vijnë nga njerëz që ose nuk kanë studiuar Biblën apo shkencën, ose kanë vendosur të mohojnë faktet dhe të besojnë çfarë u vjen atyre për shtat. Ky artikull nuk ka për qëllim debatimin midis evolucionit dhe krijimit, për këtë temë lexoni artikullin “Krijimi apo evolucioni”, por në vend të saj, në këtë artikull duam të paraqesim përpara lexuesve vargje nga Bibla që përmbajnë fakte shkencore, qindra ose mijëra vite përpara se ato të zbuloheshin nga shkenca.
Le të shohim disa prej tyre:
Jobi 26:7 (shkruar rreth 3700 vjet më parë)
Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.
Këtu Bibla thotë qartë që Toka nuk qëndron mbi asnjë objekt tjetër, në kundërshtim me besimin e kohës kur libri I Jobit u shkrua. Në atë kohë njerëzit besonin se Toka mbahej nga një breshkë, ose diçka tjetër.

Levitiku 17:11 (shkruar rreth 3500 vjet më parë)
Sepse jeta e mishit është në gjak.
Padyshim qe ne e dimë këtë tani, por kur u shkrua ky varg njerëzit nuk e dinin këtë. Në fakt deri në shekullin e 19-të nuk u zbulua kjo gjë. Kur operacionet e para filluan në fushën e mjeksisë, shumë pacientë vdisnin nga humbja e madhe e gjakut. Me vonë u zbulua që njeriu nuk jetonte dot pa gjak, ndërkohë që Bibla e kishte thënë këtë mbi 3000 vjet më parë.
Jobi 38:35 (shkruar rreth 3700 vjet më parë)
Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".
Kuptohet që rrufetë nuk “thonë” ndonjë gjë, por në këtë varg shfaqet një nga zbulimet më të mëdha të gjitha kohërave, zbulimi i natyrës së dyfishtë të dritës. Tani ne e dimë se drita nuk është vetëm lëndë (materie) por edhe valë. Është pikërisht vetia e dytë e dritës (si valë) që nuk u zbulua deri pak kohë më parë. Kjo veti e dritës, mundëson (përveç të tjerave) komunikimin satelitor, dhe lidhjet telefonike në kohë reale në të gjithë botën. Dmth, meqënëse drita lëviz me shpejtësi 300,000 km/sek, do të thotë që duke shfytëzuar natyrën valë të dritës, ne mund të transmetojmë një sinjal në të gjithë botën brenda sekondit, gjë e cila mundëson një shkallë të lartë komunikimi në të gjithë globin. Ku e dinte Jobi këtë 3700 vjet më parë?
Isaia 40:22 (shkruar rreth 2700 vjet më parë)
Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës…
Këtu thuhet se Zoti qëndron ulur mbi rruzullin e Tokës. Po kush besonte 2700 vjet më parë se Toka është rrethore? Të gjithë besonin që Toka është e sheshtë, megjithatë ata që besonin Biblën mund ta dinin këtë fakt shkencor, mbi 2000 vjet para se shkenca të pranonte atë që Bibla gjithmonë kishte thënë, pavarësisht se çfarë besonin njerëzit apo shkencëtarët.

Psalmi 8:8 (shkruar rreth 3000 vjet më parë)
zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
Matthew Maury (1806-1873) që konsiderohet si “ati i oqeanografisë” zbuloi rrymat detare dhe oqeanike pasi lexoi këtë varg nga Bibla. Shtigjet e detit, i referohet rrymave të caktuara në dete dhe oqeane. Këto rryma sot shfrytëzohen nga njerëzit për qëllime lundrimi, studimi të lëvizjes së peshqeve, temperaturat e deteve dhe oqeanëve, etj.
Amos 9:6 (shkruar rreth 2600 vjet para Krishtit)
Ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut; emri i tij është Zoti.
Këtu flitet për proçesin e avullimit dhe kondensimit të ujërave, për ciklin e qarkullimit të ujit në natyrë, avullimin e ujërave të deteve, oqeanëve etj, dhe kthimin në Tokë në formën e shiut. Patjetër që ne e dimë këtë tani, por kur u shkruajt ky varg s’e kishte idenë njeri.

Zanafilla 1:1 (shkruar rreth 3500 vjet më parë)
Në fillim Perëndia krijoi qiejtë dhe Tokën.
Nuk duket shumë thënie shkencore apo jo? Ky është vargu i parë në Bibël! Me këtë varg fillon Fjala e Perëndisë për njerëzit. Në këtë varg përfshihen parimet bazë të krijimit që shkenca kupton sot. Le t’i shohim ato një nga një:
Koha: Në fillim
Burimi i energjisë: Perëndia krijoi
Hapësira: qiejtë
Lënda: Tokën
Këto janë katër elementet bazë të çdo krijimi. Në qoftë se doni të bëni diçka, çfarëdo gjëje qoftë, zgjidhni vetë një shembull, provojeni një herë ta bëni pa ndonjë nga këto elemente. Nuk po them të jetë gjë e komplikuar, le të themi, për hatër të ilustrimit, se doni të bëni një byrek (edhe meqe mua më pëlqen byreku).
Së pari kjo gjë do të ndodhë në kohë, dmth, në një kohë të caktuar, a e bëni dot byrekun jashtë këtij parametri? Padyshim që jo, çdo krijim, kërkon kohën.
Së dyti, provoni të bëni këtë pa energji. Hajde, hajde, provoje. Nëse beson se i gjithë universi u krijua nga rastësia, atëherë padyshim mund të bëhet një byrek nga rastësia. Ju mund të thoni se universit iu deshën miliarda vjet që të bëhej! Ok, le ta lëmë byrekun disa vjet në tavolinë, e të shohim nëse do bëhet vetë. Prit, se s’kemi mbaruar akoma!
Së treti, provoni ta bëni byrekun në vakum! Provoje! Nuk thashë në ajër, sepse ajri është hapësira që Zoti krijoi, por në vakum, le të shohim sa e lehtë është kjo për t'u bërë!
Së katërti, provoni ta bëni byrekun pa asnjë lëndë, dmth, pa miell, vezë, niseshte, djathë, mish, spinaq, dhe çdo gjë tjetër që mund t’i hidhet një byreku. E bëni dot? Po nëse ju japim 1,000,000 vjet duke pretenduar që jetoni aq gjatë, a do ndryshojë gjë kjo? Evolucionistët i shtojnë ato zerot pas një numri sikur të bëhet fjalë për pleshta, apo sikur kjo do ndryshojë ndonjë gjë? Çfarë ndryshimi do të kishte nëse ne ju japim 10 apo 20 apo 1,000,000 vjet të tjera të bëni byrekun tuaj pa asnjë nga 4 elementët kryesorë të krijimit? Asnjë ndryshim, nuk e bëni dot për 1 vit apo për 1,000,000,000,000 vjet! Shtoni sa zero të doni nga mbrapa, ajo s’do ndryshojë asgjë.
Vargu i parë në Bibël, shpjegon qartë se ai që krijoi universin, i di mirë ato që kërkohen për krijimin e tij, dhe Ai i jep të tëra elementët që në vargun e parë. Ky nuk është besim i verbër, këto janë fakte. Jo me kot Bibla thote tek 1Timoteut 6:20 "Ruhu nga kundërshtimet e asaj që në mënyrë të rreme quhet shkencë". Shkenca e vërtetë nuk bie në kundërshtim me Biblën, dhe nuk ka si të bjerë në kundërshtim, pasi krijuesi i universit, i ligjeve shkencore dhe natyrore është Ai që na dha Biblën si Fjalën e tij për njerëzimin.


marre nga ALBAVIZION.COM
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,959
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Bibla

Vargje te mrekullueshme , fjala e Zotit eshte paqe dhe dashuri :)

Efesianëve


Kapitulli 5

http://albkristian.com/bibla_shqip/b49c005.htm

21

nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

22

Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23

sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

24

Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t`i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

25

Ju, burra, t`i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,

26

që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

27

që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.

28

Kështu burrat duhet t`i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

29

Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,

30

sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.

31

``Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm``.

32

Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.

33

Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Bibla

Gruaja duhet te mesoje ne heshtje dhe e nenshtruar. Une nuk e lejoj qe nje grua te jape mesim apo te kete autoritet mbi nje burre, ajo duhet te jete e heshtur.
(Timoteu: 2:11-12)
Pershendetje.
Faleminderit per vargun.

Po ashtu si tyhote edhe Daniel eshte nje varg i bukur nqs ne ia dime kup[timin sidomos.
Une per vete edhe pse jam mashkull perseri nuik mendoj se ai varg eshte duke thene se grate nuk duhet te japin me4sim ne kishe.
Ne duhet te studiojme kontekstin historik dhe kulturor te vargut dhe pastaj do te kuptojme se per se ben fjale vargu.
Bibla nuk eshte nje liber rregullash por nje liber parimesh.

Rregullat ne jete mund te ndryshojne ne baze te traditave dhe kulturave te ndryshme nper bote por parimet ngelen parime dhe i qendrojne kohes.

Si fillim ne duhet te shikojme se per se ben fjale letra e Timoteut.
Letra er Timoteut eshte shkruar nga apostulli Pal per pastor Timoteun .
Apostulli Pal eshte misionari qe e mbolli kishen ne Efes dhe eshte duke e inkurajuar pastor Timoteun qe te qendroje ne efes dhe te mesoje kishes doktrinene e shendoshe.

Por kete gje do ta beje jo vetem me mesim por edhe me praktike me shembullin e tij .

Pali e meson Timoteun qe te jete vete shembull ne rradhe te pare dhe ti nxise te tjeret te ecin ne doktrinen e Krishtit.

Pali e nxit Timoteun edhe per gjera te tjere si te caktoje pleq , te lutet, te predikoje fjalen, te beje nje jete te perendishme dhe gjera te tjerea praktike.
Per kete aresye kjo leter quhet leter pastorale.Ne fakt ne kete leter tregohet shume qarte edhe se si punon ose sherben nje pastor ose nje plak apo peshkop.

ne mund te lexojme disa vargje per te kuptuar kete pune.


1
Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë,
2
Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
3
Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t`u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,



18
Po ta besoj këtë detyrë, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të bësh luftimin e mirë,
19
duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë, sepse disa, duke e hedhur poshtë, u bënë lundërthyerje në besim.
20
Ndër këta janë Imeneu dhe Aleksandri, të cilët unë i dorëzova në duart e Satanit që të mësojnë të mos blasfemojnë.



1
Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
2
për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.
3
Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
4
i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t`ia arrijnë njohjes të së vërtetës.



1
Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."



6
Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.



1
Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.
12
Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.
13
Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.
14
Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.
15
Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
16
Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.



17
Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.


Tani po te marrim ne vecanti pasazhin ne fjale qe ti ke sjelle do te kuptojme me mire se per se behet fjale.

Pali eshte duke folur per parime per rregulla dhe gjera praktike .

Kapitulli 2 ben fjale per nxitje per me shume lutje per te humburit dhe per besimtaret dhe per kishen.
Ai tregon se kjo eshte e pelqyeshme per Zotin .
Burrat duhet te luten me duar te pastra ( qe dmth pa mekat )
Aty thuhet me duar te ngritura larte.
Nje pyetje e imja do te ishte amos valle kjo eshte nje rregull qe duhet zbatuar ne kishe sot patjeter?
Une besoj se ka te beje me kontekstin e letres.
Shume burra kur luteshin ngrinin duart larte dhe donin te tregonin keshtu se ishin lutesa te mire por nga ana tjeter disa prej tyre shanin njeri tjetrin dhe benin thashetheme duke pasur smire njeri tjetrin.
Prandaj pali eshte duke thene se nqs ata do te jene duke u lutur duhet te dijne se perendia pelqen lutjet per cdo njeri por ama Ai nuk pelqen duart e ngritura me shume se ato te ulurat nqs te ngriturat jane plot mekat dhe dhune.

Ti mund te lutesh me duart larte qe te tjeret te shikojne sikur je nje lutes i mire por nqs ke grindje me te tjret mos mendo se eshte e pelqyeshme para Perendise.

me e rendesishme eshte duart e pastra pa mekat se sa ato te ngritura larte.

E njejta gje vlen edhe per ato gra qe vinin ne kishe te zbukuruara me lloj lloj gjerash te shtrenjta per te pasqyruar pamjen e jashtme por Perendise i pelqen me teper pamja e brendshme se sa e jashtmja.
Nuk po thote se veshja duhet te jete e shpifur madje thote se veshja e tyre duhet te jete e hijshme ose e bukur por jo e tepruar .
Perseri me teper vlere ka veshja shpirterore qe dallohet me veprat e mira dhe me ushtrimin ne perendishmeri.

GJithashtu thuhet qe grate kur jane duke marre mesim nuk duhet te bertasin dhe te duken sikur i dine gjerat me mire se burrat e tyre duke ua ulur atyre autoritetin perpara te tjereve. Kjo nuk eshte e vlerfshme per Zotin. Ato gra ishin duke bere shume zhurme ne kishe kur mesonin ndonje gje te reose ne ndonje klase studimi dhe e benin kete duke dashur te tregonin se kush dinte me teper dhe ne kete menyre ato ishin duke dashur te tregonin se dinin me shume edhe se burrat e tyre.
Kjo mund te ishte e vertete sepse ato qendronin ne shtepi dhe lexonin shume por kishin krenari dhe po thyenin nje parim biblik .

Parimi biblik ishte qe po ulnin autoritetin e burrave te tyre perballe botes , ne kete menyre bota do te thoshte peshkopit duke e tallur.
_ty nuk te degjon gruaja jote jo me te degjoj une. Keshtu qe ungjilli nuk mund te futej ne zemrat e ketyre njerezve.

Edhe sot nqs do te shkonim ne veri te Shqiperise dhe nqs gruaja e pastorit apo e nje besimtari te thjeshte do te dilte para burrit ne te folur apo do te donte te tregonte veten me mire se burri dhe te ulte autoritetin e burrit te saj do te shahej ungjilli .

Pra eshte ceshtje parimi por nuk ka te beje me mesimdhenien.
Ka te beje me kulturen e nje vendi.

Ne amerike grate mund te japin mesim pa u krekosur ne menyre te thjeshte dhe perseri ungjilli nuk shahet.

Por ne indi eshte pak problem ose ne arabi sepse ka nje kulture tjeter.
Ndryshon kultura perendimore nga ajo lindore.

Puna ne kete pasazh nuk eshte se cfare rregullash duhet te kete ne kishe por cfare parimi mesojme nga pasazhi?

Parimin duhet ta zbatojme ne varesi te kultures ku jetojme.

Ne Tirane askush nuk ose shume pak jane ata qe nuk jane dakorte me idene qe gruaja mund te jape mesim apo te edukoje madje edhe burrat.

Perndryshe nuk do te kishim ne universitete shume pedagoge gra qe jane edhe pedagoge shume te mira.

Zoti ju bekofte.
 

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,315
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Përshëndetje.

A më thotë ndonjëri si citohet Ungjilli në shqip?

Psh. në anglisht thuhet Mateu 5:20

Në shqip duhet ta citoj si: Ungjilli sipas Mateut, paragrafi 5, fjalia 20... apo jam gabim?

Cfarë kuptohet me 5 dhe 20 në shembullin më sipër?

Ju falënderoj.
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
6,147
Pikët
113
Përshëndetje.

A më thotë ndonjëri si citohet Ungjilli në shqip?

Psh. në anglisht thuhet Mateu 5:20

Në shqip duhet ta citoj si: Ungjilli sipas Mateut, paragrafi 5, fjalia 20... apo jam gabim?

Cfarë kuptohet me 5 dhe 20 në shembullin më sipër?

Ju falënderoj.
Mir e ke. Me sa e di une, me shum perdoret fjala "kapitull" se sa "paragraf". Ndersa "fjalia" eshte ne e perdorur - un do ta quaja "shprehje", por nuk tingllon fort mir, me duket mua.
Vlen te shenohet se ndarja me kapituj e fjali nuk esht ne librat origjinal, si testamenti i vjeter, ashtu edhe ai i ri. Ndarja ne kapituj esht ber ne interes te kuptimit substancial/literal te shkrimit te shenjte.
Kaq njof veda.
 
Top