• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bieber përsëri në CSI

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Producentët e serialit “CSI: Crime Scene Investigation”, kanë kërkuar nga tinejxheri Justin Bieber që të xhirojnë edhe një episod për një prej serialeve më të shikuara aktualisht në SHBA.
Ishte konfirmuar në korrik se 16 vjeçari do të luante rolin e një tinejxheri i cili po përballet me një vendim të tmerrshëm në lidhje me vëllain e tij dhe se ai episod do të shfaqej në shtator, në fillimin e sezonit të 11-të të serialit.

Por, bosët e serialit janë aq të kënaqur nga paraqitja e Bieber, sa që dëshirojnë ta kthejnë atë edhe për disa episode.

“Çdo 20 vite, një fenomen si Justin Bieber vjen në botën tonë. Neve na pëlqen të besojmë se fenomeni “CSI” ka pasur impakt të njëjtë në kulturën njerëzore. Rasti për t’i sjellë ata së bashku në premierë është një gjë shumë e mirë për audiencën dhe të gjithë shikuesit tjerë. Kjo do të jetë një ngjarje e vërtet televizive”, shkruan në një komunikatë të lëshuar nga producentët e “CSI”.
 
Top