• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Biftek tartarësh

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Përmbajtja:

* 400 g biftekë lope
* 2 të kuq të vesë
* qepë
* thelb hudhre
* filet sardine
* spec të kuq
* limon
* sos, senf
* spec të kuq (piper)
* tranguj turshi
* piper i bardhë, kripë
*tost
* buter

Përgatitja:

Mishin e pastrojmë dhe e ndajmë në copa me te vogla, e rrahim në dërrasë. Mishin nuk duhet bluar në aparatin për bluarjen e mishit, por ngadalë e copëtojmë.

Përbërësit tjerë të duhur i grijmë imtë mirë, limonin e shtrydhim mirë dhe të gjitha këto i vendosim nëpër vende të ndara. Në një enë ovale i qesim të kuqtë e vesë, i shtojmë lëngun e limonit, një lugë senf dhe i përziejmë duke i shtuar vajin pikë-pikë derisa të formojmë majoneze të trashë. Në këtë majonezë shtojmë gjysmën e mishit të përgatitur, të gjithë përbërësit dhe mëlmesat në masa sipas shijes suaj, dhe i përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëjtë.

Përzieni ashtu që në dorë të majtë ta merrni lugën kurse në anën e djathtë të ndrydhni masën pak nga pak në lugë. I shtojmë pastaj pjesën tjetër të mishit, dhe në të njëjtën mënyrë e përziejmë që masa të jetë e njëjtë.
Shërbejeni me tost ose me buter.
 
Top