• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

`Big Lie`- ose Strategjia Opozitare për të fituar zgjedhjet.

pirro20

Super Anëtar
Anëtar
Sep 1, 2011
Postime
112
Pikët
28

Një skenar diabolik është duke u përgatitur nga opozita për të fituar zgjedhjet e 25 prillit. Ajo bazohet në thënien e Berishës në një intervistë se…. ose fitojmë me 25 prill ose do bëjmë 20 shkurtin……

Një Strategji diabolike e Opozites për të fituar zgjedhjet me çdo kusht nëpërmjet parrullës `Sa më e madhe Gënjeshtra aq më e besueshme është për masat``.

Kjo luftë propagandistike e veshur me një kostum të ri, atë që mbajnë aktorët në çfaqjet variete,

Por shumë më e rrezikshme se vetë çfaqja kur shikon, se në vënd të aktorëve (disa nga ata të talentuar), janë vetë politikanët dhe bossët e tyre që paguajnë për të marrë pushtetin me çdo kusht dhe jo për të kënaqur qytetarët dhe çiftet që e shohin çfaqjen për të kaluara kohën në tv, në teatro apo gjetke.

Ajo çfaqje është një luftë e egër për pushtet, dhe si e tillë është përgatitur me kujdes për të rimarrë pushtetin, atë pushtet që ti jep të gjitha: paranë, dinjitetin, personalitetin, pasurinë, e sigurisht edhe femrat apo LGBTQ, nëse politikani është pervers.

Kjo luftë për pushtet në Shqipëri ka filluar që në vitet `90, kur R.Alia, për të shpëtuar nga urrejtja popullore që u ekspozua shumë e trishtë kur u pushkatuan çifti Çaushesku, u fillua duke ndarë PPSH në katër pjesë (si element për ti thënë Europës që po kalojmë në demokraci, dhe se komunizmi mori fund), dhe në të gjitha pjesët vendosi katër grupe individësh që punonin prej kohësh në PPSH: ish komunistët me poste, ish sigurimsat, ish spiunët, dhe fanatikët (enveristët pa paste) duke i përzjerë më së mirë pjesë të katër grupeve në çdo parti, dhe duke vënë kryetar partie ata më të bindurit apo ata me dosje.

Kjo luftë për pushtet në një vend të varfër si i yni me një GDP qesharake në `90 (por me rezerva ushtarake prej 20 miliard $ dollarësh dhe me akumulim të ardhurash dhe mallrash prej 10 miliard $- të papërdorura, me një reserve ari prej 5-8 ton, të cilat u shpërdoruan dhe u vodhën nga pushtetarët), dhe me të ardhura për frymë (GDP per capita) prej 100 $-200 $ në vit, me një politikë të barazitizmit nëpërmjet varfërisë, me vëndin e parë ateist në botë, me një njeri `të ri` ashtu si shkruajti me sarkazëm një francez i atyre viteve: `të pa larë, me dhëmbë të prishur dhe me këpucë të shqyera,dhe me një egërsi seksuale për tu patur zili`, u bë shumë e ashpër, sapo njerëz pa përvojë erdhën në pushtet dhe të ndikuar qoftë nga fqinjët, qoftë nga babëzia për tu pasurar shpejt me pretekstn që të `formohet klasa e pasur kapitaliste`, shkatërruan me qindra ndërmarje, fabrika, uzina, kombinate, bënë ligjin 7501 i cili shkatërroi pronën private aq, sa bënë të kundërtën e asaj që u këshilloi drejtori i atëhershëm i Bankës Botërore Camdesu ` rregulloni pronën private dhe mos krijoni probleme të tjera të reja për pronën`.

Qeveria e atëhershme nuk zbatoi as realizimin e ligjin të lustracionit pikërisht për shkak se në të gjitha partitë kishte ish spiunë, ish drejtues partie të PPSH. ish sigurimsa, dhe më vonë, ish të korruptuar e militantë të rinj njëlloj si mësuesit e tyre të `demokrasisë`.

Shqipëria deri në 1997 u bë një shtet anarchist, pa qeveri të besueshme, pa politika të qarta kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe parrulla e të rinjve `E duam Shqipërinë si gjithë Europa` u sfumua sepse 1/3 e popullatës u largua dhe vazhdon të largohet nga një vënd pa të ardhme të sigurtë.

Kjo shkaktoi shpërbërjen e shtetit në `97, grushtin e shtetit në `98, por lufta në Kosovë në `99 stabilizoi gjëndjen sepse miqtë amerikanë dhe europianë ndihmuan Shqipërinë që të bëhej si bazë mbështetjeje e shtetit të ri të Kosovës i cili u deklaruar i tillë në 2007.

Vitet e mëvonshme vazhduan me të njëjtën ashpërsi të luftës politike , ku në çdo zgjedhje lokale dhe parlamentare, humbësi akuzonte ashpërsisht kundërshtarin që fitonte me deklaratën: `zgjedhje të manipuluara`.

Për të mbajtur pushtetin, Partitë aktivizuan të rinjtë e shkollave dhe fshatin i cili përbënte 70% të popullatës, duke dëmtuar rëndë hierarkinë profesionale dhe meritokraciën, e për pasojë në qeverisje u futën njerëz jo profesionistë, në pushtetin local u futën militantë, në polici u futën amatorë dhe ish hajdutë e të korruptuar.

Për pasojë Shqipëria gëzonte dhe gëzon një nam të keq brënda vëndit dhe jashtë saj. Parlamenti gëlon nga njerëz jo të përshtatshëm, madje me studentë që nuk kanë mbaruar shkollën, dhe me policë pa shkollë, apo me njerëz me diploma fllco, apo me dosje policore, ¾ e popullatës që nuk paguante taksat, me individë që kanë zaptuar pronat me urdhër partie e me vula noteriale apo nga gjykatës të korruptuar dhe me punë të pambaruara dhe me një deficit të brëndëshëm 70% të PBP, me një korupsion galopant, me vrasjen e 27 banorë në Gërdec në 2007, me vrasjen 4 njerzve në demostratë, me kultivim droge të paparë por që nuk deklarohej përveç Laxaratit, sepse pushteti pengonte transparencën. 35% e prodhimit kombëtar ishte i jo-formalizuar sipas CIA.

Kjo është Shqipëria deri në 2013.

Gjatë këtyre 8 vjetëve e deri tani kur flasim qeverisja e majtë u përpoq të vendosë Shqipërinë në binarë e ligjit dhe të punës, gjithmonë me përkrahjen e fortë e BE dhe sidomos të SHBA. Reformat që ndoqi qeverisja e majtë shkaktuan një reaksion të fortë tek ish pushtetarët, sidomos vettingu,

Atëhere Opozita e sotme ndoqi Strategjinë e re për të marrë pushtetin e humbur prej dy mandatesh: taktikën e vjetër të quajtur `Big Lie`: pra gënje dhe mashtro sat ë mundësh, bëj gënjeshtrën e madhe, përsërite që populli në mos do ta besojë- do të dyshojë….

Orientimi i saj është: ``Cdo element të gabuar që ka bërë qeverisja e ish-pushtetarëve përsërite sikur ta kenë bërë pushtetarët e sotëm, njollose Edi Ramën me çdo gjë. Cdo veprim që do të bëjë-akuzojë, Cdo punë të mirë që do bëhet-akuzoje sikur të mos jetë bërë. Bli Mediat.

Kush ka në dorë mediat tv, Mediat e shkruara, dhe linket, fiton zgjedhjet, sepse nëpërmjet tyre populi shikon, dëgjon, flet, proteston, angazhohet, komunikon, e bardha bëhet kollaj e zezë, puna e mirë bëhet një makth i keq në sy të popullit. Krijo shoqata ku të drejtohen nga njerëz me probleme personale të mprehta dhe me inate personale ndaj pushtetarëve dhe shaj sat ë mundësh e shkruaj fake news sa të mundësh. Nxit për protesta sa të mundësh, Ngrini në protesta studentet sepse ata janë si barut i thatë dhe përdoren lehtë. Pavarësisht dy fatkeqësive të tmerrëshme natyrore: tërmeti i 26 nëntorit dhe Pandemia, vazhdoni të akuzoni qeverinë për keq qeverisje. Edhe nëse BE dhe 1 miliard Euro për ndihmat e termetit, shkruani në media të huaja me emra të rremë se këto ndihma keqpërdoren dhe shkojnë në duart e oligarkëve``.

Praktikisht në korin e zbatimit të Strategjise `BIG Lie`, janë futur tv të ndryshme kombëtare dhe lokale si `syri net`, gazeta si telegraf, koha jonë, janë angazhuar anal-istë që paguhen mirë në rolin e gjithologut për të shtrembëruar sa më shumë realitetin, janë angazhuar gazetarë që pyesin njerëz të thjeshtë duke i detyruar që të shajnë sa mundin çdo gjë. E gjitha kjo bëhet në përpjekje për të krijuar një destabilitetit , anarki, mërzitje, dëshpërim tek populli.

Nga e kanë gjetur këtë Strategji për të marrë pushtetin pa luftë por më demagogji të sofistikuar si `BIG LIE`?

Një nga iniciatorët e `Big Lie` aktualisht është ish presidenti Berisha i cili e ka përdorur me sukses disa vite rresht dhe tani u a ka spjeguar kolegëve të vet si si vihet në zbatim.

Big Lie (Grosse Lyge- në gjermanisht) është një teknikë propagandistike e suksesëshme e përdorur nga Adolf Hitlerdhe e shkruajtur nga ai në Main Kampf që më 1925.Kjo duhet përdorur -thotë Hitleri- si një `gënjeshtër kaq kolosale` sa që askush nuk do të besojë që ai që e shpreh të ketë paturpësinë të deformojë të vërtetën në mënyrë kaq famëkeqe`.

Në vazhdim Hitleri ka paraqitur rregullat se si duhet thënë kjo Gënjeshtër e Madhe: `kurrë mos lejoni publikun të `ftohet`, kurrë mos pranoni që jeni gabim ose keni faj, kurrë mos pranoni që armiku juaj ka disa anë positive, kurrë mos i lini audiencës alternativa, kurrë mos pranoni që jeni fajtor, përqëndrohuni mbi armikun në çdo kohë dhe fajësojeni atë për çdo gjë që ndodh; populli do të besojë që kjo `gënjeshtër e madhe` më shpejt se sa ato të voglat – do ti besojë herët ose vonë`.

Gebels (Paul Josef Goebels) gjithashtu përdori këtë taktikë duke u shpreheur se: `Nëse ju thoni një gënjeshtër të madhe dhe ta përsërisni atë, njerëzit do fillojnë ta besojnë atë përfundimisht. Kjo gënjeshtër mund të vazhdojë përsa kohë shteti mund të mbrojë njerëzit prej pasojave politike, ekonomike, dhe/ose ushtarake të gënjeshtrës. Kjo -vazhdon Gebels-bëhet shumë e rëndësishme për shtetin që të përdorë të gjithë fuqitë e tij për të shtypur pakënaqësinë, sepse e vërteta është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës dhe për pasojë , e vërteta është armiku më i madh i shtetit` ((Big lie - Wikipedia)

Kjo strategji e vjetër përdorur mjeshtërisht nga opozita jonë nuk do të japë rezultate nëse qeverisja do ti përgjigjet jo vetëm me punë të mira dhe të dobishme por edhe me një propagandë reale pa gënjeshtra sepse siç e ka thënë dhe Goebels e vërteta është armiku vdekje prurës i gënjeshtrës.

Dr. Claire Wardle tek `First Draft News` identifikon këto shtatë tipe të lajmeve të rreme: satira ose parodia, informacionet false , përmbajtje keqinformuese, koneksti fals, përmabjtje mashtruese, përmbajtje e manipuluar, përmbajtje e fabrikuar.

Po kjo eksperte e medias së shkruar në 2017, nuk flet më për `fake news` por për `ndotje informacioni` dhe dallon tre forma të ndotjes së informacionit: -Keqinformimi,-Disinformimi, -Malinformimi (Fake news - Wikipedia),

Strategjia e sipër përmëndur e përdorur për vitë me rradhë, i ka ardhur koha ti jepet një përgjigje e merituar njëherë e mirë sepse shoqëria shqiptare po vuan padrejtësisht nga kjo luftë e shëmtuar politikë që po ndot nëpërmmerjet media tv, mediave të shkruara, internetit, shoqërinë shqiptare e cila nëse nuk do të ketë një përkrahje të vendosur dhe të sinqertë nga shteti shqiptar dhe nga SHBA dhe BE, mund të përsërisë, siç ka përsëritur cdo 10-13 vjet, rrëmuja sociale që e kanë çuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në zero, dhe nga ku pastaj ka filluar nga e para.

E përse?

Për shkak të këtyre politikanëve të gjeneruar që 30 vite përpara, të cilët kanë ndotur shoqërinë shqiptare vetëm e vetëm ose për të rifituar pushtetin ose për ti shpëtuar drejtësisë.

[email protected]
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,182
Pikët
113

Kërkimi i fajtorëve të jashtëm (pavarësisht se kush është objektivisht fajtor) është i papërgjegjshëm dhe si rrjedhojë jo burrërore, pasi shenja dalluese e maskulinitetit në shfaqjet e saj më të larta është përgjegjësia, përkatësisht për veten si dhe për ata që nga natyra e tyre nuk janë të prirur të jenë përgjegjës, dhe për këtë arsye kan nevojë për mbrojtje. Kjo kuptohet dhe zbatohet nga individët,ngaqe ose pasiqe apo sepse............. rrethanat ndryshojnë në një shkallë të gjerë. Feminiteti natyrisht duhet të reflektojë nga ana e saj dhe të përpiqet të fisnikërojë vetveten brenda kornizës së vetive dhe mundësive të saja.
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
3,760
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
E gjitha kjo qe shkruan Pirro permblidhet me nje fjali te vetme. Te njejtat bajga qe sundonin 30 vjet me pare,sundojne edhe sot. Rrofte shoku Gramoz dhe shoku Skender bashke me dhimokratin me dy gishta larte.
 
ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
618
Pikët
43
..politikat qe evropa ushtron ne boten lindore, nuk jane te qarta. duket si vetem nje qen i oborrit te tyre mbreteror qe ngren tym dhe kaos, ushtrish cezarjane, per tu dukur tek zoterinjte e tij. gjithe kokat politike shqiptare, kane qene te dobeta, me moral te dyshimte, si te ishin koka prasi, qe nga gjergj araniti venedikasi deri tek edi rama napoletani.
 
Top