• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bioenergjia

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania

Duhet të kuptojmë se njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarkullon edhe nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike (që në kulturën e lashtë indiane quhen çakra) dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.


Sikurse të gjitha aparatet teknike që funksionon duke u furnizuar me anë të energjisë, me të cilën janë të lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke u shërbyer me energji universi.
Në fizikë, energji do të thotë aftësi veprimi, për kryerjen e një pune, ndërsa në psikologji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitet psikik.
Energjia fizike paraqitet dhe vepron me forcën e saj në botën e jashtme materiale, ndërsa energjia psikike, mentale, emocionale... paraqet aftësi për kryerjen e veprimeve psikike, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale... pra, nxitje dhe rezultate të proceseve shpirtërore. Natyra e rrezeve fizike (dritës, rrezeve elektromagnetike, rrezeve rëntgen etj.) na është e njohur dhe e dokumentuar me anë të fakteve vepruese si materiale, ndërsa natyra e rrezeve biologjike ende mbetet e papranuar shkencërisht, e pasqaruar definitivisht, e mbështjell me vello mistike etj. etj. edhe pse fakte për t’u dokumentuar ka mjaft!
Duhet të kuptojmë se njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarkullon edhe nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike (që në kulturën e lashtë indiane quhen çakra) dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.
Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bios - jetë dhe energji - punë, veprim. Bioenergjia i është e njohur njerëzimit që nga lashtësia dhe është përdorur atëherë, e përdoret edhe sot, për shërimin e shumë sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek të sëmuret, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e të sëmurit, pa e prekur atë.
Edhe Jungu, në teorinë e tij të “Vetëdijes kolektive dhe të simboleve të arketipave”, thotë se njeriu është qenie psikoenergjetike dhe se shëndeti i tij varet shumë nga ajo se si energjia qarkullon nëpër trupin e tij, madje, çfarë ndien, mendon, dëshiron etj.

Siç thamë më lartë, bioenergjia i është e njohur njerëzimit që nga kohët më të hershme. Indianët e njohin këtë energji qysh para 5000 vjetësh she e quajnë “prana”. Këtë energji universale ata e konsiderojnë burim të jetës. Me anë të ushtrimeve të Jogës, ata manipulojnë edhe sot me këtë energji, nëpërmjet teknikës së frymimit, meditimit dhe ushtrimeve fizike, për ta mbajtur organizmin në gjendje të kthjellët, të qetë dhe të shëndoshë.
Edhe kinezët e njohin këtë energji dhe e quajtën Ch’i. Sipas filozofisë së tyre, e gjithë materia e gjallë apo edhe ajo që konsiderohet e “vdekur”, është e përbërë dhe e përshkuar nga kjo energji. Energjia Ch’i përmban dy pole të forcës, Jin dhe Jang. Kur Jin dhe Jang janë në baraspeshë, sistemi i gjallë (organizmi) është i shëndosh, ndërsa kur midis tyre sundon disharmonia (jobaraspesha), si rezultat i saj kemi gjendje të sëmurë.
“Kabala” - teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të paraqitet rreth 450 vjet para Krishtit, bënë fjalë për këtë energji si dritë e shndritshme, dritë astrale. Krishterimi portreton figurën e Isait dhe figurat tjera të larta shpirtërore të rrethuara me dritë të lehtë e të shndritshme (aureolë) mbi kokë. Shumë mësime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistët, tibetasit, budistët e Indisë, zen - budistët e Japonisë, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumë personalitete tjera, që janë marr me çështje shpirtërore, flasin dhe e përshkruajnë këtë energji.
Në fillim të shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanë vërejtur se qeniet njerëzore kanë energji, e cila mund të provokojë ngacime edhe në largësi. Ata kanë cekur se një person, me vetëdëshirë, mund të provokojë efekte pozitive ose negative tek personi tjetër, pa prekje fizike. Edhe Paracelzusi, në mesjetë, këtë energji e ka quajtur “Ilaster” dhe thoshte se ilasteri është i përbërë nga forca e jetës dhe materies.
Dukurinë e “Energjisë universale”, në vitin 1800, e vëren edhe Mesmeri, i cili në bazë të kësaj energjie e krijoi “mesmerizmin”. Më vonë, Mesmeri këtë energji e përshkruan si hipnotizëm. Wilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet duke eksperimentuar në lëmin, të cilin e quajti “forcë tërheqëse”. Ai zbuloi se forca në trupin e njeriut prodhon polaritet të njëjtë me atë që gjendet në kristale. Në bazë të këtij eksperimenti, Rajhenbahu e përshkruan anën e majtë të trupit si po, negativ, ndërsa të djathtën si pol pozitiv. Ky sistem është pothuajse i njëjtë me sistemin kinez: Jin dhe Jang.

Dr. Wilhelm Reich
Në vitin 1919, dr. Wiliam Killner bëri publike kërkimet e veta rreth energjisë njerëzore, për të cilën thotë se e ka parë nëpërmjet ekraneve të ngjyrosura dhe filtrave. Ai shkruan se ka parë tri shtresa në formë të mjegullës rreth trupit të njeriut. Këtë mbështjellës ai e quan “aura”. Killner zbuloi gjithashtu se paraqitja e aurës tek njerëzit është e ndryshme, varësisht nga mosha, vetitë mentale - emocionale dhe gjendja e tyre shëndetësore. Në bazë të kësaj, Killner zbuloi sistemin e diagnozimit në bazë të ngjyrave, përmbajtjes dhe dukjes në përgjithësi të mbështjellësit të trupit, pra aurës.
Dr. Wilhelm Reich, psikiatër dhe koleg i S. Frojdit, këtë energji e quajti “orgon”. Në periudhën 1930-1950, Rahji eksperimentoi me këtë energji, duke shfrytëzuar instrumentet më të reja mjekësore të kohës. Ai vërejti se si energjia pulsonte në natyrë dhe rreth të gjitha lëndëve organike dhe joorganike; kishte vërejtur gjithashtu pulsimin e energjisë që rrezatonte nga mikroorganizmat, duke shfrytëzuar mikroskopin e fortë, të konstruktuar posaçërisht për këtë. Gjithashtu, Rahji kishte konstruktuar vetë edhe aparatet për matjen e polit të orgonit.
Para disa vitesh, një grup shkencëtarësh nga ish- Bashkimi Sovjetik, në Institutin e Bioinformatikës “A.S. Popov”, paraqesin zbulimin se organizmat e gjallë emitojnë vibracione energjetike në frekuenca rreth 300-2000 nanometra. Ata këtë e quajtën energji biopolare ose bioplazëm. Ata zbuluan se personat që kanë aftësi për transformimi e energjisë e kanë fushën polare më të gjere dhe më të fortë. Këto zbulime i vërtetoi edhe Akademia e Shkencave të Mjekësisë në Moskë. Gjithashtu, këtë zbulim e përmbajtën edhe edhe shkencëtarët nga nga Britania, Holanda, Gjermania etj.
Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit të aurës është edhe ai i dr. Valovit Hant nga UCLA. Në studimin për efektet e rolfingut (shërimi me anë të lëvizjeve të gishtave) në trup dhe në psikë, ai shënoi frekuenca të ulëta milivolitke të sinjaleve nga trupi gjatë serisë së seancës “Rolfing”. Për t’i regjistruar këto, ai shfrytëzoi një elektrodë të thjeshtë, të ndërtuar nga argjendi, duke e vendosur nën lëkurë. Njëkohësisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit për bioenergji (kaliaforni), vërejti aurën tek personat tek të cilët është bërë rolfingu. Ajo raportonte në mënyrë paralele edhe për ngjyrat, madhësit dhe sjelljet e energjisë nëpër çakra si dhe mjegullat e aurës. Pastaj, shkencëtarët në mënyrë matematikore shqyrtuan struktuar e valëve të regjistruara me anë të analizës furike (të shpejtë) si dhe të analizës me anë të frekuencave të stenogramit. Te dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente të valëve dhe frekuencave i përshtatëshin saktësisht ngjyrave të cilat i thoshte Rozalin Brijer.
Dr. Hant e përsëriti të njëjtin eksperiment me shtat persona të tjerë, që e lexonin aurën. Ata vërejtën ngjyrat e aurës, të cilat ishin korrelative në strukturën dhe frekuencat e njëjta të valëve. Në shkurt të vitit 1985, rezultatet vazhduese treguan këto korrelacione të ngjyrave (frekuenca Hz - herc ose ciklus - sekondë):
Ngjyra e kaltër 250-270 Hz 1200 Hz
Ngjyra e gjelbër 250-475 Hz
Ngjyra e verdhë 500-700 Hz
Ngjyra e portokalltë 950-1050 Hz
Ngjyra e kuqe 1000-1200 Hz
Ngjyra vjollcë 1000-2000 Hz plus 300-400; 600-800 Hz
Ngjyra e bardhë 1100-2000 Hz
Shifrat e vazhduara të frekuencave të ngjyrave, e kaltra dhe vjollcë, janë si rrjedhojë e gjatësisë së ngjyrave. Frekuencat e matura janë shenja të instrumentit, se sa është energjia, e cila është matur.
Kah fundi i viteve ’60, u lajmërua për herë të parë aparati për fotografimin e aurës (bioenergjisë), të cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqen, Valentinën dhe e quajtën me mbiemrin e tyre “Fotografia e Kirlianit”. Në këto fotografi shihet qartë një lloj drite, diku më e fortë e diku më e dobët (varësisht nga lënda), e cila duket në formë të flakës ose rrezeve. Kirliani, gjatë eksperimenteve të gjata, arriti të konstatoj se secila substancë e ka strukturën e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën krejt të ndryshme të dritës nga gjethi i ndonjë bime. Metali tregon dritë fare të dobët, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare dritë.

S. Kirlian
Disa fotografi të bëra nga aparati i Kirlianit
Aparati i Kirlianit
Ky aparat përdoret edhe sot për matjen e potencialit të energjisë dhe në bazë të këtij aparati, njerëzve, që kanë energji të madhe, u jepen diploma dhe leje për shërim me anë të duarve.
Fotografia e Kirlianit edhe më tej mbetet një ndër faktet më të forta dhe më bindëse për ekzistimin e bioenergjisë.
Aura, fusha energjetike e njeriut, është manifestim i energjisë dhe është e lidhur ngushtë me jetën e njeriut. Mund të përshkruhet si mjegull, që rrethon dhe e përshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushë e aurës, bazuar përgjithësisht në njohurit e lashta indiane, përshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresë e aurës është e lidhur me shtat çakrat. Kështu që shtresa e parë është e lidhur me çakrën e parë, e dyta me të dytën e kështu me radhë.
Shtresa e parë dhe çakra e aprë është e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmërinë e dhembjes fizike dhe kënaqësitë shqisore. Shtresa e dytë dhe çakra e dytë është e lidhur me aspektet emotive të njeriut. Shtresa e tretë dhe çakra e tretë është e lidhur me jetën tonë mentale, me mendimet lineare. Shtresa e katërt dhe çakra e katërt është rruga nëpër të cilën krijojmë dashurinë. Jo vetëm ndaj polit të kundërt, por edhe ndaj gjithë njerëzimit. Shtresa e pestë dhe çakra e pestë është e lidhur me dëshirat më të larta, me forcën e fjalës dhe me marrjen e përgjegjësisë për veprimet tona. Shtresa e gjashtë dhe çakra e gjashtë është e lidhur me dashurinë qiellore, me dashurinë e cila shtrihet jashtë rrethit njerëzor dhe përfshin gjithë jetën. Shtresa e shtatë dhe çakra e shtatë është e lidhur me mendimet e larta, inteligjencën dhe integrimin e forcës sonë fizike dhe shpirtërore.
Gjithashtu, ekzistojnë lokacione specifike në sistemin tonë energjetik për emocionet, mendimet, kujtimet dhe përjetimet tjera psiko-fizike. Pasi që simptomat fizike janë të lidhura me ato lokacione, do të thotë mund ta kuptojmë edhe natyrën e sëmundjes. Për këtë edhe studimi i aurës mund të jetë urë në mes mjekësisë tradicionale dhe asaj konvencionale.
Nëpërmjet këtyre çakrave supozohet se kalon e gjithë energjia universale nëpër trupin tonë dhe e mban atë në harmoni me natyrën. E në çoftë se ndonjë nga këto çakra çrregullohet, atëherë pason edhe sëmundja, të cilën bioterapeutët me anë të duarve, respektivisht bioenergjisë, e shërojnë, duke ia rregulluar drejtimin e rrotullimit energjisë nëpër çakra përgjatë gjithë organizmit.
Sa i përket bioenergjisë, sot në botë ekzistojnë tri teori: Njëra konsideron se është fjala për fushën e energjisë, e cila i është e njohur fizikës moderne. E dyta konsideron se është fjala për energji ende të panjohur. Ndërsa e treta mohon bioenergjinë, ekzistencën e saj dhe pohon se fjala është për sugjestione dhe hipnozë.
Pavarësisht se cila teori është më afër realitetit, pra mund të jetë e saktë, dhe për çfarë forme energjie është fjala, ajo sot me sukses po përdorët për shërim dhe po tregon rezultate tepër inkurajuese.
 

PuffetiNa

MbetiTeThemiNaIshteNjeher
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
13,028
Pikët
113
Vendndodhja
N'tok t'bukes
Përgjigje e: Bioenergjia

Kjo Bioenergjia me intereson mua bile kam be nje pytje ke nenforumi per Shendetin
http://www.forum-al.com/showthread.php?t=15596

Me duket shume si e pakapshme kjo gje...:O
Degjoj se shume njerz shkojne dhe sherohen me kte bioenergji po a mund te le pasaj kjo gje pas ca vite ...se eshte nje sherim qe haj medet...:O
Si ka mundesi qe mund te degjiet tumori pa u be operim..?
Vetem duart i vendos ....:O

Ti thuash mjekut qe te shkoj te sherohem me bioeneregji te thot: Mos u mer me ato gjera te kota
Te shkosh ne konsulltime ke ai qe sheron me Bioenergji te thot : Mos shko ke mjeku mos pi ilaqe mos ben operim.......:O
Tash nuk e kuptoj cila medicin eshte me e fort..?
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Bioenergjia

Kjo Bioenergjia me intereson mua bile kam be nje pytje ke nenforumi per Shendetin
http://www.forum-al.com/showthread.php?t=15596

Me duket shume si e pakapshme kjo gje...:O
Degjoj se shume njerz shkojne dhe sherohen me kte bioenergji po a mund te le pasaj kjo gje pas ca vite ...se eshte nje sherim qe haj medet...:O
Si ka mundesi qe mund te degjiet tumori pa u be operim..?
Vetem duart i vendos ....:O

Ti thuash mjekut qe te shkoj te sherohem me bioeneregji te thot: Mos u mer me ato gjera te kota
Te shkosh ne konsulltime ke ai qe sheron me Bioenergji te thot : Mos shko ke mjeku mos pi ilaqe mos ben operim.......:O
Tash nuk e kuptoj cila medicin eshte me e fort..?
Puffe te shpjegoj me vone cte duhet, i kam te sterlexuara te gjitha, ok? pls me ler te mbaroj me keto per momentin.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Reiki - shërim me bioenergji

Reiki është term japonez që ka domethënien e "energjisë universale jetësore" ose, ndryshe "energji e Perëndisë. Çdo gjallesë që jeton, duke u nisur prej njeriut, si krijesa më e përsosur në univers, e deri te nivelet më të ulëta qenësore, sikurse janë: bota shtazore dhe ajo bimore, kanë nevojë për këtë energji dhe ajo mund të gjendet në atmosferë, kudo përreth nesh.
Tibetasit, qysh para mijëra vjetësh e kanë kuptuar thellë rëndësinë e kësaj energjie, të cilën e kanë përdour për ta shëruar trupin, për ta harmonizuar shpirtin dhe për ta ruajtur vetëdije. Kjo dituri, më vonë, është përhapur në Indi, Japoni, në Kinë, Egjipt dhe në disa vende tjera të botës.
Në mbarim të shekullit XIX, Dr. Mikao Usui (japonez), është njeriu i parë që, pas sa e sa vitesh, zbuloi sekretet e kësaj energjie për shërimin e shumë sëmundjeve. Këtë energji e quajti REIKI, që ka domethënie REI (fuqi, sekret) dhe KI (energji). Ai zbuloi, gjithashtu, simbolet sekrete dhe domethënien e tyre dhe krijoi rregullat dhe metodat e aplikimit të Reikit për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Dr. Usui filloi të aplikojë metodën Reiki për shërimin e njerëzve që lëngojnë nga sëmundjet e ndryshme. Në Japoni, qarkullonte me një grup të përzgjedhur nxënësish, të cilëve ju mësonte këtë metodë shëruese. Nga ky grup i nxënësve, si më të dalluar e bënë mësues dhe mjeshtër Chujiro Hayashin. Ky vendoset në Tokio, ku themelon një klinikë dhe njerëzit këtu shëroheshin vetëm me aplikimin e Reikit.
Havajo Takat, një grua nga Havajet, me prejardhje japoneze, ishte e sëmurë nga karcinoma dhe erdhi në Japoni për t'u operuar. Para se të shtrohej në spital, dikush i rekomandon fatin e mjekimit në klinikën e Dr. Hayavashit. Ajo menjëherë i shtrohet mjekimit në këtë klinikë dhe pas një kohe, karcinoma zhduket tërësisht, ndërsa ajo shërohet plotësisht.
Metoda e Reikit, këtë paciente fatlume e befasoi pa masë dhe ia zgjoi interesimin që edhe ajo të mësojë këtë fshehtësi të mjekimit. Pas lutjve të shumta që i bëri, më në fund dr. Hazashi e lejoi të mësojë dhe të punojë në këtë klinikë. Pas disa vite pune dhe mësimi në këtë klinikë, dr. Hayashi, atë e bën mjeshtër dhe mësuese të Reikit. Ky është personi i tretë me këtë titull. Ajo kthehet në Havaje dhe fillon menjëherë ta aplikjë Reikin.
Havajo Taketa, gjatë punës së saj, e merr si nxënëse mbesën, Fillis Lei Furumoto, së cilës ia trashëgon këtë sekret dhe e bën mjeshtër dhe mësuese të ardhshme. Kjo e vazhdon punn e gjyshes së vet, por asaj i lindi ideja që të krijojë më tepër mjeshtër dhe mësues të rinj. Në vitin 1981, ajo themeloi shoqatën "Reiki Aleance" që numëronte vetëm 21 mjeshtër dhe mësues. Secili person, për ta fituar këtë titull, është dashur të paguajë 15.000 dollarë amerikan. Deri në vitin 1989, numri i mjshtërve dhe i mësuesve të Reikit rritet në 300, prej tyre 120 janë nga Evropa. Sot, numri i saktë i mjeshtërve dhe mësuesve të Reikit në botë nuk dihet, por secili që e merr këtë titull rreptësisht betohet se, gjatë aplikimit të saj në praktikë, me konsekuencë do t'u përmbahet të gjitha metodave dhe principeve të përcaktuara nga mësuesi i parë dr. Usui.

Nga grupi i mësuesve dhe mjeshtërve të Reikit që veprojnë në Evropë, kemi edhe një shqiptar nga Kosova. Ky është Mr. Kenanzia Sahatçiu nga Peja, i cili momentalisht jeton dhe punon në Zvicër. Përmes kësaj metode tradicionale, ai ka shëruar shumë sëmundje që për mjekësinë tonë bashkëkohore kanë qenë "de facto" të pashërueshme. Mr. Kenanzi Sahatçiu, titullin e mjeshtrit dhe të mësuesit të Reikit e merr në Zvicër, më 04.12.1996. Ai, tash, përmes kësaj metode jo vetëm se shëron suksesshëm, porkultivon edhe traditën e bartjes së mësimit tek shumë të rinj shqiptarë, që janë të interesuar të merren me bionenergji.
"Me këtë metodë shëruese mund të merret çdo individ, pa marrë paraysh besimin, fenë dhe punën që ai kryen momentalisht. Kushti i vetëm është të testohet se a mundet paraprakisht t'u përmbahet rregullave të rrepta të vëna nga dr. Usui" - thotë Mr. Kenanziu.
Parakushtet e Dr. Usuit për t'u marrë me REIKIN, mbështeten në pesë rregulla paraprake:

- prej sot vendos të jem i ndërgjegjshëm;
- prej sot vendos të mos brengosem për asgjë;
- prej sot vendos të punoj me ndërgjegje;
-prej sot do ta shuaj urrejtjen;
-prej sot do t'i respektoj të gjithë dhe çdo gjë.
Reiki posedon tri grada (shkallë). Fuqia shëruese e Reikit mund të përdohet te nxënësi vetëm përmes mësuesit-mjeshtër të Reikit, i cili duke përdorur sekretet e trashëguara, sipas dr. Usuit, bën incizimin apo hapjen e kanaleve energjetike tek aplikuesit e saj të ardhshëm. Pas kësaj procedure, këto kanale lidhen automatikish me kozmos dhe mbeten të hapura gjatë tërë jetës. Po në atë moment lind aftësia shëruese tek personi i incizuar. Me këtë veprim, personi i caktuar bëhet kanal dhe energjia jetësore, e cila kalon ndërmjet kokës, lirohet përmes shuplakave të dorës, duke u bartur tek i sëmuri i caktuar që pretendon të shërohet.

GRADA I
Çka mësohet në këtë gradë?
Gjatë kursit të parë, mjeshtri mësues bën katër incizime (hapje të kanaleve) tek nxënësi. Nga ky moment ritual dhe mistik, vjen deri te rritja e aftësisë fizike dhe psikike te nxënësi dhe ai fiton diçka shumë të vlefshme - "duart shëruese". Por, mos harroni se ju jeni vetëm kanal. Aftësitë tuaja në këtë gradë janë deri në 30 për qind. Këtu ka dallime nga nxënësi prej nxënësit. Dikush mund të arrijë edhe më tepër, por dikush edhe m ëpak. Kur të kalohet kjo fazë, lejohet të punohet në ditë me 2-5 persona. Në këtë kurs, përveç incizimit dhe hapjes së kanaleve të caktuara energjetike, mësoni: autoterapinë, aplikimin e Reikit tek personat tjerë, terapia e shpejtë, se si t'i ndihmohet vetes, farefisit dhe shokëve... etj.

GRADA II
Për t'u avancuar kah kursi për gradën e dytë duhet të kalojnë 6-12 muaj dhe kjo varet shumë na kualiteti i punës së nxënësit.
Gjatë kësaj kohe nxënësi duhet të ushtrojë dhe të punojë me sukses që të mund t'i përsosë dhe t'i grisë aftësitë e tij. Kur i plotëson të gjitha kushtet që kërkon mësuesi, atëherë mund t'i nënshtrohet kursit të gradës së II-të.
Çfarë ndryshimi ka grada e II-të nga ajo e para?
Në gradën e dytë, përpos incizimit, mësohen simbolet dhe domethënia e tyre. Rritet niveli i vibracioneve të energjisë në trupin fizik dhe në atë psikik. Zgjohet intuita dhe disa qendra të trupit punojnë si antena për marrjen dhe dhënien e ngacmimeve. Aktivizohet syri i tretë dhe ngacmimet përcillen në mënyrë telepatike. Zëri i intuitës zgjon qetësinë dhe harmoninë shpirtërore. Mençuaria juaj thellohet dhe zgjerohet. Aftësia shëruese rritet derinë 60 për qind dhe kohëzgjatja e punës me një pacient është 10-15 minuta. Ndërsa nxënësit me gradën e parë i nevojiten 45-60 minuta, por ndikimi dhe aftësia shëruese është e njëjtë. Nxënësi me gradë të II-të mund të punojë me 15-50 persona në ditë, gjë që varet edhe nga aftësia personale e tij.
Si në kursin e gradës së parë, ashtu edhe në atë të dytin, nxënësi mëson të gjitha pozitat e vendosjes së duarve në trupin e të sëmurit. Për dallim nga ajo e apra, nxënësi i gradës së II-të, mëson pozitat e vendosjes së duarve, por duke e kombinuar këtë me aplikimin e sekretit të simboleve.
Pas mësimit të simboleve, lind aftësia e shërimit në largësi dhe mendja e juaj s'ka kufi. Duhet të jeni të vetëdijshëm se këtu s'kemi të bëjmë me magji ose me ndonjë fuqi mbinatyrore, por kemi të bëjmë me sekretet e simboleve që i zbuloi dr. Usui. Këtu simbolet kanë funksionin e krijimit të urës lidhëse, përmes së cilës përcillet energjia. Incizimet e bëra nga mësuesi mjeshtër e zgjojnë unin tuaj, duke ju mundësuar që tani e tutje t'i shikoni gjërat nga këndvështrimi tjetër, të cilën gjë nuk e keni vërejtur deri më tani dhe kështu filloni një jetë krejtësisht të re.

GRADA E MJESHTRIT DHE E MËSUESIT
Për të arritur gradën e Mjeshtrit Reiki, nxënësi me gradën e dytë duhet të tregojë aftësi të mrekullueshme, të cilat fitohen me kohë duke medituar dhe aplikuar Reikin. Në këtë gradë aftësitë shëruese rriten deri në 100 për qind. Pas incizimit, nxënësi njoftohet me simbolet sekrete që duhet t'i posedojë vetëm mjeshtri. Kur nga mësuesi mjeshtër, nxënësi gradohet edhe vetë në mësues, ai, më vonë, mëson se si këto aftësi me sukses t'i bart edhe tek nxënësit e rinj.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,616
Pikët
113
Përgjigje e: Bioenergjia

Teme shume interesante!
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Bioenergjia

Më natyrale dhe më e shëndetshme nga cila do energji artificiale.
 

Elsa

Anëtar i ri
Anëtar
May 9, 2018
Postime
68
Pikët
0
Vendndodhja
angli
Re: Përgjigje e: Bioenergjia

Kjo Bioenergjia me intereson mua bile kam be nje pytje ke nenforumi per Shendetin
http://www.forum-al.com/showthread.php?t=15596

Me duket shume si e pakapshme kjo gje...:O
Degjoj se shume njerz shkojne dhe sherohen me kte bioenergji po a mund te le pasaj kjo gje pas ca vite ...se eshte nje sherim qe haj medet...:O
Si ka mundesi qe mund te degjiet tumori pa u be operim..?
Vetem duart i vendos ....:O

Ti thuash mjekut qe te shkoj te sherohem me bioeneregji te thot: Mos u mer me ato gjera te kota
Te shkosh ne konsulltime ke ai qe sheron me Bioenergji te thot : Mos shko ke mjeku mos pi ilaqe mos ben operim.......:O
Tash nuk e kuptoj cila medicin eshte me e fort..?
Nje tjeter perspektive; sherimin me energy funcionon vetem nese klienti do te sherohet, a esht gati ta pranoj dhe ne fund a beson. terapisti vetem thjeshtezon hyrjen e nergjise. Sherimet me energji mund ti leni kur te doni, mund te lini seancen pergjysem nuk do te thote asgje. po si mundet energjija te sheroje nje tumor; varet nga terapisti qe do ju trajtoje; psh personalisht kur trajtoj nje klient i shikoj energjin, ku ndihen dhimbje, e pyes per stresin e te tjera te cilat me japin mjaftueshem informacion se nga ka ardh kjo semundje. le te mos harrojm se stressi esht mamaja e te gjitha semundjeve, cdo shqetesim qe permban trupi crregullon qarkullimin natyral te qelizave, kur stresi esht kronik krijon inflamacion e nganjeher shkon ne gjum per nje periudhe 5 apo 10 vjecare. gjate kesaj periudhe qelizat nuk kryejn totalisht procesin e tyre natyral, deformohen, cakordohen ngatrohen e te tjera e cila esht process ku semundja esht dormante por aktive. nje situate teper stress i zgjon kto qeliza te cilat varet se ku jan e japin ate semundje. besoj se e kuptoni qe cdo semundje lind nga stresi. e me lart kryeplaku shpjegon qart qendrat e energjise ne trup. cdo gje esht e lidhur me njera tjetren nje caker e bllokuar nuk lejon rrjedhen e duhur te energjise, e cila ka effekt tek meridianet pastaj aura e te tjera . kryeplaku gjithashtu shpjegoj per spektrin elektromagnetik, sesi ne i shohim ngjyrat e cdo ngjyre ka nje frequenci te caktuar sa me e gjate vala aq me e dobet si frequency e sa me e shkurter vala aq me e fort frequencija. cfar mund te beni me kete njohuri? psh reiki ka nje frequenci ndryshe nga skalar apo theta edhe pse e njejta energji ajo krijon frequenca te ndryshme sherimi. por tani ne e dime sesi valet e shkurtra sa me shum te jen super coiled aq me e fort frequencija apo jo. mbase nje eksperiment qe mund te beni vet shiko sesi jan valet e frequencise me te fort qe paraqiten ne spektrin elektrom.... edhe beje levizjen e duarve si jan valet, ndjej energjin, perforcoje e po ta ngacmosh mjaftueshem ajo do shkoj nje livel me lart nje dimension me shum. psh nje energji qe kam krijuar per momentin esht jasht spektrit e nxita mjaftueshem te shkoj ne fushen 5d ka me shum force sheruese e pergjysmon kohen e tratamentit. energjija esht super inteligjente shkon atje ku duhet me mjaftueshem drit dhe informacion qe po perdoret per nje qellim te catuar. nje trup i semure duhen shum seanca energjije qe qelizat te mos shokohen nga drita. cdo seance sherimi shkon thell e me thel neper cdo qelize duke futur drite e deri ne sherim permirmisim. por trupi jon ka gjithcka qe i duhet te bej vet sherim ju mbase duhet te informoheni me shum e te beni kerkime do jet nje eksperience e bukur per ju ku me ne fund te kuptoni pse-ne, sesi energjija funcionon, si mund ta perdorim, si ta manipulojm e rigjenerojm. fillo me pak, shiko cfar te intereson, fillo te mesosh per cakrat, si ti pastrosh, do ndjesh energjin e trupit tend e atehere do jesh gati te pranosh te dish me shum e te duash me shum. njeriu mund ta sheroj veten po ti kushtoj pak koh meso metoden reiki esht shum e thjesht edhe e perdor per vete e te tjeret. bej ushtrime per cdo informacion qe do lexosh psh nese lexon per cakrat shiko cfar ushtrimesh mund te beni ti pastroni, nese don te dish per energjin ndjeje bashkoji duart ferkoji e pastaj afroji largoji e ndje energjin tende. shikoje energjin kur del perjashta perqendrohu per 2 min ne nje cop blu qielli do shihni molekula te bardha qe vallzojn pa pushim ajo esht energjija ajo je ti e un. kerkoji te kesh nje eksperienc me te mund te beni shum gjera varet cdo gje nga ju. love elsa
 
Top