• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Gi de Masha

The untouchables ...
293793_10151617577351952_23847673_n.jpg

Unë po e nis me propozimin tim për Drenicë.
Ju mund të diskutoni për këtë, ose edhe për rejonin prej nga ju vini.
Thjesht, bëjmë bisedë, se ne nuk jemi ata që vendosim!
 
disa biseda me miqtë

Adem Gashi Dk Ju faleminderit miq për përkrahjen me like, por do të sihte mirë të jepnin edhe mendimin tuaj për këtë( drenicaket), por mund të diskutojnë edhe të komunave të tjera për rejonet e tyre.
Thjesht bsiedë, se ne nuk jemi ata që vendosim!
Ju faleminderit.
para 37 minutash · Është përpunuar · Pëlqejë · 1

Mësuesi Dardan * * *
Pastaj Ujëmiri që ka qenë dikur komunë ;
Pastaj Turiqevci ;
Pastaj Shala e Drenicës ( Sadllari ) ;
Pastaj - dikur edhe Abria - ka qenë komunë ;...Shiko më shumë
para 29 minutash · Mos e pëlqe · 2

Adem Gashi Dk Kjo është e vërtetë, por ka ca qytete, si Komorani ta zëmë që ka ekonomi më të zhvilluar se Drenasi dhe kështu po i bie që ata të punojnë për Drenas. Ata fare mirë mund të vetëjetojnë!
para 17 minutash · Është përpunuar · Pëlqejë · 1

Mësuesi Dardan - Si të mblidhen të hyrat vetanake komunale ?
- A ka mjaft fshatra dhe banorë që mund të mbulojnë me anë buxhetore ( në vjeljen e tatimeve dhe shërbimeve komunale ) ?
- Sa do të jenë këto komuna ( m...Shiko më shumë
para 14 minutash · Mos e pëlqe · 1

Adem Gashi Dk S'e mohoj se në Kosovë janë edhe politike, sepse krerë politikë atje janë në gjendje të bëjnë gjithcka për përfitim personal.
para 11 minutash · Pëlqejë · 1

Mësuesi Dardan Ha , ha , haaaaaaaaa !
Kogja më ka rrokë droe si kanë me na thirrë mua dhe ty si këshilltarë pas këtyre komenteve .
para 10 minutash · Pëlqejë

Adem Gashi Dk Por, sidomos për Komoranin mendoj se fare mirë mund të jetojë si komunë më vete. Edhe fshatarta përreth Komoranit mendoj se nuk janë keq ekonomikisht: Nekovci, Kishnareka, Llapushniku, Zabeli, Sankovci e ndonjë tjetër
para 9 minutash · Pëlqejë · 1

Adem Gashi Dk Jo, ne po diskutojmë. Nuk vendosim ne. Por ata njerëz aty kanë të drejtë të mendojnë e të thonë: "Ne s'duam të punojmë për Drenas"! S'mund t'ua mohojë njeri këtë.
para 8 minutash · Pëlqejë · 1

Albert Bucolli Pershendetje Prof Vetem u ja premton Voten Politikanve tan ta bajn gjdo Mahall kaj Komun .
para 7 minutash nëpërmjet celularit · Mos e pëlqe · 2

Adem Gashi Dk Po sjell një shembull nga Danimarka. Për shkaqe ekonomike para 3-4 vitesh i kanë fuzionuar shumë komuna. Kështu qytetet Rinkøbing, Skjern dhe Videbæk do bëheshin një komunë. Këta të qytetit tim, Videbæk u thartuan pak. ATa u thanë nëse mund të mbijetoni vazhdoni prapë si komunë më vete. Deshën, sdeshen u detyruan të bëheshin bashkë.
para 5 minutash · Pëlqejë

Tahir Bajgora Po thojn se edhe Qallapekt ,po dojne komunen e vete hahah , do behmi shtetë Komunal ne per gjisi... pa SOVRANIN...
para 4 minutash · Mos e pëlqe · 1

Adem Gashi Dk Kjo është keq, Albert. Politikanët tanë, fatkeqësisht janë në gjendje ta djegin krejt Kosovën për përfitime të tyre personale. Ne, fatkeqësisht s'kemi politikanë, por kanibalë!!
para 4 minutash · Pëlqejë

Adem Gashi Dk Tahir miku, lexoje atë shembullin që dhashë për Danimarkën!
para 3 minutash · Pëlqejë

ndiqe bisedën këtu
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Kam ven re se Kosova ka shume si tipi yt

I lumte Kosoves

Ne kemi vetem ne Elbasan
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Ju lutem

Se harrova qe kemi edhe te 5a ne Tiran

Eh mendja
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Une nuk jom per komuna kvantitative ,sepse vetem sa do te kemi administrata te pa nevojshme.Kosova ka nevoj per nji administrat me efikase dhe qe respekton ligjin.
Edhe po qese kemi komuna te reja prapseprap do te kontrollohen nga nji qender e dores se fort ku vetem parlamentit te Kosoves i behen dekor koti.Une per vete endoi se edhe kshtu kemi komuna qe knaqin apeitet e individve e klaneve ,pore vetem sa ie rendojn bugjetin e qeveris edhe ashtu te randuar.
Dikur sa per te perfituar njerz te pushtetshem e familje te medhaja ju ipte rasti qe te formonin ca komuna edhe me 20 shtepi.
Nese Komunavedo ju shtoheshin kompetencat dhe pergjegjsit,ktu do ju perkrahsha dhe mendoi se esht ide e mbar.Lagje komun,fshat komun e bajraqe vetem sa krijonjn raste edhe per formime kombesh e kumunitetesh mbrenda ksaj Kosove te vogel sa Hamburgu.
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Unë po e nis me propozimin tim për Drenicë.
Ju mund të diskutoni për këtë, ose edhe për rejonin prej nga ju vini.
Thjesht, bëjmë bisedë, se ne nuk jemi ata që vendosim!

Arsyen pse propozimi yt nuk eshte propozim me vend e paske sjell vet ne ate postimin tjeter ku paske bashkebisedu me miqte, ne Facebook. Danimarka eshte shtet nga i cili Kosova mund te mesoj shume, jo vetem ne fushen e administrimit lokal dhe decentralizimit por edhe me ne fusha te tjera.

Perderisa Danimarka paska bere fuzionimin e tri komunave per shkak te shmangjes se shpenzimeve te teperta dhe te panevojshme, edhe pse e dijme fuqine ekonomike te saj, pse mos te marrim shembull nga Danimarka edhe ne qe jemi shteti me i varfer ne Europe.

Secila komuna e re duhet te kompletohet me nje sere institucionesh komunale qe do te udheheqin me ate komune. Keto jane shpenzime te larta per buxhetin e lodhur te Kosoves.

Eshte e vertete qe jane krijuar ca komuna te vogla ne Kosove, por ato komuna kryesisht jane komuna qe jane krijuar si rezultat i zbatimit te planit te Ahtisarit.
 
Përshëndetje RexPo ajo e Danimarkës është e saktë. Dhe është e vertetë sy ky fuzionim është bërë për t'u ikur shpenzimeve të tepërta. Bashkimi i këtyre qytetetev në një komunë nuk është bërë me zor. Këta të qytetit tim u detyruan të bashkoheshin, se s'kishin rrugëdalje tjetër.

P.S. Tema ka edhe pak ironi. Fare nuk pajtoj që në Drenicë duhet të bëhen gjashtë komuna. Por ironizoja me pushtetarët tanë, në Kosovë ( po edhe në Shqipëri ),të cilet jan në gjendje, jo komuna, por ta djegin fare Kosovën vetëm e vetëm për ta ruajtur karrigen! C'fatkeqësi!
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Noshta ti e ke perdorur ironine por idene per krijimin e komunes se Komoranit e lexova diku para 6-7 ditesh. Nuk me kujtohet ku e lexova dhe shkrimi i kujt ishte por me kujtohet se si argument e kishte ofru numrin e madh te bizneseve qe ekzistojne ne Komoran. Argument qesharak.

Pajtohem per pushtetaret, por besoj se nuk do t'a kene shume gjate. Kosova do te hyj ne nje faze tjeter shpresoj.
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Po pse nuk i bejme komuna te gjithe fshatrat o shoke e vllazni, se do hapet pune pastaj.. do behen me shume kryetar, nenkryetar, sherbyes civil, gjykates, prokurore, avokat, kafiqa, diskoteka, fitnesa, butika... phiiiii... sa puna do behet.. te gjithe shipecat do punesohen.. Por per pagat nuk e di se si t'ia bejme -mendon-
 
Harrove me e shtu edhe poziten 'zyrtar i larte per fotokopje'.

Vetem ne Kosove ka ndodhe me u punesu dikush ne kete lloj te pozites. Jemi vend unikat qe ne ka lakmi krejt bota.
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

Noshta ti e ke perdorur ironine por idene per krijimin e komunes se Komoranit e lexova diku para 6-7 ditesh. Nuk me kujtohet ku e lexova dhe shkrimi i kujt ishte por me kujtohet se si argument e kishte ofru numrin e madh te bizneseve qe ekzistojne ne Komoran. Argument qesharak.

Pajtohem per pushtetaret, por besoj se nuk do t'a kene shume gjate. Kosova do te hyj ne nje faze tjeter shpresoj.

varet nga vetëdijësimi ynë!
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

mendoj se Tësteniku asht ne komunen e Pejes !

është edh enjë Tërstenik atje.
Por është edh e ky yni. Unë jam prej këtij fshati.
Po t'i përmend edhe dy tjerë që besoj se i njeh:
shkrimtari - Rifat Kukaj dhe
dhe këngëtarja: Violetë Kukaj.
 
Përgjigje e: Bisedojmë: Komuna të reja në Kosovë. Pse, jo?

është edh enjë Tërstenik atje.
Por është edh e ky yni. Unë jam prej këtij fshati.
Po t'i përmend edhe dy tjerë që besoj se i njeh:
shkrimtari - Rifat Kukaj dhe
dhe këngëtarja: Violetë Kukaj.

po, i njoh , faliminderit per info .
 
Back
Top