Gi de Masha
The untouchables ...
Unë po e nis me propozimin tim për Drenicë.
Ju mund të diskutoni për këtë, ose edhe për rejonin prej nga ju vini.
Thjesht, bëjmë bisedë, se ne nuk jemi ata që vendosim!
Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !
Kam ven re se Kosova ka shume si tipi yt
I lumte Kosoves
Ne kemi vetem ne Elbasan
Unë po e nis me propozimin tim për Drenicë.
Ju mund të diskutoni për këtë, ose edhe për rejonin prej nga ju vini.
Thjesht, bëjmë bisedë, se ne nuk jemi ata që vendosim!
Arsyen pse propozimi yt nuk eshte propozim me vend e paske sjell vet ne ate postimin tjeter ku paske bashkebisedu me miqte, ne Facebook. Danimarka eshte shtet nga i cili Kosova mund te mesoj shume, jo vetem ne fushen e administrimit lokal dhe decentralizimit por edhe me ne fusha te tjera.
Perderisa Danimarka paska bere fuzionimin e tri komunave per shkak te shmangjes se shpenzimeve te teperta dhe te panevojshme, edhe pse e dijme fuqine ekonomike te saj, pse mos te marrim shembull nga Danimarka edhe ne qe jemi shteti me i varfer ne Europe.
Secila komuna e re duhet te kompletohet me nje sere institucionesh komunale qe do te udheheqin me ate komune. Keto jane shpenzime te larta per buxhetin e lodhur te Kosoves.
Eshte e vertete qe jane krijuar ca komuna te vogla ne Kosove, por ato komuna kryesisht jane komuna qe jane krijuar si rezultat i zbatimit te planit te Ahtisarit.

Po pse nuk i bejme komuna te gjithe fshatrat o shoke e vllazni, se do hapet pune pastaj.. do behen me shume kryetar, nenkryetar, sherbyes civil, gjykates, prokurore, avokat, kafiqa, diskoteka, fitnesa, butika... phiiiii... sa puna do behet.. te gjithe shipecat do punesohen.. Por per pagat nuk e di se si t'ia bejme![]()
Noshta ti e ke perdorur ironine por idene per krijimin e komunes se Komoranit e lexova diku para 6-7 ditesh. Nuk me kujtohet ku e lexova dhe shkrimi i kujt ishte por me kujtohet se si argument e kishte ofru numrin e madh te bizneseve qe ekzistojne ne Komoran. Argument qesharak.
Pajtohem per pushtetaret, por besoj se nuk do t'a kene shume gjate. Kosova do te hyj ne nje faze tjeter shpresoj.
mendoj se Tësteniku asht ne komunen e Pejes !
është edh enjë Tërstenik atje.
Por është edh e ky yni. Unë jam prej këtij fshati.
Po t'i përmend edhe dy tjerë që besoj se i njeh:
shkrimtari - Rifat Kukaj dhe
dhe këngëtarja: Violetë Kukaj.