edlin
V.N.P
- Anëtar
- Apr 21, 2010
- Postime
- 11,182
- Pikët
- 113
Përgjigje e: Bisedojmë:Kur vritet dashuria ose E duam atdheun, por jo të jetojmë në t
Gjyshja ime vdiq në Vlorë, por shpirti i doli në Çamëri, ditët e fundit të saj ju ndodha pranë, fizikisht ato ditë ishte aty por shpirtërisht jo.. ishte aty në Çamëri..
Unë, hera e parë që shkelja në Çamëri, menjëherë njoha ç'do pëllëmbë dhe... sikur kisha qënë përherë aty, dhe vërtet aty kisha qënë.. nuk kishte ditë të jetës time që gjyshja të mos më merrte për dore e të më shëtiste në Çamëri
Mëmëdhe është fjalë më e madhe se mama e baba... sepse përmbledh gjyshërit, stërgjyshërit, katragjyshërit... është rrënja, vatër dhe varr..Pyetja qe mund t'i beni vetes eshte: A do te doni memedhene nese mama e baba nuk jetojne me ne te?
A eshte prezenca e familjes qe ju shtyn ne shkoni ne Shqiperi apo thjesht eshte aroma e tokes qe iu lindi. Po varrin ku do te donit t'a kishit?