• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bizantinizmi dhe skemat serbo-greke

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,003
Pikët
113
Vendndodhja

Pas përfitimit të lëshimit në Himarë, ku i liçencua shkolla e paligshme, Greqia, e pangopur në absurdin e kushtëzimit të marrëdhënieve reciproke, bëri gafën e radhës: pas refuzimit të presidentit Papulias për të marrë pjesë në samitin e presidentëve të rajonit, zhvilluar në Durrës dy javë më parë, ishte pikërisht ministri grek i Mbrojtjes ai që refuzoi, e që më pas anulloi vizitën e planifikuar në Shqipëri, me pretekstin e mosmiratimit në kohë nga qeveria shqiptare, të truallit të varrezës së ushtarëve grekë, të vrarë brenda territorit të Shqipërisë londineze, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky veprim i ministrit grek është një shantazh i ulët dhe fyes për një vend me të cilin pretendohet të ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai është dhe mbetet marrëzia e radhës në vazhdën e presioneve dhe shantazheve të ulta, dhe të oshilacioneve pa sens të kurbës së marrëdhënieve problematike shqiptaro-greke, produkt i politikave bizantine të fqinjit ngatërrestar ballkanik.

Bizantologët dhe njohësit e historisë e historiografisë së qytetërimeve lindore, kanë rënë që të gjithë në konkluzionin-emërues të përbashkët të pranimit të diabolizmit bizantin, të grackave dhe skemave të ortodoksisë bizantine për të jetësuar Perandorinë pasromanike të Lindjes nëpërmjet përdorimit të fesë ortodokse si instrument për pushtimin ideologjik e më pas territorial të popujve e kombeve të planifikuar si komponentë përbërës.

Madje edhe vetë Shizma e Kishës së krishterë, nuk pati si premisë parimet kanonike, por synimet dhe ëndrrat e prelatëve të kishës dhe perandorëve të Kostandinopojës.

Më pas, skemat e disociimit zinxhir të kishave ortodokse ruse, bullgare, rumune, serbe e greke nëpërmjet autoqefalisë, pavarësisht parimeve të përbashkëta kanoniko-doktrinare, nuk ishin asgjë tjetër përveçse instrumentalizim i besimit për krijimin e miniperandorive të secilit komb të sipërcituar, nën sundimin e perandorëve që shuguroheshin nga kleri ortodoks.

Por mjeti më i përhapur i synimeve grabitqare, në kushtet konkrete dhe në perspektivë, ishte përdorimi i onomastikës dhe toponimive si argument i vërtetimit të sinoreve të vërteta të këtyre perandorive, nëpërmjet emërtimeve që bënte kleri kishtar, e që më pas regjistroheshin në libra, jetësoheshin në praktikën, dokumentacionin dhe korrespondencën administrative dhe përfundimisht i përcilleshin Patrikanave mëmë, ku arshivoheshin për t'u përdorur një ditë të bukur si dëshmi të të "drejtave historike" mbi territore dhe areale të caktuara.

Kjo është edhe arsyeja e shpeshmërisë së toponimeve sllave dhe greke në trevat etnike shqiptare, që zënë fill që në kohën e ngulmimeve helene të e.s. e në vijim, apo që në mesjetën e mesme, gjatë kohës së invazioneve barbare të Stefan Nemanjës dhe mbretërve bullgarë.

Albanologët e mëdhenj i kanë përshkruar këto dukuri dhe e kanë dëshmuar shkencërisht autoktoninë shqiptare të shumë toponimeve ortodokse shqiptare, si dhe të atyre të monumenteve të kultit ortodoks, kryesisht të manastireve të pretenduara si "serbe", në Kosovë, Nish, Vranjë, Kurshumli, Prokuplje, Sanxhak, Metohi, e deri atyre në afërsi të Selanikut, me shtrirje deri në Artë.

Nëse manastiret e Pejës, Deçanit etj., do të ishin serbe, shqiptarët ortodoksë kurrë nuk do të pranonin të kryenin ritet në to, sikundër kanë bërë për shekuj të tërë, qoftë edhe sepse ikonostaset e tyre shëmbëllenin shenjtorë shqiptarë, që s'kishin asgjë të përbashkët me Cirilin, Metodin dhe Shën Savën e serbëve.

Por ja që serbët, pasi zhdukën shenjtorët shqiptarë nga afresket dhe muralet e shumta, i zëvendësuan me shenjtorët e tyre nëpërmjet përdorimit të pushteteve të vojvodëve në intervale kohore, por harruan të ndryshonin arkitekturën tradicionale shqiptare të këtyre kishave e manastireve.

Por përveç dokumentacionit arkivor është pikërisht arkitektura ajo që, sipas studiuesve, dëshmon katërcipërisht autoktoninë shqiptare të këtyre objekteve të kultit, që sot përdoren si "gozhdë e Nastradinit" gjatë negociatave për Statusin e Kosovës, apo njohjen e së "drejtës historike" mbi këto treva, nëpër tavolinat e kancelerive vendim-marrëse. Dhe kjo sepse objektet e kultit të ndërtuara nga shqiptarët, janë krejt të ndryshëm dhe nuk ngjasojnë aspak për nga kompozicioni dhe elementët arkitekturorë me objektet e kultit në trevat sllave, greke dhe kryeqytetet apo qendrat e tyre të mëdha të banimit.

Ndërsa sot, skema ortodokse e sigurimit të "provave" të autoktonisë greke në territoret e pretenduara nga shovinizmi grek, nëpërmjet Janullatosit synon ndërtimin e objekteve të kultit në tokën shqiptare, pra në të ashtuquajturin "Epir i Veriut", deri në Shkumbin dhe Elbasan.

Në përputhje me strategjinë greke të Janullatosit për nulifikimin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse shqiptare, të siguruar me gjak dhe sakrifica nga ministri i Brendshëm, Presidenti dhe më pas Mbreti Zog dhe klerikët e mëdhenj atdhetarë si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi dhe shumë të tjerë, gjykatat shqiptare po shesin interesat kombëtare me vendimet e tyre të tradhtisë.

Dhe jo pa qëllim, këta gjyqtarë që historia do t'i mbulojë me turp dhe ndëshkojë me tradhti, edhe Shkollën e famshme Normale të Elbasanit, këtë vatër të kultivimit të dijes, arsimimit, qytetërimit dhe atdhetarisë, sipas mësimeve të rilindasve tanë të mëdhenj, ia kaluan me vendim gjyqësor në pronësi Kishës Ortodokse të kryesuar nga Janullatosi grek, që ky pararojë e shovinizmit të shtetit teokratik grek ta shndërrojë para syve tanë në manastir murgjërish-agjentë të shërbimeve sekrete greke dhe greqizmës, pasi ta restaurojnë sipas arkitekturës së kishave greke, duke "vërtetuar" pas disa dekadash "autoktoninë dhe shtrirjen e Greqisë deri në Elbasan".

Kësisoj, me paratë e lobeve vorio-epirote dhe shtetit grek, vendosen "gurët e sinoreve" dhe karakolleve të greqizmës edhe në fshatrat më të humbur të Labërisë, ku, të paktën që prej 400 vjetësh, nuk ka patur dhe nuk gjendet, për be, qoftë edhe një besimtar ortodoks, e jo më të ketë sot të tillë që të falen atje.

Pra pas praktikave dhe skemave serbe të "manastireve shekullorë në Kosovën-djep të Serbisë", që "dëshmojnë autoktoninë e serbëve në Kosovë", me po të njëjtën logjikë dhe skemë bizantine të përdorimit në perspektivë të këtyre "sinoreve" të ortodoksisë, dhe të të "drejtës historike greke" mbi trevat e "Vorio-Epirit grek", bëhet e qartë sesi ka funksionuar, me paramendim, shovinizmi ortodoks serbo-grek për të aneksuar dhe përligjur pretendimet territoriale ndaj trevave tona etnike.

Po të njëjtat sinore kërkon të vendosë Greqia edhe me anë të varrezës së ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke, zhvilluar në territorin shqiptar për "çlirim"-pushtimin grek të "Vorio-Epirit", pas zbythjes së ushtrive të Duçes, kryesisht pas sulmeve shkatërrimtare të aviacionit britanik nisur nga baza e Kretës, si dhe dimrit të ashpër të prag-vitit 1941, i cili u shfrytëzua me mjeshtëri, (sikundër rusët kundër gjermanëve), nga ushtritë e gjeneralit Jon Metaksa.

Në këto kushte, mënyra më efikase për të shkulur këtë "gozhdë" të ortodoksisë nga trojet tona, është kërkimi me insistim nga Greqia i ndjesës ndaj kombit shqiptar për krimet monstruoze dhe genocidin mbi shqiptarët e pafajshëm, kryer gjatë luftës italo-greke nga hordhitë e Metaksa-it.

Dhe kjo do të thotë që shteti shqiptar jo vetëm që nuk ka përse të shqetësohet nga vicklat e një ministri grek, por duhet t'i marrë eshtrat e kriminelëve grekë me uniformë e t'i flakë në Kakavijë sa më parë, si eshtra vrasësish të shqiptarëve, qofshin ato edhe "heronj të greqizmës", të rënë në luftë me okupatorin fashist të Shqipërisë.

Faza e dytë e luftës italo-greke, pra ajo që pasoi me tërheqjen masive të ushtrisë italiane nga Thesprotia dhe kapërcimin e kufijve londinezë të shtetit shqiptar, nuk ishte gjë tjetër veçse avancim i ushtrisë greke për të pushtuar Shqipërinë.

Detyra "çlirimtare" e ushtrisë greke mbaronte me përzënien e okupatorëve jashtë kufijve shtetërorë. Pas kësaj, Greqia, me avancimin ushtarak me pretekstin e ndjekjes së italianëve, nuk bëri gjë tjetër veçse filloi realizimin e planeve për pushtimin e Shqipërisë, plane këto të njohura gjatë gjithë shekullit XX, dhe që në fakt i realizoi përkohësisht, duke përdorur krimet dhe genocidin ndaj jetës dhe pasurisë së popullatës së pafajshme shqiptare pothuajse në gjysmën e Jugut të vendit.

Pra Shqipëria nuk u ka asnjë detyrim vrasësve grekë të LDB, përkundrazi... Greqia duhet t'u kërkojë ndjesë publike shqiptarëve dhe të paguajë reparacionet e dëmeve të LDB.

Ministri grek i Mbrojtjes bën mirë të mos e shkelë tokën shqiptare, përderisa vendos kushte të tilla poshtëruese ndaj Shqipërisë, si dikur antishqiptari Jon Metaksa.

Shteti shqiptar nuk u ka asnjë detyrim për varrezë pushtuesve grekë, sikundër nuk u kishte detyrim pushtuesve italianë dhe kalimtarëve të përkohshëm gjermanë, që e përdorën territorin shqiptar si urë tranziti gjatë LDB.

Eshtrat e pushtuesve grekë duhet të prehen në Greqi, prej nga ishin dhe u nisën, dhe jo në Shqipëri, ku ata kryen barbari të pashembullta ndaj shqiptarëve të pafajshëm, nën shembullin e andartëve, martallozëve dhe kriminelëve të bandave të sponsorizuara nga shteti grek gjatë 3 pushtimeve të dokumentuara të këtij shekulli në vitët 1911-1914; 1919-1922 dhe 1940-1941.

Në zbatim të ligjeve aktuale në fuqi, shteti shqiptar duhet madje të shembë me tritol dhe buldozerë edhe kishat e paligjshme greke, të ngritura në fshatrat e Tepelenës dhe Jugut të vendit, të ngritura aty ku nuk ka besimtarë ortodoksë, dhe me pikësynimin e përdorimit si karakolle të greqizmës dhe shovinizmit aneksionist antishqiptar të Kishës Ortodokse greke.

Ndryshe, brezat e ardhshëm shqiptarë, do të përballen me pretendimet greke të "autoktonisë" dhe të së "drejtës historike".
 
Qafir Arnaut

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
30
Pikët
0
Murat Basha

Top