• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

BlackBerry hap dyqanin e saj virtual

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Research in Motion ka hapur dyert figurative të dyqanit të saj virtual, i cili quhet BlackBerry App World.
Ky dyqan virtual i prodhuesit të njohur të telefonave të zgjuar mobil ka qenë në versionin beta për një kohë të gjatë, mirëpo tani i njëjti është zyrtarizuar dhe pritet se do të sjell më shumë konkurrencë në industrinë e aplikacioneve.

Zhvilluesit tani mund të ofrojnë aplikacione më të lira, pasi që në dyqanin e ri virtual BlackBerry ka liruar çmimet e aplikacioneve nga 2.99 dollarë në 1.99 dhe 0.99 dollarë.

Për më tepër, RIM ka bërë një dizajn të thjesht të BlackBerry App World, në të cilin përdoruesit mund të navigojnë lehtë dhe të gjejnë aplikacionet e tyre të preferuara. Në mesin e kategorive në BlackBerry App World janë, aplikacionet falas, me pagesë, dhe aplikacionet më të reja.

Format e pagesës së këtyre aplikacioneve bëhen përmes kartelave të kreditit dhe faturimit nga operatori mobil, në ato vende ku është e mundshme.
 
Top