• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

BlackPad do të përdorë sistemin operativ QNX

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kur kompania kanadeze RIM gjatë muajit korrik e bleu domenin - blackpad.com disa njerëzve kjo gjë u dukej një shaka apo vetëm si një masë parandaluese për ueb-faqen zyrtare të kompanisë. Mirëpo, burimet pa emër tashmë kanë raportuar të dhënat e reja për tabletin e BlackBerry, të cilin RIM do ta quaj – BlackPad.
Thuhet se BlackPad do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 24,6 cm (si iPad), lidhje WiFi dhe Bluetooth, ndërsa është thënë se pajisja do të posedojë edhe dy kamera (një para dhe një të pasme), dhe prodhimi do t'i besohet ndërmarrjes nga Tajvani, Quanta Computers.

Detyra e kësaj kompanie do të jetë që nga muajt shtator-nëntor të kenë prodhuar mbi dy milion kopje, ndërsa gjatë vitit 2011 edhe 8 milion kopje të tjera. Supozimet janë se çmimi i BlackPad do të jetë rreth 500 dollarë.



Në vend që të përdor sistemin e saj të fundit operativ, BlackBerry 6, kompania ka vendosur që tabletin e saj ta bazojë në sistemin operativ të kompanisë QNX Software Systems, kompani të cilin RIM së fundmi e ka përvetësuar, ndërsa tani është e qartë arsyeja e kësaj blerje.
 
Top