• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bogdani tek lacio, tare mohon gjithçka

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Sipas një shkrimi botuar në faqe sportive italiane "calciomercato.it" sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani është vënë në shënjestër të Lacios.


Faqja sportive italiane "calciomercato.it" theksonte në një shkrim të saj se sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, i cili aktivizohet në radhët e Çezenës në Itali, është vënë në shënjestër të Lacios, që kërkon një sulmues në këtë merkato dimri.

Pas dështimit të tratativave me sulmuesin paraguajan Roke Santa Kruz dhe vështirësisë për Skulin, klubi i Lacios është hedhur në sulm për të marrë shtatlartin e përfaqësueses shqiptare.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, që ka theksuar se "Lacio po kërkon të marrë Skulin, por kjo çështje duket në një fazë stanjacioni, pasi bardhekaltërit e duan në huazim, ndërsa Xhenoa e jep vetëm në bashkëpronësi. Ndërsa Bogdani, megjithëse mund të cilësohet si një alternativë e mirë, pasi mund të luajë në Kupat e Evropës, nuk mund të vijë tek Lacio, pasi ai është një nga shtyllat e skuadrës së Çezenës, e cila nuk do të privohet nga sulmuesi shtatlartë shqiptar".

Një tjetër problem i këtij transferimi mbetet fakti se bardhë-kaltërit e kërkojnë në huazim. Pas eksperiencës aspak të mirë te Livorno, duket e vështirë që Bogdani të pranojë një tjetër huazim.

Bogdani firmosi në verën e këtij viti për klubin e Çezenës një kontratë 1 vjeçare, me opsion për të rinovuar edhe një vit tjetër dhe përfiton aktualisht 250 mijë euro në sezon.

Në pjesën e parë të sezonit Bogdani ka treguar se është një nga shtyllat kryesore të ekipit të tij. Deri tani ai ka shënuar 4 gola me skuadrën italiane, duke qenë shënuesi më i mirë për Çezenën.

Eleminatoret e “EURO 2012” mund të jenë të fundit për shtatlartin 33 vjeçar të përfaqësueses shqiptare, megjithëse ai mbetet një ndër lojtarët kryesorë ku mbështetet tekniku kroat Josip Kuzhe.

Ndërkohë për Bogdanin nuk kanë munguar dhe zërat për kërkesa nga klubi zvicerian Young Boys në merkaton e dimrit. Por Bogdani ka deklaruar gjithnjë se zgjedhja e tij e parë do të jetë Seria A dhe është pranë rinovimit me Çezenën. Për këtë refuzoi gjatë merkatos së verës një ofertë të majme nga anglezët e Queens Park Rangers (QPR).
 
Top