• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bono Vox, humanisti dhe këngëtari mbush 50 vjec

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Bono Vox, lideri i grupit legjendar U2, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, mbush gjysme shekulli jetë.

Artisti me aktivitetet e tij humanitare është bërë një nga ikonat e botës, madje ai është nderuar edhe me urdhrin e kavalierit nga Mbretëresha e Anglisë. Që në vegjëli ai ka treguar me këngët "I will follow" dhe "Lemon" se ka pasur një shpirt rebeli. Nofka Bono Vox është vënë pasi ai u frymëzua nga dyqani i aparateve akustikë, Bonavox.

Përvec botës së muzikës të cilën e ka pasuruar, Vox njihet edhe si skenograf me suksesin "The Million Dollar Hotel" e Wim Wenders dhe shume artikuj në gazeta për fushatat humanitare në ndihme të njerëzve në nevojë.

I rritur në një familje me besim të krishterë ku babai ishte katolik dhe nëna protestante, feja ka ndikuar shumë në karrierën artistike të këngëtarit. Këtu bie në sy kënga "Gloria" që është një himn i vërtetë ndaj Zotit dhe "Ëar" ku përmendet bibla.
 
Top