• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Boshti iDeA-s

Status
Temë e mbyllur.

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
6,063
Pikët
113
Vendndodhja
FrymeMarrja
Permbledhje e disa casteve qe rikthehen per mua - te perjetuara ne njejten menyre:
Do doja t´i ndaja e vecoja vetem ne kete teme, sepse nuk dua t´i pergjithesoj apo te me pergjithesohen nder te tjera.


I DON´T CARE - I LOVE IT



You're on a different road,
I'm in the milky way
You want me down on earth,
but I am up in space
You're so damn hard to please,
we gotta kill this switch
You're from the '70s,
but I'm a '90s bitch

Rotterdam :)
 
Last edited:

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
6,063
Pikët
113
Vendndodhja
FrymeMarrja
Kam mesuar se jam mjaft e rrept me veten dhe si pasoj dhe me ke me rrethon.
Kjo ndikon shume dhe relatat.

Me pelqen te ndaj gjerat. Te strukturoj. Si nje arkitekte.
Me pelqen largesia. Vecmas. Te kesh Guxim.
Ndoshta Largesia e duhur per te matur nje kendveshtrim sa me te ftohte.
Perpiqem dhe ti largohem vetes dhe gjendjes time te brishte.

E pavarsisht rreptesis me pelqen te jem Shumengjyreshe.

Te qesh, te qaj, te bertas, te kem energji, te jetoj, permbys, thyej, te mposhtem, te sfidoj, te luftoj

Te thur nje ritm per te qendruar ne Ekuiliber e Harmoni.

E me tej...

Me tej...

Tej jo shume larg te kthehem si nje rreth me nje Epiqender Une.

Mos te bej asnje Kompromis me Lirin e Vetvetes!
Mbi Gjithcka!
Liria per t´u ndjere e Gjalle.

Nuk kam ne karakter te perulem, te negocioj per banalitet, me pelqen te ndertoj, te ndryshoj, te shijoj ate fazen e shnderrimeve...
Me pelqen te Vrapoj sepse vrapimi te fale nje tjeter adrenaline - sikur fuqizon eksperiencen me nje energji shnderruese.

Me pelqejn veshtiresite, sfidat me Veten.
Jane si USHQIM JETIK - nqs merr dozen e duhur mbijeton me nje shprese se diku me tej ka nje horizont per t´u zbuluar.
Une & Vetja - udhetimi me mbreslenes qe mund te kem patur kurajo te nderrmarr.

Si fillim zgjodha te mposht Frikat e mia
- friken e te qenit pa prinder, friken e te qenit e braktisur, friken e te qenit vetem ne nje shtepi....
ku s´te flet njeri, por vetes i flet vetem ti.
Te perballesh veten.
Ti i kthehesh Vetes ne Nene, ne Bab, ne Moter, ne Vella.
T´i kerkosh llogari vetes, te qortosh veten - keshtu ishte fillimi.
Te pretendosh me teper - me te miren.
Mirepo duke ecur zbulova se ne vend te qortimeve
Kisha me teper nevoj per Dashuri ndaj vetes.
Pavarsisht se Fokus isha une, nuk lodhem se dheni - e me le te copezuar.

Zbulon se si eshte Liria, se si rritet, se si zoterohet Liria.
Si i ngjit shkallet - e si i zoteron ato shkalle. E cfare pasqyron ti?!

Shikon pas e sheh - DALLIMIN qe ke bere ti ne ato perjetimet e tua.

Sot 10 Vjet qe nisa ate kurs Gjermanishteje ne Universitet.
Ishte e vetmja zgjidhje qe m´u lejua - ne mes te nje krize, varferie.
Pavarsisht kesaj im At - Me lejoi qe une te isha e Lire.
Im AT.
.. ne krahun tim ishte perhere Mentori im.

Sot shoh 10 vjet pas dhe Buzeqesh...

Nuk eshte shume, te tjere mund te kene arritur dhe me shume.
  • Ti ishe Vetem.
  • Je Vetem.
  • S´ke zgjatur kurre duart...
  • Ke punuar fort.
  • Nuk je ankuar.
  • Ke vuajtur shume.
  • Ama s´ke bere kompromise per nje rrug me te shkurter, ashtu ne naivitetin e padituris e te ciltersis.

Kulture - mesim se si te zbuloj te dua ate qe bej dhe pse mund te mos jete rrethana me e leht per t´u perballuar.
Mbi te gjitha ky Udhetim... mes Meje & Vetes me ka mesuar se si DUHET TE DUA VETEN ME TEPER ... te rikthehem tek UNE.

Te perqafoj ate qe une jam, pa frike.

Gjej Liri tek Vetja jote.
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
6,063
Pikët
113
Vendndodhja
FrymeMarrja
Po reflektoj...

iDeA mos reflekto shume
Se abajouri yt aq eshte.
S‘mund te reflektoj gjithcka
Prano dhe pranin e erresire

Fike driten.
Bej dallimin.


Ti ke lindur e lirë.
Mos u torturo.
Mbylli syte
E Kerko sa mundesh

Dashuro me teper
Fike driten
Dhe mjaft

Mjaft u ndrydhe
Mjaft me rreptesi
Shijo lirinë e erresires

Lehteso shikimin
Ul mburojen
Qeteso muskujt
Rri e lire






E perpara se t‘a fikesh
Fal.

Ne distanc, por fal.

Mos nguro.
Zoti eshte Lart.
Dhe te udhezon

Fike driten.

Mos ki frike.
Asnje gje nuk do te ndodh ty
Ti je e lire
Se s‘ke gjynahe mbi supe

Fike driten
Dhe vërej me kujdes
Ç‘ngjyra do perfytyrohen

Fike driten dhe mos ki frike
Te dashurosh Veten per ate qe je
Per zgjedhjet e tua
Per arritjet
Deshtimet
Zbulimet
Mesimet
E rrugetimet

Fike driten dhe Ktheji
Gjoksin vetes
Pa u ndikuar
Ji Drita udhezuese e Vetes

E kurr mos lejo te paudhin
Te te fik ty !

E mos harro
Mirenjohjen
Kur t‘a takosh
Shtrengoje fort me hijshmerin e buzeqeshjeve te syve te tu.
Pranoji ato rrudha
Dhe ne erresire.

Mos ki me frike
Fike driten.
Mjaft reflektoi ajo mbi ty.

Erdhi koha
Dorezohu vetes.
 

iDeA

DiNaMiKe
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
6,063
Pikët
113
Vendndodhja
FrymeMarrja
Ajo ka mesuar se si te gjej Lirin.

Ajo di te gjej perher rrugen drejt Lumturis.

Mjafton pak.

Gjera te thjeshta.

Nje leter e bardh dhe nje stilolaps Stabilo.

Dhe arrin te shohi boten ne menyren e saj.

Ajo ecen Perpara me ritmet e saj.

Ne ekuiliber.
 
Last edited:
Status
Temë e mbyllur.
Top