• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Botime të kishës ortodokse

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,247
Pikët
63
Botime të reja dhe interes i veçantë në stendën e Kishës sonë
gjatë Panairit të Librit “Tirana 2010”

Panairi i Librit "Tirana 2010", ngjarja më e madhe kulturore e librit, mbërriti në edicionin e 13-të të tij. Ai u zhvillua në datat 11-15 nëntor dhe kishte për qëllim kryesor ekspozimin dhe publikimin në mënyrë sa më të gjerë të botimeve shqiptare, kryesisht atyre të kohëve të fundit. Prej vitesh, kjo ngjarje shërben si vendtakimi më i madh dhe më i rëndësishëm i krijuesve të njohur dhe të rinj.

Në stendat e këtij panairi, si çdo vit, u ekspozuan edhe botimet e Kishës sonë. Përveç librave të publikuar vitet e kaluara, një vend të rëndësishëm zunë edhe librat e rinj, të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut të gjerë.

“Gjurmë nga kërkimi i transhendentes” me autor Kryepiskopin Anastas dhe “Reflektime mbi fëmijët në Kishën Orthodhokse sot” nga Motra Magdalen, “Ringjallja e Kishës Orthodhokse në Shqipëri” (DVD) nga Zyra Rinore e Kryepiskopatës ishin tre prurjet më të fundit, të cilat u shoqëruan edhe nga botimet e fundit të revistave “Kërkim” e “Tempulli”, si dhe botimet e tjera të sivjetshme, të cilat përbënin edhe më të frekuentuarat nga pjesëmarrësit në panair.

Përgjegjësi kryesor i stendës së librave të Kishës sonë në këtë panair, shkrimtari i njohur Gaqo Bushaka, tregoi se interesimi i publikut u shfaq edhe për librat e tjerë të botuar më parë. Njëkohësisht, një vend të veçantë zinin edhe CD-të me muzikë bizantine dhe muzikë të krishterë për të rritur e fëmijë si dhe DVD-të e reja me filma dhe dokumentarë që flasin për tematika të ndryshme shpirtërore dhe historike të Kishës.

Ndihmën kryesore për mbarëvajtjen dhe prezantimin e stendës sonë e dhanë studentët e Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” si dhe të rinjtë orthodhoksë të Tiranës, të cilët me përkushtimin dhe vullnetarizmin e tyre dhanë një imazh cilësor para të pranishmëve.
Ne Panairin e Librit "Tirana 2010" u prezantuan mbi 200 botime të reja, pjesa më e madhe e të cilave u sollën për herë të parë në këtë edicion të 13-të. Në stendat përkatëse u ekspozuan mbi 40 mijë libra, nga rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 30 shtëpi botuese jashtë kufijve të vendit.



Isidor Koti


www.orthodoxalbania.org
 
Top