• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Botoksi ilaç kundër migrenës

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Trajtimet me botoks (botox) kundër rrudhave të fytyrës mund të jenë mjekim efikas kundër dhimbjes së kokës.
Efikasitetin e dëshmon edhe përdorimi prej pesëmbëdhjetë vjetësh i botoksit për këtë qëllim nga dr. Aleksandër Moskop (Alexander Mauskop), i cili është drejtor dhe themelues i Qendrës kundër Migrenës në Nju-Jork(NY Headache Center).

“Madje 70 për qind e pacientë vetë mi, të cilët vijnë tek unë në trajtime me botoks kundër rrudhave, ndërsa kanë edhe dhimbje koke kronike, ndjejnë një lehtësim enorm”, pohon dr. Moskop, shpikësi i ilaçit kundër dhimbjes së kokës “Migraleks” (Migralex). Injeksionet nuk vendosen vetëm në fytyrë, por edhe në kokë apo në qafë.

Pohimi i tillë shkaktoi shumë studime shkencore që të vërtetojnë se a mund të jetë me të vërtetë botoksi ilaç kundër migrenës. Shumë prej kërkimeve dëshmuan se botoksi me të vërtetë e zvogëlon dhimbjen, kohën dhe shpeshtësinë e shfaqjes së dhimbjeve të kokës.

Para se t’u rrudhoset balli nga kjo, kini parasysh se njësoj si edhe për trajtimet e tjera kozmetike, injeksionet e shtrenjta kundër rrudhave shpesh nuk mbulohen prej kompanive të sigurimit. Pacientët duhet t’i zbrazin xhepat e tyre madje shumë shpesh, sepse trajtimet me botoks zgjasin vetëm disa muaj. Kur edhe zyrtarisht do të vërtetohet zbulimi i ri, botoksi nuk do të jetë për trajtim kozmetik, por ilaç.
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Botoksi ilaç kundër migrenës

Epo pse nuk thoni ju , do shpetokam nga dhimbje e kokes qe po me cmend :p
 

mary

DELIRIO
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
1,012
Pikët
38
Vendndodhja
diku ne univers
Përgjigje e: Botoksi ilaç kundër migrenës

mary: e gjetem preteksin -urra- kur te kemi nevoje per botox o burra jemi me dhimbje koke.... yeahhh Lool
vallai vec per dhimbjen e kokes po e mora , se keshtu surratin e kam akoma si kukull :p hahahahahahah
 
Top