• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

BOX - peshat e renda!

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Sonte eshte super dueli Joshua vs Parker.

Dy te pamposhtur deri me sot. Joshua konsiderohet favorit por nuk do ta kete aq te lehte perballe shpejtesise se Parker.

Fituesi i ketij dueli do te ndeshet me shkaterruesin Wilder, poashtu i pamposhtur deri sot.

Statistikat:



Dhe tash po dal te qellimi qe e hapa temen. Po e patet naj link te mire ndajeni me miq e dashamire. Lol
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Sonte duel shume i mire.

Ndoshta kundershtari me i forte i Joshuas deri me tani, me perjashtim te Klitschkos.

 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Fitoi Joshua ne rundin e 7-te.

Tani e pret fituesin e duelit Wilders - Fury. Edhe keta dy pa asnje humbje deri me tani.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Fitoi AJ.
Rusi u duk mire 3-4 raundet e para por qe humbi shume energji duke shkarku grushte ku shumica smerrnin asnje pike. Megjithate si nje 38 vjecar luftoi mire.

AJ personalisht akoma s'bind per aq kohe sa po rref 38 dhe 41 vjecar. Akoma ska ra n'hunlesh thote nje shprehje :D. Kisha qef nje duel me ate Wilder por mesa shof AJ po pret sa te kape dhe ai 35-36 vjec qe te ndeshet :D. U bon 2 vjet qe Wilder e fton publikisht per nje ndeshje boksi , por qe Joshua i shmanget. Fituesi Wilder vs Fury ndoshta do na e jap kte kenaqesi te shohim AJ vs Wilder.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Joshua nuk i shmanget por nuk dakordohen per kushtet e kontrates. Menaxherat e wilders kerkojne shume me shume se qe vlene wilders realisht. E ka vetem nje brez.

I parafundit qe e rrahu Joshua ishte 26 vjecar, ai ne fillim te temes. Ishte pa asnje humbje.

Megjithate dueli Joshua - Wilders do te ndodhe shpejt, nese Wilders e kalon Furyn fillimisht sepse aty nuk ka asgje te sigurte.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Joshua nuk i shmanget por nuk dakordohen per kushtet e kontrates. Menaxherat e wilders kerkojne shume me shume se qe vlene wilders realisht. E ka vetem nje brez.

I parafundit qe e rrahu Joshua ishte 26 vjecar, ai ne fillim te temes. Ishte pa asnje humbje.

Megjithate dueli Joshua - Wilders do te ndodhe shpejt, nese Wilders e kalon Furyn fillimisht sepse aty nuk ka asgje te sigurte.
Qe AJ eshte super boksjer ajo shihet qarte , por po te shohesh 22 ndeshjet e Joshua nuk gjen kundershtar qe t'kene lene ndonje gjurme pervec Klitchkos. Mbetet akoma per tu pare sa i forte eshte realisht AJ. Megjithate me stamina ka bo progres , nuk lodhet si dikur mbas 6-7 raundesh , sjam shume i sigurte per mjekren nese mban apo jo grushta , por kjo mbetet per tu pare sepse deri tani mesa di une vetem Klitchko e ka rrezu ne tapet askush tjeter.

Ps..Perpos gjithe ktyre qe thashe tek AJ me pelqen dicka qe shume boksjer tjere nuk e kane , respektin qe tregon per kundershtaret, pa trash talk , aspak arrogant , thjesht hyn ne ring dhe ben punen e tij. I heq kapelen.
 

Angel69

Moderator
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,227
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Anthony Joshua thyen rusin


Në 3 raundet e para ishte Alexander Povetkin, ai që dominoi madje në një moment e lëkundi seriozisht në ring britanikun, por më pas gjithçka ndryshoi dhe në raundin e tetë pati buzëqeshje të stafi i Joshua, i cili mbrojti titujt e tij në Wembley-n e tejmbushur.
Kundërshtari i radhës për Joshuan mund të jetë Deontay Wilder, i cili është kampion i WBC-së, titulli i vetëm që i mungon Joshuas. Por, amerikani aktualisht duhet të mendojë se si ta fitojë përballjen me Tyson Fury me 1 dhjetor 2018.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Matja e pare zyrtare mes Wilder dhe Fury.

Secili me psycho se tjetri, do te bohen cop ne ring.

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=RXgRkTIPi20[/ame]
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Wilder - Fury serish orar i keq per europen.

Perafersisht ne 4 mengjes.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Matja e pare zyrtare mes Wilder dhe Fury.

Secili me psycho se tjetri, do te bohen cop ne ring.

https://www.youtube.com/watch?v=RXgRkTIPi20
Po mbijetoi 6 raundet e para Fury , fiton , ndryshe keq e ka punen.

Do jete duel interesant sepse te dy kane mjeker te forte , por kur e hap at krahun ai Wilder nuk e di se kush mund ta duroje ate grusht :D

Orari s'eshte problem per evropen , sa here qe thone ne 4 te mjesit kane fillu ne 6 ose 7 , kshu qe s'eshte problem.
 

Drenica

V.I.P
Anëtar
Mar 28, 2015
Postime
2,250
Pikët
83
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Po mbijetoi 6 raundet e para Fury , fiton , ndryshe keq e ka punen.

Do jete duel interesant sepse te dy kane mjeker te forte , por kur e hap at krahun ai Wilder nuk e di se kush mund ta duroje ate grusht :D
Fury me te vertet eshte boksier ma i mir . nuk po e shef qysh munet Wilder me fitu veq mos te rrok me nje grusht me fat. Nuk ka teknik hiq ai Wilder ndersa Fury ka.

Joshua vs Fury ish kane ma interesant keshtu ne pergjithesi.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Po mbijetoi 6 raundet e para Fury , fiton , ndryshe keq e ka punen.

Do jete duel interesant sepse te dy kane mjeker te forte , por kur e hap at krahun ai Wilder nuk e di se kush mund ta duroje ate grusht :D

Orari s'eshte problem per evropen , sa here qe thone ne 4 te mjesit kane fillu ne 6 ose 7 , kshu qe s'eshte problem.
Sipas nje sondazhi qe e pash:

Tyson Fury 62.3%
Deontay Wilder 31.3%
Barazimi 6.4%

Them se fiton Fury, edhe pse ne kete kategori nuk i dihet. Mjafton nje goditje e mire dhe del ne bahce.
 

Semiku

Style & Substance
Anëtar
Oct 12, 2013
Postime
2,534
Pikët
63
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Wilder - Fury draw
Sipas meje vendim skandaloz.Wilder duhej te ishte shpallur fitues.

 

Drenica

V.I.P
Anëtar
Mar 28, 2015
Postime
2,250
Pikët
83
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Po qfar skandaloz. Ai Fury eshte boksieri ma i mir edhe ka fitu gati cdo round , Wilder i ka ra fat e ka qit posht dy her. Tjeter qka s'ka ba. Fury prape u qu dhe ka vazhdu. S'isht kane per ate ai Wilder kurgja s'kish ba. Ai Fury nese kish pas knockout power kish fitu ma heret. Eshte me te vertet boksier ma i mir ne cdo aspekt perveq knockout power.

Qysh munet me u kane skandaloz kur i ka fitu 10 rounds ? Veq se ai tjetri e ka qit posht 2 her ? por Fury u qu prape . Ne pergjithesi ka fitu ma shume rounds dhe ka fitu. Ky Wilder me taku dikon qe ka teknik si Fury edhe fuqin te kalit ky ka me fjet ma heret po te kalxoj se ky per teknik apo skills eshte boksier i dobet.
 
Last edited by a moderator:

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Live nuk e pash. Nuk me doli gjumi as pas 15 alarmave.

E pash ne youtube. Barazimi mu duk rezultat real.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Edhe une highlights pashe. Nuk mund ta besoj akoma si u ngrit Fury nga ai KO ne raundin e 12? Bravo dhe arbitrit qe ja dha mundesine e numrimit sepse te rrish 5 sec pa levizur fare ne 99% te rasteve e mbyllin ndeshjen direkt.

Edhe per mu barazimi ishte fair. Fury ka teknike te mire por ska grusht , edhe 2 dite te boksonin sdo e hidhte dot n'toke Wilderin.

Rematch pothuajse 100% i garantuar.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,108
Pikët
113
Përgjigje e: Box: Joshua vs Parker

Shpresoj qe rematch te jete ne europe. Ka lezet kur e shikon ne kohe reale.
 
Top