• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bruno Mars në pozitën e parë në top-listë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Disa ditë pasi që është arrestuar në Las Vegas për kokainë, ylli i R&B në ngritje, Bruno Mars ka zënë pozitën e parë në top-listën e Billboardit të 100 këngëve më të mira.
“Just the Way You Are," që po ashtu e shënon këngën e parë që është futur në top-listë me të si artist kryesor, është ngritur dy pozita më lart për të përfunduar mbretërimin dy javor të Katy Perry me këngën “Teenage Dream,” e cila ka rënë në pozitën e katërt. (Mars ka qenë në pozitën e parë në maj, si artist kryesor në këngën të B.o.B, "Nothin' On You".
Mars është arrestuar të dielën në mëngjes nën dyshimin për posedim të kokainës pas një ngjarje të dyshimtë në tualetin e Hard Rock Hotel & Casino që ka alarmuar autoritetet.
Kënga e Eminemit bashkë me Rihannën, "Love the Way You Lie", që dikur ka kryesuar në maje të listës, ka mbajtur pozitën e dytë për të dytën javë. Rihanna ka zënë vendin e tretë me të drejtë pasi që kënga "Only Girl (In the World)" është ngritur 72 pozita në javën e saj të parë të shitjes tek shitja digjitale.
"DJ Got Us Fallin' In Love," nga Usher bashkë me Pitbull, është ngritur një pozitë, në vendin e pestë, derisa Taio Cruz ka rënë dy për në pozitën e gjashtë me “Dynamite”. Po ashtu për dy vende më poshtë, në pozitën e shtatë është "I Like It," nga Enrique Iglesias bashkë me Pitbull.
Kënga e Nellyt “Just a Dream” ka rënë një pozitë në vendin e tetë dhe “Club Can't Handle Me," nga Flo Rida dhe David Guetta ka mbajtur pozitën e nëntë. "Like A G6" e Far*East Movement's bashkë me Cataracs & Dev ka kërcyer për gjashte pozita në vendin e dhjetë.
Kings of Leon kanë shënuar debutimin më të mirë në listën e 100 këngëve, meqë kënga e tyre “Radioactive” ka debutuar në pozitën 37; kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të bendit rock “"Come Around Sundown”, më 19 tetor.
 
Top