• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bullok dhe Streep ‘më të mirat’ në Critics Awards

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy


Sandra Bullock dhe Meryl Streep kanë ndarë çmimin për Aktoren më të Mirë në Critics Choice Movie Awards, duke shkëmbyer edhe puthje në skenë.
Bullock fitoi për rolin e saj në filmin “Blind Side”, derisa Streep për rolin në “Julie and Julia”.

“Inglourious Basterds”, ka qenë fituesi i mbrëmjes. Filmi i regjisorit Quentin Tarantino ishte i nominuar në 10 kategori, përfshirë edhe atë për Filmin më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë, por triumfoi vetëm në dy kategori.

Trofeu i parë ishte “Ekipi më të Mirë Aktrues’, ndërsa i njëjti projekt triumfoi edhe në kategorinë “Aktori më i Mirë në Rol Dytësor”, çmim i cili i takoi aktorit gjerman Christoph Waltz për portretizimin e kollit nazist, Hans Landa.

Mo'Nique triumfoi në kategorinë ‘Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor për rolin e saj në filmin ‘Precious’, ndërsa ‘Avatar’ u zgjodh Filmi më i Mirë Aksion./Telegrafi/
 
Top