• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bundchen, Pitt e Lima shprehjet më të rrezikshme në internet

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompania e cila prodhon softuerë kundër viruseve kompjuterike, McAfee Inc, ua tërheqë vërejtjen përdoruesve që të kenë kujdes kur të kërkojnë emrat e yjeve të adhuruara në internet, sepse pas faqeve me emra të tillë shpesh gjendet ndonjë që është e infektuar me virus. Nëse në internet kërkoni Cameron Diaz, Julia Roberts apo Jessica Biel, kujdesni.
Hakerët besojnë se yjet e përmendura janë një grep i shkëlqyeshëm që t’i shtyjnë njerëzit të vizitojnë faqet e infektuara, për shkak se emrat e tyre janë në maje të listës vjetore të McAfee.

Nga kompania kanë tërhequr vëmendjen se yjet e përmendura hollivudiane janë më të rrezikshmit për kërkim nëpërmes internetit, sepse, sipas hulumtimit të kryer nga kompania, janë pikërisht emrat e tyre që lidhen me shumë faqe të infektuara të internetit.

Ani pse hapja e faqeve të pavërtetuara në vetvete është e pasigurt, shumë njerëz e bëjnë këtë prandaj si rezultat kompjuterët e tyre infektohen me viruse. Për ata që nuk e dinë, kur kompjuteri t’u infektohet, hakerët vjedhin të dhënat për llogarinë bankare elektronike, të dhënat e e-mailit si dhe të dhëna tjera private.

Sipas McAfee, rreziku më i madh është të kërkohen emrat si Gisele Bundchen, Brad Pitt, Adriana Lima, Jennifer Love Hewitt, Nicole Kidman, Tom Cruise, Heidi Klum, Penelope Cruz e Anna Paquin, raporton AP
 
Top