• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Ja 10 tipet e grave, që sipas meshkujve, duhen evituar dhe duhen mbajtur larg sepse sjellin probleme gjatë një lidhjeje.
1- Nusja e ardhshme
Kjo lloj gruaje vuan lëvizjen e akrepave të orës biologjike dhe qëllimi i saj i vetëm është gjetja e një burri që ta cojë në altar. Nuk ka rëndësi nëse ishte një vajzë e lirë dhe e pavarur me pare; tani në cdo moment ajo ka idenë fikse për të gjetur princin e saj. Shpeshherë ajo bën edhe zgjedhjet e gabuara për shkak të nxitimit në lidhje me partnerin.
2- Unë e di më mirë
Bisedat shkojnë shumë mirë për aq kohë sa ka dialog. Vështirësia nis kur duhet vendosur, kush ta thote fjalen e fundit. Pikërisht këto lloj femrash që thonë një lumë me fjalë pa ndaluar, bëhen të mërzitshme dhe përsërisin vetveten. Ato kanë si qëllim që të thonë gjithnjë dicka edhe kur nuk është vendi dhe momenti për të folur.
3-Gruaja porcelan
E ndjeshme dhe delikate deri në ekstrem. Gra të këtij lloji kërkojnë që të tjerët të përkujdesen shumë për të, sepse cdo fjalë, kritikë, batutë, koment mund të shkaktojë krizë të tmerrshme për ditë të tëra. Shkurt me femra të tilla, meshkujve do u shkojë jeta duke kërkuar falje.
4-Gruaja bankomat
Shpenzime, shpenzime, shpenzime është kryefjala e tyre. Mobilim shtëpie, ‘shopping’, këpucë, lule, aksesorë janë kërkesat kryesore për të marrë kartën e kreditit të partnerit. Këto lloj grash e shtrydhin partnerin si limon dhe më pas e lënë atë me borxhe.
5-Diktatorja
Nis me fjalët se bluzja nuk ju shkon, duhet të vishni me mirë këmishat, duhet të ndryshoni modelin e flokëve…Më pas vijon duke kontrolluar cdo aspekt të jetës suaj, duke nisur që nga zakonet e përditshme, miqtë që frekuentoni, fjalët dhe bisedat që bëni. Në fund një burrë do ta ndjejë veten të transformuar nëse pranon lidhjen me partnere të tillë.
6- E pasigurta
Në fillim gra të këtij lloji janë të ëmbla, pasi të mbulojnë me pyetje naive pa fund. Më pas zbulohet se tek to ka një pasiguri të thellë që manifestohet me xhelozi prej manjakeje. U telefojnë partnerëve të tyre 20 herë në ditë, kërkojnë të dijnë gjithcka, jetojnë në terror nga frika se mos braktisen. Dashuria e tyre kthehet në obsesion.
7-Joshësja
Je ulur në një bar dhe ajo të sheh me sy të zjarrtë, bën lëvizje joshëse para teje, në zyrë mban funde të shkurtra, këmisha të ngushta dhe nuk heziton të të provokojë. Kjo lloj gruaje ka dëshirë që të luajë me burrat si macja me miun.Qendroni larg saj, sepse nuk e keni për shumë kohë tuajën.
8-Mbretëresha në fron
Kjo lloj gruaje synon gjithnjë piedestalin, të jetë gjithnjë me sipër se të tjerët. Burrat për të janë skllevër, që duhet ta adhurojnë dhe të zbatojnë cdo urdhër të saj. Kujdes sepse do të përfundoni si qen dhe do të harroni respektin për veten tuaj.
9 – Gruaja misterioze
Jeta e saj është plot me të fshehta dhe ju nuk arrini të zbuloni se cila është ajo në të vërtetë. Nëse një grua ka një lloj enigme, do të thotë se po ju fsheh dicka të rëndësishme. Në fillim misteri është intrigues, por më pas bëhet i lodhshëm. Qartësia dhe ciltërsia është baza e cdo raporti të gjatë.
10 – Bukuroshja e fjetur
Janë gra që jetojnë në botën e tyre të ëndrrave me princa të kaltër, dashuri të përjetshme dhe romantike pa fund. Janë rritur me përkujdesje dhe përkëdhelje dhe nuk duan t’ia dijnë për faturat që duhen paguar dhe për banjon që duhet pastruar. Qendroni larg Miss Romantikes, sepse jeta juaj do të jetë tepër e vështirë./tch/
 

LaNdi

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 5, 2009
Postime
37
Pikët
0
Vendndodhja
Ne t`arushes
Përgjigje e: Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

Ngele duke kopju te top channel mi goc na thuj noj gje me interesante qe si dim se kto i lexojm cdo dite. pfffff
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

Kur tfilloj te studioj gazetarine mbase do sjell ndonje material te bere vete...Nqs ste pelqejne kto gjera...mjafton te dalesh andej nga ke ardhur...seshte vend kritikash ketu ;)
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

Ky artikulli qenka teper interesant sepse ve ne dukje se ne sa lidhje burri duhet te qendronte larg gruas... rraporti eshte 10/11... :D
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

Imagjino te kesh nje grua 'une e di me mire', 'bankomat' dhe diktatore... Film horror :D
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,343
Pikët
113
Përgjigje e: Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

ooh, vetem te largoj njehere thiken nga dora -paqe-, per te tjerat e rregullojme :O:d
 

Diellza

Super Anëtar
Anëtar
Jan 20, 2010
Postime
213
Pikët
28
Përgjigje e: Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

Me i evitu t'gjitha kto, i bie me hudh syte nga burrat :D
 
Top