• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Burri nga Kumanova, bashkëshortja nga Kaçaniku, të dy iu bashkuan ushtrisë amerikane për të çl iruar Kosovën

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,212
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT


Kumanovari Ajaz Emini në vitin 1999, ka qenë duke bë përgatitjet e fundit që t’i bashkëngjitet batalionit të UÇK-së në Amerikë i njohur si Atlantiku, kur ka pranuar një ofertë për tu kyçur në forcat amerikane që bëheshin gati të intervenojnë në Kosovë. Ky mërgimtar nga fshati Llojan, që kishte migruar në vitet e shtatëdhjeta në SHBA për shkak të presionit jugosllav, tre ditë me radhë ishte menduar nëse do ishte më mirë t’i bashkëngjitet drejtpërdrejt UÇK-së përmes batalionit Atlantiku, apo forcave amerikane.

Pas tre ditëve ka vendosur ta pranojë ofertën, sepse ka vlerësuar që kontributin më të madh mund ta japë si pjesëtar i ushtrisë amerikane, asokohe ende e stacionuar në Shqipëri.

Emini sot bën jetë të qetë familjare në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo çdo herë kur afrohet ndonjë datë e rëndësishme kombëtare, si dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai akoma përsërit të njëtin ritual- e veshë uniformën me të cilën para 20 viteve i shërbeu ushtrisë Amerikane për çlirimin e Kosovës, për të rikujtuar momentet e vështira të popullit shqiptar, që kulmuan me çlirim nga okupatori serb. Në prag të kësaj feste, ekipi i gazetës Lajm dhe Lajm.Tv ka vizituar Eminin në shtëpinë e tij në Klivlend, për të evokuar kujtimet e këtij veprimtari për luftën e Kosovës
 
Top