• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Burrit ia dërguan letrën nga spitali: Jeni shtatzënë!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Hilton Plettell (50 vjeç) nga Birminghami mori një letër nga spitali në të cilën thuhej se ai ishte shtatzënë dhe me siguri pret binjakë. Mjekët nga spitali e ftuan për një kontroll të detajuar në ultrazë për të mësuar se për sa kohë është shtatzënë.
“Mbeta pa mend. Letra piku si prej qiellit. Megjithatë, unë mahitesha me të gjithë, ndërsa miqtë gjatë tërë kohës më thumbonin”, tha Hilton.

Ai tha se në letër ishte shkruar saktë emri i tij, data e lindjes dhe numri i sigurimit shëndetësor, por shpejt mësoi se kishte ndodhur një gabim. Një teknike medicinale e cila kishte dërguar letrën kërkoi falje në emër të spitalit në Norfolk.

Hilton tha se disa shokë i propozuan që të vishej si femër dhe të shkonte në spital për ta vënë në lojë personelin mjekësorë. Partnerja e Hiltonit, Debbie Brennan (49 vjeçe), tha se kurrë nuk e kishte parë atë kaq të shqetësuar kur mori letrën nga spitali, shkruan “Sky”.
 

Angel`BoY

Atje ku ti nuk je :)
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
169
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Burrit ia dërguan letrën nga spitali: Jeni shtatzënë!

hahaha
o zot sa rehat qe jane keta Prite kur te dali ndonjeri me te vertet shtatezan tani :p
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Burrit ia dërguan letrën nga spitali: Jeni shtatzënë!

hahahaha mu kujtua ajo historia e atij gjelit qe kishte bere veze dhe thash se mos ishte perhapur kjo gje edhe ke njerzit tani. :D
 
Top