• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bush e Putin ishin shtyrë se cili e ka qenin më të fortë!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Ish-presidenti amerikan George Bush dhe ai rus Vladimir Putin, një herë janë zënë edhe për qentë e tyre. Këtë episod e kujton ish-presidenti i SHBA-ve në memoaret e veta të cilat do të publikohen më 9 nëntor.
Ish-presidentët ishin takuar në një rast në Camp David, ndërsa Bush ia kishte prezantuar Putinit qenin e tij, terrierin skocez, me emrin Barney. Kur Bush vizitoi Rusinë, Putini e mori atë për shëtitje nëpër pronën e vet.

“Një qen i zi i madh i racës labrador vrapoi drejtë nesh. Duke e parë me sy që i shkëlqenin, Vladimiri më tha: ‘A po e sheh është më i madh, më i fortë dhe më i shpejtë se Barney yt’”, shkruan Bush në memoaret e tij.

Ish presidenti këtë anekdotë ia kishte treguar edhe kryeministrit të Kanadasë, Stephen Harpe, i cili i kishte thënë: “Shyqyr që ta ka treguar vetëm qenin”.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Bush e Putin ishin shtyrë se cili e ka qenin më të fortë!

kshu eshte kur skan cbejne ......... :p
 
Top