• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bylis, gjendet një shtatore e shekullit IV-V para Krishtit

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0


Gjatë gërmimeve shpresohet të gjendet edhe koka e “luftëtarit”

Një shtatore e rrallë e përmasave të mëdha u zbulua dje në qytetin antik të Bylisit. Kanë qenë punonjësit e një firme e cila po punon për rikonstruksionin e rrugës hyrëse që të çon në Parkun Arkeologjik Bylis, ata që kanë nxjerrë në dritë këtë zbulim të rrallë. Punimet janë ndërprerë menjëherë, ndërsa specialistë të këtij parku, të njoftuar nga punonjësit kanë shkuar në vendin ku doli në dritë kjo shtatore. Shtatorja është në gjendje shumë të mirë, e ndërtuar me përbërje guri gëlqeror. Ajo paraqet një trup pa kokë, me një veshje luftëtari. Drejtori i Parkut Arkeologjik Bylis, Bashkim Vreka, pohoi se për këtë zbulim do të kryhen studimet përkatëse për të përcaktuar saktë periudhën së cilës ajo i përket, si dhe elementë të tjerë përbërës. “Ky zbulim ka ndodhur gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës që të çon në Bylis, ku rastësisht ka dalë në dritë një skulpturë. Është një shtat me madhësi natyrale prej guri. Është një punim shumë i mirë, mjaft interesant. Është një skulpturë e periudhës helenistike, që i përket shekullit katër ose tre para Krishtit”, - tha Vreka. Sipas tij, kjo shtatore është e një luftëtari, sepse janë dy simbole të rëndësishme në shtatore; një mburojë dhe një sëpatë. Nga kjo skulpturë nuk është gjetur koka, që duket që është një shkëputje e hershme në Antikitet. “Ndoshta gjatë gërmimit që do të bëhet përreth mund të jetë edhe shansi i mirë që mund të gjendet edhe koka. Kemi të bëjmë me një skulpturë interesante, të rrallë në llojin e vet jo vetëm për Bylisin, por edhe me gjerë, pasi është një skulpturë e plotë, e llogaritur për t’u parë nga të gjitha anët, pasi është punuar në të gjitha anët e saj. Pra, është një luftëtar ose një perëndi në pozicionin ulur dhe të jep mundësi të mendosh që ke të bësh me një perëndi, nga pozicioni. Studimet që do të vijojnë do ta zbardhin më tej atë, pasi këto janë përshtypjet e para, ku skulptura ende nuk është pastruar nga dherat që e mbulonin”, - sqaroi prof.as Bashkim Vreka.

Në Bylis ka buste, por kemi pak trupa. Ky është trupi i dytë që gjendet, dhe ajo që është me rëndësi lidhet me faktin se kemi të bëjmë me një skulpturë të punuar me gurë gëlqerorë që është dhe material i zonës. “Kemi të bëjmë me një punë të mjeshtërve të Bylisit, dhe kjo ia shton më shumë vlerat dhe njëkohësisht pasuron gjetjet arkeologjike që vijnë nga Bylisi. Në këtë drejtim, edhe pse ajo është gjetur në rrugën e Bylisit, ne kemi lënë porosi se gjatë punimeve mund të gjenden edhe vepra të tjera arti, ashtu si u gjet edhe sot kjo shtatore”, - theksoi Vreka.

Ndërkohë, ai shtoi se ky zbulim i rëndësisë së veçantë tregon se në të njëjtin vend mund të ketë edhe statuja të këtij lloji, duke përfshirë edhe kokën e shtatores së zbuluar.

Rreth dy vjet më parë, një ekspeditë arkeologjike zbuloi gjatë gërmimeve të saj një shtatore të përmasave të mëdha në brendësi të qytetit antik të Bylisit, në një vilë romake.

Prof.as Bashkim Vreka sqaroi se edhe ajo përbën një zbulim të rrallë arkeologjik dhe vlerë për historinë e këtij vendi.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Bylis, gjendet një shtatore e shekullit IV-V para Krishtit

Sa gje e bukur..Une dikur doja tu beja arkeologe..:)
Ishalla nuk po ia shesin ndonje shteti tjeter..
 
Top