BARAT
tăl'ithu kyOO'mI
- Anëtar
- Nov 17, 2012
- Postime
- 669
- Pikët
- 28
- Vendndodhja
- Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Bylis, qyteti antik që ende pas 10 shekujsh "jete", shtrihet edhe më madhështor në kodrën mbi Hekal
gazeta Metropol
Parku Arkeologjik i Bylisit, pasuri me vlera të mëdha historike...
Ka disa kohë që togfjalëshi "Park (apo Parqe) Arkeologjike" po zë vend gjithnjë e më shumë në faqet e shtypit dhe rubrikat televizive.
Nja nga këto parqe, është edhe Parku Arkeologjik i Bylisit.
Bylisi është një nga qytetet antike më të rëndësishëm të vendit, i themeluar në mesin e shek. IV p.e.s.
Mbi parimin e synecizmit që do të thotë ndërtimi i një qyteti të ri si qendër e një bashkësie të caktuar në rastin konkret të bylinëve shumë shpejtë Bylisi mori pamjen e një qyteti të madh dhe të zhvilluar për kohën.
Qyteti Bylis
I vendosur në pllajën e një kodre pran fshatit të sotëm Hekal qyteti shtrihej në një sipërfaqe prej 30 ha e cila mbrohej nga një mur rrethues me gjatësi 2.2 km, gjerësi 3.5 m dhe lartësi 8-9 m i cili ende sot ruhet relativisht mirë.
Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse.
Që në shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me monumente të shumta dhe të rëndësishme të tilla si, teatri me kapacitet 7500 spektatorë i cili shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.
Krahas teatrit qyteti kishte stadiumin e vet, dy shëtitore, njëra prej të cilave dykatëshe, depozitën e ujit, prytaneonin, gjimnazin, altarë, banesa, rrugë etj.
Krahas këtyre monumenteve, qyteti kishte punishtet e veta të poçarisë, ndërtimit, skulpturës, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes së monedhave të veta.
Zhvillimi në Bylis
Janë të shumta dëshmitë se kemi të bëjmë me një qytet të zhvilluar si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë kulturor.
Kjo është në vija të përgjithshme pamja e qytetit në epokën helenistike (shek. IV – shek. I p.e.s.).
Në dallim nga një pjesë e qyteteve që fillojnë rënien në epokën romake dhe atë të antikitetit të vonë Bylisi vazhdon të jetë një nga qytetet më të rëndësishme të Ilirisë së Jugut deri në shek. VI. e.s.
Në përshtatje me kushtet e reja qyteti pajiset në këtë kohë me
monumente të tilla si termet (banje publike) romake, pesë bazilika A, B, C, D, E (kisha paleokristiane), katedralja, pasi ishte qendra kryesore peshkopale për zonën pasi edhe peshkopi i fundit i Apolonisë u vendos në Bylis.
Koha e trazuar me dyndje të shumta barbarësh fillimisht dhe sllavësh më vonë i detyroi Bylinët të ndërtojnë një mur të ri mbrojtës i cili rrethonte 1/3 e sipërfaqes së qytetit por që shërbente për strehim të popullsisë në rast rreziku pasi jashtë tij ishin ndërtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa.
Braktisja e qytetit duket se ka ndodhur rreth vitit 586 e.s. pas gati 10 shekuj ekzistence.
Intervistë me drejtorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit prof. dr Bashkim Vrekaj
"Bylis, shumë shpejt do të zërë vendin që meriton"
Bashkim Vrekaj, drejtori i parkut Arkeologjik të Butrintit, përveçse optimist, shprehet i bindur për vënien e Bylisit, në radhën e parqeve të tilla arkeologjike, që me historinë e tyre tregojnë shumë.
Në një intervistë për gazetën "Metropol", Vrekaj, zbulon ambiciet dhe përpjekjet e tij, për "thithjen" e sa më shumë vizitorëve, ndërkohë që Bylisi do të shndërrohet në një "skenë" aktivitetesh të panumërta, jo vetëm kulturore.
Në këto projekte e përpjekje të tij, Vrekaj, sigurinë e tij e sheh të lidhur me ndihmën dhe mbështetjen e pamunguar të ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe veçanërisht të ministrit të saj, Ylli Pango.
Cilat janë përparësitë e Parqeve Arkeologjike në tërësi?
Parqet Arkeologjike, duke qenë të destinuara për një qytet të caktuar angazhohen vetëm me të ndërsa institucionet e tjera duke pasur shumë qendra apo monumente në varësi nuk mund t'u kushtojnë të gjithave të njëjtin kujdes. Nga ana tjetër, Parqet Arkeologjike administrojnë nga afër qendrat antike duke qenë prezent në to çdo ditë gjë që nuk mund ta bëjnë institucionet e tjera të cilat janë me vendndodhje në Tiranë apo edhe në qytete të tjera.
Ç'përfaqëson Parku Kombëtar Arkeologjik i Bylisit?
Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Bylisit është një institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që administron qytetin antik të Bylisit.
Ky administrim konsiston në, kthimin e Bylisit në një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit kulturor të vendit tonë duke synuar të ketë vizitueshmëri të afërt me Butrintit dhe Apoloninë. Megjithëse ky mund të duket një synim paksa i vështirë ai është plotësisht i arritshëm po t'u referohemi vlerave të veçanta që ofron Bylisi. Kjo do të arrihet nëpërmjet krijimit të infrastrukturës së nevojshme në Park e cila konsiston në pastrim, mirëmbajtjen e territorit dhe monumenteve, shtimin e gjelbërimit për të krijuar një ambient sa më çlodhës, guidë sipas kategorive të vizitorëve, fletëpalosje, faqes së internetit të çelur prej kohësh (www.parkubylis.info) spotit televiziv që po përgatitet, vendosjes së kontakteve me agjenci turistike, bashkëpunimit me pushtetin lokal me organizma dhe individë që shfaqin interes për trashëgiminë kulturore dhe aktivitet lidhur me të siç është rasti i S. N. V. Dega Fier.
Cilat janë disa nga drejtimet kryesore të Parkut Arkeologjik të Bylisit për këtë vit?
Viti 2007 mund të konsiderohet me të drejtë si viti i konsolidimit të Parkut Arkeologjik Bylis. Kështu në infrastrukturë do të bëhen së shpejti disa investime që do të ndikojnë në krijimin e një imazhi të ri të Bylisit. Ndër këto investime mund të përmendim pastrimin e gjithë territorit të qytetit nga bimësia e dëmshme, evadim i mbetjeve të ngurta të
gërmimeve, sistemim i materialit të gurtë, vendosja e një porte dekorative hyrëse, rrethim i disa pjesëve të ekspozuara për të penguar hyrjen e bagëtive, vazhdimin e projektit për mbjellje pemësh dekorative dhe mirëmbajta e monumenteve dhe gjithë territorit. Në fushën e gërmimeve arkeologjike do të vazhdojë puna e ekipit shqiptaro-francez në bazilikën E dhe guroren
antike të qytetit por tashmë e tutje edhe me praninë e specialistëve arkeolog dhe restaurator të Parkut. Megjithatë ne po shikojmë mundësinë e hartimit të projekteve të përbashkëta me Institutin Arkeologjik për zgjerimin e gamës së gërmimeve pasi ne jemi të interesuar të shtojmë numrin e monumenteve të qytetit.
Në fushën e restaurimeve do të vazhdojë puna restauruese në bazilikat E dhe B. Edhe në këto punime do të angazhohen specialistë restaurator të Parkut. Duke parë nevojën për konservim në disa monumente ne kemi parashikuar ndërhyrje në bazë të të ardhurave që do të sigurojë vet Parku pasi së afërmi sistemi i hyrjes me bileta do të aplikohet edhe në Bylis. Megjithatë ne jemi të interesuar për më shumë restaurime si në murin rrethues helenistik dhe atë të antikitetit të vonë, në shkallaren e teatrit por në mënyrë të veçantë në bazilika dhe dyshemetë me mozaikë pasi ato përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha dhe më interesante të qytetit. Përveçse sa më sipër është parashikuar edhe një kalendar i pasur aktivitetesh që do të zhvillohen në Park midis të cilave mund të përmendim Ditën
Ndërkombëtare të Monumenteve (18 prill), Ditën Ndërkombëtare të Muzeve (18 maj), "Pranvera e Muzeve" (21 maj), Festivali Ndërkombëtar i Polifonisë (17-18 maj), Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore (29 shtator), Festa e Pavarësisë, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, Ditët e Trashëgimisë Evropiane
(shtator), Ditët e "Sofra Ilire", shfaqja e ansamblit
"Myzeqeja", ekspozitë pikture, koncert i shkollës së muzikës "Jakov Xoxa" etj. Kemi bindjen se me investimet që do kryhen,
aktivitetet që do zhvillohen dhe promovimin e vazhdueshëm Bylisi do të arrijë shumë shpejt të jetë një nga qendrat antike por edhe natyrore më të frekuentuara në vendin tonë.
Cilat janë marrëdhëniet me institucione të tjera dhe roli i Ministrisë në realizimin e këtyre synimeve ambicioze?
Fillimisht duhet theksuar impenjimi i Prof. Dr. Ylli Pango, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili që në kontaktet e para me drejtuesit e Parqeve Arkeologjike i ka kushtuar vëmendje të veçantë ecurisë së Parqeve Arkeologjike dhe i ka nxitur drejtuesit e tyre për shtimin e ritmit të punës. Ky impenjim i Ministrit është një mbështetje e çmuar për personelin e Parqeve Arkeologjike dhe një garanci se ato do të shndërrohen shumë shpejtë në promovues të turizmit kulturor dhe natyror në vendin tonë. Për artin dhe kulturën në përgjithësi dhe për Parqet Arkeologjike në veçanti është një shans i mirë qenia në krye të M. T. K. R. S i një personaliteti të njohur të botës universitare. Nga ana tjetër ne kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik dhe Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Irena Mërtiri
Sipas drejtorit Bashkim Vrekaj
"Bylisi ofron për vizitorët..."
"Bylisi është ndër qendrat antike më të ruajtura të vendit tonë. Ndërkohë gërmimet dhe restaurimet e shumta kanë bërë të mundur jo vetëm shtimin e monumenteve të vizitueshme por edhe nxjerrjen në pah të vlerave arkitekturore dhe kulturore të tyre. Për vizitorin që vjen në Bylis që në hyrje të tij i prezantohet një pjesë mjaft e ruajtur e fortifikimit dhe sapo hynë në qytet i del përpara muri i Viktorinit (muri rrethues i antikitetit të vonë) dhe bazilika D e restauruar pjesërisht. Duke vijuar drejt brendësisë së qytetit vizitori ndeshet me kompleksin arkitekturor të katedrales dhe bazilikës A. Rrugës për në teatër krahas pamjes madhështore të murit të Viktorinit hasen gjurmë banesash dhe shkallësh të gdhendura në shkëmb. Para se të mbërrij në teatër vizitori ka mundësinë të shikojë një shëtitore dykatëshe në formë L-je dhe në skajin e saj një tjetër bazilikë. Por dendësia e madhe e monumenteve ende nuk të mundëson të shkosh drejt
teatrit pasi hasesh me termet romake, depozitën e ujit, stadiumin e qytetit dhe më tej me bazilikën C. Pasi ka përshkuar një rrugë ku alternohen monumente të periudhës helenistike me atë të antikitetit të vonë vizitori mbërrin në skajin jugor të qytetit aty ku ndodhet dhe monumenti më madhështor dhe dëshmia më e
mirë e kulturës së tij, teatri. Një qytet antik nuk mund të meritonte emrin e një qyteti të zhvilluar pa teatrin, gjimnazin dhe stadiumin e tij. Të tria këto qendra të artit, mësimit dhe
sportit i shohim sot në Bylis. Duke vizituar këtë qytet antik jemi në gjendje të krijojmë një ide të qartë për urbanistikën, arkitekturën dhe artin e një prej qyteteve më përfaqësuese të qytetërimit ilir. Por nuk mbaron këtu. Bylisi është po aq i pasur edhe me monumentet e periudhës romake ku veçohen termat dhe të antikitetit të vonë ku padyshim katedralja dhe pesë bazilikat e bëjnë atë të veçantë. Bazilikat e Bylisit përveç arkitekturës dhe skulpturës së pasur dekorative shquhen për dyshemetë e shtruara me mozaikë shumëngjyrësh (rreth 1000 m2) të cilët janë të pasur me skena të shumta dhe të larmishme të cilat dëshmojnë për një shkollë me nivel të lartë artistik. Për nga sipërfaqja e dyshemeve të shtruara me mozaikë dhe pasurinë e skenave të tyre Bylisi nuk ka të krahasuar me asnjë qytet tjetër antik të vendit tonë por përbën një rast të veçantë edhe për rajonin e Ballkanit".
Administrimi në vend i qendrave antike siguron
1. Ruajtje më të mirë të tyre.
2. Vjelje maksimale të të ardhurave nga biletat.
3. Mirëmbajte dhe pastërti të vazhdueshme.
4. Raporte direkt me komunitetin përqark dhe pushtetin lokal.
5. Shtim të aktiviteteve dhe rrjedhimisht vënien më mirë në shërbim të publikut të vlerave të trashëgimisë kulturore.
6. Thithjen e sponsorizimeve dhe donacioneve vendase dhe te huaja për përmirësimin e gjendjes së monumenteve dhe ambientit në qendrat antike.
7. Realizimin e propagandimit sa më të mirë dhe permanent të vlerave të qendrës antike si nëpërmjet spoteve televizive ashtu dhe fletë-palosjeve, guidave, kartolinave, internetit, aktiviteteve etj.
8. Vendosjen e kontakteve me institucione shkencore brenda dhe jashtë vendit për kërkime arkeologjike, studime, restaurime, përmirësimin e mjedisit etj.
9. Kryerjen më me efikasitet të investimeve në këto qendra.
10. Ngritjen në nivel zyrtar të përfaqësimit të tyre duke i prezantuar si institucione partnere në marrëdhënie me të tjerët.
11. Ka një eksperiencë të huaj në këtë fushë e cila duhet marrë në konsideratë dhe që i jep mundësi Parqeve Arkeologjike të vendosin marrëdhënie me simotra të tyre në vende të tjera sidomos me fqinjët.
12. Bënë të mundur që financimet, të ardhurat e siguruara nga vet Parqet Arkeologjike si dhe donacionet apo sponsorizimet të shkojnë në favor të tyre pasi në jo pak raste të huajt pranojnë dhënien e ndihmës kur ajo përdoret direkt nga subjekti përfitues.
13. Duke pasur në përbërje specialistë arkeolog dhe restaurator krijohet mundësia edhe për punë kërkimore e shkencore në fushat përkatëse.
14. Krijon raporte direkt midis qendrës antike dhe institucioneve eprore.