• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Byrek me domate dhe salmon

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0
Përbërësit për katër persona :

200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min

Përgatitja
: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.
 
Top