• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

C’farë mbajmë nga Dhjata e Vjetër?

Tannhauser

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 4, 2013
Postime
20
Pikët
3
Në këtë temë do trajtohet rëndësia e Dhjatës së Vjetë Vjet dhe c’farë mbajmë sot të krishter prej saj.


Në fjalën e mbajtur në mal, Zoti siguroi dëgjuesit e vet se nuk erdhi që të shuajë Dhjatën e Vjetër (Ligjin ose Profetët), por që ta plotësoi dhe ta përmirësoi. Duke thënë këto nënkupton atë element në të cilin referohet në fjalimin e tij; dhe kjo është vetëm ligji moral dhe jo historia ose pjesa ekzekutive. Sepse as sakrificat e demave shtoi, as histori krijoi a posteriori për Adamin ose Abrahamin ose Mojsiun. Dhjata e Vjetër përbëhet nga tre elemente kryesore, historia, ligji moral dhe ligji ekzekutiv. C’do element u përballua nga Zoti dhe nga apostujt ne mënyrë të ndryshme.

Historia ngeli sic qe. Kjo është e kuptueshme. Të anullohen ndodhira ose te shuhen është dicka jonormale, të krijohen më vonë është fallcifikim dhe mitomani.

Ligji moral u përmirësua. Poligamia u bë monogami, u ndalua vrasja e mosrespektuesit për cështje besimi, aspekti politik dhe shtetëror i besimit u zhduk, u ndalua dënimi me vdekje për tradhëtinë martësore dhe c’do dënim i kesobote u ndalua. Kisha e Krishterë nuk ka burgje, nuk ndërmerr ekzekutime, nuk ka polici dhe ushtri, nuk mbledh taksa.

Pjesa ekzekutive e ligjit u ndalua plotësisht. Nuk bëhen as sakrifica kafshësh, as rrethprerje, dhe as Dhjata e Vjetër është burim i mënyrës së adhurimit. Edhe ato elemente që ishin të dyfishta, dmth përmbanin edhe aspektin moral edhe atë ekzekutiv sic qe psh e Shtuna, dhe i panjohura jashtë Izraelit ndalim i incestit, u ndaluan si pjesë ekzekutive dhe u mbajtën dhe u permirësuan si pjesë morale. Keshtu psh e Shtuna që ishte edhe ekzekutive si festë por edhe si element moral si pushim, u ndalua si pjesë ekzekutive dhe u zëvendesua me një ditë tjetër.

Ndalimi i incestit pushoi si element ekzekutiv por u vazhdua si ligj moral me anë të të cilit ndalohet një devijim biologjik që ka pasoja fatale trashëgimie. Dhe ne fakt vetëm ky ligj u la i hapur (per masa më të rrepta) pikërisht sepse me kalimin e shekujve shtohen të metat e trashëgimisë biologjike.

Nga historia pra e Dhjatës së Vjetër ne kohën që në fuqi është Dhjata e Re nuk mohojmë asgje. Dhe s’kemi pse të bëjmë dicka të tillë. Dhe nuk do ishte e mundur dicka e tillë. Ligjin moral të Krishterët e kemi sigurisht më të mirë. Kur paraardhësi i Krishtit, Boozi i shenjtë u martua me Ruthin, është e kuptueshme se atë ditë të gëzimit gratë e tjera të tij nuk u gëzuan aspak. Kjo nuk ul shënjtërinë e Boozit. Që Davidi kishte 500 gra, as shënjtërinë e tij e as aftësinë e tij hyjnore për profeci ul. Por në jetën e krishterë këto janë të papranueshme, krime të rënda. Pra shumë më i mirë ligji moral i krishterë në Dhjatën e Re.

Edhe rethprerja apo sakrifikimi i kecrave apo i demave në kishë janë gjëra të papranueshme sot. Pjesa ekzekutive e Dhjatës së Vjetër është plotësisht e pushuar. Dhe nuk mund të ushtrojë asnjë ndikim në mënyrën e krishterë të adhurimit të Perëndisë. Dhe në qoftë se ndonjëri bën dicka të tillë nuk mund të kapet prej dëshmisë së Dhjatës së Vjetër se është pjesë e Biblës se Kishes. Në të njëjtën mënyrë nuk mund të martohet me dhjetë gra “ne bazë të Biblës” gjë që e bëjnë mormonët.

Dhjata e Vjetër është pjesë e Biblës, Shkrimit të Shenjtë, vetëm për historinë e saj, brënda së cilës është dhe zbulesa e Perëndisë, [Bse është një[/B], se nuk ka nevojat njerëzore, se krijoi ëngjëjt dhe gjithcka, se interesohet per sjelljen e krijesës së Tij ne tokë, njeriut, se shpërblen ose dënon veprat e tij, se i pergatit shpetimin.


Pa historine e Dhjatës së Vjetër, Dhjata e Re do ishte një përgjigje në një pyetje të panjohur, mbyllje e një teksti të humbur, epilog i një historie të panjohur, letër e dërguar në një marrës që nuk ekziston, citim nga një libër që nuk është shkruajtur, një gjë pa vlerë sikur të të falin vetëm këpuc për këmbën e djathte.
 

Darli

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 22, 2019
Postime
37
Pikët
0
Dhjata e vjeter ka fryme, atmosfere me te mire se e reja edhe pse te dyja nuk 'ishin' fe djajsh dhe nuk predikonin luften kunder se keqes pervec ne nivel individual. Te gjithe besimtaret shqiptare duhet te kene nga nje kopje te saj por ne gjuhen hebraike. Edhe pse ky veprim do ulte intensitetin e atmosferes se saj dhe besimin tek hebrejte, ne qe ndjekim Qesarin e kesaj kohe nuk bejme dot pa i luftuar hebrejte.
 
Top