• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

C`ti mesoj neser femijes tim ?!

The_AnGeL

World is Mine
Anëtar
Jan 27, 2010
Postime
174
Pikët
0
Vendndodhja
Atje Ku Ballakumja Eshte me e Shijshme ;)
Prindërit më edukuan të jem i urtë dhe i sjellshëm. Ky edukim ndoshta ka kërkuar edhe disa dacka të mira, për të frenuar çapkënien fëminore ndaj një bote të paeksploruar.

Madje kujtoj që edhe kur shkëmbenim vizita, isha i detyruar të luaja pjesën "Ngriva", të lojës "Ngriva-shkriva", në një cep të divanit të komshiut.
U edukova të respektoj të madhin, më të vjetrin. Kam patur përherë më të drejtë se im vëlla, pikërisht sepse kisha parë diellin pak vite më parë.
Më kujtohet një plak në shtëpinë tonë, që më pyeste rreth shëndetit, të babait, të mamasë, motrës apo vëllait, të cilët sapo i kishte pyetur personalisht pak më parë dhe unë që e kisha mësuar përmendësh ritualin, përgjigjesha vetëm duke thënë"Mirë, mirë". Pastaj më tërhoqi vëmendjen një pyetje e tij e përsëritur - "Miri", të cilës i kthehesha "Mirë". Ai - Miri?, unë - mirë. Ai - Miri?, unë - mirë. Më kishte pyetur për emrin...

Kyr hymë në klasë të parë, çuditërisht të gjithë njhinim mrekullisht të ashtëquajturin shkrimpule, por pas disa fletëve të grisura të fletores së bukurshkrimit, të cilat të merrenin ditë të tëra për ti mbushur, duart filluan të miqësohen me stilolapsin.
Dhe kështu duke dalë tek këndi i nxënësve të dalluar, ndjeheshe i suksesshëm.

Edhe kur rriheshim, kishim apo jo faj, godisnim apo na godisnim, përherë dënoheshim nga prindërit, mësuesit, të cilët respektin ndaj të tjerëve, e konvertonin në dënime ndaj nesh.
Na mësuan të flasim më pak dhe të dëgjojmë më tepër. Na edukuan të tolerojmë, të durojmë. I duruari i fituari thuhej...
E ndërkohë fëmijët e paedukuar, të paduruar, rrjedhimisht duhej të ishin të humburit.

E sot bëj një retrospektivë duke kujtuar e peshuar.
Luani, la 8-vjeçaren në mes, e ndërpreu investimin e tij për të ardhmen... Sot jeton në Romë, është i martuar me një italiane dhe ka një vajzë të mrekullueshme me emrin Sara. Edi, kishte mbetur 2-vjet në 8-vjeçare dhe kurrë nuk mësoi të lexojë. Sot jeton në Gjermani dhe merret me shitje makinash. Gimi, me zor përfundoi 8-vjeçaren. Sot jeton në Athinë. Drejton biznesin e tij, një piceri të madhe dhe është shumë i suksesshëm. E kështu vazhdon kjo listë e gjatë emrash të njohurish, të cilëve u uroj me gjithë shpirt mirësi, dashuri dhe sukses në jetën e tyre.

Problemi qëndron diku tjetër. E gjithë kultura që morëm dhe e besuam, duket vërtetë si për një botë ideale. Në realitetin e sotëm shohim sesi shumë nga ato virtyte e vlera me të cilat u rritëm, po na kthehen kundra, në armë kundra vetes. Na bëjnë të ndjehemi inferiorë, të humbasim shance, të hedhim hapa të vegjël.

-Tolerojmë të tjerët duke u lënë të kuptojnë se po gabojnë. Dhe një njeri i mirëedukuar, duhet ta kuptojë dhe ta vlerësojë tolerancën, jo të përfitojë prej saj duke rritur dozën e të sjellurit gabim. Përkundrazi, ndaj personit që nuk toleron, shfaqet respekt dhe akoma më pak doza abuzimi.

-Njerëzit e edukuar, që kanë sedër dhe moral, kurrë nuk do tentonin të punësoheshin në një pozicion pune, ndaj së cilit nuk do kishin pregatitjen e duhur për ta ushtruar. E kundërta ndodh me njerëzit e quajtur "të paedukuar". Ata nuk ngurojnë. Tentojnë përherë dhe po aq herë dalin të fituar.

-Njerëzit e edukuar e përshëndesin policin kur ai bën kontrrollin rutinë të dokumentave. Këtu polici, roja, nënpunësi, drejtori, menaxheri a kushdoqoftë në cilëndo rrethanë, gjëja e parë që nuhasin, është fakti që kanë të bëjnë me një njeri të dobët, që nuk flet rëndë, që nuk shan, nuk ulëret, që nuk kërcënon, që nuk merr njerëz "të fortë" në telefon dhe mjafton kjo etikë, që polici, roja, nënpunësi, drejtori apo menaxheri të ofrojnë pikërisht sjelljen e atij të vrenjturit që flet rëndë, që shan e kërcënon.

E të tilla krahasime mund të bëjmë pa fund duke parë sesi njeriu i edukuar, në rrethana të ndryshme më tepër humbet sesa fiton...

A është ky realiteti, a është kjo normale për natyrën njerëzore ?

A është e drejtë që kultura qytetare të përkthehet publikisht, si dobësi ?

Nëse natyra njerëzore është e tillë, që e mira abuzohet dhe e keqja respektohet, atëherë me çfarë logjike prindërit duhet të edukojnë fëmijët e tyre ? Për ti kthyer në viktima të njerëzve të paedukuar?

Atëherë të dashur miq më ndihmoni. Si ta edukoj nesër fëmijën tim, të bëhet një dështak i kulturuar apo një rrugaç i sukseshëm ?
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,280
Pikët
113
Përgjigje e: C`ti mesoj neser femijes tim ?!

Ka nje ndryshim mes normave te miresjelljes dhe mos shkollimit. Fakti qe nje person nuk ka bere shkolle nuk do te thote qe duhet te jete sesben njeriu i keq, neg. humbes. Kush e thote kete teori? Normat e miresjelljes ti meson familja ne radhe te pare. Edhe pse nje person mund te mos kete shkolle vet nuk do te thote qe edhe familjaret e tij duhet te jene sesben pa shkolle.
Per shume arsye ai nuk mund te jete arsimuar, por kjo nuk e pengon te doje familjen, dhe ti siguroje nje te ardhme te mire. Fundja nuk do shkolle te madhe te hapesh nje biznes picerie, apo te shesesh makina.
Ndaj atij qe nuk toleron nuk shfaqet respekt por i hapet rruge. Budallait i hapet rruge.
Nese nje person eshte edukuar mire nga familja dhe shkolla, atehere dhe ai ka per ta gjet vetveten.
Do jete shume here me i suksesshem dhe i respektuar nga nje rreth me i gjere sa nje person qe ka ne pronesi nje piceri. Nese jo, fajin ta kerkoje te vetja dhe jo terrije tuj qa se dhe nje pa shkolle ja ka kaluar.
Keshtu e kuptoj une kete shkrimin qe ke sjelle me lart. E ke shkruar vet apo te marre ndga ndonje gazete/reviste?
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
femijen tende edukoje te behet me i mire se ti nese mendon qe hyn te njerezit e mire te kesaj bote pra çdo gabim tendin ne jete mundohu tja largosh femijes nga jeta e tij qe te behet nji femije normal
 

Altruista

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2012
Postime
130
Pikët
0
Përgjigje e: C`ti mesoj neser femijes tim ?!

Realitet origjinal . Skam lexuar kurre me pare dicka te ngjashme qe me perket . Komplimente.

Problemi qëndron diku tjetër. E gjithë kultura që morëm dhe e besuam, duket vërtetë si për një botë ideale. Në realitetin e sotëm shohim sesi shumë nga ato virtyte e vlera me të cilat u rritëm, po na kthehen kundra, në armë kundra vetes. Na bëjnë të ndjehemi inferiorë, të humbasim shance, të hedhim hapa të vegjël.
Ndoshta vertet ajo kulture i perket nje bote ideale te mire e pa perlyer me ndyresine e kohes ne te cilen jetojme . Po kursesi nuk do jete nje arme negative ne duart e secilit prej nesh. Ska arsye te ndihesh keq kur trashegon nga prindrit virtytet me te mira njerzore . Ska perse te ndihemi as inferiore per hapat qe kemi bere ,, nga hapat e vegjel dalin njerez te medhenj .

Femijes do sdo do i mesosh edukaten te cilen ke marre nga familja perkatese dhe nga ajo cfare te meson jeta ne perputhje me realitetin. Te percjellesh ke ai rregullat baze te miresjelljes ,,te durimit ,, te dashurise ,,te respektit ,, te te qenurit unik dhe i paperseritshem .
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: C`ti mesoj neser femijes tim ?!

Tema eshte shume e bukur.
Cfare ti mesojme femijeve....
Padiskutim boshti duhet te jete miresi dhe edukate, vs. harbut dhe mosmirenjohes. Por ajo qe do diferencoje suksesin nga deshtimet do te jete konfidenca tek vetja dhe dallimi se kujt i perkasin pergjegjesite e secilit.
Te mos filloje asnjehere nje sherr i pari, por te mos ktheje faqen tjeter kur e qellojne me shpulle pervec rasteve kur eshte ne disfavor komplet total. Asnjehere te mos rreagoje me impuls momenti per ceshtje te rendesishme, por te jete vetem spontan me njerezit qe i do, hipokrizia drejt tyre eshte ofendim per ta. Te mos pranoje asgje pa vertetim, por te lejoje te tjeret te shprehen. Te dalloje faktet nga opinionet, te parat nuk ndryshohen, te dytat mund te ndryshojne ne cdo moment. Seksin e kundert ta ngacmoje perhere gjate afrimeve amoroze, por jo ta merzise dhe asnjehere ta dhunoje. Te mesoje sa me shume gjuhe te huaja, do jene dyer dhe filtra per te zgjedhur njerezit qe do e rrethojne si dhe do dalloje me shume lehtesi nese eshte vete kungull me i embel sesa duhet, apo fucia ku ka rene ka qelluar me shellire.
Teach balance. Cdo terheqje sherben per grumbullim energjish per tu rihedhur perpara, dhe cdo ngritje ka rrezikun e humbjes se tokes nen kembe.
 

Altruista

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2012
Postime
130
Pikët
0
Përgjigje e: C`ti mesoj neser femijes tim ?!

Flm Gurax qe me kujtove dicka ne shkrimin tend.

Here pas here diskutoj me miqte e mi per probleme jetesore te femijeve. Shikoj tek ta nje sens edukimi "te fortesh" qe duan tu edukojne femijve . Jam kunder kesaj lloje rryme , duke i keshilluar qe asgje nuk zgjidhet me grushtin e mbledhur ,, ka menyra komunikimi shume me efikase se dhuna , nese gjendja precepiton edhe perdoret dhuna kunder teje atehere reago ,,por kurre mos jesh ti i pari ne ngritjen e duarve edhe pse mund te kesh te drejte pasi kalon menjehere ne fajtor.
 
Top