• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ca vargje nga unë,e panjohura!

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!

E pash të arsyeshme ta hap këtë temë edhe për vogëlsinë tonë, edhe ne që nuk jemi poetë, të japim kontributin tonë me atë çka dijmë!

Po e filloji me qytetin tim e ku dalë pastaj, një Zoti e di..ë


MITROVICË

Sa Shumë më dhemb zemra
Për fjalën Pavarësi,
Athua moj Mitrovicë -
Do ta kesh edhe Ti??

Më dridhet edhe dora
Kur këto vargje shkruaj
Nga frika në zemër
Mos po mbesesh e huaj!!!!

Athua do valoj Flamuri
Në jug e në Veri
Apo do të mbetesh
E ndarë nga ky gji??
----------------------------------

A dëgjoni ju një klithmë nga varri?
A dëgjoni një thirrje tek blini?
A dëgjoni more ju qe pranuat ndarje?
A dëgjoni thirrje nga ISA BOLETINI?

Pse më lat në dorë te shkaut?
Pse më ndat nga gjiri i vellaut?
Pse kullën ma lat shkret?
Pse mua më lat atje vet???

Nuk meritova te më ndani
Nuk luftova të jetoni të ndarë
Luftova për t'i bashkuar
E gjithë popullin SHQIPTAR!!

Mbi këtë lumë të uruar
Rrethojat me gjemba qëndrojnë
Ne qytetin tim te lindjes
As varret s'mund ti vizitojm!

Do ju mallkojnë nënat
Që mbetën me duar në gji
I dhanë më të shtrejtit e tyre
Që ne të jetojmë në liri!!!!!!
-----------------------------------

Dita e çlirimit?????

Mitrovicë që nuk ke festë
Athua e bren ndokend?
Nuk ke ditë çlirimi
Nuk valon flamuri
Sepse telat gjembor
Na janë bërë si muri
Festuan të gjithë
E ne ç'të festojmë??
S'kem datë as ditë
Se te lire nuk jetojm
Me padurim presim
Të gjithë pavaresinë
Po me Mitrovicën e ndarë
S'dijmë si ta festojmë LIRINË!!!!!!!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

-------Pse????---


Pse m'i fut kthetrat ne zemer
Moj dhembje e bekuar
Pse nuk me len te harroj
Por vjen duke i shtuar!

Nuk kame fuqi mbinjerezore
Te perballoj me shum
Kjo enderr e uruar qe pash
Me shtoi dhembje pa fund!

Ishim se bashku moj zemer
Tek shtepia ku u linda
Por kjo ishte vetem enderr
Veteveten veshtir e binda!
-----
---------------------------------
-------Sonte-----

Sonte me dhemb koka
Nje dore e kerkoj
Te ma ferkoj ballin
Ndoshta do me kaloj!

Syt mu mbushen lot
Kur mendova ku je
Te ma ferkosh ballin
Kurr mundesi nuk ke!

Ne kete nate me shi
Dola te thirra ne emer
Athua me degjove
Se mu qa kjo zemer!
------------------------------------
----Me dridhen duart....Babi!

Po me dridhen duart
Shkronjat s'po i shof fare
As forc nuk me mbeti
S'jam me guximtare!

Mu kujtua Babi
Kur fliste per trimeri
Me thonte ,,me ngjan mua''
Trimeresh do jesh dhe ti!

Babi im i dashur
Do ta them te verteten
S'me mbet forc as trimeri
Te gjitha me Ju u treten!

Pse iket nga une
Me lat te vetmuar
Mbeta dhe pa engjellushen
Me zemer te shkrumuar!

Ajo ishte o Babi
Pjese e zemres sime
Kur te qane, perkdheleni
E kerkon doren time!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

--------Nese.....----

Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!

Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!

Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
---------------------------
E ndjeva!

E ndjeva nje dhembje ne zemer
Me rreshqiten ca lot pa prit
Mu duk nje ze i embel nga larg
Me thrriste zemer e shpirt!

Nuk ishte thirrje per mua
Ishte nje imagjinat
Kujt do ti bije ndermend
Te me thrras ne kete nate

Edhe po te me thrriste zeri
Pergjigjeje nuk do kete
Jam e lodhur nga dhembja
Fjala ne fyt do me mbet!
-------------------------------------
-----Kujtim i hidhur!------

Jam ulur pran nje trungu
E kujtoj kohen e shkuar
Iku sikur kurr mos te ishte
Me la te jetoj e vetmuar!

Me la te re e pa pervoj
Me la mu atehere
Kur asgje nga jeta
S'dija te kuptoj!

Ku more krih qe fluturove
Pse nga une i fshihje vall
Kishe krih po nuk i vereja
Ti ishe Engjull i gjalle!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

------Hmmm,nuk kam pergjigjeje------

Perlahem me veten time
Pse shkruaj me dhimbsuri
Thuase ne jete nuk pata
As nje dite dashuri!

Pse nuk me vijn ne mend?
Ditet e lumturis qe kisha
Athua s'po me vijn ne koke
Sepse shum e re isha!

Po te me kthehej koha e shkuar
Athua do isha po kjo qe jame?
Ndoshta do isha me e lumtur
Nuk dij pergjigjeje nuk kam!?
-------------------------------

------Nuk dija--------

Po ta dija se c'me pret ne jete
Shekspirin s'do e lexoja kurr
Gadi me doli nje lloj tragjedie
Qe nuk e kisha menduar!

Tragjedi pas tragjedie me ndodhen
Por mendjen e ruajta te kthjellur
Nuk lejova askujt te me perul
Te mbetem si nje leck e hedhur!

Nese dhembjen e shprehu me shkrime
Mendjen e kam te shendosh
Gjithmon mbeta ballehapur
Per kete ja vlen te jetosh!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Ëndërr dhe lot!

Të ëndrrova si dikur
Kur ishe në jetë
U mundoja ngadal
Kokën tek Ti me mbështet!

E ofrova kokën pran
Dhe dashta ta mbështes
Eh, ky gjum ç'më doli
Mbeta duke dënes!

Syri i mbushur lot
Nuk dinte të ndaloj
U zgjova sot e mërzitur
Erdha të të vizitoj!

E mbështeta kokën
Mbi gurin e varrit
Mendova për veten time
Athua mbeta kafshatë e djallit?

Nuk po më flet zemra
As unë zë nuk lëshova
Loti t'i thonte te gjitha
Putha gurin e u largova!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

-------S'dua te genjej....----

Po të thoja jam mirë
Do të ishte gënjeshtër
E për rrena të tilla
Duhet të jesh mjeshtër!

Të te them se nuk vuaj
E di që s'do besosh
Kështu shkruaj si ndihem
Që të me kuptosh!

E di që nuk i dëshiron
Lot në sytë e mi
Më thuaj si t'i ndal
Unë s'po kam fuqi!
********************
---Nëse..------

Nëse do hesht
Apo mërmëris në vehte
I njejt do të jet veprimi
Si bërtite si hesht!

Askush kënd se dëgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece të isha
Mos të shihja as me sy!

Asgjë të mirë s'dëgjoj
Kam nis edhe mos të flas mirë
Edhe syri më duket hidhërohet
Që t'kqijat na sulen pa mëshirë!!
-------------------------------------
---LULJA E KUJTIMIT----

Një herë dashurova me shpirt e me zemër
Nuk do ja uli vlerën, do e ruaj at emër
Ai është emër i shenjt, por pa ardhmëri
Është emër që mbeti në zemër, DASHURI!

E humbur e futur atje thell nën tokë
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjë nuk më lë prapa përveç mallëngjimit
Dhe një lule të tharë që e quaj,,Lulja e kujtimit''
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

-------Dritë-terri------

Të shkruaja me dritë të qiriut
Tani edhe ai ngadalë po fiket
Apo nuk don t'mi shoh lotët
Nga unë filloi të mërzitet!

Pse o i bekuar nuk ndriçon?
Pse ma shuan edhe këtë dritë?
Të lutem, mos më le në gjysmë
Shkrimin dikush është duke prit!

Unë do shkruaj edhe në terr
Por kam frig mos po gaboj
Po shkruaj diçka që nuk duhet
Kam frig mos po i lëndoj!

Edhe pak dritë të lutem shumë
Nuk kërkoj të rrish i ndezur gjatë
Vetëm edhe ca fjalë më mbetën
T'ju them: S'e i deshta shuumë!

Ju që më ikët e më lat në këtë botë
Po Ju them të drejtën, prore jam me lot!
------------------------------------------
------Kërkim mes yjesh----

Më shkuan sytë në qiellin e lartë
Sytë m'u mbushën me lot
Pse nuk je me mua zemër
Lotin ta ndalivetem sot?!

Në mes yjesh të kerkoja
Asnjë në Ty s'më ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija që atu të kam!

Ti ujita lulet mbi varr
Me lot që më shkonin rrëke
Ani që je nën tokë o shpirt
Dije që me mua je!

Asnjëerë nuk u mundova
Nga vetja të të largoj
Se te dashta shumë
Gjithmon do të dashuroj!
-----------------------------------
-----Lotsyri----

Jam pak e mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!

I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!

A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Dhembje!


Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!

Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!

Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!
-------------------------------
------,,S'ka vend per ty''

Ditët s'i numërova fare
Mendova te Ti të vij
Por më kthyen moj zemër
Thanë:,,ska vend per ty''

Dhembje kisha shumë
Por fare si hetoja
Mendoja sa më shumë dhembje
Me shpejt Ty t'u ofroja!

Syt m'u mbyllën ngadal
Një djersë m'a mbuloj ballin
Athua ky çenka dhe fundi
Që të m'a shuaj mallin?!

Por prap hapa syt
Dhe për rreth shikoja
E dija që në agoni isha
Vetem Ty të kërkoja!

Prap s'më dashti toka
Më ktheu në këtë botë
Në vend të buzqeshjes
U ktheva me lot
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

----Ah ky diell!----

Ky diell i prandverës
Ngroh me rrezet e tij
Por në zemren time
Akullin s'mund ta shkrij!

As Ty moj zemër
Ne tokë t'zezë s'te ngroh
Lulet mbi varr çenkan rritur
Nga lotët mezi i shoh!

Mbi gur të varrit tënd
Ta lash një kujtim
E di që s'mund ta marrësh
Por është loti im!

Do të rrëshqet ngadalë
Loti im mbi fytyrë
Të afrohem më afër
S'po gjej tjetër menyrë!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

MË MUNGON
-----------------------
Sa e shkurtër ishte femijëria
Kur na mbaje fort për dore
A thua ne u rritem shpejt
A po nga ne ike pse u lodhe?

Na le me mall të pa shuar
Mbetëm të afërt plot dashuri
Unë me vëllaun pe rdore
Njashtu si na mesove Ti!

Kur na kaplon malli o nënë
Shpalosim kujtimet per Ty
Ruhemi nga njëri-tjetri
Lot mos t'na duken në sy!

Nuk ishte e lehtë jeta
U dasht me e pëerballuar
Ashtu vepruam si na mësove
Pasi të kemi premtuar!
-------------------------
------Dashuria ime!

Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmëri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shëndosh
Pse e lënduat?
Dashuria ime ishte e pastër
Pse e njollosët?
Dashuria ime ishte e lirë
Pse e burgosët?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollët?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ja mbollët?
Dashuria ime donte të jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj
TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

----------- NËNË....------

Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!

Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!

Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit

Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin

As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!

Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!

---------------------------------

---Errësira!----

Në këtë natë të errët
Pa yje e pa hënë
Më duk që dëgjova
Një thirrje o nënë!

Dola e përlotur
Rrugën e vështroja
Asgjë nuk vërejta
Asgjë më s'degjoja!

U ula ngadal e mërzitur
Pritja të dëgjoj edhe një herë
Kot mbeta duke pritur
Ai zëri më s'më erdhë!

Hyra ne dhomen time
E perlotur mbeta ne vetmi
Nuk do me vijsh Ti
Po une tek Ti do vij..
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

-----,,Pse të deshta aq shumë!"-----

U mundova të mos shkruaj
U mundova të të harroj ngapak
U mundova vuajtjen ta mundi
Nuk ia dola, po vuaj prap se prap!

U mundova të mos qaj mbi varr
U mundova të të sjelli lule pa lot
U mundova prap nuk ia dola
Më rrodhën s'u ndalën dot

U mundova të të thërras në ëndërr
U mundova t'i ndali këa lot si lumë
U mundova po prap nuk ia dola
Thash me vete:,,Pse të deshta aq shumë!"
--------------------------------------------
-----Të ikim,se u bë vonë!---

Natën e fundit që u takuam
Pse nuk ta vërejta lotin në sy?
Te thash t'u ka ndërruar shikimi
Eh!Me thoje:,,Po të duket Ty"

Pse s'më tregoje o shpirt?
Se do ikësh për gjthmon?
Për t'a fshehur lotin nga unë
Me thoje: ,,Të ikim se u bë vonë"!

Ah sikur t'a dija e mjera
Se kjo është ndarja jonë
Do të vija bashk me Ty
Të bashkuar do ishim gjithmon!

Me një puthje në ball u largove
Më thoje kokën mbrapa mos ta kthej
Pse shpirt më thoje ashtu?
A u frikësove lotin mos po ta vërej?
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,015
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

------Kjo natë..----


Kjo natë me shi më la pa gjumë
Shikoj nga dritarja dhe mendoj
Athua të lagem edhe unë zemer
Pasi Ty s'kam si të mbroj!

Do bëhesha ombrellë mbi at varr
Një pikë shiu mos të bie
Po nuk kam forcë moj zemër
Tek varri në mesnatë të vijë!

Sa e dobët më duket vetja
Pse s'mundem asgjë të veproj
Shiun nuk mund ta ndali
As Ty s'po mund të mbroj!
------------------------

----------VETMIA-----

Mos me trazoni ju lutem
Më leni të vetmuar
Askujt s'ii bëhem barrë
Dua të mbes e harruar!

Edhe nëse nuk harrohem
Më kujtoni në fshehtësi
Ndoshta do ju bijë ndermend
Se edhe unë isha njeri!

Edhe unë kam ndjenja
Edhe unë kam lot
Kështu isha tërë jetën
Kështu mbeta dhe sot!

E pa vërejtur erdha në këtë botë
E pa vërejtur jetova tërë jetën
E pavrejtur do shkoj ne amshim
Nuk e njoha kurrë veten!

I pa njohur të më mbetet varri
As një shenj mbi të nuk dua
Lëreni të zhduket si mos te ishte fare
Askush mos të qaj per mua!
 

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,187
Pikët
113
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Te lumte motrushe ...

E perjetoj secilin varg. Shume prekem me poezite Tuaja.

Shpresoj se ne te ardhmen do te sjellesh edhe disa poezi me te gezueshme dhe me optimiste per jeten.

-hug-
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,274
Pikët
113
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

------Kjo natë..----


Kjo natë me shi më la pa gjumë
Shikoj nga dritarja dhe mendoj
Athua të lagem edhe unë zemer
Pasi Ty s'kam si të mbroj!

Do bëhesha ombrellë mbi at varr
Një pikë shiu mos të bie
Po nuk kam forcë moj zemër
Tek varri në mesnatë të vijë!

Sa e dobët më duket vetja
Pse s'mundem asgjë të veproj
Shiun nuk mund ta ndali
As Ty s'po mund të mbroj!
------------------------

----------VETMIA-----

Mos me trazoni ju lutem
Më leni të vetmuar
Askujt s'ii bëhem barrë
Dua të mbes e harruar!

Edhe nëse nuk harrohem
Më kujtoni në fshehtësi
Ndoshta do ju bijë ndermend
Se edhe unë isha njeri!

Edhe unë kam ndjenja
Edhe unë kam lot
Kështu isha tërë jetën
Kështu mbeta dhe sot!

E pa vërejtur erdha në këtë botë
E pa vërejtur jetova tërë jetën
E pavrejtur do shkoj ne amshim
Nuk e njoha kurrë veten!

I pa njohur të më mbetet varri
As një shenj mbi të nuk dua
Lëreni të zhduket si mos te ishte fare
Askush mos të qaj per mua!
Ti ke nevoje per nje njeri qe te te zgjoje nga pesimizmi.
E kuptoj SHUME mire,ndryshe do humbasesh tere jeten,Je vajze me ndjenje,fatkeqe por deri diku ka nje fund.
Ta them si Vella,kuptohe si te duash.
Ose gjej nje person qe te te rrij afer,qe te kesh besim,qe te shprehesh,apo te qash!
Mjaft,sorry.
klm
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

e panjohura me prekin shume vargjet e tua i ndaj me ty moter,i kam lexuar edhe me heret me vaj,dhe prape do ti lexoj moter sikur te kam mundesi per ty e kisha rotulluar boten,por bota nganjehere eshte,edhe negative e ben te veten
ishalla me cdo te mira moter(spo di si te shprehena)
cdo te mira moter
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Usa nr.1 edhe SystemA , me keto vargje te bukura qe e pa njohura i ka shkrue
nuk do te mbtet "e pa njohur" por do te behet e njohur shumë .... vetemse vazhdo se jan poezi per qdo lavdatë , suksese ne të ardhmen...
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

Usa nr.1 edhe SystemA , me keto vargje te bukura qe e pa njohura i ka shkrue
nuk do te mbtet "e pa njohur" por do te behet e njohur shumë .... vetemse vazhdo se jan poezi per qdo lavdatë , suksese ne të ardhmen...
me te vertete jane te jashzakonshme
shume te mira une kur i kam lexuar me kane befasuar mire po atehere se kam ditur se jane sipas ngjarjes dhe kam shume rrespekt ndaj e panjohures beso se jap fjalen se e mendoj te panjohuren se ne vend te moteres e kam..
Pershendetje dhe ti vella busavata dhe cdo te mira te uroj
 

Emirjola

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 9, 2010
Postime
150
Pikët
0
Vendndodhja
verdalle!
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

me vjen keq per jeten tane por qou optimismi te duhet!!nese je pesimiste per veten dhe jeten tane e sigurt qe tan bota ka me te vu kamen e ska me u kujtu njeri per ty!!lufto per veten zgjidh njerezit qe do te jen pjes e jotja dhe forca jeto pjesene jetes qe te ka mbet!!1 jete kena tan me kete jete duhet te lejme emer!!shum te bukra poezit por shum prekese!!vertet te flas si te ishe pjes e jemja ne shoqnin teme apo ne familjen teme!!kontakto me sa me shum njerez kupto kush ashte i mire dhe kush i keq!!reago ne cdo situate dhe duhet te jesh shum optimiste per veten tane!!nese asnji ste do dmth qe te kan inat,por aty duhet te gjesh me shum force per te ecur perpara nga cdo e keqe qe ke pas ne jete!!puccc!motla!
 

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,957
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Përgjigje e: Ca vargje nga unë,e panjohura!

----------- NËNË....------

Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!

Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!

Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit

Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin

As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!

Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!

---------------------------------

---Errësira!----

Në këtë natë të errët
Pa yje e pa hënë
Më duk që dëgjova
Një thirrje o nënë!

Dola e përlotur
Rrugën e vështroja
Asgjë nuk vërejta
Asgjë më s'degjoja!

U ula ngadal e mërzitur
Pritja të dëgjoj edhe një herë
Kot mbeta duke pritur
Ai zëri më s'më erdhë!

Hyra ne dhomen time
E perlotur mbeta ne vetmi
Nuk do me vijsh Ti
Po une tek Ti do vij..


Edhe dasmen tende do ta bejme e panjohur...mua do me kesh ne krye!P[ccc-shok-
 
Top