• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Caji i Gjelber Zvogelon Rrezikun E Kancerit Ne Mushkeri Te Duhanpiresit

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum





Një studim tregon se duhanpirësit që konsumojnë Caj Jeshil (Çaji i Gjelbër) zvogëlojnë rrezikun që të sëmuren nga kanceri i mushkërive.


Sipas një hulumtueseje Tajvaneze pirja e një filxhani të përgatitur nga caji i gjelber mund të zmbrapsë efektet e duhanit në kancer të mushkërive, veçanërisht tek duhanpirësit të cilët mund të mos jenë gjenetikisht të cenueshëm ndaj kancerit.

“Antioksidantet mund të ndalojnë zhvillimin e tumorit,” thotë I-hsin Lin, studente e magjistraturës pranë Universitetit të Mjekësisë Chung Shan në Tajvan. Ajo prezantoj zbulimet e saja para Shoqatës Amerikane për Hulumtime Të Kancerit – në mbledhjen e Shoqatës Ndërkombëtare për Studim të Kancerit Të Mushkërive në Kolorado.

Lin ka zbuluar efektet mbrojtëse të cilat ishin veçanërisht evidente në një grup të duhanpirësve të cilët ajo kishte studiuar e të cilët kishin genotip specifikë që nuk ishte lidhur me rrezikun për kancer të mushkërive në disa studime.

Ekipi i Lin-it ka vlerësuar 170 pacient me kancer në mushkëri dhe 340 pacientë të shëndetshëm. Ata kanë pyetur pjesëmarrësit që të përshkruajnë veset e tyre të pirjes së duhanit, veset e tyre të pirjes së çajit të gjelbër dhe faktor tjerë të mënyrës së të jetuarit.

Ata kanë pyetur pjesëmarrësit të përshkruajnë këto vese për pesë vitet e mëparshme, thotë Lin.

Hulumtuesit kanë kryer genotipin në pjesëmarrës për të parë nëse ndonjëri kishte ndonjë genotip që në disa studime është zbuluar të jetë i shoqëruar me rrezikun për kancer në mushkëri. Këta genotip përfshijnë IGF1, IGF2 dhe IGFBP3.

Lin ka zbuluar se në përgjithësi, duhanpirësit dhe jo duhanpirësit të cilët nuk pinin çaj të gjelbër kishin më shumë se pesë herë rrezik më të madh që të sëmuren nga kanceri i mushkerive krahasuar me ata të cilët pinin së paku një filxhan nga caji i gjelber në ditë.

Në mesin e duhanpirësve ata të cilët nuk pinin çaj të gjelbër ishin në rrezik për 13 herë më shumë të sëmuren nga kanceri i mushkërive krahasuar me duhanpirësit të cilët pinin një filxhan nga çaji i gjelbër apo më shumë në ditë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se edhe më dramatik ishte efekti mbrojtës nga caji i gjelber tek ata të cilët nuk kishin genotipet e të cenuarit nga kanceri i mushkerive.

Ata të cilët pinin çaj të gjelbër dhe të cilët nuk kishin genotip të ashtuquajtur si i cenueshëm nga ana e hulumtuesve kishin 66% zvogëlim të rrezikut ndaj kancerit të mushkërive krahasuar me ata të cilët pinin çaj të gjelbër por edhe e ishin te cenueshëm.

Ata të cilët pinin shumë duhan, plus kishin genotipin e cenueshëm, kishin rrezikun shumë më të lartë ndaj kancerit të mushkërive.

Edhe pse Lin thotë se mënyra më e mirë e shmangies së kancerit të mushkërive është ta leme duhanin, çaji i gjelbër duket të zvogëloj rrezikun. Ajo thotë, “Caji i gjelber, një filxhan apo më shumë në ditë, mund ti mbroje ata nga kanceri i mushkerive”.

Nathan Pennell, Pr. Dr pran Taussig Center Institute in Cleveland Clinic në Ohio, ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj këtyre zbulimeve.

Ai thotë se “vetëm shatë nga duhanpirësit pinin një apo më shumë filxhan me çaj të gjelbër në ditë.” Kjo do të thotë se shumica nuk pinin asnjë filxhan apo kurrë nuk kishin pirë.

Sidoqoftë, shumë mirë janë të njohura dobitë shëndetësore të këti çaji dhe nëse një ditë vërtetohet se njëmend çaji i gjelbër zmbraps rrezikun e kancerit të mushkërive, atëherë bënë mirë që ju të konsumoni më shumë nga çaji i gjelbër.


Kliko Per te shkarkuar E-Librin 27 KESHILLAT SHENDETSORE QE DUHET TI DINI!

Caji i Gjelber Zvogelon Rrezikun E Kancerit Ne Mushkeri Te Duhanpiresit

Poste te ngjashem:
  1. A Zvogelojne Ushtrimet Rrezikun Ndaj Kancerit? Hulumtuesit Finlandez se fundi kane ardh ne perfundim se nese...
  2. Te Mirat Shendetsore Te Cajit Te Gjelber Çaj i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban flluorur, në...
  3. Ushtrimet E Bejne Duhanin Me Pak Te Deshirueshem Per Duhanpiresit Ushtrimet bëjnë diçka të mahnitshme për shëndetin tuaj. Ndoshta nuk...
  4. Nje Studim Zbulon Se Kepurdhat Mund Te Mbrojne Nga Kanceri Ne Gji Nje artikull i shkruar nga telegraph tregon se nje studim...




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Aleks

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 13, 2010
Postime
3
Pikët
0
Titulli: Caji i Gjelber Zvogelon Rrezikun E Kancerit Ne Mushkeri Te Duhanpiresit

pershendetje
po ca cai esht ky
``Bej_dy_pompa``lazarati
eheheheh
e ca cai
se interesohem
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Aleksi lexo ketu qe te kuptosh çfar çaji esht

Code:
http://sherohu.com/te-mirat-shendetsore-te-cajit-te-gjelber
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,255
Pikët
113
Përgjigje e: Caji i Gjelber Zvogelon Rrezikun E Kancerit Ne Mushkeri Te Duhanpiresit

Green tea sherben per sherimin e te gjitha llojeve te semundjeve dhe te gjitha llojet e kancerit, jo vetem ate te mushkerise.
 
Top