• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Campbell pranon se i ka marrë diamantet

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Suprmodelja Naomi Campbell i ka thënë gjykatës së krimeve të luftës se ajo ka pranuar një çantë “me gurë të ndotur”, pasi kishte marrë pjesë në një darkë si shoqëruese e ish-presidentit e Liberisë, Charles Taylor.
Bukuroshja britanike është paraqitur në gjykatën e Hagës të enjten për të dëshmuar se ajo kishte marrë të ashtuquajturit “diamantet e përgjakshëm” si dhuratë nga Taylor në vitin 1997, pas një darke të organizuar nga Nelson Mandela në Afrikën e Jugut.

Gjatë dëshmisë së saj, Campbell ka thënë se gurët ia kishin dhuruar dy persona të panjohur, të cilët kishin trokitur në mesnatë në derën e dhomë së saj, ndërsa kur ajo e kishte hapur, ata i kishin thënë: “Një dhuratë për ty”.
 
Top