• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Canon prezanton modelin e kamerës IXUS 1000 HS

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Canon ka paralajmëruar një aparat fotografik digjital të ri për tregun e Britanisë së Madhe. Kamera e re është quajtur IXUS 1000 HS.
Canon është duke e përdorur lansimin e kamerës së re 1000 HS për të shënuar përvjetorin e dhjetë të familjes IXUS në Britaninë e Madhe.

Canon pretendon se kamera e re është modeli më i hollë i kamerës me super-zmadhim e këtij lloji në botë, dhe është e para në familjen IXUS e cila ofron filma 1080p HD në 24fps.

Modeli i hollë i kësaj kamere do të ofrohet në ngjyrat rozë, kafe, dhe të argjendtë. Të gjithë llojet dhe ngjyrat e kësaj kamere kanë të njëjtin procesor brenda, atë DIGIC 4.

Rezolucioni i kamerës është 10MP dhe ka 10x zoom optik. Shpejtësia ISO është deri në 3200 me shtrirje shtesë deri në 6400 në dispozicion. Çmimet potenciale të kamerës së Canon ende nuk janë bërë të ditura.
 
Top