• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,928
Pikët
113
Vendndodhja
Qendra më e rëndësishme për ndikimin fetar në të gjithë Azinë ka qenë India.
India ka lindur besime të shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njëri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse në gjithë Azinë Lindore.
Nga kjo, shumë kultura aziatike e mbajnë ende Indinë si vendlindjen e tyre frymore.
Në të njëjtën kohë (Pitagora) në shekullin e gjashtë p.k..si dhe në Indi( rreth Indit dhe Gangit)shumë dijetarë hinduistë, po përpunonin teorinë e transmigrimit të shpirtrave.
Shfaqja e njëkohshme e kësaj bindjeje në Greqi dhe në Indi, sipas shkencës, vjen nga lëvizjet e popujve indo-europianë, të cilët në shtegtimet e tyre nga një kontinent në tjetrin, bartnin me vete dhe idenë e transmigrimit.
Hinduizmi si fe në Indi zë fill po me shfaqjen e arianëve rreth vitit 1500 p.k.
Bindja induiste që nga fillimet ishte se shpirti është i ndryshëm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin të parët dhe u ofronin ushqime shpirtrave të të vdekur...

Shekuj më vonë, të diturit hinduistë që ndesheshin me problemet universale të së keqes dhe të vuajtjeve midis njerëzve, i kombinuan këto me ligjin e Karmës (ligj i shkak-pasojës, i përzierë me fatin) dhe zhvilluan teorinë e rimishërimit, nëpërmjet të të cilit meritat dhe fajet në një jetë shpërblehen a ndëshkohen në jetën tjetër.
Shpirti nga një trup i vdekur rimishërohej, lindte prapë në një trup njeriu tjetër, por mund të rimishërohej edhe te një kafshë, sipas meritës, sipas sjelljes shoqërore në jetën e mëparshme.
Më vonë, shkallë-shkallë, do të marrë formë dhe një koncept tjetër filozofik, koncepti Brahman-Atman.
Atmani, esenca e ëdo gjëje mbi tokë, e ëdo njeriu, pas sa e sa rimishërimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti më i lartë, më i përjetshëmi, më i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtërimi dhe njëkohësisht, lirimi nga cikli i transmigrimit. Ky është dhe synimi më i lartë, më përfundimtar i hinduizmit.
Ideja e metempsikozës, transmigrimi i shpirtrave në një jetesë të mëpasshme, përbën bazën e brahmanizmit, po dhe të budizmit.
Pavdekësia, duke kaluar provën e gjatë nëpër rimishërime e transmigrime, për hinduizmin është një e drejtë e lindur e të gjithëve, jo privilegj i një pakice të lumtur. Për fetë monoteiste një jetë e vetme përcakton fatin përfundimtar të shpirtit, parajsën a ferrin, për hinduizmin shpirti e arrin shënjtërimin pas shumë e shumë
 

Firewall

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
124
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Re: ëfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjesë

6. JETA PAS VDEKJES


Besimi në një jetë të ardhme, në një formë apo në një tjetër, është gjithashtu e përbashkët për të gjitha fetë e botës, dhe është neni i tretë themelor i besimit të muslimanit. Mirëpo misteri i jetës pas vdekjes askund nuk është zgjidhur aq qartë sa në Islam. Idea e jetës pas vdekjes ka qënë aq e errët deri vonë, deri në kohën e daljes së fesë ëifute, sa që jo vetëm se nuk gjëndet shumë për këtë e shprehur në Testamentin e Vjetër, por një sekt i rëndësishëm ëifut në fakt e mohonte fare ekzistencën e një gjëndjeje të tillë. Megjithate, kjo lidhet me faktin se në shfaqjet më të hershme nuk ishte hedhur shumë dritë mbi këtë. Besimi në ëtransmigracionë (apo rimishërim i shpirtrave) kishte të bënte dhe me mendjen e pazhvilluar të njeriut që realitetet shpirtrore gabimisht i merrte për fakte fizike. Ne Islam, idea e jetës së përtejme arriti përsosmërinë e saj, sië ndodhi dhe me parime të tjera të rëndësishme e themelore të fesë. Besimi në një jetë të ardhshme nënkupton dhënien llogari të njeriut në një jetë tjetër për veprimet e bëra në këtë jetë. Besimi padyshim është një bazë shumë e vyer për ngritjen morale të botës në qoftë se kuptohet si duhet. Pikat e mëposhtëme theksohen në mënyrë të veëantë nga Kurani i Shenjtë.

Jeta pas vdekjes është vetëm një vazhdim i jetës këtu poshtë

Hendeku që përgjithësisht vihet ndërmjet kësaj jete dhe jetës pas vdekjes është pengesa më e madhe në zgjidhjen e misterit të jetës së përtejme. Islami bën që të zhduket fare ky hendek: ai bën që jeta e ardhshme të konsiderohet thjesht si vazhdim i jetës së tanishme. Për këtë pikë Kurani i Shenjtë shprehet fare qartë. Aty thuhet:


"Ne kemi bërë (pikërisht në këtë jetë) që pasojat e veprave të njeriut tëi ngjiten atij për qafe, dhe këto pasoja të fshehta Ne do tëi nxjerrim në shesh në Ditën e Ringjalljes në formën e një libri krejt të hapur" (17:13,14).

Dhe përsëri aty thuhet:


"Kushdo që është i verbër në këtë jetë, do të jetë i verbër edhe në botën e përtejme; po, dhe do të largohet gjithnjë e më shumë nga rruga e drejtë" (17:72).


Kurse në një vend tjetër kemi:


"O shpirt që je në prehje! Kthehu tek Zoti yt, se Ai është i kënaqur me ty dhe ti je i kënaqur me Atë. Pra hyr midis shërbyesve te Mi dhe hyr në Kopështin Tim" (89:27-30).


E para e këyre citimeve e bën të qartë se faktet e mëdha që do të dalin në dritë diten e Gjykimit nuk do të jenë diëka e re, por vetëm një manifestim i asaj që është fshehur këtu nga syri fizik. Prandaj jeta pas vdekjes nuk është një jetë e re, por vetëm një vazhdim i kësaj jete që nxjerr në dritë realitetet e saj të fshehura. Dy citimet tjera tregojnë se një jetë qiellore apo një jetë skëterre ë të dyja fillojnë në këtë botë. Verbëria e jetës së ardhshme është skëterrë, por sipas vargjeve të cituara vetëm ata që janë të verbër këtu do të jenë të verbër dhe në jetën e përtejme, duke e bërë të qartë se verbëria shpirtrore e kësaj jete është skëterra e vërtetë, dhe që këtej ajo merret me vete në botën tjetër. Po ashtu, është pikërisht shpirti që ka gjetur paqe e prehje të përsosur ai që grishet për të hyrë në parajsë pas vdekjes, duke treguar kështu se parajsa e botës tjetër është vetëm një vazhdim i paqes e prehjes që njeriu gëzon shpirtrisht në këtë jetë. Kështu, është e qartë se, sipas Kuranit të Shenjtë, jeta e përtejme është një vazhdim i kësaj jete, dhe vdekja nuk është një ndërprerje por një hallkë lidhëse, një derë që hap realitetet e fshehura të kësaj jete.


Jeta pas vdekjes është një shembëllim i gjendjes shpirtrore në këtë jetë

Me Islamin është hedhur dritë e plotë mbi të vërtetën më kuptimplote përsa i përket jetës së përtejme. Në mësimet kristiane truporja dhe shpirtrorja shkrihen bashkë; për të qarat e vajtimet e kërcitjet e dhëmbëve dhe zjarrin e pashuar si ndëshkim për të liqtë flitet me të njejtën shtrirje si për mbretërinë e qiellit, thesaret e qiellit dhe jetën e përhershme si shpërblim për të drejtët; mirëpo nuk jepen tregues të qartë të burimeve të njerës apo të tjetrës. Nga ana tjetër, Kurani i Shenjtë e bën të qartë se gjendja pas vdekjes është një përfaqësim i plotë, një shembëllim i qartë e i plotë, i gjendjes sonë shpirtrore në këtë jetë. Këtu kushtet e mira ose të këqia të veprave ose besimeve të një njeriu janë latente (të pranishme por të padukshme) brenda tij; helmi apo ballsami i tyre lëshojnë ndikimin e vet mbi të vetëm në mënyrë të fshehtë, por në jetën e ardhshme ato do të bëhen të dukshme e të qarta si drita e diellit. Trajta që marrin veprat tona e pasojat e tyre në këtë jetë nuk është e kapshme nga syri i njeriut në këtë jetë, por në jetën e përtejme ajo do të shpaloset në tërë qartësinë e saj. Prandaj dhe kënaqësitë e vuajtjet në jetën e ardhshme, ndonëse shpirtrore në realitet, nuk do tëi fshihen syrit të zakonshëm sië ndodh me faktet shpirtrore në këtë jetë. Eshtë për këtë arsye që ndërsa, nga njëra anë, hiret e të mirat e jetës së përtejme përmenden me emra fizikë si dëshmi e shfaqjes së tyre të qartë përpara syve, nga ana tjetër ato përmenden si gjëra të cilat "syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar, as nuk ka arritur dot zemra e njeriut që tëi ndjejë a tëi provojë". Ky përshkrim i hireve e bekimeve të jetës së ardhshme është vërtet një shpjegim i dhënë nga vetë Profeti i Shenjtë për vargun e Kuranit ku thuhet se askush nuk i di hiret e gëzimet të cilat i janë mbajtur të fshehta (32:17).

Vargjet e mëposhtme të Kuranit të Shenjtë, të cilat rëndom mund të keqkuptohen, nuk i përshkruajnë fare hiret e kënaqësite qiellore si të njëllojta me gjërat e kësaj bote. Në to thuhet:(66:8)

"Dhe jepi lajme të gëzuara atyre që besojnë e bëjnë vepra të lavdërueshme, se për ta janë kopështet nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet një sasi me fruta prej andej, ata do të thonë: ëJa nga këto na janë dhënë neve më parë,ë dhe atyre u jepen gjëra të ngjashme me ato" (2:25).


Tani frutat për të cilat të drejtët do të thonë se i kanë shijuar në këtë jetë nuk është e mundur që të jenë frutat e pemëve ose gjërat e kësaj jete. Këto vargje, në fakt, na thonë se ata që besojnë e bëjnë vepra të mira përgatisin një parajsë për vete me duart e tyre, ku frute do të jenë veprat e tyre të mira. Pikërisht nga frutet e këtij kopështi ata do të shijojnë shpirtërisht këtu, si dhe nga të njëjtat, vetëm se në një trajtë më të kapshme e të qartë, do të hanë ata në jetën tjetër. Mund të citojmë dhe një varg tjetër që vazhdon të njejtën ide: "Atë ditë ju do te shihni burrat e devotshëm dhe gratë e devotshme, me dritën që shkëlqen përpara tyre në krahun e tyre të djathtë" (57:12). Ky varg tregon se drita e besimit nga e cila ishin udhëhequr në këtë jetë burrat e gratë e drejtë e të moralshëm, dhe e cila mund të shihej këtu vetëm me syrin shpirtror, do të shihet qartë duke ndriëuar përpara besimtarëve në ditën e Ringjalljes.

Si në rastin e hirësive e kënaqësive të parajsës, edhe ndëshkimi i ferrit është një shembëllim i torturave shpirtrore të kësaj jete. Ferri thuhet se është një vend ku njeriu as nuk do të jetojë, as nuk do të vdesë (20:74).

Duhet të kujtojmë në lidhje me këtë se Kurani i përshkruan ata që bien në gabime e ligësi si të vdekur e pajetë, kurse të mirët i quan të gjallë. Sekreti i kësaj është se mjetet e jetës së atyre që e lënë pas dore Zotin, duke u dhënë vetëm pas të ngrënit e të pirit dhe kënaqjes së dëshirave të tyre fizike, do tëu ndërpriten me vdekjen e tyre. Ata nuk kanë pjesë në ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vërtetë, ata do të ngrihen përsëri për të shijuar pasojat e këqia të veprave të tyre të liga.


Përparimi i pakufishëm në jetën pas vdekjes


Islami na mëson se njeriu është i destinuar të bëjë përparime të pakufishme në jetën pas vdekjes. Ai që e nënvizon këtë është parimi se zhvillimi i aftësive të njeriut sië ndodhë në këtë jetë nuk quhet i mbyllur me kaq, por një horizont shumë më i gjërë zhvillimi shpaloset përpara tij pas vdekjes. Ferri ka për qëllim vetëm ta pastrojë njeriun nga ëskorjetë, mbeturinat e padobishme, që ka grumbulluar me duart e veta, me qëllim që ta bëjë të përshtatshëm për përparim shpirtror në ate jetë. Vargjet 106 e 107 të kapitullit 11 të Kuranit tregojnë qartë se ndëshkimi i ferrit nuk është i përhershëm. Ka gjithasht Thënie të Profetit të Shenjtë dhe të Shokëve të tij të cilat nuk lënë pikë dyshimi se ferri është një vend i përkohshëm për mëkatarin, qoftë musliman apo jo-musliman, dhe se ndëshkimi i rreptë i ferrit është një ilaë për të shëruar sëmundjet e tij shpirtrore dhe për tëi dhënë mundësi atij që të hyjë sërish në rrugën drejt një jete më të lartë. As parajsa nuk është një vend për kënaqësi të rëndomta; ajo në thelb është një vend për tëu ngjitur në nivele gjithnjë e më të larta (39:20). Për ata që janë në parajsë thuhet se kanë një dëshirë të pashuar për të arritur shkallë gjithnjë e më të larta përsosmërie; prandaj dhe lutja e tyre është: "Zoti ynë, bëje të përsosur për ne dritën tonë"
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjesë

Pa asnje lidhje me keto lart ...

.....kur ta provoj, do pergjigjem.

..........................
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
996
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjesë

Hahahaha Meri,edhe une besoj pak ne jeten e me pasme...
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjesë

Posi, ekziston, vetem se une, si gjithe njerzit e tjere, preferojm jeten para vdekjes.

Dhe shyqyr thuaj se ndryshe do kishim vdek te gjithe tani qe te jetonim perjetsisht pastaj.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjesë

Pa asnje lidhje me keto lart ...

.....kur ta provoj, do pergjigjem.

..........................
Meri, kur ta provosh, larg qoft, a mund te me cosh i mesazh e te m'kallxosh ku eshte me mire?

:D
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjesë

Nqs do ekzistoj ... do dim ta shijojme bukur ate :)
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe NISTA protiv KINA.
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,035
Pikët
113
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

Po te ishte vertetuar teoria do te rritej numri i vetevrasjeve me deshire!
Nga te paret (ne baze te rradhes) deshiroja te isha vete.
Tashti shume apo pak e kane provuar,por nuk na kane cuar ndonje mesazhhahahahahaha
 

E_PAKAPSHME

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
283
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

flitet per reminishence nga disa njerez, pasi teoria e nje jete tj nga disa hidhet poshte, dhe reminishenca ngrihet larte, me sa kam lexuar ca informacione ca njerez thonin, qe gjate diteve te tyre, ne situata te caktuqara, ju dukej sikur ato i kishin perjetuar me pare, ose shifnin vende, dhe ju dukej sikur i kishin pare me pare, un di te jetoj, dhe di qe jam gjalle, se cfare do behet pastaj me mu, kjo dihet, nen toke, bashke me te tjeret, por gjithsesi ishalla ka nje jete tj pertej,por se di,,,
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

Po te ishte vertetuar teoria do te rritej numri i vetevrasjeve me deshire!
Nga te paret (ne baze te rradhes) deshiroja te isha vete.
Tashti shume apo pak e kane provuar,por nuk na kane cuar ndonje mesazhhahahahahaha
hahaha s'ka mesazhe prej atje,lol
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

eshte shume veshtire per te thene nese vete e mendon,por besoj se po, se ashtu nuk do te kete edhe jeta kuptim,nese tash ekzistojne uji, qielli me nje fjale Bota,dhe ka lloj gjallnese pra shkurt besoj se po...
 

Emirjola

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 9, 2010
Postime
150
Pikët
0
Vendndodhja
verdalle!
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

un s edi nese ka apo ska jete!por nga besimet e mia qe kam dhe me sa kam ngju kam lexu etj etj!dhe me sa besoj mendoj qe ka jete ka 1 jete qe do kete shpirti dhe jo trupi!un mendoj dhe besoj qe qenia njerezore nuk do shuhet pergjithmon sepse ashte dikush tjeter qe ka menu per neve dhe jeten tone!ca te kete menu zoti per neve edhe neve duhet me vazhdu me besu ne te!sido qoft ahste ai qe na ka fal dhe ashte ai qe na merr!
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

Ju lutem atij/asaj qe do te provoj i pari nga neve, te na na coj nje leter me pergjigjen e kesaj teme..lol
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

Sa me e gjate pritja Uroj .....

plasssssss tu prit pra ! :p
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

I shoku im tha i dite une ne jeten tjeter do doja te rilindja si shal biciklete...

Po sikur t'ekzistoj me termend cfare do donit te rilindnit?
 
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
4,235
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
egziston jeta pas vdekjes the ? kur egziston vdekja mes jetes pse jo edhe ajo qe thua ti .... egziston posi ....
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Cfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes ?

ndonjihere themi : ndihem si i/e vdekur ....

askush te mos e mohoje kete e te thote qe JO.
mendimi im, ndoshta paradoksal, por ama ndodh..
Pas vdekjes, ne Djall, Jeta !
 
Top